Trump telefonon Stoltenberg: NATO të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme

Ornela

Presidenti i SHBA, Donald Trump i cili dha vendimin për ekzekutimin e gjeneralit iranian Qasem Soleimani ka telefonuar kreun e NATO-s, Jens Stoltenberg ku i ka kërkuar që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme.

Pas tensioneve tashmë të ndezura SHBA- Iran, Stoltenberg ra dakort me Trump se NATO mund të kontribuojë më shumë për paqen në Lindjen e Mesme si dhe luftën kundër terrorizmit.

Ndërkohë dje Donald Trump bëri me dije se gjatë përgjigjes së Iranit mbi dy bazat ushtarake amerikane në Irak nuk pati të lënduar dhe se SHBA do të vendosë sanksione të reja ndaj Teheranit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • President difektoz!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Nuk di nese e kupton qe nuk asht vetem president i Amerikes por i gjithe planetit.Ndaj duhet matur mire veprimet para se ti ekzekutoj.
    Nuk asht veprimi drejte ti nxjerresh brylin NATO-s.Dhe tashti ti kerkohshe ndihme.
    Politika nuk asht biznes makaronash.Nga politika e pa kontrolluar levizin ngacmime dhe trazira ne gjithe shtet e botes.Duhet ndertue WC para ase te vije shkarkimi.Ne te kunderten do dhihesh e do kundermosh aromen e te prishesh balancimin e serres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *