Një 58-vjeçar tentonte të kalonte kufirin shqiptaro-grek i armatosur, duke udhëtuar në autobusin e linjës Gjirokastër-Athinë. Policia vendore njoftoi se ndaloi dje si të dyshuar Pani Duko, banues në këtë qytet, ndërsa kontrolli u ushtrua në pikën kufitare brenda bagazheve të udhëtarëve. Policia tha se në bagazhet e të dyshuarit u gjet një armë gjahu çifte pa leje dhe ndaj tij u ngrit akuzë penale.
