Gjermania refuzon kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe

Leda Hysa

Gjermania e ka refuzuar kërkesën për dhënien e provimit të patentave në gjuhën shqipe. Këtë e mësoi Deutsche Welle nga dy ambasadorët e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlin, Beqë Cufaj dhe Artur Kuko.

Një vit më parë të dy ata kishin paraqitur një kërkesë në Ministrinë gjermane të Infrastrukturës që provimi i lejeve të drejtimit të automjeteve të jepej edhe në shqip. Kjo kërkesë tashmë është refuzuar, pasi, sipas ambasadorit Kuko, kjo do të bënte që edhe shumë shtetas të tjerë të huaj të kërkonin ta jepnin provimin në gjuhën e tyre.

Shqipëria dhe Kosova e kanë shtruar tashmë prej vitit 2018, përkatësisht 2019, kërkesën për një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit të automjetit. Por deri tani procesi ka ecur shumë ngadalë. Për të dy shtetet pritet te nisë në shkurt faza e sondimit dhe e verifikimit të standardeve të nevojshme të sigurisë së qarkullimit rrugor në vend.

Për njohjen e patentave u fol edhe në takimin e së hënës mes kancelares Merkel dhe kryeministrit shqiptar, siç informoi Rama në një videomesazh dhe siç e konfirmuan për Deutsche Wellen diplomatë të pranishëm në takim. Edhe ministri kosovar i punëve të jashtme Behxhet Pacolli i kishte kërkuar ndihmë homologut të tij gjerman, Heiko Maas, në takimin e tij zyrtar në Berlin, një vit më parë. Maas tregoi atëherë mirëkuptim për këtë çështje, e cila, siç do të vërente ai – zakonisht nuk është objekt bisedash mes krerëve të diplomacisë dhe premtoi se do të interesohej te ministria përgjegjëse, Ministria e Qarkullimit dhe Infrastrukturës.

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ne qoftese kerkoni budallenje ne bote mund ti gjeni ne Shqiperi dhe Kosove ,deshirojne qe ne Gjermani te perdoret gjuha Shqipe kur Turqit ndodhen atje qe nga viti 1965 akoma nuk u asht lejuar qe patentat dhe provimet te behen ne gjuhen Turqishte ,mos e beni vetveten qe tju qesh Bota.

    • Ja fut kot! Turqishtja eshte gjuhe e lejuar per provimin e patentes. Madje dhe arabishtja dhe rumanishtja. Po ti kush e di nga kush vrime del e shkruan gjera qe s’i di.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *