Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka ndaluar këtë të mërkurë në Prokurorinë e Përgjithshme ku po zhvillon një takim me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e KLP-së Gent Ibrahimi.
Në fokus të diskutimeve mes tyre mendohet të jetë reforma në drejtësi, një investim ky i qeverisë amerikane, si dhe ecuria e organeve të reja të drejtësisë.
Zyrtarja e lartë amerikane mëngjesin e së martës zhvilloi një vizitë prej 30 minutash në zyrën e Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj.
Ai në një postim në Facebook shprehet se gjatë takimit me Ambasadoren Kim u diskutuan sfidat e vendit tonë që lidhen me angazhimin e Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE-në, kryesimin e OSBE-së dhe marrjen e statusit të përkohshëm në Këshillin e Sigurimit në vitin 2022.
Pas Cakajt, Yuri Kim u zhvendos në zyrën e Ministres së Mbrojtjes.
Për Olta Xhaçkën ky nuk ishte takimi i parë me Ambasadoren, pasi një vit më parë janë njohur në Pentagon ku ambasadorja Kim ishte pjesë e stafit të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes.
j.l./ dita

Po kjo per te “ndrequr” shqiperine ka ardhur ?Po qe keshtu , pse “aleatet” tuaj nuk dergojne “qeveri amerikane ” per Shqiperine ..?!.. Te shpetoje populli fukara ..!
Me hajer . Jepini gaz zonja e nderuar Amb KIM !
Ne shqiptaret kemi nje thenie ,fillimi i mbare eshte gjysma e punes.
Vetem tek ju e kemi shpresen ,dihet se ne vete populli i ndershem ,nuk e mposhtim kete bande te ketij tranzicioni post komunist .Ka ardhur koha te kemi forca te reja ne politiken shqiptare ,ku do mbizoteroje zhvillimi dhe mbi te gjitha qetesi te perehreshme ne Ballkanin perendimor .
..