Basketbolli botëror është në zi. legjenda e NBA dhe Los Angeles Laker, Kobe Bryant humbi jetën në një aksident ajror me helikopterin e tij privat në Calabases një qytet që është 70 km larg Los Angelesit.
Sipas policisë amerikane, në helikopter ndodhej dhe vajza e tij 13 vjeçare, e cila gjithashtu humbi jetën.
Sipas portalit TMZ në helikopterin ku ndodhej 41 vjecari nuk ishte bashkëshortja e tij Vanessa Bryant, ndërkohë që në vendngjarje shkuan edhe zjarrfikësit e Los Angelesit.
Mësohet se gjatë fluturimit helikopteri mori flakë dhe u rrëzua dhe ndihma e dhënë ndaj viktimave ishte e kotë.
Nuk ishte hera e parë që Bryant merrte helikopterin për të udhëtuar, por ky i kësaj të diele rezultoi fatal për të pasi i mori jetën duke lënë bashkëshorten vanessa dhe vajzat e tij
Kobe Bryant konsiderohet si një prej basketbollistëve më të mëdhenj në historinë e NBA teksa është shënuesi i katër më i mirë në këtë kampionat me mbio 33 mijë pikë të shënuar në karrierë.
Në 20 vitet e karrierës së tij që i kaloi me skuadrën e Los Angeles Lakers, Bryant arriti të fitojë 5 tituj kampionë të NBA, dhe në 2 raste u shpall MVP i Finaleve dhe në një rast rezultoi lojtari më i mirë i sezonit të rregullt.
Po kështu ai ka marrë pjesë edhe në 18 edicione të All Star Game.



LEGJENDE E BASKEBOLLIT TE KUJT VENDI ESHTE ..? NA VJEN KEQ PER LEGJENDAT , PAMVARESISHT SE KETE NUK E DI , POR NDOSHTAJ E KAM PARE ME DHJETRA HERE , NGUSHELLIME FAMILJES ..! GAZETARE , MENDONI PER NE QE NUK KEMI NJOHURI SA JU , POR TE PERFITOJME PAK NGA JU ..!
Bravo redaktori:aksidenti ka ndodhur në një aksident ajror
Ndërron jetë basketbollisti i famshëm Cobe Bryant.
Nji basketbollist fantastik i jashtezakonshem.I pa perseritshem ne basketbollin amerika.Ka luajtur me skuadren e Losangjelos.Ishte teribel ne koshat 3 pikesh nga cdo pozicion,dhe i sigurte nga ansoret.Kishte te gjitha cilesit qe i duhet nji basketbollistit,fantastik!
Qofsha i gabuar ,me kete basketbollistin ka qene ne elikopter dhe vajza e tij 13 vjecare . E perseris qofsha i gabuar , nuk e deshiron as edhe nje njeri ,per vdekjen e vajzes se tij .
Pse e shkruani Cobe ne titull? Emri i tij shkruhet me KOBE.
Ne kete aksident humbi jeten dhe vajza e tij 13 vjecare.
Pse mundoheni ti r”rotulloni” e sterholloni lajmet kur ato jepen shume te shkurtra dhe te qarta?
Pastaj nga e gjetet numrin % vete? Cnn thote ( veta ne bord?!?!?!
Gazeta e nerume DITA:
Mengadale me vleresimet per te ndjerin, kampionin Kobe Bryant te “Lakers”, LA, California, sepse keni harruar legjenden e pakrahasueshme te ketij ekipi superkampion te NBA-se, legjendarin Wilt Chamberlain me 100 piket e shenuar prej tij ne nje ndeshje te vetme qe nuk ka ka arritur deri tani asnje baskebollist ne Bote, ja historia ne Wikipedia:
“Chamberlain fitoi dy kampionate në NBA dhe ishte pikshënuesi kryesor dhe gjithëpërfshirës kryesor i NBA-së kur doli në pension, ai u kujtua më së shumti si basketbollisti i vetëm-shënuar shënuar 100 pikë në një ndeshje. Chamberlain përqafoi publikisht lojën 100 pikë në vitet e tij të fundit. Në një shfaqje radiofonike duke përkujtuar përvjetorin e 31-të të lojës në 1993, ai tha: “Me kalimin e kohës, ndjehem më shumë një pjesë e asaj loje 100 pikëshe.” Ai ishte krenar që njerëzit që nuk dinin asgjë për basketbollin do t’ua tregonin lojën fëmijëve të tyre kur ta shihnin. “Unë e di që ka qenë etiketa ime. Unë jam padyshim krenar për këtë. Por ishte padyshim një përpjekje e ekipit. Duhej të shikonit disa nga gjërat që bënë shokët e mi të ekipit për të më marrë topin perpara se une te shenoja rekordin 100 pikesh.” 100 pikët e Chamberlain konsiderohen akoma sot si rekordi i basketbollit boteror, i paarritshem deri me sot. Dekada pas rekordit të tij, shumë ekipe të NBA-së as që ishin mesatarisht ne nivelin e 100 pikëve ne perfundim te ndeshjeve te tyre, lojtari qe i eshte afruar 100 pikëve ishte basketbollisti i Los Angeles “Lakers” Kobe Bryant , i cili shënoi gjithsej 81 pike në fitoren 122-104 mbi Toronto Raptors më 22 janar, 2006. Ndërsa Chamberlain u furnizua me top në mënyrë të përsëritur nga shokët e ekipit për të shënuar 100 pikë brenda zones se 2 pikeshit në një ndeshjeje te vetme, Bryant krijoi gjuajtjen e tij te paarriteshme – kryesisht nga jashtë zones se 3 pikeshit, gjuajtje jashte zones në një lojë spektakolare qe e radhit Kobe-n bashke me basketbollistin legjendar te te gjitha koherave Majkell Xhordan qe njihet me nofken:
BASKETBOLLISTI FUTURUES
Ja cfare shkruan Wikipedia per kete basketbollist “fluturues” kampin i qendrimit me top ne ajer, lojtari legjendar i “Chicago Bulls”:
“Michael Jeffrey Jordan, lindur më 17 shkurt 1963, i njohur gjithashtu me inicialet e tij MJ Fluturuesi, është një ish basketbollist profesionist amerikan dhe pronari kryesor i “Charlotte Hornets” të Shoqatës Kombëtare të Basketbollit (NBA). Ai luajti 15 sezone në NBA, duke fituar gjashtë kampionate me Chicago Bulls. Biografia e tij në faqen zyrtare të NBA shprehet kategorikisht: ” Michael Jordan është padyshim basketbollisti më i madh i të gjitha kohërave”. Me tej ne faqen zyrtare te NBA shkruhet: Michael Jordan ishte një nga sportistët më të efektshëm në treg të gjeneratës së tij dhe u konsiderua si figure në popullarizimin e NBA në të gjithë botën në vitet 1980 dhe 1990.”
Besoj se isha i dobishem per saktesimet dhe informacionin e paraqitur,
Nga: intelektuali