Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen nismës “Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë” në 22 nëntor, si mënyra më e mirë për treguar përgjegjësi ndaj mjedisit ku jetojmë. Veliaj tha se pas debatit për lëndët kimike, Shqipëria mund të jetë gdhirë më e qetë, por nuk është gdhirë më e pastër sepse 31 hot spot-et e rrezikshme që shkaktojnë sëmundje e vrasin çdo ditë njerëz, janë ende aty.
“Duke qenë se pastrimi i hot spot-eve është një operacion i kushtueshëm dhe Shqipëria nuk i ka mjetet financiare për ta përballuar atë, pastrimi i mbetjeve të rëndomta, të cilat i kemi shkaktuar dhe vazhdojmë t’i shkaktojmë vetë ne, është një mision i mundur. Prandaj, dua të ftoj çdo qytetar shqiptar, ata që prisnin me ankth vendimin e djeshëm, ata që protestuan këto ditë, por edhe prindërit e atyre fëmijëve që për herë të parë vendosën një standard të ri proteste në një vend ku qeveria nuk e dhunon popullin e vet, por pajtohet me ta, të bashkohen në datën 22 nëntor në fushatën ‘Ta pastrojmë Shqipërinë në një ditë’”, tha Veliaj.
Veliaj tha se fushata e organizuar nga “Greenline Albania”, si pjesë e një nisme botërore e zbatuar me sukses në Slloveni dhe në shumë vende të tjera të botës, mbështetet fort edhe nga qeveria shqiptare, e cila tashmë është bërë pjesë e nismës që do të pastrojë Shqipërinë nga mbetjet me gjithë fuqinë vullnetare që ka qytetaria shqiptare në datën 22 nëntor.
“Tani duhet të kalojmë nga fjalët tek veprat! Ashtu siç Shqipëria ishte në vëmendjen ndërkombëtare gjatë kësaj jave, tani kemi shansin që këtë vëmendje ta përdorim në datën 22 nëntor për të treguar se 100 mijë shqiptarë mund ta pastrojnë shtëpinë e tyre me forca vullnetare, duke rrokur energjinë dhe ndërgjegjësimin që shkaktoi debati për çështjen e lëndëve kimike”, tha z. Veliaj.
Nga ana tjetër, ai ftoi të gjitha institucionet e shtetit që në 22 nëntor të bëhen pjesë e kësaj fushate pastrimi, përfshirë edhe ato në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Në këtë aksion do të angazhohen edhe Ministria e Mjedisit, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, si dhe të gjitha Prefekturat apo Bashkitë e Komunat e vendit.
Veliaj tha se do t’u bashkohet edhe vetë vullnetarëve për të pastruar mjedisin: “Në 22 nëntor do të jem në Gjirokastër, në aksionin për të pastruar pjesët turistike të qytetit si Kalaja, apo pjesët kufitare siç është dogana e Kakavijës”, shtoi ai.
Me aksionin e 22 nëntorit synohen të mblidhen mbi 20 mijë ton mbeturina nga grumbullimet ilegale në 12 qarqet e vendit. Lëvizja civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një Ditë” dhe organizata Greenline Albania janë pjesë të lëvizjes “Let’s Do it Ëorld”, e cila është kandidate për çmimin “UN Prize” në fushën e të drejtave të njeriut për promovimin e një mjedisi të pastër në të gjithë botën. Këtë nismë e mbështesin 107 shtete, janë organizuar 139 aksione pastrimi dhe janë angazhuar rreth 8 milion vullnetarë, të cilët kanë mbledhur mijëra ton mbeturina në të gjithë botën.

Une para oborrit tim e pastroj shpesh ne keta 15 vite dhe kur kalojne komshinjte as puna e mbare nuk thone por me sa duket mendojne se ceshte ky ufo qe punon ose shqip ko..e kandari qe pastron ,femijet qe me ndihmonin tani jane 23 vjec dhe nuk afrohen me qe te pastrojne oborrin para pallateve…Ne kohen e xhaxhit edhe komshija vetem se ishte ne front te lagjes ja mblidhte te gjithe banoreve qe te dilnin te dielat e te pastronin para pallateve kurse tani komshiu e hedh qesen e plehrave nga kati i 5 dhe nuk i thua dot gje se do grindesh dhe me keq,shqiptari e ka harruar pastertine e ambjentit te perbashket dhe hedhin mijera euro per tanerdhik me mobiluar shtepite pa harruar qe i gjithe pluhuri i rruges para shtepise se tij po brenda pallateve do zere vend,nuk pastrohet shqiperia me nje dite por do shume kohe,njehere rregulloni koshat e pleherave se vetem ne shqiperi jane pa kapake,beni reklama ne TV dhe me makina ne vend te posterave per partite u shkruani Qytetare e katundare mbani paster ambjentin ku jetoni dhe aty ku nuk marrin vesht shkruani O Plehera hidhlni pleherat ne vendet e caktuara nga bashkia,Me nje lule nuk vjen pranvera ,me shume sheh politikanet duke na perrallisur perdite ne TV se sa sensibilizimin e miletit per pasterti,shikoni perreth se si i ndajne qeset nga xhami dhe plastiket nga mbeturinat ushqimore….Lusim zotin qe te na hiqet balta, pluhuri dhe pislleku qe te marrim fryme lirisht e te na zgjatet jeta..
Duhet heq dore nga inisjativat nga lart. Duhet nxitje poshte jo me urdhera si dita e enverit e dita e ramizit.
Po zoti Erjon po do e pastrojmë Shqiperinë nga mbeturinat. Po behu një qik human se na more frymen na e more me hjeqjen e ndihmes ekonomike. Ndofta gjynahi i femijeve dote godasi per bese.