Kompromisi i Beratit dhe kujtimet e Kadri Cakranit

Ornela

Prof. Xhelal Gjeçovi

Para pak ditësh, Auron Tare, studiues i njohur, solli përmes “Ditës”, në vëmendje të opinionit shqiptar, në mos gaboj për të dytën herë, kujtimet e Kadri Cakranit, mbi kompromisin e Beratit. Cakrani është një eksponent i njohur i Ballit Kombëtar, komandant i përgjithshëm i forcave të kësaj organizate, i cilësuar si kriminel lufte për krimet e kryera në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Do të mjaftonte masakra e 4 shkurtit 44, të cilën ai bashkë me Xhafer Devën, dy figura të errëta dhe gjakatare, shërbëtorë të zellshëm të gjermanëve pushtues, e organizuan sipas porosisë të komandës së përgjithshme gjermane e, pasi morën dhe bekimin e Mit`hat Frashërit, ekzekutuan në mënyrën më barbare 84 qytetarë të Tiranës. Për këtë e masakra të tjera, ai bashkë me Devën, janë cilësuar terroristë dhe kriminelë lufte.

Në këto rrethana, tingëllon pak si i çuditshëm interesimi që kujtimet e tij t`i jepen publikut, për të dytën herë, brenda një kohe të shkurtër. E përse? Që të na ndihmoje për të kuptuar një ngjarje të njohur e të përfolur jo pak? A mund të pritej ndonjë reflektim apo shpjegim realist mbi ngjarjen nga një personazh i tillë, ku veç zellit për t’i shërbyer deri në neveri gjermanëve, nuk njihet për vlera atdhetare dhe as intelektuale të veçanta, që të ketë lenë ndonjë gjurmë në fushë të dijës. Z.Tare, sikur don të na bindë për të kundërtën, kur na njeh me shkollimin e tij ekeselent në Vjenë e kur thekson se kujtimet janë me vlerë për të njohur ngjarjen, pasi autori është dëshmitar okular nga krahu tjetër. Përsa i përket shkollimit, nuk ka asgjë për t`u çuditur, pasi dihet që në ato kohëra, pinjollë të kësaj kaste, të klasës së privilegjuar të bejlerëve, të pasuruar në kurriz të popullit, e kishin këtë privilegj. Kurse për argumentin e dytë, Balli ka dhe figura të tjera, që njihen, sipas një shprehjeje të Bedri Islamit, gazetar i DITA-s, më shumë si mendimtar se sa luftëtar, si prof. A. Ermenji, që ka shkruar mbi ngjarjen, edhe ky një dëshmitar okular nga krahu tjetër.

Gjithsesi, në raste të tilla e për figura të tilla, nuk mendoj se është e nevojshme që të sillen në vëmendje të lexuesit shkollimi apo dhe qëndrimi e kontributi i familjarëve, në momente të caktuara të historisë, në rastin e personazhit tonë në shpalljen e pavarësisë, të cilat janë të njohura e askush s’ka tentuar t’i minimizojë apo mohojë, duke hyrë kështu pa qenë nevoja në çështje të biografisë, një ves i shqiptarëve, nga i cili nuk po shkëputemi dot. Dhe këtë e bën në mënyrë jo dhe aq korrekte, duke përzgjedhur momente që e nderojnë e duke anashkaluar të tjera që kanë qenë problematike  për të, duke marrë formën e një reklame e duke iu ofruar kështu modelit të dalë boje “Kaloçi”, që e shohim gati çdo ditë, me figura të dyshimta, më së shumti kolaboracionistë të njohur për bashkëpunimin me okupatorët nazifashistë, që bën sikur i interviston e më pas dhe i boton, sa në njerin dhe në tjetrin organ shtypi, duke menduar se kështu u lan e u shpëlan fytyrën që t’i rehabilitojë.

Gjatë vitit të kaluar që ishte jubileu i 75-vjetorit të çlirimit të atdheut pati një debat të nxehtë, sidomos në DITA, ku u përfshiva edhe unë. Mendoj se trajtesat e bërë nga figura të shquara të politikës si Alfred Moisiu, Sabit Brokaj, Spartak Braho si dhe nga historianë e intelektualë të shquar si Pëllumb Xhufi, Paskal Milo, Marenglen Kasmi, Fatos Tarifa, Ksenofon Krisafi, Moikom Zeqo, kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçi e mjaft personalitete të tjerë (pwr tw cilwt mw vjen keq qw nuk po ua përmend tw gjithwve emrat nw kwtw shkrim), ishin tejet të argumentuara dhe bindëse për të rrëzuar përfundimisht tezat dashakeqëse dhe antihistorike të Uran Butkës, Agron Tufës, Romeo Gurakuqit, Çelo Hoxhës e ca të tjerëve. Madje edhe të vetës Akademisë së Shkencave që në këtë vit jubilar u përpoq të bënte një rektifikim të rëndë dhe tejet të gabuar në historinë e Luftës sonë Antifashiste. Mendoj se 75-vjetori i çlirimit ishte i rëndësishëm pasi evidentoi vlerat më të rëndësishme dhe largoi shumë nga balta që i është hedhur kësaj lufte për tri dekada me radhë…

 

***

Në rastin e Kadri Cakranit, për të qenë korrekt me historinë e me opinionin publik, z. Tare, me që e ka parë të arsyeshme të hyjë në çështjet e biografisë, duhej të shpjegonte, nëse personazhi ynë e vazhdoi traditën familjare apo e shkatërroi dhe e rrëzoi me qëndrimet gjatë viteve që luftohej për rikthim e rivendosje të pavarësisë së shkelur brutalisht nga nazi-fashistët, në themelet e së cilës dhe familjaret e tij kishin venë një gur themeli. Në ato pak rreshta të ngjeshura, ai shfaq pakënaqësinë që kujtimet e këtij personazhi, dëshmitar okular i ngjarjes nga pala tjetër, nuk qenkan kuptuar e vlerësuar nga historianët, për rrjedhojë nuk kanë zënë vendin e duhur, vendin që meritojnë në botimet historike.

Më duket se dhe kaq janë të mjaftueshme që të kuptosh domethënien e botimit dhe preokupimin për të na paraqitur autorin, në një dritë e fytyrë disi të re, ndryshe nga ç’e njohin shqiptarët. E megjithatë kujtimet nuk të kënaqin e nuk të krijojnë ndonjë ndjesi të veçante, pozitive jo se jo, e për më tepër nuk rrezatojnë shkollimin e marrë në një vend me tradita të spikatura në fushën e dijes, siç është Austria. Mbi te gjitha, në to nuk ka kurrfarë reflektimi mbi mëkatet e përgjegjësitë që rëndojnë mbi të, megjithëse ka patur gjithë kohën e duhur në dispozicion që ta bënte këtë, pasi kujtimet janë shkruar pas lufte, duke kërkuar, pse jo dhe falje për to.

Se cili është interesi i tij në këtë rast, kjo për mua s’ka fare rëndësi, por gjykuar nga ajo çfarë përmbajnë kujtimet, them se ato, për historinë nuk kanë ndonjë vlerë as të madhe e as të vogël dhe nuk shërbejnë për të riparë e rishkruar ndonjë gjë për ngjarjen e Beratit, pasi janë të mbushura, si zakonisht me prurje nga eksponentë nga ky krah, me sulme e të pavërteta që synojnë të shtrembërojnë kuadrin historik të ngjarjeve historike. Mendoj se në raste të tilla duhet bërë kujdes, pasi risjellja në vëmendje të opinionit e figurave të tilla, qoftë dhe përmes kujtimeve, mund të sjellin lëndime pa qenë nevoja në krahun tjetër, duke trazuar shpirtrat e antifashisteve shqiptarë, të vrarë e masakruar nga forcat ushtarake që komandonte Kadri Cakrani, por dhe familjarëve e të veteranëve, shokëve të tyre, që e kanë të freskët kujtimin dhe amanetin e tyre.

Krijime të tilla, nga autorë të tillë besoj se e kanë vendin dhe janë të denja për botimet e Institutit të Studimeve të Pasojave dhe Krimeve të Komunizmit, e jo për organe serioze, me një emër e traditë të mirë. DITA është dhe duhet te mbetet e hapur për personazhe nga të gjitha palët, nga të gjithë krahët dhe nuk është ky shkaku i reagimit, në këtë dhe rast e të tjera të ngjashme, por teprimi që sjellë zakonisht një shije jo të mirë, e krahas kësaj dhe një politizim i hollë, qe mund të futet dhe pa dashur e pa kuptuar, si marionetë, kur shoqërohet me të dhena e gjykime të njëanshme, të përzgjedhura me kujdes.

Për fat të keq, kjo është dobësi e jo pak të “majtëve”, për shkak të komplekseve pa kuptim nga e kaluara, sidomos kur flitet për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, me të cilën duhet të krenohemi e jo të tulatemi e të hezitojmë për të thënë apo dhe për të mbrojtur të vërtetat mbi këtë ngjarje e mbi historinë përgjithësisht, për t`u dukur të moderuar e të rinovuar. Një pozitë e tillë kënaq ballistët dhe pinjollëtt e bashkëpunëtorëve të pushtuesve nazi-fashistë, por jo njerëzit që vazhdojnë të çmojnë e të nderojnë luftën, siç e meriton. Ndërkohë që për vete, ballistët dhe “historianët dhe studiuesit” e tyre kanë zgjedhur rrugën e kundërt, të mohimit e të denigrimit të luftës dhe figurave të spikatura të saj, emblema antifashizmi e patriotizmi, me një rol e kontribut të jashtëzakonshëm në kurorëzimin e saj me fitore, si Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Myslim Peza, Haxhi Lleshi, Mustafa Xhani (Baba Faja), Spiro Moisiu,,Shefqet Peçi,etj.

Edhe këta kanë lënë shkrime e kujtime nga lufta. Po, keni parë a keni dëgjuar nga Butka dhe shokët e tij, ndonjë vlerësim, veç cilësimit dhe etiketimit si kriminelë, terroristë, vrasës etj,etj., sikurse ndodhi me botimin e listës me 265 emra drejtuesish të Luftës Antifashiste, si dhe të shumicës së dëshmorëve dhe heronjve të asaj lufte? Në këtë rast, kemi të bëjmë me dy kultura të ndryshme, që reflektojnë qëndrime të ndryshme. Ne sigurisht nuk ka përse të preferojmë e të ndjekim rrugën e tyre, por të manifestojmë dhe një qëndrim me zemër prej “murgeshe” ndaj rasteve të tilla, nuk besoj se janë në të mirë të çështjes që besojmë, në mbrojtje të kauzes së luftës, që e shpëtoi vendin nga asgjësimi e copëtimi, që i qe rezervuar e planifikuar nga fqinjët, që mendonin se do të kishin dhe mbështetjen e Fuqive të Mëdha, siç kishte ndodhur në të kaluarën, duke mos mbajtur parasysh se kohët kishin ndryshuar e se lufta u bë që pikërisht padrejtësi të tilla në kurriz të popujve dhe vendeve të vegjel të mernin fund një herë e përgjithmonë dhe të mos përsëriten në të ardhmen e afërt apo të largët.

Kompromisi i Beratit

Ngjarja e Beratit, që u bë sebep për këtë shkrim nuk është as e pa njohur dhe as e pa trajtuar në punimet e historianëve shqiptarë. Ajo nuk duhet ekzagjeruar e me të nuk duhet spekuluar. Spekulimi e politizimi mund të shfaqen, si pa kuptuar dhe kur jepet në dimensione që s’i ka patur e të ngresh alarme se kinse fatet e luftës, në këtë rast paskan qenë në zgrip e që të bindemi për këtë duhet të njihemi dhe me trajtesat e kundërshtarëve të luftës, siç është dhe rasti i Kadri Cakranit.

Vetë koha, distanca e sidomos përfundimet e luftës kanë sqaruar problematikat e kësaj ngjarjeje, duke përcaktuar dhe vendin e saj në historinë e Shqipërisë. Dhe, me të drejtë, ajo nuk renditet ndër ngjarjet e mëdha, që kanë ndikuar fuqishëm në rrjedhat e kohës, duke përcaktuar dhe fatet e luftës, siç është Peza, Mukja, Përmeti etj. Ajo është një ngjarje, e krijuar për mendjelehtësitë e udhëheqësve të komandës partizane, e cila lejoi që, pas kapitullimit të Italisë, drejt qytetit të lirë të Beratit të vershojnë forcat gjermane që qenë vendosur jashtë tij, jo vetëm për ca plaçka e robër italianë, që pas kapitullimit ishin në një gjendje të mjerë, por për të demonstruar më së pari forcën e tyre, për të tatuar pulsin e forcave partizane e për të inkurajuar ballistët e Kadri Cakranit, që të vendosur aty para tyre dhe të çoroditur e të pa sigurtë siç ishin, po shfaqnin shenja lëkundjeje, frike e hutimi. Sidoqoftë, situata e krijuar në këtë rast ishte konfuze, e mbarsur me rreziqe, pasi përballë njëra tjetrës qëndronin tri forca të kundërta; ato partizane, si forca kryesore që zotëronte pozitat kyçe në qytet e rrethina; e krahas tyre, ato balliste e gjermane, që ishin në fillimet e një flirti të fshehtë, të një aleance ende të pa deklaruar hapur, që kërkonin të sfidonin e t’i bënin karshillëk më së pari komandës partizane. Per fat të keq, edhe kjo e fundit, për momentin shfaqi shenja mosvlerësimi e moszotërimi të situatës, e pafalshme për një komandë partizane, duke lejuar trupat gjermane që të hyjnë lirisht në qytet, pa ndeshur në reagimin e duhur.

Këtu nis dhe problemi i vërtetë e krahas tij dhe shqetësimi e angazhimi i udhëheqjes së luftës, KQ e të Shtabit të Përgjithshëm, në mënyrë të veçantë të Enver Hoxhës, që edhe pse i ndodhur larg vendit të ngjarjes, në krye të Shtabit të përgjithshëm që ndiqte e udhëhiqte veprimet luftarake në terren, reagoi shpejt e në mënyrën më të mirë të mundshme, duke treguar, sidomos me analizën që i bën ngjarjes, se ishte shumë më përpara se të tjerët, në kuptimin e vlerësimin e saj. Në këtë rast ai shihte, veç të tjerave dhe një mundesi që kundërshtarët dhe armiqtë e luftës, ta shfrytëzonin për të akuzuar forcat partizane për kompromis me gjermanët.

A ka ekzistuar një kompromis i tillë? Kjo ende është e diskutueshme, pasi siç vë në dukje dhe prof. Milo, deri tani askush s’e ka parë një marrëveshje të tillë të shkruar e të firmosur nga përgjegjësit e palëve, pasi ajo, megjithë kërkimet e bëra në arkiva, nuk është gjendur, për rrjedhojë çdo gjë që thuhet është ndërtuar në bazë të tregimit me gojë nga persona që pretendojnë se kanë qenë prezent në momentin e nënshkrimit.

(Vijon)

 

Share This Article
32 Comments
  • Korrekt per sa i perket shkrimit!
    Per sa i perket z.Tare, ai ashtu si shefi i ij organizativo-shteteroro-shpirteror Edvin Rama, vuan nga komplekset e se shkuares dhe presionin budalla antikomunist dhe kalon ne shkarje te tilla duke na ngritur ne hava intelektualizmin e nje ordineri qe s di as shqip si Kadri Cakrani.
    Tash per shkolliin e tij: O budallenj, nuk quhet se paska kulture turke, gjermane, austriake, italiane dhe angleze nje njeri qe ka kryer cikle te vecante te shkollimit ne shtete te ndryshme qe kulmojne ne fund te fundit me vetem nje diplome! Perkundryzi eshte nje formim i percipte me njohuri te percipta, qofte dhe te gjuheve perkatese qe nuk arrin ti zoteroje, me njohuri te tilla qe verehen ne nivelin e dobet edhe po ti referohemi gjuhes se tij amtare, shqipers, te cilen ai s eshte ne gjendje ta artikuloje me shkrim as ne dialektin e krahines se tij.

    • drugo Xhelalov Gjeçoviç. Kopil i jugosllaveve dhe ruseve. Muzhik bre, qe je i ha buken imperializmit amerikan. Injorant qe shqetesohesh per shkollat dhe botimet e Kadri Cakranit dhe Auron Tares.

      • Qenke nje qime by…e zotrote komentues ! Si merr kurajon , pa pasur as idene se cfar eshte argumenti , dhe i versulesh si egersire profesorit te nderuar , qe ka kontribuar e vazhdon te kontribuoje per te miren e pergjitheshme te shqiptareve ?!
        Dukesh qe nga fjalori banal qe perdor , per te kuptuar se cfar nivel kulture e arsimi ke zotrote ! Cfar mund te na vleje nje “komentues” i tlle sic je zotrote , perballe kapacitetit te nje intelektuali e atdhetari te shquar e me kontribute per vendin tij edhe pse eshte larguar prej vitesh ?!
        Faleminderit dhe respekt per Ju , zoti profesor !

  • Qelbesire,maskara,kriminel. Asnje fakt historik,asnje deshmi apo dokument per te kundershtuar qofte edhe nje argument ndaj atyre qe kane shkruar per kete ngjarje por vetem demagogji dhe mllef ndaj atyre qe kane marre mundimin per te sjelle nje veshtrim sa me realist ndaj asaj cfare ka ndodhur realisht. Ankohesh se ka sjelle biografine e Kadri Cakranit ti dhe soji yt qe vetem per biografi pushkatuat mijera. Shume mire ka bere qe e ka sjelle qe ta dine shume mire shqiptaret e sotem se kush ishin ata mijera burra e gra patriote e intelektuale qe luftuan per nje Shqiperi demokratike e te lire por qe Enver Hoxha i vrau burgosi apo torturoi per ti zevendesuar me cobane kovace e zdrukthetare pa tru qe i benin lepe tiranit. Vazhdoni pa pike turpi te genjeni per masakren e 4 Shkurtit kur tanime eshte e vertetuar se ata qe u vrane shumica derrmuese te pakten ishin rober italiane te masakruar nga gjermanet qe i hodhen naten e 4 Shkurtit rrugeve te Tiranes per te bere terror. Pse sflet per ata qe masakruat ju ne fund te 44-es e gjate 45-es ne Tirane? Kadri Cakrani kishte shume te drejte per rrezikun komunist per Shqiperine dhe ne bisede me kolonelin gjerman mban nje qendrim plotesisht parimor dhe patriotik. Pasi e falenderon per cfare gjermanet e austriaket kishin bere per lindjen e shtetit shqiptar i thote cope se ju e keni te humbur luften ndaj ne do te jemi perkrah anglezeve dhe amerikaneve dhe kurresesi me ruset komuniste. Kush pati te drejte ? Cdo kush mund ti pegjigjet si te doje por ama vazhdimi i luftes civile edhe pas 70 vjetesh eshte kriminale. Lufte qe e filluat qe pas Mukjes dhe e vazhdoni edhe sot.

  • Shenimet e Kadri Cakranit jane deshmi e nje Deshmitari ne Vete te Pare dhe Tare ka bere nje ndricim shkencor te Historise duke i sjelle ne shtyp.
    Gjecovi terbohet,S`di ke te shaje me pare,se kapet gafil pas fakteve te pakundershtueshme te Bashkepunimit te
    ushtrise Nacional-Clirimtare me Ushtrine Gjermane.Po pse kerkon ta fshehi faktin ?
    Xhaferr Deva nuk e fsheh bashkepunimin me ushtrine gjermane.Nuk ka frike te marre mbi vete Autoresine e Masakres se 4 Shkurtit,si hakmarrje per nipin e mitur te vrare dhe dt rojeve personale ne Atentat.
    Por Xhelal Gjecovi perseri genjen.Shkruan qe e kreu ne bashkepunim i shtytur nga gjermanet,nga Balli Kombetar edhe ca agjentura te thjera,sipas tabllove synoptike te Kom.Qendror.
    Por jo mor Xhelal!Mua me vjen keq qe t`i ni thua vetes historian.Shoku yt i idealit Marenglen Kasmi ka zbuluar ne arkivat e Rajhut letren qe i dergon Nojbaherit ,kreu i Rajhut ne Shqiperi,ku e quan masakren e 4 shkurtit veper te shqiptareve,Larje hesapesh midis tyre.Madje shkon edhe me tej .I kerkon qeverise Mitrovica te largoje Xhaferr Deven nga Tirana bashke me forcat e tij.
    Une nuk dua te fajesoj Xhaferr Deven dhe te c`fajesoj Gjermanet,sepse personalisht mendoj se terrorit te kuq duhej pergjigjur me te njejten monedhe .Por historia nuk behet me deshira,behet me fakte.
    Dhe fakt eshte qe ushtria gjermane nuk eshte pergjegjese per 4 shkurtin.Sepse po ta kishin bere,nuk kishion frike as Xhelalin,as Enverin ta shpallnin.
    Gjermanet dhe Xhaferr Deva ishin te drejtperdrejte.Skutha qe fshehin te palarat jane Enveri me Xhelalin

    • O Demo Deva nuk e fsheh se s’ka se si!!!
      Kadri Cakrani me shoke po bile ky i fundit shkruan “kujtimet” me pas te pershtatura me rolin e tij historik te aspiruar!! Me fjale te tjera si kujtimet e Hoxhes!!!

  • Hiqni emrin Kadri Cakrani dhe vendosni Nexhmije Hoxha; hiqni Auron Tare dhe vendosni emrin e ndonjerit qe ka shkruar me ngazellim keto dite per librin e Nexhmijes dhe del nje artikull mbi kujtimet e Nexhmijes dhe vleren e tyre historike.
    Profesor kerkoi Nexhmijes te kerkoje nje gjysëm-falje per krimet qe kane ndodhur me vendim te Enverit, me dokumente dhe pa dokumente.
    Jam dakort vetem per nje gje: gjuha e Kadri Cakranit eshte e nivelit shume te ulet dhe ben pak habi ai shkollimi i vajtur dem ne Austri. Edhe nga politika duket qe ishte pak si dru se te lidheshe me nazistet aq fort ne vitin 1944 nderkohe qe ruset i kishin vene perpara qe ne shkurt 1943, Sicilia ishte pushtuar nga aleatet ne gusht 1943 dhe Italia fashiste kishte rënë ne shtator 1943 tregon nje injorancë te thelle.

      • Ja dhe nji budall! Po te isha filonaziskin duhej te kisha propozu monument per bashkepunetoret e nazisteve psh Kadriun. Por kam hall se do tallin menderen kur te shohin naziskinet duke iu perulur heroit me emrin Kadri.
        Sa per Nexhin qe duhet ta kesh merak lexo te kuptosh se komunizmi nuk ka ndryshim nga nazizmi. Jane te dy regjime totalitare por ty me siguri muti te duket me i mire se kaka.

  • Kush ka bashkepunuar me Nazizmin do te jete me turp ne jete te jeteve kriminel dhe banditizem deri ne skizofreni perfaqesoi Hitler skizofreni boll me dokrrat e elites feudale shqiptare cirak dhe bastard te Turqise kane qene

  • Ore Gjecov, po ti dhe historianet e leshit me turp do vdisni.Po pse se thuani njehere te verteten e plote, ashtu si ka ndodhe e jo ashtu si diktoi Partia.
    Po edhe terrori i 4 shkurtit pse nuk shkruhet ashtu si ishte dhe si ndodhi. Per kete ngjarje ko dokumentacion origjinal, emrat e te vrareve nuk jane 84. Eshte raporti, autopsia mjekesore etj.
    LNC ishte lufte e flliqet, u vrane mes veti komunistet, ballistet, legalistet etj etj.

  • Akjoma nuk e kuptoni juve. Si kudo edhe ne shqipoeri
    Koloboracionistet te cilet u katgorizuan si kolona e pese ata ne te gjith boten te njejten gje ben. Vella vrasje u bashkuan me pushtuesit dhe njelloi si gjithkund edhe ne shqiperi. Pore ne shqiperi ishte pak me e dukshme.!
    Lufta Nacional Cl;irimntare ishtte dhe do te ngelen si lufta me e lavdishme ne historin e popullit shqiptare. Ndersa keta fare Balliste Zogiste e Legaliste asnjeher nuk luftuan.!

  • Une me historiane tip Gjeçovi nuk merrem fare .E kam thene dhe sterthene qe ….nje historian komunist nuk mund te jete objektiv dhe i besueshem .Me krenari dhe verberi keta kane falenderuar nga zemra Partine dhe shokun Enver qe i nxorri nga erresira !!
    Me pak fjale ,skllav i idealit komunist .
    Por kryevepra e Gjeçovit jane rreshtat qe kujtimet e Kadri Cakranit dhe shkrimet e Auron Tares duhen te jene posaçerisht per Insitutin e Krimeve te Komunizmit ,jo.per gazeten Dita qe duhet te jete e hapur per te gjithe ,hahajahahahaha !! E hapur per te gjithe nenkupton Paskalin ,Lufterin ,Marenglenin ,Kriston ,bij te denje te Partise dhe besnik te shokut Enver !
    Po me e bukura eshte se ky Gjeçovi jeton ne SHBA ,ne folen e imperializmit botetor qe u pine gjakun popujve liridashes ….hahajahaha !!

  • Ore Profesor ti meru me Kadriun sa te duash po me Auronin c’ke? Akoma do klasifikojme libra e shkrime si “reaksionar” ose jo ?!!!
    Gjthkush eshte ne gjendje ta vlersoje vete cfare japin shkrimet e Kadriut.
    Bravo Roni!!!!!!!

  • Lexova para ca kohesh kujtimet e K. Cakranit, lidhur me kompromisin e Beratit, botur ne Dita nga A. Tare. Nuk dua te hyj ne diskutime se sa te besueshme jane keto kujtime, sa eshte koefiçienti i amplifikimit te elementeve, qe jane ne favor te Kadriut dhe sa eshte minimizimi i i atyre qe jane ne disfavor. Gjeja kryesore qe binte ne sy, eshte se kemi te bejme me nje individ gjysem analfabet dhe me nje mendje te çoroditur. Boll te shohesh se si i rendit faktet, si i shpreh ato dhe te iken çdo dyshim ne percaktimin e mesiperm. Thuhet se Kadriu ishte i diplomuar, sigurisht jashte. Atehere dilet ne konkluzionin, qe ne ndonje universitet europian te asaj kohe, mundej qe diploma edhe te blihej. Dhe Kadriut parate nuk i mungonin.
    Per mua, behet mire qe botohen keto lloj kujtimesh, sepse njihen me mire nga publiku personazhet e dikurshem.

  • Per ty . me lart @..

    Keshtu te pafsha zvare ,qenke i kenaqur nga diktatura .O zot na ruaj mend e kokes nga morrat e kuq.Kata hane dhe bar dhe parimet nuk i ndryshojne .plus na mbyti injoranca.Mos je e banon dhe punon ne gjermani ti o morr i kuq .Mos shko ne gjermani ,por rri ne shqiperi gushe me gushe me dobicet mbare me pardesy te bardha te Ramiz Alise . Te mjeret ne .Na ka puq zoti me nje tufe budallesnjsh . .

  • Zoti e bekoftë Enver Hoxhën.krishti qoftë me partizanët legjendar që çliruan Beratin dhe gjithë shqiipërin ,nga pushtuesit e huaj ,ballistë ,legalistë ,bajrektar e zagar më të egër se fashizmi e nazizmi ,dhe ndërtoi shqiprinë si nuse të stolisur ,duke vënë në punë si bleta gjithë forcën njerzore të aftë për punë e për mbrojtje të shqipërisë nga 7-deri 70 vjeç e pa parë ndonjëherë nga historia njerzore e këti vendi ,e ndërtoi dhe e lulëzoi sa mijra vjet zhvillim të regjime të mëparshme të çifligarve dhe bajrektarve ,zogista e aventurierve të tjerë ballistë .

  • Pa kaluar ne fyerje dua te theksoj se xhelal gjecovi eshte nje nga historianet me te mire dhe kompetent ne trajtimin e temes shqiperia ne luften e dyte boterore.une personalisht mbeshtes teresisht argumentat dhe logjiken e interpretimit te z.xhelal gjecovi.une do ta hidja poshte xhelalin vetem me nje kondite:-tufa e tufes se qenerve,auroni,edvini ,urani i safetit etj te dalin dhe te deklarojne se:-historia e luftes se dyte boterore ne shqiperi eshte deformuar nga historianet e diktatures.ne te vertete shqiperia ka qene pjese e koalicionit nazifashist dhe i kane sherbyer ketij koalicioni” .e beni dot kete?atehere duhet te kerkoni riberjen e konferences se paqes ne paris dhe te denohet shqiperia sipas kerkesave” te drejta”(per ju) te greqise,si dhe aleateve te saj.keshtu nuk ka goje te flase njeri per kolaboracionizmin,per kriminelet e luftes te shpallur me ligj.ne fund te fundit dicka kane arritur.rehabilitimi i zogut,mithatit,te pasohet me kadriun ,safetin(gjynah i shkret ,mbeti ne hale edhe pas vetevrasjes),isa toskes,hamit matianit,kol bibes,etj.aman mos harroni xhafer deven,rexhep mitrovicen.paata nuk behet historia.kemi dhe fatin e madh dhe argument te forte regjimentin ss skanderbeg.i vetmi repart ss me jo gjermane ne te gjitha tokat e pushtuara.keshtu i ngrini lavdi bashkepunimit shqiperi fashizem nazizem me hitlerin dhe musolinin ne krye.

  • Vetem Proesor s’mund te quhesh me ato qe shkruan,
    Teksti dhe gjuha e shkrimit ,jane fiks libri Historia e PPSH
    Duhet te kesh pak turp, qe flet per histori dhe thua ne te majtet duhet te mbrojme Historine e PPSH
    TURP

    • Po Historia e SHqiperise ne shekullin e kaluar eshte Historia e PPSH.
      Cfare ka per turp ketu?
      Kush pati te ndenjura te shkruante Historine pervec PPSHse.
      Kush pati te ndenjura te merrte persiper fatet e kombit ne LANCL pervec PKSH? Asnje.
      Prandaj Historia i takon asaj dhe askujt tjeter.

  • Të lumtë Mirel respekte ,
    Bënu grafinë horrave ,dhe sulm sharlatanve e falsifikatorve të historisë PPSH .
    Shkolla e akademia e Enver Hoxhës është ,shkencë ,djersë ,vepra ,të mëdha industrie ,ndërtimi e bujqësie dhe jo dyploma false të universiteteve piramidë që shesin dyplomat si simitet në furr ose me plagjtura si Agron Tufës që fitoi azil në tallavan kapitalist europiane si ata prrejtë që janë të cekët që bëjnë vetëm zhurmë.

  • O Xhelal mos u tall me njerezit qe lexonne kete gazete te nderuar,ka studiuar ne Viene si gjithe femijet e pasanikeve,po shkollen atje nuk ja jepte njeri per emrin po per dijet,ne fund thua kriminele lufte Deva,e Frasheri,kush te tha se jan trajtuar te tille ata mbas lucte u mbajten nga aleatet dhe num u trajtuan si te tille.

  • Kasem i nderuar.

    shkrimi i Profesorit nuk ka asnje te re per te sjelle mbi ceshtjen e asaj qe u quajt Marrveshja e Beratit. Profesori vetem eshte ankuar se perse Auron Tare ka sjelle ne botim versionin e Kadri Cakranit. Une mendoj se ka bere mire pasi nuk ka asgje te keqe te lexosh edhe mendimet e kundershtareve. Prandaj mos u nxeh kot se ky shkrim eshte nje flluske e madhe

  • Mortja,,,mortja,jane mbledhur gjuhetaret te vleresojne Kadri Cakranin analfabet !,,T`i vejne ne dyshim Universitetin ne Austri.Kujtimet e Kadri Cakranit jane shkruar 30 vjet para Kongresit te Drejtshkrimit.
    Merrni nje cope proze nga shqiptari me i kulturuar,,Noli psh.Sa gabime drejtshkrimore,krahinarizma,,sepse Rregullat drejtshkrimore nuk ishin fixuar ne nje KANUN.
    Psh Noli shkruan barabit,ne vend te barazoj.A do t`ja marrim kete si injorance?Ne nje stad te caktuar te zhvillimit te gjuhes,fjalet,renditja e tyre ne fjali(dmth syntaxa),shenjat e pikesimit etj nuk kane qene te fixuara ne rregulla,perndryshe po te lexosh letrat ne toskerisht te Kristoforidhit do te thuash:-More,ky eshte nje fshatar nga Vithkuqi,apo eshte babai i gjuhes shqipe,me diplome Kembrixhi ne xhep.?

  • Mortja,,,mortja,jane mbledhur gjuhetaret te vleresojne Kadri Cakranin analfabet !,,T`i vejne ne dyshim Universitetin ne Austri(!).Kujtimet e Kadri Cakranit jane shkruar 30 vjet para Kongresit te Drejtshkrimit.
    Merrni nje cope proze nga shqiptari me i kulturuar,,Noli psh.Sa gabime drejtshkrimore,krahinarizma,,sepse Rregullat drejtshkrimore nuk ishin fixuar ne nje KANUN.
    Psh Noli shkruan barabit,ne vend te barazoj.A do t`ja marrim kete si injorance?Ne nje stad te caktuar te zhvillimit te gjuhes,fjalet,renditja e tyre ne fjali(dmth syntaxa),shenjat e pikesimit etj nuk kane qene te fixuara ne rregulla,perndryshe po te lexosh letrat ne toskerisht te Kristoforidhit do te thuash:-More,ky eshte nje fshatar nga Vithkuqi,apo eshte babai i gjuhes shqipe,me diplome Kembrixhi ne xhep.?

  • “dita”te dashur komentues eshte enveriste.Shikoni sa vend te madh vuri ne dispozicion per vepren e ndritur te doktorit te E.Hoxhes.dhe vazhdon me te njejten linje per ditarin e “Ana Frank”-ut,me falni per gabimin -ditari I te persekutuares Nexhmije Hoxhes.Lexoni keto vepra qe ta keni trurin esell.Partizanet nuk kane bere krime ne popull,keshtu e thote professor leshi, professor Paskali e profesore te tjere.Arkivi I gjalle popull nuk ka vlere por arkivat ne gjermani,itali,hene,jane vlera per keta profesore te nderuar.L.N.CL.ishte lufte per pushtet,vellavrasje nga te dy krahet,dhe nuk ishte as e ndritur as e pa ndritur,sepse gjermanin nuk e shporem por iku vete.Partizanet I morren qytetet pa lufte .Deshmoret e Luftes jane nga lufta dhe mos abuzohet me gjakun e tyre nga te dy krahet,sepse ishin shqiptare.Historia ishte si ishte mbyllet filmi,sic e mbylli Gjermania filloi nje jete re ku eshte sot.Ne ngreme nga varri Nexhmijen dhe e vendosim ne pjedestal dhe groposim Kadri Cakrranin.Pse?Te dy kane te drejta te barabarta per te thene mendimet.Kjo eshte demokracia.”Dita”ti jape vend edhe Kadriut ,te njohin njrezit e te lexojne te dy anet,.

  • Nuk merrem fare me personat e mesiperm te cilet , per shkak te injorances se tyre dhe urrejtjjes qe po ia ha gjoksin dite pas dite,iu ka humbur arsyeja dhe argument kane vetem sharjen. Megjithate a mos ngaterroni valle shkollat e XHA NAMIKUT te birit te kadriut ,icili beri shkolla per jurisprudence ne perendim ,mori pjese ne lufte ne anen eduhur ,punoine sistemin edrejtesise tere jeten deri sa doli ne pension me ,inder.Ndersa kadriu nuk mund te kete bere shkolle ne perendim sepse ishte ikohes se turqise dhe kur firmosi per pavaresine e beri sepse ishte aga i madh ne Mallakaster , i seres se bejlereve,dhe jo se ishte i shkolluar .Hajtpaci me shume inat|.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *