Ciklon, borë e temperatura acari gjatë natës, ja si është gjendja e rrugëve nga Jugu në Veri

Ornela

Era e forte edhe ne forme cikloni, reshjet e bores dhe temperaturat nen 0 kane krijuar probleme ne disa akse rrugore gjate nates.

Ne nje njoftim për median, Autoriteti Rrugor Shqiptar ben me dije gjendjen e akseve kryesore në vend.

Ne rajonin Verior, gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë. Ne segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni.

Qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Në rajonin Qendror, në të gjitha akset e rajonit Qendror qarkullimi kryhet normalisht.

Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.

Ne rajonin Jugor, në akset rrugore të Rajonit Jugor qarkullimi kryhet normalisht.

Nuk ka pasur reshje gjatë natës. Temperatura deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve.

Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate.
Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen ? në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *