Mbledhja e Këshillit Politik, caktohen 6 ekspertë për draftin e Reformës Zgjedhore

J L

Këshilli Politik u krijua dy ditë më parë, pas një takimi mes përfaqësuesve të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, me bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Sot në Këshillin Politik, opozita e bashkuar përfaqësohet nga 5 emra, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Mesila Doda, ndërsa pjesë e tij do të jenë drejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, përfaqësues të grupeve parlamentare, si dhe janë të ftuar grupet e interesit apo të shoqërisë civile.

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore pas konstituimit ka marrë edhe vendimet e para.

Këshilli ka vendosur që të caktojë gjashtë ekspertë ligjorë për reformën zgjedhore, dy do të jenë nga opozita e bashkuar, dy nga komisioni, praktikisht një nga shumica dhe një nga opozita në Parlament dhe dy të tjerë që do të jenë të jashtëm.

Palët arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet jo më vonë se 15 marsi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *