Tumoret në gjenitale, të rinjtë e zonave urbane më të rrezikuarit

anazapta

Përhapja e sëmundjeve tumorale në organet gjenitale rrezikon më shumë banorët e zonave urbane. Konfirmimi është bërë nga mjekët specialistë të onkologjisë gjatë konferencës së tretë mediko-onkologjike që u zhvillua gjatë ditës së djeshme mbi rezultatet e studimit të kryer për përhapjen e tumoreve testikulare dhe atyre ovariale në popullatën shqiptare. Ndërkohë që është diskutuar edhe lidhur me metodat e reja trajtuese që duhen përdorur për kurimin e këtyre sëmundjeve.

Sipas studimit Tirana, rezulton të ketë edhe numrin më të lartë të pacientëve që diagnostikohen çdo vit tumore në organet gjenitale. Duke u ndalur tek kanceri testikular, mjeku onkolog Ferdinand Jorgoni ka theksuar se, edhe pse është një sëmundje që haset rrallë, duhet të marrë rëndësi të madhe pasi fatkeqësisht po prek moshat e reja. “Meqenëse ka karakteristikë të tij, që prek moshat e reja 20-40 vjeç, që është dhe mosha më produktive e meshkujve, duhet të marrë vëmendjen maksimale”, ka theksuar onkologu Jorgoni. Konkretisht në studimin e raportuar rezulton se çdo vit regjistrohen 21 raste të reja me një incidencë prej 1.4 për 100 mijë meshkuj. Grupmosha me përhapjen më të lartë ka qenë ajo 20-44 vjeç, duke pasur pikun në grupmoshat 25-29 vjeç dhe 30-34 vjeç”. Meshkujt që kanë një histori familjare me tumor,mbipesha para moshës së pubertetit, përdorimi i drogërave dhe ata që mjekohen për infertilitet janë më të prekur nga kanceri tekstikular. Ndryshe nga sa ndodh me meshkujt, statistikat tregojnë se vitet e fundit përqindja e femrave të prekura nga kanceri i organeve gjenitale është më i lartë. Edhe në këtë rast zonat më të prekura janë ato urbane, pothuajse 3 herë më shumë sesa në ato rurale. Ndërsa si rrethe, më të prekura janë Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Duke u ndalur tek kanceri i ovarit, onkologu Jorgoni tha se është një nga sëmundjet që zë vend të rëndësishëm tek sëmundshmëria e femrave. “Ky kancer prek më tepër moshat mbi 50 vjeç dhe haset më rrallë tek moshat nën 40 vjeç. Tek moshat mbi 50 vjeç, janë pothuajse mbi 80 për qind e rasteve që trajtohen në strukturat spitalore”, tha Jorgoni. Sa i takon shifrave të raportuara, kjo sëmundje në vendin tonë kanceri i ovarit përbën rreth 4 për qind të rasteve tumorale që prekin femrat, me 51 raste të reja në vit për periudhën 2006-2010 dhe incidencë prej 3.4  për qind për 100 mijë femra. Zonat më te prekura janë Tirana, Fieri, Durrësi, Gjirokastra, Lushnja, Berati, Durrësi dhe Shkodra. Faktorët e riskut që ndikojnë në shtimin e këtyre sëmundjeve sipas mjekut listohen të jenë  faktorët e tipit, gjenetikë, historia familjare, mosha, raca, infertiliteti dhe subfertiliteti, dieta dhe mungesa e kryerjes së aktiviteteve fizike, si dhe mbipesha.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *