Spanja kërcënon se do të bojkotojë Samitin e Zagrebit për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Evropa e Lirë nga burime të besueshme në Madrid, Zagreb dhe Bruksel.
Sipas tyre, zyrtarët spanjollë i kanë paralajmëruar nikoqirët e samitit të ardhshëm se nuk do të marrin pjesë në takimin ku Kosova ka pjesëmarrje të barabartë me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Po sipas burimeve, diplomatët e vendeve tjera të Bashkimit Evropian janë njoftuar tashmë se Spanja mund ta anashkalojë Samitin e Zagrebit.
Ky Samit midis përfaqësuesve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perëndimor do të mbahet më 6-7 maj.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Qeveria në Madrid e ka sfiduar pjesëmarrjen e barabartë të Kosovës në të gjitha tubimet e nivelit evropian.
Ajo edhe më parë ka bojkotuar takime të ngjashme.
Në vitin 2018 në Sofje, kur është mbajtur Samiti me Ballkanin Perëndimor, i pari pas 15 vjetësh, Madridi zyrtar nuk ka marrë pjesë për të njëjtat arsye.
Në një takim joformal të ministrave të jashtëm të BE-së dhe rajonit, i cili është mbajtur në Helsinki gushtin e kaluar, ministri i atëhershëm i punëve të Jashtme të Spanjës, Josep Borrell, është larguar nga salla për shkak të pranisë së ministrit të Kosovës.
Atëbotë ai nuk ka qenë i emëruar për pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së.
I pyetur nga Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, për problemet e mundshme në organizimin e samitit për shkak të pjesëmarrjes së barabartë të Kosovës, kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviq, ka thënë se nuk është e lehtë të përputhen interesat e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.
“Kur ka interesa të ndryshëm, atëherë negociohet gjatë”, ka thënë Jandrokoviq, i cili ka konfirmuar se kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, është në kontakt me të gjithë liderët evropianë rreth organizimit të samitit.
Jandrokoviq po ashtu ka thënë se Qeveria e Kroacisë do të bëjë gjithçka të mundur për t’iu dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor perspektivë të qartë evropiane.
“Jo të gjitha vendet e BE-së kanë një qëndrim dhe entuziazëm të tillë. Ne do të flasim në interesin më të mirë të fqinjve tanë” ka thënë mes tjerash ai.
Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët në Zagreb janë të bindur se deri në maj do të gjendet një formulë që do t’i lejojë të gjithë të ftuarit në Samit të marrin pjesë.
l.h/ dita

Sa ma shume Spanja te veproje keshtu aq ma shume i bene publicitet problemit te saj me krahinat si catalogna, krahina baske etj ! Pra aq ma shume i ndihmon irredentistat e i fuqizon si dikur yugoslavet kunder kosoves! Kush u shpartallue ne fund Yu jo kosova! Idem do ndodh me Spanjen ne qofte se vazhdon se nuk do behen spagnol kur ata qe nuk janespagnol!
Spanja ka harruar qe Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ja ka shpetuar bythen Mbretit Alfons te V dhe djalit te tij Ferdinand te Aragones (dhe Napolit) me se nje here. Sigurisht ka te beje me rrenjet e forta katolike te Spanjes. Spanja e kryqezatave te medha nuk mund te pranoje qe kosovaret (shqiptaret) te cilet i sollen Europes fene e krishtere permes Perandorit romak (ilir) Konstandini i Madh, por qe u detyruan me dhune te beheshin muyslimane me shpaten otomane ne koke per 500 vjet, ti njohe si shtet me vete Kosoven. Na merrshi te keqen! Keta jane bere si ai ushtari japonez ne ishullin Borneo qe edhe pse lufta e II boterore kishte 30 vjet qe kishte mbaruar ai qendronte akoma ne bunker gati per te lufuar per Perandorin.
Liri per Katalonjen.
Sjellje e deshperuar dhe depresive. Vendosja e gjobave ne kontekste gjeopolitike nderkombetare ku Spanja eshte krejtesisht e parendesishme, nuk mund te zgjidhe falimentimin politik dhe humneren e krizes midis komuniteteve etnike te vete Spanjes.
Edhe vete Anglia me probleme te ngjashme ( Irlanda, Skocia) u nda nga emocionet e veta dhe vendosi si nje superfuqi e ndergjegjshme ne favor te pavarsise se Kosoves dhe paqes ne rajonin e Ballkanit, pa degraduar ne intrigat dhe llucen e mentalitetit te vendeve mediokre ballkanike si Greqia, Rumania, Sllovakia apo Bosnja.