Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Shkak i flakëve është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset.
Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë, dhe më pas në mënyrë zinxhirë ka vijuar edhe në katin e dytë, tretë dhe të katërt për shkak të strukturës me një kolonë të spitalit.
Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për shuarjen e flakëve, ndërkaq punonjësit e spitalit kanë evakuuar menjëherë pacientët nga repartet e tjera drejt atij të kirurgjisë.
Në evakuimin e pacientëve kanë ndihmuar edhe efektivë të ruajtjes së rendit publik. Mësohet se, rreth 80 pacient janë evakuuar për shkak të flakëve, ndërsa gjysma e Spitalit të Durrësit ka mbetur pa energji elektrike.
o.j/dita
