Trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërrin në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Washingtonit në Tiranë.
Pas një qëndrimi të shkurtër në terminalin VIP nga ku u prit prej stafit të Ambasadës ajo është nisur drejt Tiranës, për të nisur të enjten ditën e parë të punës si ambasadore.
Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë selinë e Uashingtonit në Rrugën e Elbasanit.
Youri Kim vjen në Tiranë pasi e nominuara Shtëpisë së Bardhë përpara saj Kathleen Kavalec, nuk mundi të merrte dritën jeshile nga senati si pasojë e një lobimi kundra saj për të cilin Fiona Hill ish këshilltare për sigurinë e presidentit Trump tha në kongresin amerikan ,se erdhi nga një parti politike në Shqipëri.
Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.
Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.
Gazetari Top Channel Muhamed Veliu thotë se Ambasadorja Yuri Kim në tre vitet e ardhshme do të udhëheq prioritet e SHBA për Shqipërinë, duke nisur nga konsolidimi reformës në drejtësi me SPAK dhe BKH, vijimin e ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, minimizimin e veprimeve të Iranit në vendin tonë, përfshi influencën ruse, pa harruar shqetësimin më të fundit amerikan, përpjekjet e Kinës në kontrollim e disa sektorëve strategjik në Shqipëri.
l.h/ dita

e nderuar zonje:
Keni nje mundesi te arte qe te hyni ne historine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes..
.
Te shkeputeni nga zinxhiret e “shefave tuaj te kuadrit” qe do ti quaja berishistet e Washingtonit dhe qe jane ambasadoret reale per Shqiperine
.
Ka vetem nje aksiome qe te ri-vendoset besimi i shqiptareve per Ameriken qe ka shkuar Zero
.
Te ndalohet tallja me SPAK-a dhe te filloje gjyqi i Sali Satanait sepse për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.
Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
*
Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
**
Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
***
Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
****
Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti.
.
Zonje ju urojme pune te mbare..
.
Eshte ne doren tuaj te mjaftoheni vetem te merrni rrogen si ambasadore..ose te beni detyren si amerikane e vertete duke u shkeputur nga shefat tuaj qe duan nje statukuo ne dem te kombit shqiptar duke toleruar perbindeshin e viqidolit ku shteti amerikan ka pergjegjsine e tij ndoshta kryesore
I have a dream !
Deshiroje te ecin ne vashden e ish diplomatit Donal Lu!
Me eksperiencesi ma poshte:
Ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.
CIVI e mrekullushme per lirin e kombit Shqiptare.
Keto te dhena jane shume domethense ne interres te kombit Shqiptare.
Me keto te dhena karakteristike.Past kemben e mbare ne aktivitetin e diplomacise Amerikane ne vendin tone.
I nderuar MH
Nuk do deshiroja qe ambasadorja e re ti ngjaje Luse apo Arvizuse..sepse Arvizu mbrojti hapur krimin e 21 Janarit ndersa Donald Lu e mbylli perfundimsisht kete histori me vetingun e turpshem
.
Ajo qe parashikoi Kokalari doli e sakte
(SEKUENCA NGA LETRA)
Gery Kokalari leter Donald Lu. (dhjetor 2014)
Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane
“…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador,
jeni takuar në Uashington
me përfaqësues
të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA),
një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu).
Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.
.
Por një gjë ka mbetur konstante: Unë kam vazhduar të mbroj atë që unë besoj se është më e mira në interes të shqiptarëve, pavarësisht politikave dhe veprimeve të Departamentit të Shtetit. Për kujtesë, unë mund të them i bindur se makinacionet e të dërguarve tanë nuk kanë qenë gjithmonë në interesin më të mirë të shqiptarëve apo interesave strategjike të Amerikës. Unë preferoj që të punojnë në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, por ju lutem ta dini se unë nuk do të hezitoj për të kritikuar politikën e Departamentit të Shtetit në Shqipëri, kur të jetë e nevojshme ose të lidhem me ju në lidhje me çështjet që unë besoj se kërkojnë vëmendjen tuaj.
I nderuar GK !,
Besoi se MH, ka të drejtë është tepër objektiv për vlerisimin e punës se LU-së.Dhe unë e falenderoi ambasadorët LU dhe Vlahutin të cilët nuk u kompleksuan ,as nuk u stepën ,as nuk u friksuan aspak fyerjet dhe sulmet e pa skrupullta të një pakice të opozitës të rrugës sotme të kriminelit Sali Ram Berishës dhe nxënsit tij Lulëzim Bashës që kan frikë nga ardhja e drejtësisë së re..
Diplomatët Donalt LU dhe Vlahutin do mbahen mend se vunë në rresht 140 gomarët e parlamentit shqiptar dhe me dorën lart 100% miratuan reformën në drejtësi .Për të arritur këtu Ambasadorët nuk pushuan nga zyra e SHQUPIT te Lulëzim Bashës apo të Saliut , dhe kuvendi i Ilirit .për ti bindur një nga një këta hajdut e kriminel të pasurisë shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi ,dhe këtë meritë e ka ai LU dhe Vlahutin..
Pasaardhsja e Donald Lu, zonja Youri Kim do provohet në dy drejtime :
– Në se ajo do të jetë e zonja në ecurinë e reformës në drejtësi , të përfundoi reformën e nisur nga SHBA,dhe BE .dhe weting-n e prokurorve e gjykatësve .Pra të ndjek atë rrugë fisnike që nisi LU, të kap peshkun e madhë që bënë kërdinë .?…
-.Dhe në ralizimin e zgjedhjeve të lira ,dhe të pakontestuara ,në paksimin e parlamentit në 100 deputet dhe me lista të hapura nga populli .
Miresevjen mike e shtrenjte!
U tund vendi anembane,
na erdhi Kimi ne Tirane,
zogeza Leyla nji jave ka,
qe nat dit s’pushon tuj qa,
se ish msu kish zan karar,
ne Tirane porsi Zonj e Par,
te qofshim fal o moj Amerik,
qe na ngop plot me Aziatik,
Kimi shpejt shqip do mesoje,
qe Shqiperine ta guvernoje,
te na leshoje keshillat plot vler,
e…te na sjell ca muxhahedin tjer!
Paska “kineze” plot Amerika ..!
Sic ka Shqiperi katunare plot si puna jote
Aqifi
Po ta ndjekish holle holle.Amerika asht origjinal si nji parriz i gjalle ku jetone e mbijetojne gjithe njerzit nga e gjithe bota.Vendi ma i begate i njerezimit.Te gjithe duan te vijne te jetojne ne Parrize,USA.
Besimi fetar.E thote qe perendia i vlerson njerzit simbas mekateve.Ca i dergon ne Ferr,ca i dergon ne Burgator dhe te tjeret ne Parrize.I gjithe ky klasifikim asht mbas vdekjes,me gjyqtare Perendin.Ndersa ne Gjalles kemi Ameriken USA.
I nderuari G.K. dhe me rrespekt e konsiderat ndaj Teje.
Njikohesisht autor i dergimit te letres por dhe i komentit ne fjale.
Une kam konstatue qe fillesa dhe arritja e Vetingut ( Reforma ne drejtesi ) asht perkushtim i z.Donald Lu.Pikrisht kjo me imponon te keme rrespekt per kete diplomat.Juve iu falnderoi per shtellimin.Si dhe per qendrimin konsekuent ne cdo kohe ne mbeshtetje te cdo ceshtje pozitive ne favor te kombit Shqiptare.
Faleminderit.
Zoti MH
Konsideratat dhe respekti jane per te dy palet
Nese do kishim nje kandar te na peshonte se kush eshte me proamerikan nga ne te dy te betohem se jam shume me i rende se ju
.
Por marr guximin te them se tolerimi kozmik qe po i ben Amerika zyrtare Perbindeshit te Viqidolit ka kaluar cdo durim njerzor..
.
Nese Amerika nuk gjen menyra ta heqe qafe Berishen e saj fatkeqesisht kjo skuader futbolli me 11 ambasadore do te kthehen arkitekte te ringritjes permendores Enver Hoxhes si burri shtetit me i madh qe ka nxjerre njerzimi jo per merite te tij apo deshire timen por per hipokrizine e pabesueshme te euroatalltikasve
…
1 -Chris Hill
2 -William Ryerson
3 -Joseph E. Lake
4 -Marisa R. Lino
5 -James Pardew
6 -Joseph Limprecht
7 -James F. Jeffrey
8 -Marcie Berman Ries
9 -John L. Withers II
10-Alexander Arvizu
11-Donald Lu
Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ( Wiqidol-Washington) ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër. Gjatë karrierës së tij politike 27 vjeçare, KRIMBerisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane. Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria
-Në mars 1997,
-E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997, dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997,
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.
– E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
– E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.
– E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit
-. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
-E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit.
– E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.
Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha do jetë përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës.
I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane ( qe eshte pro serberishes)është më e thellë se institucionet amerikane ( dipllomatet) që e bëjnë atë zyrtarisht.
..
Uroj qe ambasadorja Kim
te ndjeke shembullin
e ambasadorit amerikan
Çarles C. Hart,
ish-diplomat i SHBA në Shqipëri
në vitet 1925-1929
qe me dy artikuj te tij ne gazeten
Washington Post….1 march 1946
me titull
NDAL ATENTATIT GRABITËS NDAJ SHQIPËRISË
lufton kundër miratimit
të një rezolute thellesisht antishqiptare
të përfaqsuesit Komisionit të jashtëm të Senatit Amerikan, Claude Pepper në vitin 1946.
.
Uauu, dikush ia paska numeruar edhe ditet nje e nga nje, prej dites se betimit si ambasadore! Te shkreteve ambasadore te tjere, atyre te Italise, Egjyptit, Cekise, e me radhe, qe nuk u numerohen ditet keshtu si ambasodorve te USA-s!
Mirsevini Ambasadorja Kim! E paci kemben te mbare; vetem , ju lutem mos e ndiqni shembullin e disa kolegeve tuaj te pare;Rajerson e Aevizu , qe e kane zbehur rolin e ambasadorit ,Rajersoni nuk la tribune e mitingje te PD pa folur ,ndersa Arvizuja edhe pse i “perveshi”menget nuk e gjeti dot te verteten dhe beri sic deshi Sali Berisha ,ish kryetar i PD !Ju takon ju qe te ndryshoni pershtypjet e keqia qe kane lene keta dy perfaqesus te qeveris Amerikane !
Eh!turkoshaket i mbajne shpresat tek te huajt….
500 e ca vjet(shumica edhe sot i do)me turqit Ali,mahmut.
Pastaj i mbanin shpresat tek jugosllavi dushan,e pastaj aliu u be aljosha dhe pastaj u be liu kinez…
Edhe sot i mbajn shpresat tek amerika qe rriti dhe mbajti vampirin komunist sali….
Jo more te marre se nuk eshte iraku dhe vendet e naftes,Shqiperia,qe te nderhyj amerika dhe te denoj ata qe na e kane futur ne keto 100 vjet gjoja te pavarur,por jemi te varur nga keta qe ju po i luteni.
Kur nuk je i zoti te qeverisesh vete i lutesh te tjereve,i paguan ata edhe per nje foto e lobime ne vend qe te shkosh te kasollja e atyre qe i varferove per te ndertuar lalzin…
Perseri i nderuar,GK.E meriton i nderuar!
Une nuk futem ne gare te peshohj dashurin.Sepse nuk i kam lane shteg askujt ne lidhje dyshim dashurie.
Jam plotesisht dakort me vrejtjet tuaja per Sali Berishen.Ne pergjigjen tende ndaje meje.Dhe per tu bindur nese pranoni,mundesisht lexoni komentin tim ne artikullin e gazets DITA ku,
“”Flet Idajet Beqiri, avokat i Izet Haxhisë: Dosjet që “varrosin” Sali Berishën.”
Jam i perdispozuem te komentoj sa ma shkurt e me brum.
Me konsiderat,Faleminderit!
Z. Ambasadore e SHBA nuk do te kete pasur nje Pune kaq te lehte si do jete kjo e Shqioerise. Permes SPAK-ut
dhe BKH-s dergoni nje listen prej tre vetash me fillim:
Sali BerishVicidolin, Ilir Floririn e Cepanit dhe Lul Bashen
e Tirane dhe ne cdo hyrje e dalje nga territori I Shqiperi-
se te shkruhen pankarta me germa te medha: BACE U
KRYE” !!! Ndryshe po nuk dolen te paret JO “Peshqit e
Medhenj” por “Peshkaqenet e Medhenj” te lartpermendu-
rit, cdo gje eshte genjeshter e hipokrizi kur behet fjale per
Reformen ne Drejtesi. Eshte domosdoshmeri historike qe
Trinomi: Berisha- Meta- Basha,ne mungese te ligjit te
Denimit Kapital te ngrysin jeten e tyre ne REC dhe celsat
t’u hidhen ne Kanalin e Marianes ! T’u konfiskohet e gji-
the pasuria e grabitur shqiptareve….!!!
Eh moj ambasadore ke fatin me te madh qe erdhe ne SHqiperi ,ne vendin e SHqiponjave ,ne nji vend te vogel ,qe ti se e ke imagjinuar kurre ,por eshte nji vend I djallezuar sa ti per 4-vjet s’ke per ti njohur kurre ,se kush eshte I drejte dhe kush eshte I djallezuar ,ne fund te mandatit ne konkluzionin qe do besh do te dalin te gjithe te djallezuar.Puno me mendje te kethjellet qe tu dalesh mbare djallezirave qe do haseh per 4-ter vite.
Vetem ju lutemi shume (ne rilindasit) shoqja ambasadore (ju drejtohem me shoqja sepse ne se njohim fjalen zonje a zoteri ) vetem udheheqesin tone boteror dhe largpames mos kerkoni ta pengoni ne rrugen e tij kunder korrupsionit,kck,kazanit etj por edhe po mori ndonje ryshfet te vogel disamilionesh bej nje sy qorr sepse e kane radhen ata tjeret perpara.
Z. Foster ! Mos u bej merak, raca aziatike e njohin hipo-
krizine nje milion here me mire se Ti dhe Une ! Prandaj
Zonja Ambasadore do t’i nxjerre ujin e Zi qafireve qe Kane kapur per fyti shtetin e pushtetin ! Une kam besim
te plote te kjo Ambasadore dhe I uroj me gjithe shpirt mi-
researdhjen ne Token e Shqiponjave ! Besim dhe shprese !!
Pra sipas komenteve tuaja te nderruar qytetare , pasi fshataret nuk dine te shkruajne , pamvaresisht se nga ata eshte”pjelle ” dhe qyteti , detyra e kesaj ambasadore eshte te drejtoje Shqiperine , te hetoje apo gjykoje pushtetaret dhe njerezit e koorruptuar te drejtesise , pra me nje “llaf” te nderhyje ne punet e brendeshme te shtetit ..? Problemet e vendit duam te zgjidhen nga populli pasi kete te drejte e ka vetem ai . Njerezit e drejtesise duhet te zgjidhen nga populli nepermjet te zgjedhurve te tij dhe jo te “rebelave” qe pushtojne parlamentin duke mashtruar , duke blere apo vjedhur votat ..! Duam qetesi dhe pasterti ne vend , buke e pune per te gjithe ..!