Po mbyllja e skandalit të Unazës a është KÇK, zoti Rama?

redaktor

Bedri Islami

 

Siç dihet, Prokuroria mbylli pa zhurmë hetimin për skandalin e Unazës së Re dhe vendosi të dërgojë në gjykatë si të pandehur të vetëm Avdjol Dobin, të arratisurin me urdhër, që papritmas, një ditë, u shfaq si përfaqësues i kompanisë DH Albania.

Akuza është krejt e zakonshme, nga ato që ndodhin përditë, “falsifikim dokumentash” dhe është dorëzuar në gjykatë me 27 dhjetorin që sapo kaloi.

Historia e Unazës, në dukje e thjeshtë është njëri ndër skandalet më të paturpshëm të qeverisë Rama dhe kabinetit të tij; është, pa dyshim nga ata raste që dëshmon se shteti është bërë oligarku kryesor i përvetësimit, në marrëveshje të hapur me biznesmenë të pushtetshëm.

DH Albania ishte fituese e njërit prej loteve të tenderit të Unazës së re, përmes falsifikimit të regjistrimit në Delawere të Shteteve të Bashkuara dhe blancit tre vjeçar, por edhe fituese e një tenderi tjetër nga Operatori i Sistemit të Transmetimit – të dyja me një vlerë prej 28 milionë euro.

Aso kohe shefi i qeverisë na “ sqaroi” se skandale të tilla ndodhin në çdo vend të botës (!) duke mbyllur njërin sy.

Tani, pushteti i kapur i drejtësisë  ka mbyllur edhe syrin tjetër.

28 milionë euro të qytetarëve nga më të varfërit në Europë u hodhën në një gropë, drejt së cilës ishit sulur ju, qeveritarë, oligarkë, politikanë në të dy krahët, ju që nuk u ngopët kurrë duke mashtruar , përvetësuar, rrjepur dhe duke u tallur me varfërinë, përuljen dhe militantizmin e verbër të atyre që qeverisni.

Vërtet,  ju zoti Kryeministër, i kujtoni njerëzit e këtij vendi kaq leshko dhe naivë?

Mendoni se ata besojnë që gjithë ky skandal ka të bëjë vetëm me një djalë të mjerë e naiv?

Që 26 vjeçari Dobi “regjistroi” firmën ne korrik 2018 i vetëm? Që kjo “firmë” kaq shpejt u bë e njohur tek ministrat tuaj që i besuan mejëherë dy tenderë të mëdhenj? Që ky recepsionist spitali e regjistroi i vetëm në një parajsë fiskale?

Që në katër muaj, ky gjeni fiton dy tenderë, rreth 18 milionë euro për Unazën e Re dhe 10 milionë të tjerë nga OST, për ndërtimin e linjës së energjisë Burrel – Peshkopi, i vetëm edhe këto?

Skandali i DH Albania, kaq i dukshëm, është një ndër çështjet korruptive të profilit të lartë në Shqipëri.

E vërteta është që përmes kësaj fantazme financiare ishte planifikuar të vidhej më lehtë, më shpengueshëm dhe pasuria të shpërndahej sipas marrëveshjeve të heshtura.

Ju z.Rama bubulloni me batuta sa herë gjykatat dhe prokuroritë këto kohë po japin vendime skandaloze në kushtet e Vetingut dhe i quani këta KÇK.

A nuk është kjo që ndodhi me këtë hetim “Kap Ça të Kapësh” , zoti kryeministër?

Përse heshtni këtë herë?

Kaq poshtë ka rënë kjo qeveri, sa e mban peng edhe një biznesmen i vetëm?

Nuk qenka KÇK ky rast kur këtë biznesmen i cili, edhe pasi vë në dispozicion të 26 vjeçarit Dobi gjithë përsonelin e tij, deri edhe adresën e re të kompanisë, nuk guxon askush ta thërrasë, ta pyesë, të ndjekë rrjedhën e ngjarjeve?

Po ju, pikërisht ju, që të fusni në burg për një lidhje të dyfishtë energjie, ç’ne kaq “i shkujdesur” për pasurinë e popullit këtë herë?

Të gjitha të dhënat e publikuara por edhe ato që duhej të zbulonte Prokuroria e Shtetit, hedhin dritë mbi lidhjet e shumëfishta mes kompanisë fantazmë DH Albania dhe kompanisë së njohur Gener 2, punonjës të së cilës kishin aplikuar për hapjen e një adrese dytësore në Unazë të re dhe verime të tjera për llogari të DH Albania.

Pas kësaj afere, kaq të rëndë, kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë strukturat e shtetit, të shkallës më të lartë, por tani, edhe Prokuroria bëhet pjesë e mbylljes së këtij skandali, duke shuar një nga shpresat e njerëzve për reformimin e saj.

Në një shtet normal, mes të akuzuarve, duhej të ishit edhe Ju, shefi i qeverisë, edhe disa nga ministrat tuaj, edhe drejtorë e shefa të ndryshëm, që tallen, përvetsojnë dhe vjedhin pasurinë e shtetit!

E keni vënë shtetin në gjunjë.

Njerëzit ikin e ikin sepse e kanë humbur shpresën e ndryshimit që premtuat.

Ikën dhe ata që u kthyen kur ju fituat zgjedhjet.

Ku vanë premtimet e prokurorisë së Tiranës për hetime të plota mbi një numur zyrtarësh të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit?

Edhe sa do të vazhdojnë këto lidhje të shehta e të hapura mes qeverive dje dhe sot dhe oligarkisë financiare?

 

Share This Article
38 Comments
  • Edhe Bedriu, qe ishte si me i sakti, e la Ramen per Meten!.A e kuptojne keta medioker servile qe fajin nuk e ka Rama! Jane te gjithe politkanet,media,shoqeria civile dhe te gjithe qe duan te vjedhin qe nuk duan shtet. Pa folur per gazeten Dita qe nuk e kuptoj kujt i sherben!

    • Ti Zorro dmth Z ose nuk e ke lexuar te gjithe analizen ose duhet te kesh deficensa mendore. Bedriu mes rreshtave del kunder te gjithe establishmentit politik ekzistues perfshi ketu edhe qelbesiren e korruptuar qe me mbeshtetjen e edvin hajdutit dhe te kriminelit berisha sot mban me pa te drejte postin e shtetasit numer nje te ketij vendi. Sa per skandalin e unazes se re ai ben muuuuu qe eshte vjedhje e edvin kurves dhe sali kriminelit duke perdorur leven e tyre te perbashket bashkim ulajn. Ky vend mund te behet nese ka ende ndonje qe te arrije te bashkoje pjesen me te madhe te shqiptareve qe sot jane mbi 60% qe nuk votojne dhe nuk duan asnje nga keta kriminele politikane majtas dhe djathtas duke krijuar nje fryme qe do te kanalizohej ne nje levizje te madhe proteste per te zhdukur dhe fshire nga drejtimi te gjithe keta te neveritshem dhe kriminele qe i shohim nen petkun e politikanit cdo dite neper tv. Vetem protesta mbare popullore kunder te gjitha qelbesirave kriminele dhe te korruptuar nga e majta dhe djathta eshte shpetimi yne dhe i shqiperise

  • Tenderi skandaloz i Unazes se re eshte njolla e zeze e qeverisjes se Rames ku korrupsioni doli hapur ne menyren me te shemtuar dhe qe vete kryeministri Rama doli ne mbrojtje te tij sikur te ishte ai qe e kishte urdheruar!
    Hakerrimi qe Rama u beri gazetareve se “Ku eshte ketu korrupsioni?” eshte pohimi me i plote nga Rama se ai eshte mbrojtes i tij!
    Ne gjykimin tim Rama eshte fajtori kryesor i lulezimit te korrupsionit ne 7 vitet e fundit,ndaj katandisja e hetimeve te prokurorise vetem tek recepsionisti tip “SUDE” eshte turpi me i madh i drejtesise se sotme!

    • Dentisti
      “Tenderi skandaloz i Unazes se re eshte njolla e zeze e qeverisjes se Rames”
      nuk është njollë e zezë lali!!
      është thjeshtë maja e aisbergut që del mbi mjegullën që krijon dobiçi me gjak burgajeti dhe e shumfishojnë dhe këta debilat e ditës!!
      nëse maja e aisbergut është 1/7 e masës totale!?
      maja që duket në mjegull është 1/1’000 e masës totale!!
      ky rast është një nga më flagrantët,për të cilën kanë mbyllur gojët të gjithë,pozitë,opozitë,hajdutëri e kriminelë,përfshi dhe gazeta “të pavaruara” si dita!!
      vetëm shkelmat e dikujt bëjnë që të dalë diçka!!
      shpesh e kam thënë “shikoni gjërat që dobiçi me gjak burgajeti nuk përmënd,ato janë pika e dobët e tij”!!
      “katandisja e hetimeve te prokurorise vetem tek recepsionisti tip “SUDE” eshte turpi me i madh i drejtesise se sotme!”kjo është drejtësia e sotme dentist!!mos prit atë që trumbeton dobiçi!!atë e trumbeton për tu tallur me tye e mua bashkë,fakti është që kur vijnë momente të tilla ai ta përdorë!!pra nuk prek ulaj e kompani,por i vërsulet një mashe që përveç emrit dhe një firme për pes grosh nuk ka bërë gjë tjetër!!
      këtu ishte qëllimi i “vetingut” të shumë shpresuar nga shqiptarët dhe jo “dënimi i sali berishës me shokë”!!
      saliu i duhet jashtë ramës dhe jo në burg!!një sali në burg!?
      e zbret menjëherë ramën nga karrigja dhe paraja e futuar nëpërmjet ulajve!!
      saliu në burg është e barabartë sikur tu thuash kalamajve”vazhdoni të kini frikë nga gogoli që ka vdekur”!
      e pe me çfar merret spaku??
      me kokainë të thithur nga një kryebashkiak!!
      nëse mund ta quajmë krim!?
      atëherë le të merret policia e thjeshtë dhe pikë!!edhe kryebashkiaku nuk është më shumë se një njeri normal!!

  • I/E nderuar/i/a …kaq e veshtire te duket se kujt po i sherben gazeta Dita????!!!!
    E drodhi edhe kjo gazete,qe mbahej si me seriozja….
    ..
    ….sa me shume ta dredhesh litarin aq me i fort behet….ky eshte parimi baze i politikaneve dhe medjes qe u sherben.

  • Nuk eshte skandal perderisa shqiptaret e gelltitin
    Ashtu gelltitin cdo lloj vjedhje dhe me qindra miliona.
    Ramutit i duket e ligjshme qe te marre cte doje nga nje popull qe i fal me deshire gkithcka. Dhe jeten, dhe kuleten.

  • Bedri si patriot qe jemi sulmet e tua ndaj Rames duken si te pa arsyeshme,
    Sali Krimineli per 15 vjet ne veri nuk vendosi nje tull dhe ti si gazetar besoj se ta ka kap syri
    Rama te pakten po ben ate qe mund te bej
    po hedh themelet qe u vuri minat saliu nga jugu ne veri
    I nderuari bedri nuk e di se nga kush e merr rrogen po ne fillim te qeverisjes se rames te lexoja me kenaqesi
    deshiroj te lexoj perseri
    nga nje patriot i juaj jo shume i larget
    RESPEKT

    • I thuaj Ramutit ta zgjasi ca ate litarin e KCKese dhe nga Saliu. Apo ka hall se mos i peshtillet si gjarper neper kembe?

  • Si tha prokuroria….zyrtaret nuk hetohen sepse e denoncuan……kur u be mullar e denoncuan…1500 vete e mbajne ate vend ne kete situate…politikane,prokurori oligarke

  • D I T A: Ju lexoi perdite.Nga ju mesoi te verteren.Por nga shume komentues anonim ka edhe dengla pazari.
    -Me vjen keq qe B. Islami po i bie fyellit ne nje vrime te gabuare:
    1-Edhe B.S nuk e nxjerr emrin e vertet te bisesmenit-oligarg te Saliut-Bashkim Ulaj.Se edhe ai ka frik ta nxjerri dhe ka te drejte.Se Saliu vret njers vet dhe fain ua hedh te tjereve siç ndodhi ne 2 prill-Shkoder,apo me Azem Hajdarin.
    -B.Ulaj eshte i paprekshem si Saliu qe mbrohet nga drejtesia e kapur prej tij qe ne 1992.Ndaj B.ULAJ u fsheh pas adoleshentit Dobi i arratisur po me urdher te tij.Ulaj ka kapur jo vetem drejtesin shqipetare,por ne Ballkan e me gjere.
    2-Z.Bedri:Nuk denon Kryeministri por drejtesia.Ai po thot:Sulme kunder KÇK.Tashme KÇK po ben kerdine si lukunia e UJQERVE NE KOPEN E DELEVE…dhe nuk ka zot ti ndali veç “topit te Mato Grudes ” Sepse ata nuk mund te denojne shoket e tyre te bere njesh me krimin e te mbrojtur nga politika.
    3-SPAK do deshtoi por edhe ONM-SHBA+BE.Gjyqtaret dhe prekuroret Jane te gjithe njesoi 99 %.Eshte sikur ne nje qyp me bajga te hedhesh nje lug mjalt..a do quhet mjalt. !? Mbyllja e LOBIMIT RUS TE LULIT,E ÇEZ nga i njejti gjyqtar,dosja Babale,Vonesa e gjykimit te Izet Haxhis,mos gjykimi i 21 janarit,Gerdecit,droges se Maminasit qe eshte Agron Kuliçaj dora vet-bodiguardit te Saliut,dosjeve te pronave ne bregdet qe nga Lesha e deri Sarande,etj,ku K.Bashkiaku i PD -Lezhe del i pa-lagur-Tregon se SALIKRIMI NUK LARGOHET NGA POLITIKA I GJALLE.Dhe Rama ka frik prej tij se ka mbrojte nd/kombetare,ose ka irjentim nd/Kombetar per mos ta prekur deri sa te shuhet Shqiptari fundit,pasi SB eshte agjent i shumfisht qe ne 1974 me pseudonimet “Bisturia” e Penicilina”.
    -Rruge-zgjidhja do ishte:AMBASADORJA E RE E SHBA TE SILLTE 10 GJYQTAR PER 10 VJET QETE DENONONIN E SEKUESTRONIN PASURIN E TE KORRUPTUARVE QE NGA 1992 PER MBUSHJEN E BUXGETIT,RRITJEN E RROGAVE E PESIONEVE,ETJ.Ndryshe ky vend ka marr fund.
    -FLM-DITA.

  • Ja, ae kuptuat kush eshte reforma ne drejtesi? Nje lesh vetingu qe nisi hoqi disa nga prokuroret dhe gjykatesit me te ndershem dhe la gjin gjonet qw po bejne kerdine. Keta qe nuk kane kaluar vetingun jane lene me qellim qe te gjykojne ceshtje madhore qe kane lidhje me Ramen,Berishen, Lulin e Meten.Keshtu mos pritni ndonje shprese as nga ambasadorja e re amerikane se ketu e nisi kalbezimin e vendit Berisha dhe do ta varrosi perfundimisht Rama.

  • Bedri, cfare ndodhi tek Unaza? U hap nje tender elektronik, nje nga firmat pjesmarrese fallsifikoi, eshte ne ndjekje penale personi, shteti fitoi 2 mln euro qe firma kishte lene si garanci per pjesmarrje ne tender, dhe tenderi do te rihapet nga e para. Kjo eshte shkurt historia. Cfare ka ketu per te bere gam-gam? Ku eshte implikimi i shtetit?

  • O e jema Zeqos mos bej te zgjuarin……po te mos e nxirrte Rakipi tenderi ishte i fituar. Pra shteti ministri e administrata bejne tendera ne funksion te dikujt….Mafia kjo eshte nuk ka brire….pastaj cilesia e punimeve dihet si do jete…sepse dreht 40% dorovitet….apo jo?

    • O Loli! E nxori Rakipi thua! Por a njef hajdutin me emrin Rakip ti? Dikur ka qene pronar i gazetes Albania. A e dini ju sa marka gjermane ka mare ky Ylli me Saliun nga qeveria ne mergim Bukoshi? Nuk besoj asgje qe del nga Ylli,Tosi,Andi etj.!

      • Z. !
        Me gërmën Z fillon ;
        – Zi
        -Zuzar
        -Zorre e trashe..
        -Zemerak
        -Zullumqar
        -Zagar….etj
        Nje prej ketyre do jete dhe kjo Z-ja qe i “versulet” autorit pse ben nje analize analitike nje veprimi pervers te prokurorise, ne mbrojtje te hajduteve te fondeve publike.
        Menjhere Z-ja, ëë qe mund te jete edhe zorra e trashe e jashtqitjes se Rames…..ee ben “Met-ist” autorin…see çlidhje ka Autori me Meten…e di zorra e trashe….
        Pooo shpjegon vjedhjen e Shqiptareve nga Rama dhe hienat e tij o i Zi…

    • Loli, natyrisht, merite e shtypit. E pastaj? Ku eshte implikimi i shtetit ketu? Sa per ate 40% nuk dime gje. Ti dhe te tjeret nese dini, denonconi.

  • D I T A:Jam dakort me “TEMO” & E EMA E ZEQOS”.Por dua te shtoi:
    .Pse ikin njerzit nga vendi.
    1-Nuk kan ku te punojne pasi industria u shkaterrua nga agjenturat e huaja-UDB,ASFALIA,KGB..qe orientuan agjentet ne Shqiperi si SB A.HAJDARI,GRAMOS PASHKO,et,siç shkruan Nexhmie Hoxha ne intervisten me Xh.Shehun e DITES.PD u mbush me spiun te brendshem dhe te jashtem.Teoria shok e tokes se djegur e G.Pashkos e fundosi vendin por edhe vet ate dhe te birin ne fund te detit nga SB si kongurent per kreun e PD..! Kete fat do te ken te gjithe ata qe per 30 vjet i kan bere gjemen ketij vendi.Kjo-nese SPAK+SHBA+BE e kan seriozisht.
    2-Degjenerimi i drejtesise 99 %.Nuk ka ilaç qe ta sheroi kete KANCER.
    3-Pronen e mori Hajduti.Ajo po shitet, blihet e tjetersohet disa here.Dhe drejtesia mban sehir.
    4-Rinia eshte mesuar me droge,prostitucion,vjedhje.Keto po luftohen nga policia e Guardadifinanca Italiane qe Saliu e perzuri.Rama po detyrohet nga BE.Dhe drogaxhijt po synojne drogat e forta ne Europe,etj.
    5-Iniversitetet jan shume dhe pa efiçence.Po nxjerrin jurist,etj,pa fronte pune ne vend qe te pergatitin SPECIALIST PRODHIMI.Tashme po kerkohen specialist te huaj,ku midis tyre do te vijne agjent te rrezikshem.
    5-Po dalin kriminelet nga burgu prej gjykatesve te plepave te cilet po vrasin njeri-tjetrin per te krijuar therror,pasiguri.Dhe keto i simulon opozita e rruges per pushtet.
    6-Rruga e zgjidhjes:
    1-Krijimi i nje gjykate speciale nd/kombetare per denimin e sekuestrimin e pasurive te korruptuarve te shekullit 20,21..siç kerkon BUTESTAGU GHERMAN.
    2-Berja e VETINGUT TE POLITIKANVE.Kjo do hedh nokaut 90 % te politikeberjes ne Shqiperi.
    -FLM-DITA.

  • Loli, natyrisht, merite e shtypit. E pastaj? Ku eshte implikimi i shtetit ketu? Sa per ate 40% nuk dime gje. Ti dhe te tjeret nese dini, denonconi. Sa per parafin e fund

  • E jema Zeqos po pse per cfare eshte administrata? Vetem te mbledhi letrat? Per kete mjafton protokollisti…..Jo o trim jo….me ato fakte ktu ku jetoj une ishin rrezuar qeveri pa frike…..

  • Z Rakipi eshteoligark i medias qe ka perfituar nga sherbimi qe i ka bere paleve….po crendesi ka ne kete Rast? Meruni me faktin jo me ate qe e serviri.

  • Normal nuk dime qe per 40 te shen por shikojme pasurite pafund te disa njerezve nenjevend te varfer. Shikojme kur vijne e bejne shoping ketej nga perendimi e ti si punonjes cuditesh e ata se dine qe je Shqiptar e blejne cash nje rolex 48 mije euro etj etj…..ndaj o trimi Zeqos mendoj se nga u vijne. Njoh bisnesmene qe vijne nga Shqiperia e maten te blejne nje ore 150 euro sepse i kane leke gjaku….

  • Nuk eshte faji i bisnesit….nje bisnes i duhet te fitoje e tembaje me buke mijera familje….faji i zyrtareve qe behen me te pasur se bisnesi..Ai vend shpeton vetem me 10 prokurore e gjyqtare te huaj.

  • Mire me TEME rrocken, po me me veten a je dakort?

    Qe ta besojme se ke qene vertet KAPTER MADHOR JO ANONIM tani duhet te plotesosh nje kusht paraprak. Mundohu te heqesh dore vetem per pak sekonda nga RENAT ME BISHT dhe na thuaj me SINQERITET FSHATARI se kush nga ju te dy eshte GOMARI, dhe kush SAMARI.

  • Po ç’pate o Bedri që po vjell vrer ndaj kësaj qeverie dhe kryeministrit? ÇudiA IME ËSHTË KJO: Si mund të krahasohet pushimi i çështjes ÇEZ me atë të unazës ku qeveria nuk ka akses në ndalimin e kujtëdo individi të futet në tendera dhe të fitojë brenda ligjit dhe rregulëlave të vendosura. Aferat dnhe fitimet e pushtetarëve ,përgjegjës, sipas teje, janë në mëndjen e sojit të gazetarëve si ju që e kini në misjonin e kohes ti bini në kokë kryeministrit sepse ai nuk ju vjen juve, pronarëve të medjave etj, hosh.

  • bregdetari @………………….
    Pse te djeg ore djale ,pse mbron Ramen dhe kritikon me te pa drejte z Bedri ..Dhe me ben pershtypje dhe me vjen sinqerisht keq per ty , me qe permend cez ,si more akoma nuk e ke kuptuar qe Saliu me Ramen nuk jane kundershtare me njeri tjetrin .Qe te jete e te mbijetoje Rama ne pushtet i duhet Saliu dhe Lulzimija ,dhe e kunderta do ishte katastrofe per karjeren e Rames. Me i zgjuar o brekdeti .“!!
    Respekte nga une personalisht , per kete artikull z Bedri.

  • Te dashur komentues,medioker, dhe Gazeta Dita! Lerini njerezit te japin mendimet e tyre! Dita mos boto komente me gjuhe te ulet nga njerez te vegjel! Mund ta kritikosh Ramen dhe mbrosh Saliun dhe Liken pa perdorur fjalor rrugesh,qe eshte dhe mungese kulture! Fjala ketu eshte qe korrupsioni nuk filloi me 2013 kur humbi Saliu! Mendjeshkurtesia e komentuesve shkonn deri ne mediokritet! Ne bote ka edhe menyra te tjera per te matur korrupsionin! Kjo eshte metoda e krahasimit! Keta mytebere nuk e mbajne mend c’na bente Saliu ne kohen e vet! Nuk pyeste ishe me PD apo kunder! Po te prekeshin interesat e veta personale na kercenonte, na rrihte dhe na vriste! Megjithate secili ka opinionin e vet! Varet nga lloji? Dita do te bente mire qe te mos botoje komente qe fyejne komentuesit e saj!

    • Me vjen keq qe po detyrohem te ta them fare fare shqeto zonja Z, por edhe Zagaresha personale e ramazonit sikur te ishe, ti do e kishe permbajtur pak veten dhe nuk do kishe dalldisur si ne ekstaze duke ia drejtuar te tjereve gishtin e shtrember. Sa per pardesybardhin Sali, krahun e djathte te kastrabeut spiropallor, atij s’ke mbetur ti dhe soji yt prej sahanlepiresish t’ja nxirrni horrlleqet. Personalisht ndjej kenaqesi nese me pocaqira pa din dhe pa iman Saliu eshte treguar ashtu si i ka hije nje malesori. E kupton tani se edhe ca horra si personazhi “Ai” i tregimeve viktorjane kane pak me shume dinjitet se ai vocrraku qe ti kerkon te fusesh nen sqetull si kungull?

  • Je i vonuar o bedriu i partise. Sa ka ne radhe perpara ketij po ti e ke kunjin me Saliun e ndaj flet vetem per Ulajn e hesht per Vilma Nushin, Beqen, Gjiknurin, Ti si promovues e propagandues i Rames ne pushtet a mban pergjegjesi o Bedri qe solle ne pushtet nje kopje edhe me te shemtuar se ate te Saliut?

  • Z.Bedri shkruan shpesh te verteta nga qeverisja…Ky eshte nje kontribut I madh per te gjithe ata qe dine ti lexojne.Denoncimi i korrupsionit ne qeverisje I ka kaluare me kohe kufijte shteterore te Shqiperise…Kjo eshte nje lufte qe qe kerkon te mbeshtetet nga shpjegimi I shkaqeve te korrupsionit qe ka marre permasa te pamateshme…Per shkaqet nuk shkruhet dhe nuk flitet.Kjo do te thote ti shtosh jeten degjenerimit masiv te qeverisjes ne Shqiperi.Shkaku duhet kerkuare tek sistemi politik qe bazohet tek pushteti i individit.Te gjitha sistemet politike qe kane patur ne baze pushtetin e individit kane deshtuare.Ato kane qene dhe vazhdojne te jene shkaku I i luftrave per pushtet ,para dhe degjenerim…,shkaku I i pasigurive te njerzimit (mjerimi ekonomik,shendetesor…,injoranca e tj.).Perderi sa populli nuk mer pjese ne qeverisje dhe ne kontrollin e qeverisjes,degjenerimi i qeverisjes do vije ne rritje.Mashtrimi politik I partive politike te privatizuara I kane bere popujt te votojne kundra ”shiut”dhe ka gjetur “bresherin” .Nuk mundet qe nje individ(kushdo qofte ai)qe ka mendje te kufizuare te kete pushtet deri te pakufizuare.Kjo sjell vetem diktature.Perderisa referendumi popullor nuk zoteron te gjitha pushtetet,nuk i zgjedh direkt keshillat e qeverisjes;perderisa individi te mos kete pushtet tjeter pervec votes se tij ,ligji ,kontrolli i qeverisjes te jene te pavarura…….korrupsioni ,krimi dhe degjenerimi I qeverisjes do bejne ligjin mbi popullin….

  • Edhe unaza e re ngeli aty ke KCK-ja.? Pop si mendoni juve kjo KCK-ja qenka vetem per opoziten dhe jo per qeverin.?
    Tema e ditas vjedhja, korrupsioni. A e dini qe fjal korrupsion ka ekzistuar qe ne kohen e Platonit.
    Atehere Opozita i ka te gjith strukturat per ta kontrolluar qeverin ne se ajo ka bere lufte qe tek Unaza te kape Cfare te Kape.?
    Lufta kunder KCK-se eshte edhe per Qeverin e jo vetem per at qe jen ne opozita.!
    Sotee ka edhe nje drejtesi te pavarur e cila duhet pa tjeter di drejtohemi asaj kure shofim qe KCK-ja eshte vetem per te tjeret dhe jo edhe per qeverin.!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *