Koronavirusi, studentja shqiptare në Kinë apelon për ndihmë: Dua të iki sa më shpejt

J L

Josilda Ndreaj njëra nga dy studentet shqiptare cila studion në Wuhan, epiqendrën e koronavirusit vdekjeprurës, përmes Top Channel apelon për ndihmë për t’u kthyer në Shqipëri.

Gjatë një bisede me gazetarin e TCH ajo kërkon të ndihmohet për t’u larguar sa më parë nga Kina.

”Dua të iki sa më shpejt nga këtu. Situata sa vjen e po përkeqësohet. Vetë e kam të pamundur financiarisht të lëviz. Dua të kthehem në Shqipëri. Do t’i jem mirënjohës qeverisë shqiptare apo gjithkujt që do të mund të më ndihmoj në këto momente të vështira ku gjendem”, ka thënë ajo.

Ndërkohë TCH ka mësuar se për rastin e Josilda Ndreajt, ambasada shqiptare në Kinë i ka dërguar një shkrese urgjente Ministrisë së Europës dhe Punës së Jashtme duke e vënë në dijeni të kërkesës së saj.

Një ditë më parë ajo tha se studionte në universitetin e Wuhan por për momentin kishte marrë një banesë me qira në një provincë tjetër në Xi’an.

Universiteti, sipas saj ka njoftuar që të qëndrojnë jashtë Wuhan, të paktën deri në datë 15 shkurt.

Josilda që studion master në Pronësi Intelektuale, tha po ashtu se për të ky është viti i saj i parë në Wuhan dhe nuk e fshehu frikën për atë që po shikon dhe përjeton atje.

“Sigurisht që kam pasiguri Gjithçka ndodhi shumë papritur dhe po përpiqem të ruaj qetësinë dhe të vëzhgoj situatën”, do të deklaronte ajo.

Josilda tha po ashtu se aktualisht një studente tjetër shqiptare ndodhet në një kampus universitar në Wuhan.

j.l./ dita

Share This Article
7 Comments
  • Po ne kine si vajte me autostop po aty me ca jeton ke ndonje lek vec apo i ke lujt bixhoz me zara kinez vk do me terheq vemendje kot

    • Urgjent Ministria jone e Jashteme te ndihmoje vajzen te largohet sa me shpejt nga aty

      Shteti jone e ka per detyre ta ndihmoje bajzen qe te largohet nga aty

      I duhet thene Elvis Nacit qe ta ndihmoje vajzen nga ana financiare per te ardhur ne Shqiperi

  • Termeti i dyte po afron! Dhe po si ne termetin e nentorit, edhe ketu Shqiperia eshte e papregatitur! Pa dhoma karantine ne Aeroport dhe pika kufitare! Spitalet te papregatitura me personel te kualifikuar dhe dhoma te izoluara! Ministria pa udhezues te sakte dhe programe emergjncash per raste te tilla infektimi! per keto raste duhej qe aeroporti i Kukesit, ose ndonje tjeter, te ishin gati me personel mjeksor! Gjithshka kaotike dhe me drejtues te papergjegjshem!

  • Te dhjefsha studimet.Akoma nuk kupton izolimin sanitar që të izolohet infeksioni.
    Cilido të jet brenda nuk mund të lëvizi pa pasur garancinë e kuarantenes ose pergjithësisht të kohes së inkubimit të virusit sepse rrezikon përhapjen dhe zhdukjen
    e gjithë atye që infekton.
    Më ktheni thotë budallaqja.

  • Ca gop e semes do atje ti? Ca eshte kjo Pronesi intelektuale ne Kine?Nuk te dalin 30 universitete ne Shqiperi,por kerkon edhe 3 miljard kineze?
    Atje te rrish!Ti kem parate me thase,ty s`te jap nje lek.

  • Nje person qe studion jashte vendit te vet, do te thote qe eshte ne gjendje te mire ekonomike e jo un morto di fame. Kur iku atje, ne, Kine nuk e mendoj we nje dite do kthehet nga ku u nis, apo e preu bileten vetem vajtje e nuk mendoi qe nje dite do te kthehet tek sua familja. Ndihmen Tia kerkoje familjes se vete e jo te tjereve. Cfare do Tani ajo apo Te na sjell virusin ketu se ate kemi manget ne. Aty te rri derisa te permiresohet situata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *