Nisin arrestimet në Iran për rrëzimin e avionit ukrainas

Ornela

Në Iran kanë nisur arrestimet për rrëzimin e avionit ukrainas që i mori jetën 176 personave. Gjyqësori në Teheran ka njoftuar për arrestimet, por më shumë detaje nuk bëhen me dije.

Avioni Boeing 737 u godit të mërkurën e kaluar nga një raketë teksa po fluturonte mbi Teheran. Ndonëse regjimi mohoi fillimisht se ishte përgjegjës për ngjarjen, presioni ndërkombëtar e detyroi të pranonte se rrëzimi ishte aksidental.

Shumica e viktimave ishin kanadezë dhe ukrainas, ndërkohë që drejtuesit iranianë kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe kanë marrë përsipër dëmshpërblimet.

Homazhet për viktimat u kthyen menjëherë në protesta të dhunshme në Iran, me mijëra qytetarë që bëjnë thirrje për rrëzimin e regjimit.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment
  • Rrezimi i avionit po rrezulton autogl i tmerrshem,perbindesh mbi fodullekun e rregjimit se do bajme namin mbi SHBA,Shqiperin e vogel djallezore.Sa me te thane mendja qe ky soj rregjimit ka fillue t’ia mbushin vetes mendjen per cfare kane trimnue qe nga momenti i vrasjes se Sulejmanit.Bane zot ander se nuk po dim ku jemi,e ku po dalim,deri te zam vend me bythe ne truell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *