Të protestosh i informuar

anazapta
gazeta dita cover

Ka qenë thuajse e pamundur dje të kuptoje çfarë vendimi do marrë kryeministri Rama. Ndoshta sepse ai vetë nuk ka marrë ende vendim. Pasdite u përhap lajmi që ai po kthehej nga Mali i Zi, për të thënë JO. Lajmin e përcollën mediat njëra pas tjetrës duke cituar “burime të sigurta” por njerëz afër Ramës, këmbëngulën ndërkohë që vendimi nuk është marrë dhe që lajmi i përhapur ishte fals. Ndërkohë në shesh, protestuesit u shtuan dhe presioni u bë maksimal. Ajo që mund të thuhet me siguri është që Rama është në dilemë dhe me siguri që nata e mbrëmshme nuk ka qenë një natë e zakonshme për të. Nuk do jetë sigurisht një vendim që do ta marrë vetë. DITA lajmëroi dy numra më parë atë që u konfirmua mbrëmë edhe nga ambasadori Arvizu gjatë intervistës televizive: që një nga opsionet shqiptare në tryezë ishte që helmet të çaktivizoheshin, por të mos groposeshin këtu. DITA posedon sot nga burime diplomatike, një informacion tjetër: atë se çfarë kanë qenë të gatshëm amerikanët të ofrojnë në këmbim të përfshirjes së Shqipërisë në këtë çështje. Oferta e tyre është përmbledhur në shkrimin bashkëngjitur. Theksojmë fare hapur dy gjëra për lexuesin tonë: E para, kjo ofertë ka dalë nga burime diplomatike jo amerikane. E dyta, nuk duam të ndikojmë aspak protestuesit, kauzën e të cilëve e kemi mbështetur pa dalë ata ende në rrugë. Kemi bërë të qartë që Rama duhet të zgjedhë mes Popullit dhe Perëndimit. Kemi thënë JO, por siç e keni vënë re kemi botuar lirisht opinione pro dhe kundër në këtë çështje. Qëllimi ynë është të informojmë. Ne mendojmë që është ndryshe të protestosh i informuar, dhe ndryshe të protestosh i painformuar. Duhet të dish çfarë refuzon, të jesh i vetëdijshëm për atë së cilës po i thua JO. Sepse kjo e bën protestën më kuptimplote dhe më krenare. Dhe protestuesin e bën sigurisht më dinjitoz.

 

“Bëjini një ofertë, të cilës nuk mund t’i thotë dot JO”

“I’m gonna make him an offer he can’t refuse”, që e shqipëruar do të thotë: “Kam për ti bërë një ofertë që ai se refuzon dot”. Kjo shprehje epike e artikuluar nga një personazh kinematografik të vjen e para ndërmend, kur njihesh me një ofertë gati të pabesueshme të shtruar dje nga pala amerikane në tryezën e tavolinës së negociatave me Shqipërinë për armët kimike. Burime diplomatike thanë dje për DITA se pala amerikane, ka hedhur në tryezë një ofertë me së paku 5 pika, nga të cilat duket qartë që kanë thyer çdo vetëkufizim; kanë ofruar maksimumin. Mes 5 pikave të ofertës bie menjëherë në sy premtimi amerikan për t’i dhënë Shqipërisë valencën e një shteti që është në marrëdhënie të veçantë me SHBA-të, përfshirë dhe heqjen e vizave. Por mes pikave të paketës së propozuar ekziston dhe një pikë e renditur e treta e cila premton mbulimin me ndihmë financiare në vlerën e 3-fishit të Buxhetit të Shqipërisë. Buxheti i Shqipërisë për vitin 2012 u llogarit në 4 miliardë dollarë.

Trefishi i kësaj shifre është 12 miliardë dollarë.

 

Paketa diplomatike

Të njëjtat burime diplomatike kanë konfirmuar dje për DITA -n se në paketë përfshihen dhe dy pika që lidhen me angazhimin amerikan për mbështetjen e Shqipërisë në proceset integruese, madje këto dy pika janë renditur të parat. Mbështetja amerikane dhe lobimi intensiv në të gjitha nivelet me të gjitha mënyrat për marrjen e statusit të vendit kandidat brenda muajit Dhjetor. Pika e dytë në rrafshin e premtimit diplomatik është lobimi për përfshirjen e Shqipërisë me të drejta të plota, pra përfshirje përfundimtare në BE, brenda mandatit të parë të qeverisë socialiste. Si pikë e fundit e premtimeve është angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për propozimin e vendit tonë për çmimin “Nobel” për Paqen. Kjo është paketa e 5 pikave të ofertës amerikane e hedhur ditën e djeshme në tryezën e bisedimeve, sipas burimit diplomatik të DITA -s. Edi Rama duhet ta shqyrtojë e të vendosë. Deri dje Edi Rama nuk ka thënë dot as Po e as Jo, ndaj kësaj oferte, por njerëz pranë rrethit të tij të ngushtë njoftuan se Rama anon për shumë nga “JO”. Një aludim të tillë bëri dje dhe “Zëri i Amerikës”, i cili ndërsa thoshte filllimisht se qeveria shqiptare po përgatitet për mos pranuar lëndët kimike, citonte më pas në një përditësim të lajmit duke shtuar se “qeveria nuk ka i ka ndërprerë negociatat”.

 

Paketa amerikane e hedhur dje në tryezë:

1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda Dhjetorit

2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama

3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)

4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave

5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen.

Share This Article
11 Comments
  • Kopertina shumë domethënëse!

    Vendimi i z. Rama jashtëzakonisht i vështirë.
    Është ky një moment që kërkon vendosmëri politike dhe ndërgjegje qytetare. Z. Rama duhet të zgjedhë dhe të vendosë si Burrë Shteti dhe jo si skuthët berishianë. Në këtë pikë, mendoj se Z. Rama, veproi gabim taktikisht. Një taktikë tjetër e informimit paraprak të opinionit publik qytetar, ndoshta do t’ia kishte lehtësuar vendim-marrjen kryeministrit të zgjedhur me vota plebishitare më 23 qershor.
    Në se z. Rama mendon akoma se qeveritarët e tij janë shërbëtorë të popullit, atëhere këtë Çështje të një rëndësie të jashtëzakonshme Politike-Strategjike-Ekonomike, duhej më parë t’ia kishte bërë me dije edhe opinionit publik. Ai popull që e votoi me aq vendosmëri me 1 milion vota, ai popull do të gjykonte me gjakftohtësi, me qartësi dhe duke matur e peshuar çdo veprim apo pasojë e përfitim që rridhte nga kjo marrëveshje. Në këtë mënyrë askush nuk do kishte paturpësinë të shfrytëzonte protestat qytetare dhe ti shihte si kapital politik për vete. Nuk e di pse më vjen në mëndje ajo shprehja popullore e thënë troç..”fshati digjet e kurva krihet”…dhe pikërisht këtë pamë me berishën e bashën që tentuan të bëheshin një me turmat e qytetarëve.
    Paturpësi më të madhe nga njerëz që deri në ditën e fundit nuk lanë ligj importi plehrash e mbetjesh kimike pa firmosur, nuk ka.
    Përse vallë Z. Rama i shpëtoi ky detaj i konsultimit masiv me opinioni publik? Mendoi se qytetarët nuk do ishin në lartësinë e një gjykimi me kaq rëndësi jetike për të? Mendoi se ky problem duhej të mbetej i fshehtë deri sa të merrej një vendim? Z. Rama, mos ndiqni rrugën e gabuar dhe analet e errëta të berishës. Berisha pikërisht për krimet dhe katandinë që i bëri vendit, duke injoruar hapur e në çdo rast opinion qytetar, mori atë përgjigje që iu dha Juve mundësinë të vini në jetë vizionin tuaj të”Shqipërisë së gjeneratës tjetër”. Por në këtë rast duhet të pranoni se nuk e vlerësuat me rëndësinë e duhur këtë çështje me interesa të mëdha kombëtare, si politike-strategjike-ekonomike.
    Mendoj se në këtë pikë, nuk ka qytetar që nuk e kupton pozitën tuaj të vështirë dhe dilemën e jashtëzakonshme. Çfarë do kishte ndodhur vallë sikur Ju të kishit diskutuar më parë me opinion e gjërë publik?! Këtë nuk e dimë me saktësi, por me siguri do kishte një opozitë tejet kundra që do përpiqej të bënte të njëjtën gjë si deri më sot. Ndërsa opinioni qytetar mendoj se do ishte menduar dy herë, që t’iu jepte ju një mbështetje vendim-marrëse. Mendoj se opinioni publik do kishte vlerësuar përuljen dhe transparencën tuaj dhe me siguri do ndërmerrte një hap të rëndësishëm në këtë pikë strategjike të momentit për Shqipërinë.
    Tani me siguri, vendim-marrja Juaj ka kaluar në sensin negativ në popull. Kjo gjë mund të ishte shmangur fare mirë, me një këshilltar më të mençur. Por natyrisht, edhe gabimet janë pjesë e punës. Mendoj se ky nuk është gabim i pandreqshëm, apo që solli pasoja negative në popull. Fakti që qytetarët u ngritën si civilë e jo për arsye politike, nuk tregon dobësinë e qeverisë, përkundrazi flet për lirinë e prekshme të mendimit qytetar.
    Por, ju duhet të kuptoni se pas 23 qershorit, populli shqiptar nuk është më ai që ishte para 23 qershorit. Sidomos këtë duhet ta ketë vath në vesh Sali berisha me kompaninë e tij hajdute e korruptive.
    Më tepër respekt për opinion publik qytetar këtej e tutje!

    • jam shume dakord me ju i nderuar Shqipfolesi. Sakte, shume sakte.
      Doja te theksoja dhe dicka tjeter. Protestat jane ne mase, te rinj ose femije, nxenes shkollash dhe studente. Kane vepruar rrjetet sociale qe kane perhapur panik pa informacion real bazik. Me vjen sh keq per kete situate

      • mediat e Berishes kane kaluar ne ekstaze 🙂 Cfare legenash. Dhe te mendosh qe ky Saliu u lepinte b..then per cdo gje amerikaneve tani na ben si antiamerikan qe i dhimbset shqiperia. Njeri i semure, qe lepinte cdo b..the mjaft te rrinte ne ate karrige te qelbur.

  • Shqiperis i humbi shansi i madh i perfitimeve tejet te medha nga ky proces. Per cfar? Sepse Rama nuk ka keshilltar ti thon si te veproje, ose Rama nuk degjon asnje. Rama nuk je poliglot ti dish te gjitha, duhet te keshillohesh. Sepse keshtu po vepron edhe me emerimet, ke injoruar brezin e hequr nga puna ne 2005, 40 vjecar atehere, ashtu si edhe ti, dhe tani thua jane te koruptueshem,. Po edhe ti aq e ke moshen, i koruptueshem je edhe ti? Thiri njerzit e mir te te rrijn pran e te keshillojn. Sepse, nese do te kishe keta njerez, nese do kishe informuar paraprakisht per gjithcka, ndryshe do te ishte situata dhe ne do kishim mar benefitet, qe mesa lexoj qenkan fantastike. Te bente transparencen e situates aktuale qe shqipria qenka e zhytyr ne llum plehrash e lendesh kimike, qe ne v 2007 paskan ardh kaq shum LHL dhe asnje nuk esht informuar.

    • Kjo eshte cmenduri. Asnje leshim nuk duhet bere, asnje lloj pranimi i armeve kimike ne Shqiperi. Po u pranua edhe ne parim, dmth po iu dha gishti, Amerika do marre gjithe trupin, dmth do beje si te doje ne territorin tone. Dollaret nga keto mashtrime le ti marre kushdo tjeter, por per shqiptaret ato do te jene helm ne te gjitha kuptimet.

      • Po moj komentuesja Mira, po. Ti dhe ca te tjere jeni gjeni te medhenj, nuk e hani sapunin per djath se s’ka ndodh asnjehere me ju. Shqiperia ka pas arme kimike dhe filmimet e 1982-shit e kane treguar qe ka qene arme efektive per te vrare njerez. Me thoni sa veta kane vdekur ne Shqiperi nga ato arme edhe pse jane perdorur ne ambiente te jashtme? Ku jane asgjesuar ato arme pas renies se komunizmit?
        Sa bloze oxhaqesh kemi ngrene per 40 vjet komunizem, sa mbetje te rrezikshme jane derdhur neper lumenj ne 40 vjet, sa territore te kontaminuara kane qene me lende kancerogjene nga mbetjet teknologjike te uzinave dhe kombinateve dhe askush nuk e ka rruajtur te ngrihet e te protestoje.
        Sa pislliqe kane ndodhur ne Shqiperi ne 20 vjet demokraci dhe nga mungesa e informacionit kane kaluar ne heshtje. U miratua ligji per importimin e plehrave dhe vetem 30 veta protestuan, ndodhi Gerdeci e askush nuk u turbullua se nuk i ra per pjese. Paskemi demontuar dhe armet kimike te Serbise para 3 muajsh e askush nuk ka qene informuar e as nuk kerkon llogari.
        Ne te vetmin proces qe po kerkohet te behet transparent, me kontroll maksimal nga forcat e NATO-s dhe specialistet me te mire kimiste ne Shqiperi, me perfitime te drejtperdrejta ekonomike, ky popull “ambientalist” qe ende i hedh plehrat nga ballkoni, qe gjuan peshkun me dinamit, qe pret pemet u sensibilizua ne maksimum.
        Neser mos harroni te dilni te protestoni edhe per 59 centralet berthamore te Frances, 3 centralet berthamore qe ndodhen ne Itali, 6 te Bullgarise dhe ate te Sllovenise, sepse edhe aty po ndodhi ndonje aksident do fshijemi nga faqja e dheut si komb.
        Lexoni me poshte sa centrale berthamore gjenden ne Europe e ne bote. Ato shtete ku i asgjesojne mbetjet radioaktive? Kaq budallenj te jete bota, vetem ne dolem me te zgjuarit?!
        http://nuclearinfo.net/Nuclearpower/CurrentReactors

        Ushtri s’ke, armatim s’ke, tangerllik ke, pse i duhesh NATO-s mo shqiptar kur s’merr persiper asnje pergjegjesi?
        Me shani, me quani te marre, por para se te beni panik, merrni mundimin te informoheni dhe te perfitoni sa me shume nga ky proces nese rrezikshmeria eshte e pranueshme. Shyqyr keni lirine te protestoni te pakten, se deri dje mbushnit poturet te dilnit te protestonit edhe per gjemat me te medha.

        • Mendimi im eshte se per kete ceshtje duhet domosdoshmerisht te degjohet zeri,fjala e specialisteve kimiste,te cilet s’jane te pakte ne Shqiperi dhe jane te arsimuar Brenda dhe jashte vendit. Mendoj se mire behet qe protestohet,por eshte mire te merret informacion I plote per kete ceshtje nga specialistet e kesaj fushe,pasi edhe me pare ketu jane bere ddemontime, e jo te dilet kuturu e te thirret nga njerez qe s’jane te kesaj fushe.S’ka ansjeri te drejte te hyj ne kopetencat e nje specialiteti tjeter.Mire ben Z.Sazan Guri, qe organizon protesta,por ato duhet te jene te organizuara,mendoj une ne baze te nje informacioni te vertete dhe jo te shfrytezohen nga ndonjeri krahe I politikes,si po b:ehet nga Lulivocerr,i cili duhet te jap llogaribashke me mesuesin e tij sb per tragjedit e shumta qe kane shkaketuar,si:Gerdeci,vrasjet neper dyeer te shtepive te deputeteve dhe vecanerisht te 21 janarit.Luluja do te shperngul vemendjen nga ai vet dhe turret si ariu per gorrica ne keto protesta,ne nje kohe qe ai vet dhe mesuesi I tij e pranuan kur ishin ne fuqi. Studentet mire bejne qe dalin ne protesta,por edhe nje here e theksoj se duhet te marrin informacion te plote per demontimet e mbeturinave, se cilat jane anet negative dhe anet positive,pastaj te protestojne e jo me bertima kuturu.Mendimi im eshte se SHBA e kane mbeshtetur kete vend te shumevuajtur qysh ne kohe dhe kam bindjen se nuk na do te keqen,sic deklarojne disa pa te drejte.

  • pas ca vitesh do flasim per kete ngjarje si per “shansin e humbur me Shtrausin gjerman” qe erdhi tre here ne Tirane ne kohe te Ramiz Alise.
    Megjithate me mire qe Rama te thote Jo. Nuk jemi gati per biznese te tilla nderkombetare. Dhe nuk e kam fjalen thjesht per teknologjine

  • hahahahaa, e papame kopertina. Eh mor Rama more bir, ti futen kembet ne nje kepuce, gjimnazistet e Tiranes, hahahaaa 🙂 Po ku ishin keta dreqer te vegjel kur Saliu dhiste cdo dite mbi kokat dhe shpirtrat tane mor aman… hahahahaaaa, cfare Shqiperie gallate esht kjo e shkrete 🙂 E papame!

  • kur ishte baca nga tropoja e shiste shqiperine per nje cike pushtet, meazallah se i dilte njeri kunder. Ku ishin keta kur ai i bente ligjet qe e kthyen Shqiperine ne brimen e halese se botes dhe evropes. Keta spiune te Grekut e Serbit. U dilte ujku i tropojes iknin me bisht nder shale, ky qe seshte ujk por qytetar i lindur e rritur ne Tirane e den baba den e sulmojne ky llum. Te dalin e ta provojne ne referendum keta te “Gjelberit” se i kemi pare sec jane.
    Edi te behet njesh me aleatet tane qe na kane bere te mira. USA

  • O shqiptare qe nuk e dini qe Sala ju do pabuksa! Ku ishit ju 70 vjet qe nuk mernit vesh se cfare beniin qeverite ,edhe kur ju vrisnin,edhe kur ju shanin edhe kur ju linin pa ngrene, nuk ju degjohej zeri? Tani me ne fund qe ka pak shprese se mund te behej Shqiperia nga qejfi qe ju lene te protestoni pa ju share e pa ju vrare po ja fusni vetes!!!! Per hajer qofte se jane turrur ato fytyrat e pazhvilluara intelektualisht qe e mbajne veten per opinionista dhe duan te shiten sikur jane kokat e kombit ne fakt jane KOQET e kombit te TV KLAN sikur do shpetojne kete popull e gjoja ju vjen keq .A nuk e keni kuptuar kush jane ne te vertete lendet helmuese kimike te ketij populli?Ata qe sa here mund ti afrohen shanset ketij populli turren per ta lene ate te varfer por me dinjitet.E ku ka varferia dinjitet?! Pyesni cdo Kryefamiljar kur nuk ka ctu coje femijeve ne dreke sa dinjitet ka ne vetvete .Fukarallek,maskarallek thote populli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *