Koronavirusi është tema e ditës në të gjithë botën. Përhapja e tij me një shpejtësi marramendëse ka sjellë panik dhe frikë në shumë vende.
Gjithçka nisi në Kinë, por ka të infektuar edhe në vende të tjera, së fundmi në Gjermani dhe Francë.
Së fundmi ka dalë edhe një film me metrazh të shkurtër nga aktori, regjisori dhe shkrimtari Blake Ridder.
Ai tregon për një student që jeton në SHBA dhe shkon të vizitojë prindërit e tij në Kinë. Por kur kthehet ai shfaq simptoma si kollë, temeraturë e këputje.
Gjendja e tij vjen duke u përkeqësuar deri sa ndërron jetë.
Është një film prej 7 minutash që tregon ditët e fundit të studentit kinez Blake Ridder.
Filmi është realizuar nga vetë ai, ku është i vetmi aktor.
Ridder lindi në Shanghai të Kinës, por më vonë u transferua në Mbretërinë e Bashkuar me prindërit e tij në moshën 9-vjeçare.
Si aktor, ai njihet për “Apostullin” (2018).
Si regjisor / shkrimtar, ai është i njohur për filmin e shkurtër “Çfarë ndodhi me Kali” (2018).
Gjithashtu Blake është shfaqur edhe në role të tjera të vogla.
l.h/ dita

ju keni shku për lesh!!
vaj halli për ne që lexojmë gomarllëqet tuaja!!
o thamo ku i gjen këta idiotëëëëëë??