BE: Të rishqyrtohet “anti-shpifja”

Ornela

Bashkimi Europian i bëri thirrje parlamentit shqiptar që të shfrytëzojë mundësinë e kthimit nga presidenti të paketës anti shpifje dhe të marrë në konsideratë rekomandimet e Këshillit të Europës. Thirrja erdhi nga zëdhënësja e Komisionet Ana Pisonero.

“Ne e kemi bërë të qartë se Bashkimi Europian mbështet rekomandimet e Këshillit të Europës në lidhje me ligjin e medias në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet përkatëse janë sërish të vlefshme dhe për ne ato duhen adresuar. Fakti që presidenti i Shqipërisë e ka kthyer ligjin në Parlament, përbën një shans për t’i pranuar rekomandimet. Ne shpresojmë se kjo të realizohet”, tha Pisonero.

Zëdhënësja listoi dhe disa prej rekomandimeve që Komisioni pret nga një vend kandidat.

“Absolutisht që ne e mbështesim vetërregullimin. Ne mbështesim disa rekomandime të Këshillit të Europës jo vetëm për nxitjen e vetëregullimit. Ne gjithashtu mbështesim rekomandimin që rregullimi të kufizohet vetëm në shërbimet e mediave audiovizive online, ne gjithashtu mbështesim trajtimin e pavarur gjyqësor të ankesave në lidhje me mediat dhe forcimin e transparencës për pronësinë e mediave në vend. Pra, në përgjithësi ne mbështesim të gjitha rekomandimet e parashtruara nga Këshilli i Europës. Ato janë në përputhje me pritshmërinë tonë, me atë që duhet ndjekë një vend kandidat”, tha zëdhënësja.

Paketa anti shpifje ligjet “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike” u votuan nga parlamenti në seancën e fundit të legjislaturës së kaluar dhe u kthye për rishqyrtim nga presidenti Ilir Meta më 12 janar të këtij viti.

Shqipëria ndodhet para një tjetër vendimi nga Këshilli Europian për fillimin e bisedimeve të pranimit dhe lëvizja në drejtim të kundërt me rekomandimet e Komisionet për ligjin e medias mund të trajtohet si një minus në këtë proces./oranews

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • Zoterinj shqiptare, ju lutemi, ju lutemi shume, e kemi fjalen vetem per rregullime tuajat ne mediat online, pra ato ne internet, te cilat shpifin dite e nate kundra nesh dhe kundra jush, zoterinj! Televizionet dhe gazetat i kemi ne doren tone. Ndaj vetem aty tek interneti perqendrohuni, t’ua shtypni koken maskarenjve shpifes, qe mos tu shkoje me mendja te shpifin! Dhe ne … por edhe ju zoterinj, te jetojme te qete se fundi! Se na bene qelaq, na bene maskarenjte!

  • Edhe kriminelet,hajdutet,dhunusit dhe te gjithe qe ata qe nuk ju pelqejne ligjet duhet te protestojne per rishikimin e denimeve dhe mundesisht te hiqen denimet e burgjet…

  • Moj zonje e nderuaar Te gjithe partite politike ne shqiperi e minojne integrimin ne BE .I tremben diktatit te ligjit dhe trasparences se BE .Me e zgjuar moj zonjushe politikane e Brukselit.

  • Don Kishoti mjekerrcjap i Rilindjes si gjeli ne pleh mburrej se kishte dakortesi nderkombetare per kete ligj. Ashtu sikur deklaroj me pompozitet se e ka hedhur ne gjygj gazetarin gjerman te BILD per shpifje por qe nuk ja mbajti bytha. Mjekrra ju zbardh por faqja nuk i nxihet nga rrenat qe leshon si lopa baglat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *