Çështjet e (kë)Tyre

redaktor

Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka hedhur në veprim të vetmin argument që ka për të mbrojtur marrëveshjen e djeshme: me këtë takim u deligjitimua Parlamenti.

Kjo thjesht nuk është e vërtetë – shkruan ResPublica.

Le të kthehemi pas në kohë. Ose këta zotërinj të kthehen pas në kohë e të kujtojnë sesi dikur, opozita socialiste e Edi Ramës bojkotoi për rreth 6 muaj parlamentin, kërcënoi se do digjte mandatet, por pastaj hyri në Parlament për rrogën e deputetit.

Ishte apo jo legjitim ai Parlament?

Por nuk është vetëm këtu puna. Parlamenti ka dalë nga zgjedhjet dhe ai është legal. I ligjshëm. Kushtetues. Legjitimiteti i tij u vu në pikëpyetje në momentin që opozita e zgjedhur dorëzoi mandatat.

Sepse ky parlament nuk përfaqëson më elektoratin që ka votuar. Por ky lloj legjitimiteti është politik dhe buron nga qëndrimet publike. Ai nuk duhet ngatërruar qëllimisht me ligjshmërinë siç po bëhet sot.

Dhe kundërpyetja që mund të bëhet në këtë rast është: produkti i reformës zgjedhore a do të votohet sërish në këtë Parlament, a do të dekretohet nga Presidenti? Si atëherë një parlament qenka delegjitim?

Argumenti i opozitës në këtë drejtim nuk është bindës dhe duket qartë se ai rrjedh nga nevoja për të shpjeguar një pozicion që nuk është mirëkuptuar në përgjithësi.

Nga ana tjetër, ulja në tryezë për reformën zgjedhore, në formën e një akti politik që përurohet me krijimin e një këshilli politik është e panevojshme.

Opozita ka shprehur edhe më herët dakordësinë për rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për kuadrin e ri ligjor për zgjedhjet. Ajo madje ka edhe një kusht nga Bundestagu si avantazh në këtë drejtim.

Po kështu, shumica përmes kryearit të Komisionit, Damian Gjiknuri ka shprehur gatishmërinë të dëgjojë opozitën jashtë parlamentare.

Në këto kushte PD-LSI kishin të gjitha mundësitë që të paraqisnin propozimet e tyre siç bën çdo grup interesi për një ligj të caktuar pa kërkuar shfaqjen e djeshme politike.

Në fund, opozita nuk ndikon me votë në proces, por ajo konsiderohet si palë në të sepse përfaqëson në raport elektoral votën e vitit 2017, pavarësisht se ka hequr dorë nga mandatet.

Jemi pra në kushtet e majit 2017 kur as përfaqësuesit politikë të opozitës, por as gazetarët pranë saj nuk dinë të mbrojnë një marrëveshje që është e dobishme vetëm për disa njerëz.

Dinë vetëm të akuzojnë se ka një histeri, se ata që janë kundër janë paguar nga Edi Rama etj., akuza të përhershme në Shqipëri.

Por pa i dhënë dot përgjigje pyetje për kësi aktesh të befasishme, apo edhe pyetjes sesi është e mundur që një opozitë që premton revolucionin, është i vetmi subjekt që i jep Edi Ramës marrëveshjet më të suksesshme? – shkruan ResPublica.

Share This Article
11 Comments
  • “Lobimi Rus” eshte ajo luga e corbes qe ka gelltitur Luli dhe qe do ta vjelle sa here ta kap per veshesh une.
    Tani per tani e kapa per veshesh dhe e ula ne tavoline me Gjiknurin…
    Tashme une Lulin mund ta “perkedhel” sa here te dua.

  • Po ka me i deligjitmuar se eshte ai parlamenti sot me 122 deputete nga 140 qe thote kushtetuta?
    Per Ramen dhe te tijet eshte e natyrshme qe do donte qe gjithcka ta kryente me Rudinen dhe Hajdaret qe i ka futur vete ne parlament si opozitare. Por eshte trysnia nderkombetare qe e ka bere te pranoje qe ate kod te ri zgjedhor ta dakortesoje me ate qe eshte opozita jashte kuvendit. Kuptohet qe kjo nuk i pelqen As Rames, as pasuesve te tij por ja qe keshtu jane punet.
    Ne ket rast eshte opozita jashte kuvendit qe shpejton per kod te ri zgjedhor se eshte ajo e interesuar per zgjedhje te shpejta, jo ato Hajdaret opozitare qe enderrojne te shtyjne ditet aty ne parlament duke marre rroga sa me gjate.

    • Marreveshja do te konsolidoje s istemin zgjedhor te 2008..Hajduterine dhe maskarallekun e pardesybardheve e evoton vetem varri

    • Klluf qenke fare. Po te qe keshtu nuk do te kemi kurre parlament legjitim. Mjafton t’i ngrifet kryetarit te partise qe ka humbur zgjedhjet dhe te braktise Kuvendin dhe ja ku kemi nje parlament ilegjitim! Rudina dhe Hajdaret qe thua zotrote vine nga listat e opozites se Lulzim Bashes dhe Ilir Metes. Nuk i ka zgjedhur Edi Rama. Si spjegohet qe ju te PD-se ngelet gjithe jeten bageti nga trute?! Apo eshte çeshtje gjenetike qe ka te beje me epoken e neandertalit! Apo nuk e di fare se çfare ka qene neandertali?!

      • Ka me Klluf se ty or katarakt qe nuk ke tru te kuptosh me te thjeshten, se parlamenti me 122 deputete ESHTE NE SHKELJE KUSHTETUTE sepse e ka te sanksionuar me kushteture numrin 140 . Shko mjekohu nga -katarakti i syve- mos mbetesh qorr akoma.

  • Dje gjykata e Tiranës pushoi çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të tjerë të PD-së për “lobimin rus”. Menjëherë reagoi Partia Socialiste. Taulant Balla u betua se kjo çështje nuk mbyllej teksa akuzoi Prokurorinë për shkelje të qëllimshme procedurash. Sot z. Balla publikoi disa dokumente të reja. Sot Gjykata e Krujës ka liruar nga burgu Endrit Doklen, I dënuar me burgim të përjetshëm. Prokuroria e këtij rrethi ka deklaruar se do apelojë vendimin. Partia Socialiste nuk ka reaguar ende. Nuk ka nxjerrë as Taulantin, as ndonjë dokument.

  • O Gjiknur , Bylykbash e Petrit Vasili ,mos e kruani byt.en me gjethe fiku . Mor mercenare , konet e vena ne rresht per nje (turp per ju ) nga shefave tuaj .Mos luani me finte enveriste e Ramiziste ,koha e juaj ka mbaruar o te mjere . Kush jeni ju o bythece ,a i beni pyetje vehtes tuaj .Ne qofte se nuk e kuptoni jeni vetfajtore .Jen para SPAK dhe shpata e dimokleut , e dirizhuar nga FBI Amerikane do te jete me e mprehte dhe me e forte mbi ju .Jeni per gjyhna , si nuk e kuptoni o te mjere dhe budallenj se bashku.

    Mesojeni mire o te mjere qe nuk shikoni as edhe nje meter , koha e juaj ka mbaruar ,qe ate dite , kur Amb i nderuar Amerikan Z. LU , ju vuri ne rresht per nje ,e ju perplasi me njeri tjetrin koke me koke dhe votuat te 140 leshdeputetet ne parlamentin me anti shqiptar te historise ,qe nga lindja e hereshme e shtetit Shqiptar ..

  • O Gjiknur , Bylykbash e Petrit Vasili ,mos e kruani byt.en me gjethe fiku . Mor mercenare , konet e vena ne rresht per nje (turp per ju ) nga shefave tuaj .Mos luani me finte enveriste e Ramiziste ,koha e juaj ka mbaruar o te mjere . Kush jeni ju o bythece ,a i beni pyetje vehtes tuaj .Ne qofte se nuk e kuptoni jeni vetfajtore .Jeni para SPAK dhe shpata e dimokleut , e dirizhuar nga FBI Amerikane do te jete me e mprehte dhe me e forte mbi ju .Jeni per gjyhna , si nuk e kuptoni o te mjere dhe budallenj se bashku.

    Mesojeni mire o te mjere qe nuk shikoni as edhe nje meter , koha e juaj ka mbaruar ,qe ate dite , kur Amb i nderuar Amerikan Z. LU , ju vuri ne rresht per nje ,e ju perplasi me njeri tjetrin koke me koke dhe votuat te 140 leshdeputetet ne parlamentin me anti shqiptar te historise ,qe nga lindja e hereshme e shtetit Shqiptar ..

  • A do ketë zgjedhje të parakohshme politike këtë vit?
    ==========
    Kjo pyetje e ditës nuk besoj se ka një përgjigje të qartë. Pavarësisht deklarimeve të llogoreve politike, jam i bindur që përgjigjen e kësaj pyetje nuk e di askush.

    As vetë Rama, njeriu që ka në dorë ekskluzivisht çuarjen e vendit në zgjedhje, nuk e di do ketë apo jo zgjedhje parlamentare këtë vit. As kur thotë që “ska zgjedhje”, prap nuk e di këtë gjë.

    E gjithë kjo “padijeni” vjen nga fakti që politika në tërësi ka humbur lidhjen me arësyen dhe realitetin. Arsyeja dhe realiteti kanë të paktën një vit që ulërasin për nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Humbja e parlamentit pluralist, mbajta e zgjedhjeve moniste, humbja e rrugës Europiane, skandalet e jashtzakonshme dhe në tërësi mungesa e qeverisjes së drejtë ishin arsye të forta për të ftuar popullin të rivlerësonte politikisht situatën nëpërmjet zgjedhjeve.

    Por, për fat të keq, këto arsye nuk mjaftuan për të bindur vendimmarrësin Edi Rama të çonte vendin në zgjedhje.

    Sot këto arsye janë ende prezente, por disi më të dobëta, ose më mirë të themi më pak kërcënuese për qeverinë e cila ka në dorë çdo gjë. Opozita, e cila përceptohet si e pamundur ta rrëzojë qeverinë, ndihmon në zbehjen e këtyre shkaqeve ulëritëse për zgjedhje.

    Ndaj llogjika të fton të mendosh që qeveria nuk ka përse të “shqetësohet” për demokracinë, nëse arsyet themelore që renditëm më lart zbehen.

    Përshtypja ime është se i vetmi problem real që udhëheqësi ndjen çdo ditë është “varri i hapur” i pushtetit lokal, të cilin e sundoi vjet pa zgjedhje, por që sot realisht e ka kosto politike.

    Jo vetëm ato bashki që mbeten pa kryetar e që do mbesin pa të tillë për shkak të dekriminalizimit, por edhe aty ku ka kryetar e këshilla bashkie monopartiake i janë bërë kosto.

    Marrëdhëniet e tensionuara me Presidentin nuk e lejojnë që as formalisht të bëjë zgjedhje të pjesshme lokale. Kjo sigurisht ja shton koston elektorale.

    Ndaj them që të vetmen gjë që Edi Rama mendon është si të përsërisë edhe njëherë zgjedhjet lokale, tashmë me opozitën që e “lumturoi” me reformën zgjedhore…

    Ai ka nevojë ta ndajë koston e pushtetit lokal me opozitën para se të hyjë në zgjedhet e përgjithshme parlamentare.

    Në dukje kjo mund të ngjajë si rikthim i demokracisë apo si tolerancë politike, por në fakt nevoja e qeverisë për ta ndarë koston e tmerrshme të sundimit të pushtetit vendor është e madhe.

    Qofsha i gabuar por maksimumi që mund të ofrojë Edi Rama si zgjidhje politike këtë vit është ribërja e zgjedhjeve lokale. Këto zgjedhje do ishin edhe një test real për zgjedhjet parlamentare të programuara vitin që vjen.

    Megjithatë, çdo gjë ka një kufi dhe ndoshta ky kufi mund të rivendoset në rrethana rastësore, krejt të momentit dhe mund ti krijojnë përshtypjen e mbajtjes së zgjedhjeve politike.

    Nuk e di!
    Është e vështirë ta dish!
    As vetë i zoti i punës nuk e di ende, se çfarë mund të jenë ato rrethana rastësore që mund ta bëjnë të vendosë për zgjedhje të parakohshme.

    Sidoqoftë Ai e ka filluar fushatën që kur ra tërmeti…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *