Lleshaj: ndryshimet që do të bëjmë, nga lejet e drejtimit tek testi i “idiotit”

Ornela

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten problem në vendin tonë, kështu siguria rrugore bëri bashkë  Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si edhe kryebashkiakë e ekspertë të fushës.

Në fjalën e tij ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj bëri edhe një rezyme se çfarë parashikohet të bëhet në të ardhmen për të shmangur sa më shumë aksidentet.  LLeshaj ka thënë se deri në fund të muajit shkurt të kenë një listë të këtyre masave që më pas do t’i paraqiten qeverisë.

“Do të bëjmë shtim të masave të akteve ligjore për kufizimin e celularit gjatë përdorimit të mjetit, alkooli po ashtu. Ende ka një sjellje të lartë të papranueshme, gara shpejtësie nga narkotikët. Kur udhëtohet me fëmijë, duhet e njëjta mbrojtje si në BE, me karrige të posaçme. Sjelljet agresive që bien në sy në rrugë. Presioni ndaj atyre që ecin normalisht. Ky presion që i shkon tjetrit ngjitur që e detyron tjetrin të largohet ose të eci shpejtë, kjo do të rregullohet. Rritja e përgjegjshmërisë për përdoruesit e rrugës. Kërkohet një program i gjerë masash. Teste të vazhdueshme psikologjike. Në raste e drejtuesve që nuk sillen normal. Do bëjmë testin e idioteve që quhet në vendet e tjera. Si dhe trajnimi i vlerës së lejes së drejtimit. Përdorimi i teknologjisë moderne në përmirësim dhe rezultate të reja. Sensor dhe pajisje të tjera. Do të duhet që të rregullohen. Do të rriten masat. Do të kursej burimet e policisë. Targat inteligjente do të vijojmë me to. Një aspekt tjetër është kërkimi i masave për të rritur përgjegjësinë e autoshkollave. Nuk është vetëm thashethem por në shumë raste autoshkollat nuk plotësojnë detyrat për shofer të aftë. Kanë një armë të madhe që e merr me vete kur përdoret keq. Do gjejmë mënyra për këto autoshkolla për nxënësit që nxjerrin. Do të kërkojmë akreditim. Bashkëpunim me agjencitë shtetërore, psh mes dy ministrive. Duhet të ndërtojmë instrumente të përshtatshme për trafikun rrugor t’i monitorojmë të koordinojmë. Pushteti vendor të futet më mirë në këtë punë. Semafori është vetëm në Tiranë, në Shqipëri nuk ka semaforë përveç në Tiranë. Ka ardhur koha të investojmë në këtë fushë. Të mbarë në kryqëzime semafori. Nuk është ndonjë gjë e madhe. Në fund të muajit shkurt do të kemi një tryezë tjetër në vijimësi të kësaj. Kufizimi i elementeve të krimit në rrugë. Vrasjet mafioze ndodhin me mjete të vjedhura më së shumti. Do ta kufizojmë këtë, me targat e reja që të mos bëhet në dy mjete. Ta kufizojmë hapësirën për të përdorur makinat si armë. Mjetet e blinduara. Janë në përdorim masiv të krimineleve. Anëtarë grupesh kriminale dhe kjo nuk do të tolerohet.  Nuk e lemë policinë në këtë situatë, policia shumë pak ka automjete të tilla.” tha Lleshaj.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • Sander Lleshi nuk e di se si ka ardh puna do e kete te veshtire te gjeje njerez normale per te testuar se kush eshte idiot,po i tregon nje vend se ku kalojne me shumice,ne mengjes te shkolla baletit qe e kthejne qarkullimin ne sistem Anglez.

  • Po nxire njeher patrullat rrugicave te lagjeve. Se ka rruge qe jan privatizu nga pronaret e makinave, ju duket si kur e kan privilegj ligjor e ja u ka len baba rrugen. Spysin a ka pleq, femi, njerez me aftesi te kufizuara, nena me karoca, hic asgje aty se rrujn hic SKA SHTET PRANDAJ be kerkes komisariatit as vjen njeri hic dhe kur vijn plas muhabet alabaskesh ja dhe 5minuta qafsha plaken edhe hiken polici nga erdhi raporton e zgjidha ose nuk pash gje kjo eshte policia VK se e lleshit e preshit ate testin e idioti beja Policve qe dalin per patrullim se jan shume te ceket per pergjegjsit e detyres qe kane dhe shfaqjes se theksuar te mungesen e llogjikes mos them qe skan hic Zombi me kostum policie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *