Gjirokastër, punëtori i ndërtimit goditet nga kova e skrepit

Leda Hysa

Një punëtor ndërtimi ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti në punë në Gjirokastër.

Punëtorët kanë qenë duke punuar tek ura e Kardhiqit, kur njërit prej tyre i ka rënë kova e skrepit.

Punëtori Latif Gaba, 50 vjeç nga Lazarati,  ka marrë dëmtime në pjesën e legenit.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal “Omer Nishani” ku po merr dhe ndihmën e parë mjekësore.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *