Grekët festojnë 29-vjetorin e OMONIA-s, Dule kujton Kaçifasin dhe pronat e minoritetit në bregdetin e Jonit

Nela

Ditën e sotme në Derviçan të Gjirokastrës po festohet përvjetori i 29 i organizatës Omonia, ku ndodheshin edhe përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë.

Të pranishëm nga qeveria greke ishin zv/ministri i Jashtëm grek Konstantinos Vlasis, deputeti i Demokracisë së Re Dimitris Jojas si dhe deputeti i Syrizas Aleksis Katsis.

Ndërsa nga Shqipëria, prezente ishte ambasadorja greke në Tiranë Sofia Filipidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Lambros Kakisis. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule, por edhe kryetari i Bashkisë së Dropullit Dhimiter Toli, i cili i përket PS-së dhe ish-kreu i OMONIA-s, Fredi Bejleri.

Fillimisht në ceremonisë hapëse nga kreu i OMONIA-s, Vasil Kajo janë lexuar telegramet e urimit të presidentit grek Prokopis Pavlopulos dhe të kryeministrit grek Mitsotakis.

Më pas, ish-deputeti Vangjel Dule ka mbajtur një prononcim për mediat.

“Që prej 2017-ës muaji tetor, parlamenti votoi një ligj për të drejtat e minoriteteve nuk i përgjigjej kërkesave të kohës, megjithatë deri sot nuk është marrë asnjë hap konkret. Pas regjistrimit të dështuar të 2011, ende ligji mbetet problematik dhe i paamenduar  sipas kërkesave të Këshillit të Europës. Sfidë është regjistrimi i ardhshëm i popullsisë. Prona e minoritetit grek në breg të Jonit dhe zona të tjera janë objekt abuzimesh të vendimeve qeveritare“-tha Dule.

Më tej, Dule rikujtoi edhe njëherë minoritarin e vrarë në Bularat, Konstandinos Kaçifas, duke u shprehur se për të nuk ka ende një informacion zyrtarë për mënyrën se si u ekzekutua nga forcat RENEA.

“Ende nuk kemi një relacion zyrtar për vrasjen e Kostandin Kaçifas në tetorin e 2018. Problemet e minoritetit grek është shumë larg së qeni një realitet europian. Të gjithë pjesëtarët e minoritetit grek mbi identitetin partiak që ndajën të njëjtin vizion për objektivat janë të mirëpritur,”– e mbylli kreu i PBDNJ-së.

OMONIA është një organizatë me natyrë politike dhe kulturore që promovon të drejtat e minoritetit grek në jug të vendit. Organizata u themelua në vitin 1991, pas rënies së regjimit komunist, në fshatin Derviçan nga përfaqësues të minoritetit grek në jug.

Vitet e fundit, kjo organizatë ka marrë një natyrë radikale duke bërë thirrje shpesh herë për bashkimin e jugut të vendit me Greqinë.

n.s. /dita

Share This Article
6 Comments
  • Dhule dhjakonari, ku i gjetet pronat, mos i prute nga ishujt e Egjeut apo mos jua fali beu I Vrionit. I dashkeni edhe ne brigjet e Jonit ! Beni qejf sa te kini keto lloj qeverishe te shitura e te korruptuara, por do vije Dita t’i paguani !

  • O Z Dule : pik se pari , dilni dhe kerkoni trojet came ne veri te Greqise GREKERVE .,atje shkelen te drejtat e njeriut . Pastaj dilni dhe diskutoni trojet e minoritareve ne bregdetin e jonit ,qe keta pashallaret shqiptare te rinj , te ketij tranzicioni post komunist ,dje pa breke ne bythe dhe sot miliardiere ,cdo sekonde po e betonizojne dhe ja kane dhene me pa te drejte ,por me dhune Z Maneve me shoke ,”pra ne emra te te treteve “me 1 Euro m2 trojet perla te bregdetit te Jonit ,tamam si Vangjush Dako ne te gjithe bregdetin e Durrsit .Faj ka dhe kali i Trojes Grek , qe vetem po llap dhe nuk po vepron me djalin e tyre Gjygjtarin ALEXANDER si gjeneral Direktor i gjykates se Strasbourgut ,lene kete detyre nga gjygjtari italian Guido ne 5 maj te 2019.,dhe ka bllokuar me koshjence per interesa te greqise , e po pret me djallzillek mbi ndarjen e detit te jonit ,kufirit detar ,si fillim se ashtu kane greket interesa , e duke mos nxjere vendimet e pronareve shqiptare kondra shtetit anti prone shqiptar ne gjykaten e Strasbourgut ku kapo me i madh eshte Greku Alexander ne ditet e sotme i kesaj gjykate ?? .Nuk behet politike me keto taktika te djallezuara te shtetit Grek o Zoti Dule ,besoj se me kuptove .Ligji duhet te zbatohet si nga shqiptaret ,por edhe nga Strasbourgu , per ceshtjen e pronave ,qe luhet edhe nga pala Greke ,po ashtu e shqiptare kukamceftas diten per diell ?? ,qe cdo dite na mbushet mendja , se nuk eshte nje gjykate per te mbrojtur shkeljet e te drejtave te njeriut ,por eshte kthyer ne nje organizate ose bande “POLITIKE” Prandaj o Dule ,mos i kaloje afatet kohore Strasbourgu ,dhe kete e di edhe bufi ,se nje drejtesi e vonuar eshte nje drejtesi e mohuar , tja thone politikanet Greke djalit te tyre ne Strasbourg gjygjtarit grek me emrin ALEXANDER ??.Greket mos luajne teater majmunash dhe qeveria shqiptare mos luaj me zjarrin ,se neser do falimentojne shtetin shqiptar dhe do jete milionra here me i keq , e me kosto shume me te medha ,se termeti i fundit ne detin adriatik .

  • Greket jane te fort kompakt kembengules perpara shqiptareve dhe kane arritur dhe perparuar shume ne idete e tyre per Vorio epirin e tyre ne Shqiperi
    Kane ber hapa para ! Fal inferioritetit shqiptar te atyre qe kontrollojne dhe bejn si kur qeverisin Shqiperin !
    Paftesia intelektuale ne interes te shqiptareve dhe Shqiperis ana qeveritareve shqiprar eshte e lidhur vetem me interesat personale korruptive te politikave megaloman llafazan grindavec te pa pergjeshem shqiptar te shitur tek greku turku serbi
    Politikisht Shqiperia esht ne dekadence te plote e deshtuar plotsisht Ka humb besimin dhe integritetin me popullin e vet

  • Inferioriteti filloi pas 90es.
    Dhjerokratet i dolen “zot” Shqiperise.
    Dbe Kurva e Mitatit Ramut i njejti si Esat Pasha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *