Duhet të bëjnë burg, jo të bëjnë dorëheqje!

Ornela

Në gjyq me vetveten,
Ka ndonjë gjyqtar,
Kur kujton vendimet,
Që në gjyq ka marr!

Që kur për te vrarët,
S’bëri drejtësi,
Asnjë kriminel,
S’futi në qeli!

S’futi qelbësirat,
Që për pushtet vranë,
Dhe burgun e patën,
Veç për fukaranë!

A ka ndonjë burrë,
Nga të drejtësisë,
Që me pare krimi,
Nuk është bërë pis!?

Ka ndonjë vërtet,
Që nuk e zë gjumi,
Ashtu i mbuluar,
Nga balta dhe llumi!

Që s’i turbulloi,
Gjaku i njeriut,
Kur ua bëntë ligjin,
Djali i Saliut!

Në gjyq me ndërgjegjen,
Ka ndonjë gjyqtar,
Që në gjyq të vrarët,
Sërish i ka vrarë!

Këta do kenë lindur,
Kafshë prej natyre,
Ngrënë me fatkeqësitë,
Lumturinë e tyre!

Kur një kriminel,
Krejt i pastër del,
Ai që e nxjerr,
Është më kriminel!

Nuk është Vetingu,
Zgjidhja më e mirë,
Mbasi gjithë sistemi,
Është një kalbësirë!

Do qytetërohet,
Edhe Shqipëria,
Nëse në themel,
Ndryshon drejtësia!

Por asgjë s’pësojnë,
Kurrë këto mbetje,
Duhet të bëjnë burg,
Jo të bëjnë dorëheqje!

Arben Duka

Share This Article
7 Comments
  • Ashtu si thote Duka jemi te gjithe dakort,
    jo dorheqje por burgun ketij Rames idiot,
    se ka bere zullume dhe krim permbi krim,
    duke largu rinine prej vendit tend dhe tim,
    duke i heq vendit rinine, shpresen ka vrar,
    me kudo varferine anembane bere mullar,
    kete largim te rinise qe mbare po emigron,
    ketu vetem Rama qelbesira nuk e pranon,
    e pas tij qorrohet edhe Duka poeti qeveris,
    sepse tek qeveria e Rames pi nat e dit sis,
    sot krimi me te rende eshte krimi gjakatar,
    perzenia e rinise nga vendi e Rames zagar,
    per kete krim mizor dorheqje hic mos te ket,
    po direkt ne qeli te burgut qe ta ngroh perjet.

  • Ndonjë ditë në të ardhmen ( e largët) amerikanët do të kërkojnë falje për gjëmën që na bënë me Salen ,” burrë të madh shteti,, dhe shqipëtarët do të dalin në shesh me flamur amerikan dhe as edhe një kuq e zi për be.

  • Sa i keq ky Rama! Ne vend qe ta kthente Shqiperine në parajse, po na largon rininë nga vendi! Rama na e shkaterroi ekonominë! Ai i bêri te paperdorshme mbi 400 fabrika, uzina, kombinate dhe ndermarrje qe kishte vendi deri më 1990! Ai e hodhi në erë Shqiperinë, ose më mirë e plandosi për tokë, më 1997! Ai vrau ne Gerdec qe Zaho të behej i pasur! Po ashtu eshtê po ai që vrau më 21 janar pêr te ruajtur pushtetin. Ai maskara ia fali detin Greqisë!!! Etj, etj.
    Problemi me Ramen eshte jo se ai eshte i keq, por se nuk e nxjerr qimen nga qulli. Shqiperia kishte nevojë per një Ataturk, por Rama nuk ka stofin e një burri shteti. Nuk bën keq, por po bên pak per rimekëmjen dhe rindertimin me forcê dhe shpejtësi të shtetit. Eshte tamam sportist dhe artist nga trutê.Kam pershtypjen se keta gjyqtaret e vetlarguar i nxjerrin gjuhën pas kurrizit. Njelloj si opozita. Seç na bën edhe idiotin në atë filmin që ka dalë këto ditë. I lehtë dhe i leshtë si personazh. cfarë hallesh kanë njerezit dhe me çfarë e kalon kohën ai! Prandaj them qe nuk ka stofin e një burri shteti. I dobet ne shumë drejtime. Aq sa ka zhgenjyer shumë nga zgjedhesit e tij. Sidoqoftë jo aq sa per ta barazuar apo ngaterruar me Bishen, Bashën apo Metën. Ata janê mallkimi i ketij vendi. Dhe deri sa tê dalë ndonjë më i hajrit, do te duhet ta votojmë dhe rivotojmë atë. E keqja eshte se asnjë i “hajrit” nuk duket nê horizont.

  • Rama per zotin e ka hak burgun,qe po e ve drejtesine ne shina dhe nuk po i le dore te lire ” njerezve te drejtesise”
    që te vazhdojne te bejne ate qe kane ditur me mire te bejne, pra te marrin para ne kembim te lirimit te krimineleve, trafikanteve, vrasesve, hajduteve te pronave etj,etj.

    • Psikopat do te thote i fiksuar, ndersa keta mesiper qe ti i emerton si psikopate, ne te vertete jane realiste.
      Edhe keta te fiksuarit ndahen ne dy kategori, te fiksuar pas te keqes dhe te mires. Berisha eshte i fiksuar pas shkaterrimit, maltratimit, perdhunimit te mendimit, shkaterrimit te shtetit.
      Edi Rama eshte i fiksuar pas perparimit, rimekembjes se vendit, qyteterimit te qyteteve dhe berjen e fshatrave atraktive, duke u hequr atyre konotacionin me neverine dhe percmimin, si vende te pazhvilluara te cillat nuk ia vlen te vizitohen. Nga 2013 fshatrat jane bere pika atraksioni jo vetem per te huajt por edhe per vete shqiptaret. Duke shkuar, vizituar, rriten edhe te ardhurat e banoreve, per te mos thene qe rritet edhe deshira dita dites per te jetuar ne keto zona, dikur te perbuzura nga qyteti dhe te lena ne harrese nga shteti.

  • Sipas kataraktit ne duhet te mbajme Ramen perjete sepse katarakti nuk sheh asnje me te mire e te zotin.Meqenese Rama eshte e keqja me e vogel ne duhet ta durojme edhe se po shkojme keq e me keq,edhe pse denon nje qe rinderton shtepine e tij te prishur nga termeti por nuk denon asnje per unazen e madhe ne Tirane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *