Një fitore? Apo një rast i artë i humbur?

anazapta
gazeta dita cover

A mund të bëhej në Shqipëri një proces demontimi armësh kimike nën mbikqyrjen amerikane? Ndoshta po, ndoshta jo, këtë nuk do ta mësojmë dot më. Kreu i qeverisë shqiptare nën presionin e protestuesve tha JO. Një fitore? Apo një rast i artë i humbur? Sot jemi ende të emocionuar; nuk jemi gati për përgjigjen. Por do na duhet t’ia ribëjmë vetes këtë pyetje shumë shpejt. Nuk di pse kam bindjen që shumë shqiptarë të cilët sot gjykojnë se u arrit një fitore, do ta mendojnë ndryshe këtë punë kur zemrat t’u ftohen.

Shqipërisë iu kërkua të ndihmonte në një problem urgjent dhe me rëndësi të madhe. Dhe nuk iu kërkua falas. Shqipëria kishte njëherazi detyrimin të ndihmonte ata që Shqipërinë e kanë ndihmuar shpesh. Shqipëria tha JO.  Kishte rrezik? Sigurisht. Por disa gjëra duan guxim. Ky guxim na mungoi. Këtë herë ia mbathëm. Nga miqtë, nga detyrimet, nga puna. Ndihemi krenarë që shpëtuam veten. Po mund të ndiheshim ca më shumë krenarë nëse do ta provonim dhe do dilte me sukses. U treguam protestues të mëdhenj? Apo njerëz të vegjël?

Ajo që ndodhi po përshëndetet si fitore e demokracisë. Sot, po. Po nesër? Kjo protestë mund të ishte vërtet spontane dhe e sinqertë. Na mësoi që nuk ia paskemi më frikën sheshit përballë kryeministrisë. Dhe shumë mirë që më në fund ngjau. Po marifetçinjve të protestave çfarë u mësoi? Jam i sigurt që ata do rikthehen aty në shesh me kauza të tjera të sajuara. A do tërhiqet vazhdimisht kryeministri? Sa herë do tërhiqet? Kush do lodhet më shpejt?

Meqë jemi te kryeministri: Edi Rama fitoi apo u dorëzua? Ja një pyetje tjetër, përgjigjja e së cilës do kërkojë pak kohë. Sot mund të rikonfirmojmë që Edi bën fjalime të bukura. Ka mundësi që pas shumë vitesh t’i recitohen siç recitohet sot, Noli. Një javë pas 21 janarit përshembull i bëri njerëzit të qanin në shesh. Qau dhe vetë, me sa mbaj mend. Por ja që për 21 janarin nuk është bërë ende drejtësi. Lotët u thanë, fjalët i ka marrë flladi, veprat ende i presim.

Dhe meqë mbërritëm te veprat në pritje, vijmë te Berisha; mizerja që nuk na shqitet nga këpucët, një lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale. “Filoamerikani” i tërbuar, i shndërruar në antiamerikanin më tinzar në 2013, për të njëjtën arsye që u shndërrua nga komunist fanatik, në antikomunistin “demokrat” 23 vite më parë. Një i pandehur për vrasje dhe hajdutëri, që endet shesheve. Për të na kujtuar, (bashkë me të sipër-renditurat dhe të tjera arsye pa fund), sa e paplotë është fitorja jonë e supozuar.

Share This Article
7 Comments
  • behuni gati se po vjen sahati.gjynah eshte se mund te ikin edhe te pafajshmit por banoret e strehes se fundit te horrave e duan mesimin tua shpjegosh shume here me shume menyra.

  • perseri ra presioni mbi saliun per ta mbethyer .u ndryshua argumenti .pas zgjedhjeve vemendja kryesore ishte ke sala dhe kompania e tij.me kete ndryshim argumenti e moren ne mbrojtje.sa here te kerkohet te jape llogari sala do te kete nga nje argument te ri per ta shpetuar sic shpetoi zogji.
    edhe kjo ndodhi njeheresh.saliun mund edhe ta riciklojne perseri.ai mund te kete deshire por problemi eshte se ai vetem zhgenjen si i biri i doktorit nga divjaka

  • Ndodhi ajo Qe dime TE bejme me mire, Ndodhi se me ne fund Saliu na tregoi se Sa i keq dhe i rrezikshem, eshte imperializmi amerikan, tani sna mbetet gje tjeter, vecse TE ribotojme vepren e shokut Enver, Rreziku Anglo:-Amerikan, ne qofte se Nuk e gjeni, mos ja Kerkoni Nexhmijes, se ajo eshte e zemeruar keq, kerkojani Saliut, ai me siguri i ka veprat e udheheqesit.
    Ndodhi ajo Qe te paret pane dhe ne Nuk e besuam, viti 44:-46, Ku riniame kenge ne goje, ju versul vilave per te gjetur armiqte e popullit dhe florinjte Qe kishin fshehur.
    Ndodhi ajo Ku komisaret e partise, u emeruan inxhinire specialiste dhe ata Qe kishin lene leshte e kokes mbi librat universitäre neper Europe, u bene tharesit e kenetave me lopate e kazem ne dore.
    Ndodhi ajo Ku Saliu i ri plot energji me shoke e shoqe, ju versulen kishave dhe xhamijave.
    NDODHI AJO QE NE NA NDODH PA E KUPTUAR,

    MARREZIA E RRADHES SHQIPTARE.

    Ndodhi perseri, nje margjinalizim i pjeses tkter TE shqiptareve, QE pane tek kjo oferte, nje shprese per punesim, per te shkuar drejt Europes, ne ate rrugicen e ngushte, QE europianet e mbajne sekret per vehte dhe jo TE benim dhketra kilometra vite neper autostraden drejt Europes, Ku sna lejohet ne korsine e dyte dhe TE trete, se bllokojme trafikun, se automjeti yne me karburant TE mbushur nga rrjedhjet e nxjerrjes se naftes, sna jep fuqine motorike TE rrisim shpejtesine dhe si pasoje ne duhet TE ecim ne korsine me kaiona.
    Ndodhi marrezia, Mua sme dha TE drejte, TE jap voten time si Mua edhe qindra:-mijra TE tjere ju mbyll rruga per te dhene verdiktin e tyre me nje refendum popullor.

    Pasojat Do ti shohim nder vite dhe Shume shpejt Do TE cuditemi me cmendurine töne kolektive.

    Ju rikujtoj, se fiset ZULLU ne token e Zullulandit, QE Konica dhe ne Mbas tij, marrim per tallje, ka shkuar Shume perpara, keshtu kur TE bejme nje krahasim, duhet TE kerkojme Diku gjetkr, ne qofte se ka nje TE dyte, si ne.

  • Berisha vrases dhe hajdut? Eshte SKANDERBEGU i Tropojes dhe ka me pri perpara ne mposhtjen e Imperializmit amerikan dhe kooperativistit Edi Rama.

  • AS NUK KEMI PASUR DHE AS NUK DO TE KEMI RAST TE ARTE, SEPSE JEMI TE VEGJEL, POPULL KOMUNIST DHE TE NXITUAR. POR NE RASTIN KONKRET NUK KEMI HUMBUR PO KEMI FITUAR. NUK NA ERDHEN ARMET DHE PAME PER HERE TE PARE DEMONSTRATA JOPOLITIKE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *