Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë

Ornela

Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostraden Lezhë-Shkodër.

Një automjet tip “Mercedes-Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të Balldrenit dhe më pas është përfshirë në flakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00.

Nga aksidenti fatmirësisht nuk persona të lënduar, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë para se makina me benzinë të përfshihet nga flakët.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë dyshohet të jetë bërë shkak për aksidentin.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *