Gjumi natës s’të zë fare,
Dhe je zhytur në siklet,
Për një vashëz lastre,
Që vetëtinë si kometë.
Ecën dhe flet me vete,
Që kur gdhin e gjersa muget,
Po edhe dritë e një komete,
Ndrinë një çast pastaj zhduket.
Mblidhe veten e shkretuar,
Mblidhe veten, biri im,
Sepse lulja e vesuar,
Do të vyshket padyshim.
Syri saj që ndez ylberët,
Dhe drejt teje nis shigjetë,
Do të zbehet vonë a herët,
Do zërë cipë e do zërë rrjetë.
Edhe buza qumështore,
Që në ëndërr të fanitet,
Ditë pas dite, orë pas ore,
Biri im do jargavitet.
Faqja kuq e bardhë si pjeshka,
Cipë e virgjër si dëborë,
Do forcohet porse eshka,
Do të bëhet për uror!
Edhe prapanicë e bukur,
Që të lojti, o i zi,
Kryevepër në të dukur,
Ti e di që s’bën flori.
Gjiri mbushur, porsi napa,
Që të dogji si ne ethe,
Ca përpara, ca më prapa,
Do t’i thahet si një gjethe.
Ato shalë të mermerta,
Larë me vesë e me nektarë,
Do të bëhen aq të serta,
Do të mbushen me damarë.
Biri im që po më çmende,
Dëgjo mua që jam djegur,
Fiksimin e moshës tënde,
Mos e merr me të përpjekur,
Bukurisë mos iu nda kurrë,
Kërko ajkën, kërko nurin,
Po jo gjerë aty, o burrë,
Aq sa të të heq trurin.
Do një gjë me të vërtetë,
Dhe mbi vapën dhe mbi llohën:
Shpirtit mos iu ndaj vërtetë,
Se shpirti sfidon dhe kohën.
Dashuria për një femër,
Biri im të bën robot,
Dashuria për shpirt e zemër,
Daltë e kohës nuk hyn dot.
Ndaj fli gjumë si Engjëllori,
Sepse kemi për të vdekur,
Në fanitje meteori,
Mos e merr me të përpjekur.
Arben Duka

O Zot, po perse keput vazhdimisht broçkulla infantile o bejtexhiu i gjore?
Gjeni i poezisë. Më i madhi ndër shqiptarët. Flamur i kuq, çdo herë. Jetofsh edhe një shekull jetë, Arben Duka. Krenaria e kombit.