Kandidati i vetëm për PS Durrës “fiton me rezultat të ngushtë”

redaktor

Janë zhvilluar “zgjedhjet” për kreun e PS së Durrësit.

Sipas Arben Pëllumbit ishin 4 kandidatë, por fleta e votimit thotë ndryshe.

Kandidati favorit Ardit Kërtusha u tërhoq nga gara pasi denoncoi parregullsi në lista, ndryshim të shpeshtë të tyre dhe fryrje fiktive me josocialistë.

Ai akuzoi strukturat për favorizim të kandidatit marionetë të ish-kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Pas tërheqjes së Kërtushës në fletën e votimit ka mbetur vetëm një kandidat.

Organizatorët kanë publikuar në faqen e tyre në FB “zgjedhjen” e kryetarit.

Në njoftim shkruhet se morën pjesë 85 % e asamblesë, por nuk thuhet rezultati.

Kryetari me sa duket “ka fituar me rezultat të ngushtë”.

d.a.  / dita

 

 

Share This Article
10 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *