Një video e publikuar në rrjetin social “Twitter” tregon momentin kur disa turistë kinezë sulmohen verbalisht dhe fyhen në Shkup nga një vendas.
Maqedonasi iu drejtohet atyre me fjalët: “Koronavirus, largohuni prej këtu”.
Pas publikimit të këtyre pamjeve, Petre Shilegov, kryetar i bashkisë së Shkupit, reagoi menjëherë duke deklaruar se Shkupi nuk do të tolerojë një sjellje të tillë dhe u bëri thirrje autoriteteve që të hetojnë incidentin.
Ai tha se kjo sjellje është e kundërta e gjithçkaje që është Shkupi, një qytet i solidaritetit, kozmopolitizmit dhe unitetit.
Pak ditë më parë dhe në vendin tonë, një shtetas kinez u fye në qytetin e Sarandës nga një grup të rinjsh.
Само нуклеарка за нас! ?? pic.twitter.com/uBV9HkvZBU
— Frank Castle (@skopskipunisher) January 29, 2020
j.l./ dita

Ky eshte vlla i Ramutit.
Me keta do “hapet” Rilindja