Shkrimtari i njohur, Dritëro Agolli, vlerëson refuzimin e Ramës për armët kimike. Në një intervistë për “Panoramën”, Agolli thotë se vonesa në sqarimin që duhej t’u bëhej njerëzve gjeneroi protestën e të rinjve.
“Unë mendoj se ka një ndryshim të madh mes protestave të viteve 1990-1997 dhe kësaj të 2013-s, sepse atëherë kishte thyerje dhe plaçkitje. Tani rinia tregoi qytetari. Edhe unë do të isha në protestë me shumë qejf edhe pse jam 82 vjeç, por nuk më mbajnë këmbët. Kjo është një gjeneratë e re dhe jo brezi i ri i ministrave, siç paraqitet ndonjëherë, apo me numër të madh grash në Parlament. Gjenerata e re është e këtyre që vetëorganizohen dhe jo atyre që emërohen nga kryetarët”.
Agolli thotë më tej se vendimi i djeshëm nuk do të dëmtojë aspak marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA. Në fund, Agolli replikon me deputetin Erion Braçe.
“Një deputet i PS-së tha “dikush tha se pot ë vijnë armët kimike këtu, nuk do të jetojë as karkaleci”. Ai dikushi jam unë dhe unë kam një emër, nuk jam dikushi. Këtë të shkurtrin, që është më i shkurtër se gratë deputete, e zuri frika se do të mbytej edhe ai si karkalec. Sa kam shkruar unë libra, ai karkaleci nuk ka ngrënë patate”, thotë Agolli.

Agolli te flasi per tregtine e armeve qe vajza dhe dhendrri kane bere me imamin nepermjet Klik Expo Klik.
Driteroi eshte ndoshta i vetemi shqipetar i madh gjalle qe e ka dhe gezon te drejten te flase kur do e ku do ate qe mendon kur e thote edhte kur thote ate qe mendon.
Kete te ‘drejte’ nuk mund ta gezojne te gjithe e veòanerisht njerez qe ‘prfaqesojne’ dike apo diçka ne politike.
Per rastin konkret te deputetit socialist Braçe mendoj se zemra e madhe e Agollit edhe mund ta kish fshehur ne ndonje cep te saj per dy arsye.
-Nuk mund ta imagjinoi qe fjala ‘dikush’ te jete me teper se nje ‘lapsus’aqe me teper dale nga goja e nje intelektuali apo gazetari qe as i ve ne diskutim as vlerat e as personalitetin e Agollit…edhe sikur….
-Nje fjale e Driteroit vret edhe kur eshte pambuk imagjino …..Mund te kish qene me i kursyer edhe per moshe.
Personalisht vepren e Agollit e lexoj òdo dite(vjershen e qepes e mbaj ne xhep)ndersa gazetarin Braòe e njoh nepermjet ‘kontributit’produktiv e aktiv ne parlamentin e popullit nga larg.Respekt
jam dakort me shkrimtarin e madh dritero agolli por edhe ju u nxituat ne deklaraten tuaj.
o dritero po leri ore djemte ta bejne ata politiken se dhe une qe jam 14 vjete me i vogel se ty na ka zene skleroza dhe jo me ty ri ore gezo pleqerine se ka tani me bollek djem dhe vajza te shkolluar qe te marin gjak ne vetull sic themi ne ,RI SHRUAJ NDONJE LIBER SA TE PUNOJ MENDJA DHE DORA ,,,,HAJD PLEQERI TE BARDHE………….
Edhe pse ne moshe madhore je nje vezhgues i mprehte z. Dritëro!
ik o matuf.
I dashur Dritero. Jeni i madh, por ndonjehere, si i tejmoshuar ju shpetojne edhe “gazra”.
Ç’keni me Erion Braçen, njeriun me kurajoz i se majtes, kur te tjere heshtin, bejne sehir apo flertojne me ate qe “çmend nje popull te tere”.
I nderuari Partriark! Po ju informoj se deputeti Erjon Braçe nuk ka ndonje vajze te martuar me ndonje tregtar armesh (edhe kimike) si Luan M.
plak matuf,
Pa hequr respektin per shkrimtarin Dritero Agolli, me duhet te them se Erjon Brace eshte nje nga deputetet me aktive te parlamentit, qe ka denoncuar dhe denoncon cdo dite korrupsioni galopant te ish qeverise Berisha.
Erjon Brace nuk ka folur me ata studente si politikan, por si nje djale qe edhe vete dikur ka patur te njejtat opsione.
Une kam shume arsye qe mund te jap, se pserse ky manifestim, pertej atij manipulimi partiak qe beri shpellari me kalamajte studente te ish zyrtareve te PD-se, kundershtimi i ofertes amerikane per armet dhe lendet kimike, i hoqi shqiptareve nje shanc qe nuk vjen dy here.
I respektoj ata te rinj qe jane vertet te emancipuar per nje ambient te paster dhe qe protestuan, per nje Shqiperi te paster, i pergezoj ata studente e te rinj e te reja, kryeqytetas dhe ne gjithe Shqiperine, qe ruajten dinjitetin e protestes se tyre plotesisht te drejte, nga falangat berishiane, qe kerkonin ta shfrytezonin protesten nje nje proteste shpellare dhe pikerisht keta te rinj, i perzune ne menyren me dinjitoze, duke i thene ne fytyre, largohuni nga jeta jone.
Une kam shume arsye qe mund te jap, perse ne sduhej ta kundershtonim kete oferte.
Por perseri kam nje gezim ne shpirtin tim, protesta u zhvillua, tejet e kulturuar, shteti respektoi kete proteste, duke i qendruar prane, jo per te vrare dhe rrahur, por per ti mbeshtetur dhe ne fund fjalimi i kryeministrit ishte fundi i magjishem qe keta te rinj krenare ne shpirt, prisnin.
Isha i bindur qe kryeministri do ti lere me gisht ne goje berishianet dhe kete kryeministri Edi Rama, e tregoi me fakte, ata mbeten si te dhjerre ne nevojtoren e tyre, te rinjte u mbushen me krenari, se kauza e tyre u respektua nga qeveria e tyre.
ERJON BRACJA E MERITON “KARKALECIN” E DRITEROIT.
dhe jo vetem Erjoni, por e gjithe PS e ndryshkur pas tij. Prandaj enveristet ne DITA te mbyllin squpin dhe te mos mallkojne tani Dritero Agollin qe ne pleqeri mesa duket i kane ardhur mendte dhe e shikon Boten me realisht. Ku ishin socialistet e Edi Rames kur populli ishte ngritur i teri ne kembe kunder importit te LHL-ve te Asadit vetem per te kenaqur nje teke personale te Sekretarit te Shtetit John Kerry qe sajoi nje histori albaneze me pelqimin prej budallai te Edi Rames, per te kollofitur ky zyrtar cmimin NOBEL per paqe? Pse nuk mbajten nje qendrim parimor sipas radakes se tyre komuniste te gjithe socialistet e Koalicionit Fitues te 23 qershorit? Qe kane ardhur ne pushtet per te zhvilluar ekonomine, bujqesine, turizmin, shendetesine, sistemin fiskal dhe te pensioneve dhe te hapin 300 mije vende pune? Dhe jo per te hapur 300 mije vorre per shqyptaret me mashtrime banale per investime mafioze si ato te Gerdecit te Sali Berishes. Ku ishin keta socialiste te Edi Rames kur kryetarin e tyre e kishte pushtuar DELIRI i Madheshtise dhe bente mareveshje tek “Fusha e Zeze” me Avrizune per te nxjerre ne shitje Vatanin sikur te ishte nje prostitute semafori? Po ku jane Vendet e tjera Kandidate per LHL-te e Asadit o socialiste famoze te Edi Rames qe heshtet si handikape-shurdhmemece kur Shqypnia priste nga ju, maxhoranca nje vendim deciziv si asnjehere tjeter? Se po mesojme qe mafiozet nderkombetare, (jo dhe kursesi populli amerikan) po luan tani me karten e Kosoves, akoma me te prapambetur, me te korruptuar dhe pa dalje ne det. Ju o socialiste famoz te Edi Rames jeni po aq fajtore sa edhe vete kryetari juaj, sic ishte edhe PD-ja e Sali Berishes per menxyren e Gerdecit.