Posta Shqiptare, mirëpriti sot në ambientet e Zyrës Postare Qendrore, nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të arsimit të mesëm, të cilët u njohën me shërbimin më të ri, “Biblioteka IME”, që ofrohet pranë sporteleve tona.
“Biblioteka IME” do të ofrojë për të gjithë lexuesit, librat më të njohur të autorëve klasikë shqiptarë dhe të huaj, në një kolanë me 7 sete të ndryshme, me nga 10 libra secili, me një çmim prej 1500 lekë/set.
Administratori i Postës Shqiptare, z.Laert Duraj, i shoqëruar nga analisti dhe gazetari Shpetim Nazarko, gjatë fjalës së tij, prezantoi avantazhet e këtij shërbimi dhe theksoi se përzgjedhja e librave është bërë në mënyrë shumë të kujdeshme për të dhënë një letërsi bazike por edhe të avancuar, pra janë librat që çdo nxënës në shkollën 9-vjecare apo i arsimit të mesëm, duhet të lexoj dhe të këtë një formim të mirë në letërsi.
Posta Shqiptare, ofron një mundësi për të gjithë shtresat ekonomike të shoqërisë, të krijojnë një bibliotekë në shtëpinë e tyre, duke blerë të 7 setet, me një çmim tepër ekonomik.

