Një qofte sa një libër

anazapta

Protestat e qytetarëve kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri duket sikur e kanë hequr vëmendjen nga Panairi i 16 i Librit në Tiranë. Shumë pak metra nga Pallati i Kongreseve, gjatë gjithë ditës së djeshme ka pasur grumbullime masive njerëzish ndaj një kauze për të cilën qytetarisht kanë shprehur mendimin e tyre. Por, përpos zhurmës dhe parullave, le të zbresim pak më poshtë, atje ku po zhvillohet ngjarja më e madhe kulturore e vitit, panairi i librit. Përpara se t’i afrohemi godinës, e cila ka mirëpritur në të vit për vit këtë organizim, na presin disa çadra dhe tymi… i qofteve. Nuk e kemi kuptuar ende se çfarë i bën bashkë panairin e librit me “panairin e qofteve”, por sa herë ka një organizim të ngjashëm ato janë aty.  Ka dy anë të tyre. E para është se i vijnë në ndihmë të gjithë atyre që punojnë për këtë organizim këto ditë dhe që në një moment të caktuar shkëputen për të ngrënë drekë, dhe shumë afër gjejnë këtë ushqim të shpejtë. Një tjetër është se, aty shkojnë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me librin, por që shfrytëzojnë atë hapësirë për të konsumuar qofte. Por, megjithë dobishmërinë që mund të sjellin këto kioska qoftesh aty, një gjë është e sigurt,  prishin pamjen! Nuk janë aspak estetike për një panair të tillë kulturor e letrar.

artizaneËshtë bërë traditë për këtë vend që sa herë ka organizime të ngjashme, aty ngrihen tenda, skuqen qofte dhe pihet birrë. Pjesa përballë Pallatit të Kongreseve kthehet në oazin e këtyre lloj ambulantëve. Dita e djeshme kishte pak a shumë këtë pamje. Rrezet e diellit depërtonin në tymin që ngrihej nga skarat e qofteve dhe njerëzit që mbanin radhën për të marrë atë standarden: një bukë me tri qofte. Nga ana tjetër ishin marrë masat edhe për më të rriturit. Stola, tavolina prej druri dhe birra që rrjedh nga rubinetet e vendosura posaçërisht për këtë ditë. Aty i gjeje të gjitha. Ishin bërë bashkë, edhe disa artizane që kishin sjellë produktet e tyre artizanale për të gjetur treg në kryeqytet.

Mbi të gjitha ajo që vihej re në këtë vëzhgim ishte çmimi i lartë i qoftes. E besoni? Një e tillë kushton tre mijë lekë të vjetra (shini fotografinë). Kemi mundur të zbardhim menunë e “restorantit në natyrë” dhe çmimet janë konkurruese me restorantet më luksoze në zonën e Bllokut. U larguam nga ky organizim jo vetëm me libër në dorë, por edhe me aromën e ushqimit që gjendej në hyrje të panairit. Mbi të gjitha një qofte kushtonte sa një libër…ndoshta kjo ajo që do të mbahet më shumë mend në Panairin e 16 të librit në Tiranë. Dhe në fund, si qershia mbi tortë: dikush kishte ardhur me një makinë tip limuzinë për të vizituar panairin…

 

Kriza

cmimetFesta e këtij libri këtë vit na ofron rreth 90 ekspozues nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, madje edhe një nga Podgorica. Sa u takon titujve të rinj, nuk mund të thuhet një shifër e saktë. E sigurt është që do të ketë më pak se vitet e shkuara. Këtë e konfirmon kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri. “Ka më pak se vjet dhe akoma më pak së dy vite të shkuara. Kjo është një dukuri jo shqiptare, është e përbotshme. Në Europë ka që nga viti 2010 që titujt e rinj kanë rënë, numri i kopjeve që hidhen në treg gjithashtu. Vlen edhe për tregjet e mëdha, si Itali e Francë e, madje, edhe në Gjermani, që mbahet si kampione. Pranvera e këtij viti është quajtur “pranvera e zezë” e shitjeve në Gjermani… Është edhe fenomen shqiptar, sepse kriza është evidente tashmë, fuqia blerëse ka rënë dhe shitjet kanë qenë gati 50 për qind të vitit të kaluar. Normalisht botuesit, kur nuk kanë shitje, nuk mund të botojnë më. Ajo që mund të them me siguri, është se shtëpitë botuese janë në një situatë të vështirësi ekonomike. Shumica e tyre janë të mbytura në borxhe dhe disa nga shkaqet që e rëndojnë këtë situatë, janë edhe këto fenomenet e piraterisë, punës së zezë etj.”, thotë Ymeri.

Të ftuarit

panairiPanairi i sivjetshëm është mbështetur nga Ministria e Kulturës, por nuk bëhet fjalë për një mbështetje financiare sesa një partneritet në zhvillimin e aktiviteteve. I tillë është ai për piraterinë, por edhe për marrëdhëniet mes autorit dhe përkthyesin. Siç mësohet, edhe këtë vit pritet të jenë të ftuar të panairit disa autorë të huaj si shkrimtari italian Claudio Magris, që e sjell Instituti Italian i Kulturës. Do të jetë gjithashtu gazetari i njohur Bruno Vespa, me librin e tij në shqip nga Universiteti Europian i Tiranës. Por nuk do të mungojnë as autorët shqiptarë, si Fatos Kongoli, Bashkim Shehu, Besnik Mustafaj, Spartak Ngjela, Sabri Hamiti, Kim Mehmeti, Mustafa Nano, Luljeta Lleshanaku etj.

 

Share This Article
1 Comment
  • Qe para se te hapej panairi u fol qe cmimet e librave do te jene te larta, megjithse panair. Keshtu qe njerezit nuk do te terhiqen nga panairi, ku ato nuk do te kene mundesine te blejne nje apo dy libra, cmimi i te cileve eshte ndoshta sa cereku i nje pensioni mesatar. Me te lehte e kane te nuhasin eren e qofteve te pjekura se sa te vizitojne panairin. Nuk qene protestat pengese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *