Partia Demokratike mendon se reforma territoriale ka dështuar dhe se rishikimi i hartës administrative të vendit është prioritet absolut.
Në mbledhjet e Kryesisë së Degëve Korçë, Pogradec, Devoll, Kolonjë dhe Maliq, i sigurova për planin tonë konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike ku është përfshirë si pasojë e keqqeverisjes.
Ndamë bashkërisht shqetësimin se Reforma Territoriale, e miratuar në mënyrë të njëanshme dhe për qëllime politike, ka qenë një dështim dhe ka cënuar rëndë interesin e qytetarëve. Ata janë të braktisur. Bashkitë dhe administrata e tejfryrë nuk janë më në shërbim të qytetarëve. Rishikimi i reformës territoriale është prioritet absolut i Partisë Demokratike
shkruan në Facebook sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.
Reforma territoriale është e vërtetë që ka dështuar sepse ajo nuk përmbushi objektivat e vendosura. Shërbimet publike nuk u përmirësuan, pushteti vendor është inekzistent si levë përmirësimi të cilësisë së jetës dhe katalizator zhvillimi. Mjafton të kujtojmë fushatën qesharake të verës së kaluar, ku për lirua plazhet publike u angazhua Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme me Kryeministrin, ndërkohë që pushteti vendor nuk ushtronte kompetencat e veta.
Kjo është njëra anë. Ana tjetër është se PD-ja nuk ka një opsion alternativ në tryezë pos kthimit në variantin e 384 njësive vendore, por edhe ai model është provuar si i dështuar. Dhe për këtë vlen si ilustrim situata e krijuar në territor me ndërtimet pa kriter dhe kthimin e njësive administrative në qendra punësimi partiak.
Për këtë arsye PD-ja më tepër sesa një opsion për korrigjim, duket se propozon një model ku ka siguri elektorale dhe përfaqësimi. Akuza e saj se reforma territoriale diskriminon elektoralisht, mund të ketë bazë por ajo nuk mund të absolutizohet. Vetëm pak ditë më parë kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se për sistemin zgjedhor le të vendosin shqiptarët, pasi PD-ja fiton me çdo sistem. Në mënyrë tinzare, z. Basha aludoi për një referendum që ai e di shumë mirë se nuk ka gjasa të zhvillohet.
Për këtë arsye, sot PD-së i kërkohet që edhe për reformën territoriale të flasë populli, të cilin e kaq shumë për zemër këto kohë.
d.a. / dita

Ore kur do ta kuptojne keta qe po nuk dine te bejne as zgjedhje “sistemi” dhe supozohet te pyesin popullin per ç’forme duhet te bien dakort, atehere perse jane aty ku i dujet sikur jane dhe bejne ate pune qe i duket sikur bejne ?
Per me teper qe edhe brenda mes tyre nuk dine ke te vendosi dhe demokracia e brendshme jo vetem qe eshte pikiate po pikiate me minus perpara.
Neqoftese ka bere nje VEPER te mire Rilindja e Edi Rames,Kjo eshte pikerisht Reforma Territoriale.
Pse?Sepse copetimi ne ngastra katundi i Territorit shqioptar,qe beri Sali Berisha,krijoi Bashki ne cdo fshat,Udha te drejten e shitjes se trojeve cdo kryekomunari,i dha te drejten e Ndertimit ne Qytetet cdo Maloku kryekomunar,Sepse Kamza,Bathorja,Rrushbulli,Shkozeti,Golemi,sot po vuajne pasojat e Nderimeve pa leje ,Betonizimit Agresiv si pasoje e lejeve te Kryekomunareve maloke,qe jane kafshe grabitqare dhe jo qytetare te civilizuar qe u dhemb Bregdeti,Natyra,Gjelberimi,Hijeshia e pishave te bregdetit shqiptar…Jane kafsheeee.
Ketyre kafsheve Sali Bisha u dha mundesine te shkaterrojne qytetet dhe periferine.
Shkaterroi Durresin,Vloren,Lezhen,Saranden…
Jepja malokut te drejten te jape leje ndertimi ne Vucidol…Atje ka te drejte te vendose kryekomunari i fshatit,jo ne Tirane,Durres,.
Po te shohesh pasojat e termetit ne Durres,,jane pikerisht keta kryekomunare te Golemit,te Rrushbullit,te Shkozetit,pergjegjes per MASAKREN URBANE,per lejet e dhena per ndertim ne bregdet dhe zona te mbrojtura te natyres,;per punime katundarce te shumekatesheve Abuzive,qe u rrezuan si pirgje guresh dhe shkaktuan 51 viktima.
Edi Rama e ka bere nje pune te mire me REFORMEN TERRITORIALE,duke mos i lene me mundesine kafsheve te shkaterrojne Shqiperine.
PD si parti e kafsherise,e rrumpalles,e zullumit,kerkon te ktheje perseri gjendjen e meparshme,qe te pyetet Zhewlal Mziu si do te ndertohet Tirana…
Kkuuuja!Mos ardhte kurre ajo dite.
U pa puna.Me gjithe koncessuionin e chek-upit,hallall i ke votat prape o Edi Rama!Ka edhe me keq se ty.
Nuk do votoj perseri Zhelal Mziun,Zhelal Bathoren dhe kryekomunarin e Golemit.