Gjenerali i NATO-s nga Tirana: S’është e vërtetë që SHBA do të pushtojë Iranin

Ornela

Në një takim pune me një grup deputetësh dhe ish-deputetësh shqiptarë në Tiranë, gjenerali i NATO-s, Michael Barbero bisedoi për samitin e NATO-s dhe situatën në Iran e Irak.

“Nuk është e vërtetë që SHBA kërkon të pushtojë Iranin. Vrasja e gjeneralit Soleimani ishte një parandalim. Irani ka organizuar disa sulme të sofistikuara, nuk kishte përgjigje nga ne”, deklaroi Barbero nga Tirana.

Më tej shtoi:

“Kemi ndërmarrë veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë. Marrëveshja bërthamore me Iranin nuk ishte e mirë, duhet të negociojmë një tjetër.”

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *