Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale.
Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Një nga masat është që gjatë blerjes së floririt me para në dorë, do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit. Shumë rreptësisht do të kontrollohet sektori i pasurive të patundshme. Është planifikuar po kështu që në kuadër të një udhëzimi ligjor, I cili do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, noterët në të ardhmen do të duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare. Transaksionet me shuma të mëdha, shkruan DW, vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.
DW
l.h/ dita
