Ish-futbollisti dhe kapiteni i Kombëtares Altin Lala ka hequr dorë nga shteësia shqiptare. Lajmi është konfirmuar nga një dekret i Presidentit Ilir Meta në të cilin thuhet se i lejohet lënia e shtetësisë shqiptare, me kërkesë të tij, Altin Dodë Lalës.
Ish-mesfushori kaloi një nga periudhat më të sukseshme te klubi i Hanover në Bundesligë dhe tani duket se ka zgjedhur të marrë edhe shtetësinë gjermane. Ky shtet nuk lejon personat të kenë dyshtetësi dhe kjo është arsyeja që Lala ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare.
Vetëm pak ditë më parë shtatshkurtri ishte në stadiumin ‘Air Albania’ ku mori pjesë në ndeshjen e ‘yjeve’ që qëllim kishte bamirësinë për të prekurit nga tërmeti. Lala është 44 vjeç dhe në karrierën e tij ka veshur në plot 79 ndeshje fanellën e kombëtares, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Aktualisht Lala është agjent futbollistësh, ndërsa vite më parë ka panuar edhe si zëvendëstrajner në ekipin kombëtar shqiptar, por edhe si trajneri i parë i Kombëtares U-19.
l.h/ dita

legena gazekarucë
“Vetëm pak ditë më parë shtatshkurtri ishte në stadiumin ‘Air Albania’”keni filluar ta quani pa mëdyshjen më të vogël dhe për provokim të hapur,”hava arnavutllëk” dhe jo më STADIUMI KOMBËTAR QEMAL STAFA??
sa për “heqjen dorë” nga nënshtetësia shqiptare!?
nuk është as i pari e as i fundit!!
në gjermani nuk mund të marrësh dy nënshtetësi duke pasur parësore të huajën!!
por pasi të kesh nënshtetësinë gjermane,mund të marrësh nënshtetësi tjetër!pra ti rikëthehesh nënshtetësisë shqiptare!!