Rregulla të reja për kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve

anazapta

Ministria e Energjisë dhe Industrisë zhvilloi një tryezë diskutimi në kuadër të projektit të hartimit dhe miratimit të “Rregullores për aktivitetet e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në Shqipëri”. Në takimin e drejtuar nga Ministri Gjiknuri morën pjesë drejtuesi i kompanisë Albpetrol, drejtuesi i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, përfaqësues nga Ministria e Financave dhe përfaqësues të shoqërive që operojnë në fushën e kërkimit dhe prodhimit të hidrokarbureve në vend. Duke qenë se deri më tani ky aktivitet është monitoruar përmes një rregulloreje të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, drafti i rregullores së re që po përgatitet nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, dhe që më pas do të kalojë në Këshillin e Ministrave, e zgjeron dhe forcon hapësirën e monitorimit  duke shtuar aktorët në këtë proces, përfshirë Ministrinë e Energjisë dhe Ministrinë e Financave. Në Nenin 50 jepen mënyra e organizimit dhe detyrat e një organizmi të veçantë që ngrihet nga të dy palët në funksion të implementimit të Marrëveshjeve Hidrokarbure, sikurse është Komiteti Këshëllimor, që duhet të bëhet funksional brenda dyzet e pesë (45) ditëve nga data efektive. Në përbërje të Komitetit Këshillimor si përfaqësues të Organit Përgjegjës duhet të jenë një përfaqësues nga Ministria përgjegjës për hidrokarburet, një përfaqësues nga Ministria e Financave, një përfaqësues nga AKBN ose respektivisht nga Albpetrol sh.a. kur kjo shoqëri është palë në një marrëveshje Hidrokarbure.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Nafta dhe gazi të bëhen pasuri shtetrore. Kërkimin dhe prodhimin e hidrokarbureve t’a bëjë kompania shtetrore shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *