Lanza shkatërroi kompjuterin para se të kryente sulmin

redaktor

Adam Lanza vërtet vuante nga autizmi, por ai ka vepruar si nje kriminel gjakftohte duke fshehur me pare te dhenat ne kompjuterin e tij personal. Nje fakt qe shton misterin e shkaqeve te masakres se Sandy Hook.

Para se të ndërmerrte sulmin në shkollën fillore në Njutoun, Adam Lanza ka hequr hard-diskun e kompjuterit të tij dhe e ka thyer atë, duke e bërë kështu gati te pamundur leximin e të dhënave.

Autoritetet policore bene me dije lajmin ndersa thanë se ekspertët e FBI-së do të shqyrtojnë me shumë kujdes mundësinë për rikuperimin e të dhënave, të cilat do të shërbejnë për të kuptuar se me kë ka komunikuar online autori i masakrës së Konektikat.

Mes masash të rrepta sigurie, qindra fëmije në Njutaun të Konektikatit u kthyen në shkollë katër ditë pas masakres së “Sandy Hook”.

“Sandy Hook”, mbetet skene krimi e deri tani nuk dihet nese 600 nxenesit e saj do te kthehen me ne ate ndertese.Pergatitjet kane nisur per ta zhvendosur mesimin ne nje godine aty prane, te pakten perkohesisht.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *