Video: T’ia puthësh apo të mos ia japësh dorën kryeministrit?

Nela

“Përse kemi pak para? Ku janë ndihmat”. Me këto fjalë banorë të qytezës së Cobargo në News South Wales të Australisë (një nga zonat më të goditura nga zjarret) kanë kontestuar vizitën e kryeministrit australian Scott Morrison.

Nën kritika se ka bërë shumë pak për emergjencën që ka përfshirë vendin, Morrison është akuzuar se ka treguar pasivitet ndaj shkaqeve që kanë sjellë zjarret.

“Zhduku, nuk je i mirëpritur këtu. Nuk do marrësh asnjë votë nga këto anë” – thërrisnin banorët në një video publikuar nga TV lokal Nine News dhe rimarrë nga CNN, nga ku ka bërë më pas xhiron e rrjetit.

“Ti je idiot”, “ti je një k…” dëgjohen qytetarë të tjerë kundër kryeministrit.

Një grua ka refuzuar ti japë atij dorën, duke i kërkuar llogari për fondet e munguara dhe pagesat e zjarrfikësve.

Të njëjtin gjesti ka përsëritur edhe një zjarrfikës.

Morrison është detyruar më pas të rifutet në makinë dhe të largohet nga qyteza 380 km në jug të Sidnejit.

Kryeministri u akuzua fillimisht në verë kur nisi kriza dhe u raportua nga mediat që ai ishte me pushime në Hawai.

Megjithëse i ndërpreu ato dhe kërkoi falje, kritikat vijuan, sidomos pas deklaratave të tij kundër masave për pakësimin e karbonit në ajër.

Prej 4 muajsh zjarret vazhdojnë në Australi.

Shifrat janë shokuese.

24 persona kanë humbur jetën.

500 milionë kafshë kanë humbur jetën gjithashtu.

Rreth 5 milion hektarë janë shkrumbuar tërësisht (më shumë se sipërfaqja e gjithë Belgjikës)

Plazhet duken si zona lufte.

Mijëra persona janë në kurth mes flakëve pasi disa qytete të vendit janë tashmë të rrethuara nga zjarri.

Marqinet, Vorë pas tërmetit

n.s. / dita

 

 

Share This Article
9 Comments
  • “Marqinet, Vorë pas tërmetit”
    dhe timonieri me largpamësinë e tij asqë e rruan fare për puthadorët!
    lamashë!
    kështu ndodh kur e shkep tjetrin me shkelma dhe ai në vëd që të ta këthejë!?
    të puth dhe këpucën!!

  • Pse nuk duhet te habitemi…

    Edhe pse Sulejmani i Iranit asht pergjegjes direkt për burgosjen dhe vrasjen e mijra opozitarve iranianë, ça i duhej Amerikës ta vriste? – po m’thoshte dje Merzuku.
    Në fakt m’vuni n’mendime, perimen!
    Çka i duhej Amerikës vrasja e Sulejmanit?
    I dhashë të drejtë Merzuku për çfarë më tha, ndërkohë që po shkonte me tërheq 24 mij lekt e vjetra të asistencës sociale që shteti i tij ja jep prej gjashtë vjetësh!

    Cheers Merzukër të Partisë!

    • Ke të drejtë, përse duhej ta vriste amerika nëse ai kishte pregatitur plane për të vrarë ndonjë amerikan, kur në të njëjtën kohë kishte vrarë iranianë e sirinë me qindra mijëra?
      Thjesht i forti nuk të puth dorën.
      Të shkërdhen robt, nëse ia dredh.

      • O shoku, e kam me tipin e leshit qe kemi ne shqiptaret qe nuk kemi buke te hame dhe diskutojme politiken e madhe dhe tundim kokat sikur i dime te gjitha vetem ne.
        Avash me keto shkerdhimet e te forteve se na trmbe. Sa patetike jeni ju rente damllaja, ngelët popull emocional edhe pas 108 vitesh

  • E kuptoni sa larg jeni o shoke nga civilizimi?
    Ne Australi kane nje Kryeminister qe ka per detyre te jete ne sherbim te vendit aq me teper ne momente te veshtira si ky dhe i kerkohet llogari sepse per ate pune e kane zgjedhur. Ne Shqiperi zgjidhet nje psikopat qe hiqet si sherbetor e sillet si Tiran a thua se eshte zgjedhur per te ndejtur 24h non stop duke i ngritur piedestalin vetes edhe ne momentet kur duhet te mbaje pergjegjesi ai tallet me njerezit dhe ata i shkojne nga pas e i puthin doren. Ja o shoke Shqiperia e rilindur qe deshet, Shqiperi qe deshen bedrinjte e viktoret e partise qe e kane mendjen tek mustaqet e Celos dhe armiku i kllases se sa tek kriekaqoli dhe kritikat ndajvijes se partise.

  • s’di te pergjigjet si ky jon kryeministri australian
    ky joni vajti trembi kalamanin i tha mos ma drejto automatikun loder
    ose i ju kthehet miletit kalamajte i keni bere njeheresh a nje nga nje

  • info debili
    “E kuptoni sa larg jeni o shoke nga civilizimi?”
    duket se sa larg jemi!!
    shiko shkrimet e tua,më të ndyra nuk i gjen askund!!
    or debil harron se çdo aksion e ka një reaksion!!
    dhe çdo fillim i shkrimeve të tua të bën të të shkatërrosh në grushta e jo të lexosh përmbajtjen!!ti provokon si ai beqiri që pasi ja shqyen pafidhen,mburrej se nuk kishte nxjerrë asnjë fjalë nga goja!se burri është burrë dhe si ndihet zëri kurrë!!
    shko mor debil!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *