Nga Ilir Mborja
Tek emisioni “Provokacija” në TV ABC News më 24 janar 2020 gazetari Mustafa Nano kishte të ftuar edhe gjuhëtarin dr. Aristotel Spiro.
Pas një bashkëbisedimi shumë interesant me të për çështje të shkencës së gjuhësisë, prejardhjes apo vijimësisë së shqipes nga ilirishtja dhe të greqishtes së re nga e lashta, marrëdhënieve të ndërsjellta mes dy gjuhëve, dialekteve, rolit negativ të emocioneve nacionaliste tek studiuesit e shkencave shoqërore, identiteteve nacionale, përparësisë (sipas dr. Aristotel Spiros) që duhet të japë identiteti i dyfishtë shqiptaro – grek i atyre shkencëtarëve që e posedojnë atë etj., në fund, gazetari Mustafa Nano i shtroi të ftuarit edhe “çështjen në lidhje me një plagjiaturë të “një pasazhi”(!!!) nga Agron Tufa ndaj tij…”.
Pra, po kërkohej prononcimi i njërit prej të dëmtuarëve, dr. Aristotel Spiros, i vetë atij që u bë pikënisja e zbardhjes së një afere kriminale (akademike e financiare bashkë) në bashkëpunim me drejtuesit e fakultetit Filologjik të UT: Dhurata Shehri, Shezai Rrokaj. Pas denoncimit, e gjithë kjo aferë rezultoi e toleruar çuditshëm nga rektori Dhori Kule, dy ministrat në radhë të Arsimit – Lindita Nikolla e Besa Shahini, Prokuroria e Përgjithshme Arta Marku, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi.
Për të qenë plotësisht i sinqertë, si i pari denoncues publikisht i atij skandali, më duhet të pranoj se për këtë shkak u ndjeva i përfshirë emocionalisht kur u shtrua kjo temë. Ngaqë e njoh mirë Aristotel Spiron, natyrën e tij prej shkencëtari të vërtetë, nuk e pata shumë të vështirë ta mirëkuptoja atë kur, pak minuta më parë, i ishte shmangur pyetjes që kërkonte shkakun e vërtetë të papunësisë aktuale të tij. Prandaj, si dikush që ka dijeni të mjaftueshme se ç’ka ngjarë në të vërtetë me të në Universitetin e Tiranës, e kisha të vështirë ta besoja se “pauza” e papunësisë së tij ishte rastësore, apo kishte lidhje me nevojën për një “çlodhje” të njërit prej gjuhëtarëve më të palodhur e më produktivë sot (në dijeninë time) në të dy anët e kufirit Shqipëri – Greqi. U vu re qartë që, edhe drejtuesi i kësaj pyetjeje, gazetari Mustafa Nano, e mirëkuptoi plotësisht këtë qëndrim të bashkëbiseduesit të tij kur e mbylli atë temë me fjalët: “S’doni të bëni me faj asnjërin!”…
E kam thënë disa herë se arsyeja e vetme që e detyroi dr. Aristotel Spiron, lektorin e Universitetit të Tiranës të mirëpaguar nga Universiteti i Athinës, ta braktisë punën ishte klima korruptive që mbizotëronte në fakultetin Filologjik në UT. Drejtuesit e tij dëshmuan në sytë e lektorit serioz jo vetëm për një mjedis korruptiv, por, me mbështetjen e hapur si prej mafiozësh të vërtetë që i bënë vjedhjes galopante të Agron Tufës e bashkëpunëtorëve të tij, fatëkeqësisht provuan jo vetëm për një ambient të familjarizuar e bashkëpunues me vjedhjen, por shfaqën edhe një agresivitet të paskrupullt ndaj një njeriu të aftë e të ndershëm siç ishte dr. Aristotel Spiro, ish Përgjegjës Sektori i Gjuhës Greke, pranë Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Nejse!..
Si ish bashkëstudentë kam pasur fatin ta njoh qysh prej gati 40 vitesh më parë e të vazhdoj ta ndjek në botimet e tij Aristotel Spiron. Prandaj dhe e mirëkuptoj plotësisht sa të vështirë e ka një si ai të flasë për gjëra që mund ta venë atë padashur në rolin e viktimës, apo atë të një denoncuesi hajdutësh ordinerë. Duhet së paku të njohësh titujt e disa veprave të tij të botuara për të kuptuar se sa e tepërt është të kërkosh nga Aristotel Spiro gjëra të tilla. Ndërsa po të të jetë dhënë rasti (siç fatmirësisht disa herë mua) të mësosh opinionin e akademikëve më në zë të Athinës për të e veprën e tij, është anormale të këkosh prej tij të zërë me gojë emra si të Agron Tufës apo bashkëpunëtorëve të tij kleptomanë.
Pikërisht për këtë arsye po i lejoj vetes t’i drejtohem publikisht drejtuesit të emisionit “Provokacija”:
I nderuar z. Nano!
Duke ju falenderuar së pari shumë sinqerisht për emisionin interesant që zhvilluat të premten, më 24 dhjetor, më lejoni t’ju bëj një vërejtje për fjalitë tuaja në përmbyllje të bashkëbisedimit me të ftuarin tuaj, gjuhëtarin Aristotel Spiro.
Po dal drejt e në temë e po ju them se e kam fjalën për rastin e Agron Tufës.
Mendoj se kur bie fjala për të është dashur të dini se cilësimi i tij thjesht si “plagjiator” është pothuajse i pasaktë. Siç e kam shpjeguar disa herë, në rastin e Agron Tufës nuk kemi të bëjmë me një plagjiator të rëndomtë apo, aq më pak, siç konkluduat ju me një “përtaci intelektuale”. Plagjiatorët kur kopjojnë, pra kur vjedhin pronën intelektuale të tjetërkujt, mbajnë gjithnjë një bllok dhe një kalendar përpara.
Po t’i kishte përdorur ato, d.m.th. po të kish pasur kalendarin përpara nuk do të bënte marrëzinë të kopjonte një studim që ishte shkruar më 2012-n, pra, 4 vjet pasi kishte vjedhur në bashkëpunim (më 2008) titullin “doktor” në fletë të bardhë. Agron Tufa u doktorua pa paraqitur fillimisht asnjë gjë (!!!), qoftë edhe plagjiaturë. Më vonë po, më 2015, kur iu kërkua nga rregullorja që doli atë vit ta publikonte “doktoraturën” në internet, po: Plagjiatoi gjithçka mundi e sa mundi. Mblodhi leksionet e përkthyera të historisë dhe teorisë së përkthimit të profesores ruse I. S. Alekseeva, dhe, “përtaci intelektual” që thoni ju Mustafa, nuk përtoi aspak t’i paraqesë të gjitha ato të gatshme si punë shkencore në tekstin e “doktoraturës” së tij. Në fakt, vetëm këtu tek punimi i profesores ruse I. S. Alekseeva je disi i saktë kur thua se Agron Tufa është treguar “i shkujdesshëm e përtac”. Këtu ke të drejtë sepse, në fund të punimit të profesores ruse I.S. Alekseeva, plagjiati ynë ka përtuar t’i transkriptonte në gjuhën shqipe titujt e literaturës nga rusishtja, por i ka rënë shkurt duke i kopjuar me komandat “Copy” e “Paste”! Pastaj, për ta konkretizuar me një përkthyes shqiptar, zgjodhi Nolin dhe po me “Copy” e “Paste” (pa thonjëza e pa asnjë shenjë reference) mori të gjithë kumtesën e Dr. Aristotel Spiros dhe jo “një pasazh” – siç u shprehët disa herë ju z. Nano!
Pra, përfundimisht, ka dale e është provuar se ajo gradë shkencore me gjithë privilegjet ekonomike, është 100% e vjedhur nga Agron Tufa.
Pas ankesës së Aristotel Spiros, dikush që posedon kodin e siti-t me emrin “Universiteti”, që ka futur duart në mënyrë kriminale për të fshirë 18 faqe nga punimi i tij në variantin fillestar, e pranoi botërisht këtë vjedhje. Të gjitha këto kanë mbetur të dokumentuara edhe sot.
Siç e kamë thënë disa herë, Agron Tufa dhe grupi bashkëpunues në krimin akademik e njëherazi financiar (të provuar 100%) kërcënoheshin të ndiqeshin penalisht nga institucionet e shtetit. Sigurisht, po të kishim shtetarë të vërtetë në krye të tyre.
I dashur Mustafa!
A e ke menduar se sa del shifra financiare e vjedhur nga ne taksapaguesit nga kjo “përtaci intelektuale” e Agron Tufës? Veç 3 pagave mujore që deklaron, ai ka futur në xhep + 200 000 lekë të vjetra në muaj që nga 2008-a. Bëjeni pak hesapin sa ka vjedhur vetëm me “doktoraturën e marrë shkujdesshëm” për 11 (vjet) x 12 (muaj) x 200 000 (lekë të vjetra) ky “përtaci intelektual”?!
Përfundimisht, siç e kam thënë më shumë se një herë në monologët e dialogët e mi në gazetën Dita, plagjiarizmi, ky kancer i universiteteve tona, ky prostitucion intelektual ka plasur sheshit të mjediseve akademike… Duke drejtuar gishtin drejtpërdrejt kam treguar se ata që e kanë organizuar dhe toleruar këtë krim janë pikërisht personat që kanë zënë vendet drejtuese nëpër departamente, dekanate e rektorate. Prandaj, tek “Omertaja e Kamorës” në universitete është e kuptueshme që plagjiarizmi të përfillet si një fenomen i “përtacisë intelektuale”. Ndoshta edhe tek ndonjë “analist tallava”… Por, më falni, për një gazetar si ju i dashur Mustafa, mendoj se është e pajusifikueshme! Sidomos për këtë rast, ku siç e kam thënë, po të bëhej fjalë vetëm për plagjiarizmin e kumtesës së dr. Aristotel Spiros, ky mëkat do të ishte një pikë uji në oqeanin e skandalit me emrin “Agron Tufa”…
I dashur Mustafa!
U mata gjatë para se të vendosja që t’ju drejtohesha publikisht. Për shumë arsye,.. Ndonjëherë mendoj se jam marrë më shumë se ç’ia vlen me personazhin tim mëkatar, por kryesorja që më stepte është se, duke qenë publikuesi fillestar i këtij skandali dhe i prononcuar disa herë në lidhje me këtë temë, unë tashmë jam palë me kundërshtarët e hajdutllëkut të paprecedent e të plagjiarizmit të imponuar të “doktor” Agron Tufës. Po ashtu, duke qenë se ai ishte edhe drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, dashur pa dashur, jam bërë palë kundërshtare edhe me kundërshtarët e tij politikë. Gjatë gjithë kohës që ka nisur kjo histori, Agron Tufa është kujdesur që ta neglizhojë skandalin e tij në fjalë e, kur ka qenë i detyruar të thotë ndonjë fjalë tërthorazi, ta lidhë (!!!) e ta paraqesë denoncimin tim drejtpërdrejt si “intrigë të kriminelëve komunistë” apo si “kombinim i kryëqzatës që i bëhet atij nga ish-sigurimsat me bashkëpunëtorët e tyre të dikurshëm” etj… Pra, duke tundur flamurin e rreckosur të antikomunizmit dhe duke luajtur rolin e viktimës së një “kryqëzate për shkak të detyrës së drejtorit të ISKPK, i sugjestionuar nga filmat e shumtë multiplikativë me Mickey & Mouse që duket se ka konsumuar me bollëk, Agron Tufa përpiqet të justifikojë hajdutllëkun e paprecedent të tij para opinionit që e përkrah. Dhe jo rrallë duket se ia ka dalë! Tek miq të përbashkët kam vënë re me keqardhje se për këtë episod, pasi më japin “të drejtë në parim” dhe ta justifikojnë vjedhjen e tij mu ashtu, si “përtaci intelektuale”, nxitojnë të më qajnë hallin se, me denoncimin tim të këtij skandali, qenkësha “përdorur abuzivisht për kryqëzimin e antikomunistit Agron Tufa nga komunistët e pandreqshëm”!!!
Për të qetësuar dashamirësit e mi, ose për ata që më “kryqëzojnë” se jam “i përdorur” prej “komunistëve të pandreqshëm që duan ta “kryqëzojnë” Agron Tufën, madje, me pesë kalamajtë e tij”, ose thjesht për të shuar kureshtjen e ndokujt që mund të ketë interes të dijë se ç’mendoj unë për historinë e LANÇ-it dhe se punë e kujt është ajo sipas mendimit tim, ftoj të lexojnë shkrimin “Historianët, si kuzhinierët pa kapele…” – (http://www.gazetadita.al/
I dashur Mustafa!
Nuk dua kurrsesi të mendoni se po përpiqem t’ju tërheq në emocionet e mia personale në lidhje me Agron Tufën, por duke folur për të e përmendët se “është kryqëzuar” vetëm për një “shkujdesje” apo “përtaci intelektuale”, e kishin drejtpërdrejt me mua dhe vetëm me mua… Sidoqoftë, dua t’ju siguroj se unë “kryqëzuesi” i tij nuk do të reagoja nëse do t’i përmbaheshit asaj që deklaruat fillimisht për të kur thatë: “Nuk jam i gatshëm t’i bëj gjyqin Agron Tufës.” dhe më pas nuk do të nxitoheshit t’i jepnit “vendimin” e ta “dënonit” atë vetëm “për një shkujdesje e për një përtaci intelektuale”!!!
Në koherencë me logjikën “për të mos i bërë gjyqin Agron Tufës” (që mua m’u duk shumë e gjetur për të mos e ulur nivelin e asaj bisedë interesante me temën e një vjedhjeje të rëndomtë) mendoj se do të duhej të ishte edhe mbyllja. Prandaj m’u duk krejt i pavend konkludimi juaj se: “Leximi që i bëj unë, e shoh si një gjest shkujdesjeje të Tufës,.. si një njeri të zot. Ai mund të bënte vet një material në lidhje me doktoraturën, ndoshta edhe mund ta qante. Unë e kam marrë për një përtaci intelektuale, por sidoqoftë shija nuk është e mirë.”…
I nderuar z. Nano!
Për t’ju bindur se nuk kam asgjë personale me Agron Tufën dhe për më tepër, për t’ju siguruar se nuk e çoj kurrë ndërmend t’ju këshilloj se si duhet t’i mbyllni emisionet tuaja, ju lutem më besoni se këmbëngulja e “vigjilenca” ime që mund t’ju tingëllojë disi mistrece në këtë rast ka të bëjë vetëm me rrezikun, që sjell sipas meje, opinini që ushqen ambjentimin me vjedhjen. Pikërisht këtë temë e kam trajtuar modestisht qysh më 2013-n, d.m.th shumë më herët se të plaste skandali Tufa: “Ambjentimi me vjedhjen brenda në Kuvend!” (http://www.gazetadita.al/
Gjithsesi, edhe unë si shumë të tjerë e kam parasysh angazhimin tuaj konkret si gazetar e drejtues i emisionit “Provokacija” në luftën për demaskimin e fenomenit të shëmtuar të plagjiaturave. Askush nuk mundet të mos jua njohë dhe e vlerësojë sinqerisht kontributin tuaj në përpjekjen e madhe për të tharë këtë moçal të krimbur që ka infektuar arsimin tonë universitar e jo vetëm dhe, bash për këtë, mbetem me bindjen se gjithçka thatë për “përtacinë intelektuale” le ta marrim si “një lapsus”, që sidoqoftë, ia arriti të provokojë këtë shkrim që nuk po di si ta quaj: monolog apo dialog?..
*****
Botuar në Dita

Imagjino ku jemi katandisur.Ne doren e injoranteve e dallkaukeve si ky M…Nano me shoke te na japin mend ne intelektualeve te drobitur nga kjo mut politike.
Ha Muço…Pi Muço!
Pse te mos rruaj edhe une qe kam pese kalamaj per te ushqyer…!
Shpresoj ta hane edhe keta zvicerianet e me caktojne ndonje pension te majme..!?
Zoti Ilir Mborja ,qe te gjithe e me ju ne krye , i jeni ngjitur si M.ti mbas kepuces z Agron Tufa .Pa le ,pa le i ben edhe hesapin se sa miliona ka vjedhur me pa te drejte ky Agroni , Sinqerisht ke shkruar carcafe te gjate e me shume mellef ,dhe perciptas ju lexova.
E me qe ju vjen keq ,per keto shuma parash ,qe natyrisht jane taksat e neve kokplareve te mjere e fukarenj , me qe te dhimbsen parate e popullit ,DIL DHE KALLXOI ME EMRA EDHE SHUME TE TJERE HAJDUTE plagjiturash ,po te jesh burre me principe ,ku i ke Ministra ,ish ministra ,zevendes ministra ,,deputete ,dhe jane me lopate . Dhe per keto politikanet hajdute plagjiturash ,qe jane ne majat me te larta te pushtetit ,i dini dhe pse heshtni ?? Jo me treqint surrate !! Ca te babes e ca te njerkes.? Balliste e Komuniste ??Ose mos bej derr derr ,je fallco je me dy fytyra , inatci ,se ul vehten tende ,karakterin tend .Mbaroi lufta e klasave kujdes or burr ??.Prandaj ??
Faleminderit per mirkuptimin .
Derr derr po ben ti qe edhe se ke lexuar edhe flet ketu pa lidhje.
Lexoje edhe njehere dhe do reflektosh.
Ai kete rast ka kapur, e njeh me detaje, e ka zberthyer dhe e ka denoncuar hapur, madje jua ka derguear edhe organeve shteterore.
Te tjere studiues apo gazetare kane kapur rastin e Monika Kryemadhit, te Blerina Gjylametit, te zv/Ministrit te arsimit i cili dha edhe doreheqjen.
Ku e sheh luften e klasave ti??
Vjedhja dhe krimi nuk kane ngjyre politike, as te majte e as te djathte.
Po hajt mo te ka ardhur edhe ty rradha ta thuash nje fjale ….. Nuk u be qameti, anonimat hesapi…
Nje shkrim i shkelqyer i nje intelektuali dinjitoz dhe i guximshem,cilesi keto qe nuk i ka as rektori i UT,as ministrja e Arsimit dhe as kryeministri Rama,qe deri me sot nuk kane guxuar jo vetem te denojne fenomenin ,por as vetem nje person te vetem si sharlatani Agron Tufa qe pervec te tjerave i ka xhvatur arkes se shtetit miliona leke!
Ku eshte ky kryeminister,teper arrogant kur behet fjale per te ndeshkuar hajdutet e vegjel te dritave e ujit,por bejne sikur harrojne peshkaqenet e medhenj si Tufa dhe te tjeret mbi ate!
Ka shume kohe qe Ilir Mborja e ka denoncuar me fakte kete krim akademik e financiar,por deri tani asnje reagim nuk ka patur nga asnje strukture e ketij shteti te kalbur deri ne rrenje!
Pse keni heshtur z.kryeminister kur hajduti Tufa i ka grabitur shtetit rreth 27 milion leke te vjetra,aq sa per te ndertuar nje nga shtepite e demtuara nga termeti ne nje nga fshatrat !
Ndersa zotrote mbron hajdutet dhe ketej shkon e i lyp Europes te te japin miliarda per termetin!
Po sa gjera te tilla ka ne kete shtetin rrumpalle te Rames qe ky hesht per t’i mbrojtur,qe e kane shtuar varferine e ketij populli?
Sic duket Rames nuk i bejne pershtypje 27 milione lete te vjedhura,se vete eshte i mbathur as shume sa kaq pare i duken si qerasje per kafe!
Po KLSH,Avokati i Popullit dhe prokuroria pse hesht?
Une jam i bindur se Rama vjedhjen e Tufes nuk e konsideron te tille,se ajo eshte vogelsire para shifres 40 milion euro,qe pushteti i tij i dhuroi nje firme fantazem me dosje te fallcifikuar dhe vete Rama u hodh ne mbrojtje te tenderit skandaloz duke iu hakerryer gazetareve se “Ku eshte korrupsioni ketu?”
Pra nje kryeminister,qe nuk dallon nje korrupsion prej 40 milion dollaresh,si mund te shqetesohet per nje vjedhje prej 27 milion lekesh te vjetra?
Eshte po ky kryeminister qe nuk i behet vone dhe mban ne fuqi nje ligj,qe u paguan qindra apo mijra punonjesve te pushuar padrejtesisht nga puna dhe qe kane fituar gjyqet me miliarda leke ne muaj!
Te gjitha jane ne kurriz te popullit e jo te Rames!
Ketij Rame,qe rilindasit e mbajne per hero,sic benin dikur PD-istet per Berishen dikur!
Peshendetje autorit te ketij shkrimi ,me gezon fakti qe ne Shqiperi ka intelektual si ky autor qe paraqesin ndershmerin e tyre duke vene ne dukje se sharlatanet dhe hajdutet me petkun intelektual fatkeqesisht kane zene vende te pa merituara ne sistemin e larte arsimor ,eshte koha qe ature tu tregohet vendi
ku ka arritur puna. nipi i fashistit me damke, tefik mborja, vijon ende punen e xhaxhait.
je tuj thane kshtu se nuk qeka pun kamunistash kjo or sal protopapa prej verteti, po hajnash prej verteti.
Denoncimi i vjedhjes me fakte, detyrë dhd pergjegjshmeri qytetare.
Vijimi, gogol i mendjeve të cekta
Disa prej krizave madhore te Shqiperise 2020 –
1- Ka nje parlament karikature ne shkelje ligji me 122 deputete nga 140 sa thote kushtetuta.
2 – Ka nje borxh publik te fshehur sa fshihet minarja ne thes.
3 – Ka nje krize te thelle ekonomike qe rreflektohet nga ikja e shqiptareve nga vendi njesoj si ne 1990-91.
4 – Ka ‘Gjendje te jashtezakonshme” akoma pas termetit Nentorit (dhe shume njerez neper cadra)
5 – Ka dhe plot tjera, por mbi te gjitha – Ka Super-krizen, nje plagjiature te supozuar te nje ish-drejtori institucioni.
Kjo eshte dhe kriza qe ja kalon te gjitha krizave tok.
Në 5 mesazhe apo lajme qe lexojme per Shqiperine, 4 te bëjnë t’ja mbathesh natën, 1 në 12 te drekës.
Ky i vë VULËN.
Ore ka njeri (ka mbetur ndonje) te punojë duke respektuar ligjet?
Grabitja intelektuale eshte bere kaq e zakonshme dhe shqiptaret po ambjentohen kaq mire me te,saqe sot o Ilir ka mbetur vetem te krijohet INSTITUCIONI I ALUIZNI-t te grabitjeve intelektuale. Agron Tufa ka shkuar ne Zvicer sa te krijohet Agencia e Legalizimeve,Urbanizimit dhe Integrimit te Studimeve Informale(te vjedhura).
Meqe vjedhesit jane te shumte si malokeria qe ju versul tokave te pronareve,o duhet te denohen te gjithe maloket,o duhet te legalizohen hajdutet dhe te marrin nje diplome si INDULGJENCAT e papa Leonit ne kohe te Martin Luterit.
Kur kjo vjedhje qenka kaq e provuar, pse nuk ka asnje reagim nga Dekanati i Fakultetit te Histori – Filologjise apo nga vete Rektorati i Universitetit te Tiranes? I lumte gazetarit Ilir Mborja dhe Gazetes Dita qe e mban ne qender te vemendjes kete skandal te padegjuar! Pra, qenka provuar, se doktoratura i qenka dhene Agron Tufes ne shkelje dhe kundershtim me cdo kriter ligjor de akademik. Qenka provuar gjithashtu se ku Tufes i eshte kerkuar qe te paraqese disertacionin pas marrjes se titullit, ai paska vjedhur punimet e te tjereve.
PoGazetaDita a ka derguar ndonje kerkese zyrtare ne Dekanat apo Rektorat per kete vjedhje dhe mashtrim te pashembullt?
Po ndonje gazetar a ka cuar ne Sekretarite perkatese?
Ne kete sistem shoqeror qe na “solli perendimi” cdo gje qe vidhet apo grabitet quhet “pune ” ,’aftesi” , “shkathtesi”,qe vuloset e dokumentohet edhe “zyrtarisht”nga institucionet shteterore, sic eshte rasti i Agron Tufes e Celove te tij!
Puna e titujve dhe gradave në Universitetet Shqiptare është bërë hale, që po ti hapësh kapakun qelb gjithë ballkanin, ndoshta edhe më gjerë jo vetëm Shqipërinë.
Mjafton të kujtosh që edhe Fakulteti i Infermerisë, që nuk ka qënë Universitet i ka fut një thes me doktoratura të shitura, pa asnjë lidhje me misionin e këtij fakulteti.
Po universitetet private sa kanë dhënë?
Prandaj, hapja e kartave për të gjithë përfituesit e tyre, sidomos UDHËHEQËS doktoraturash, si dhe DREJTUESIT e nivelit DEKAN, REKTOR dhe kryetarë të kishallave të profesorëve, do të mundësonte jo vetëm pastrimin e strukturave shkatërruese të ARSIMIT TË LARTË, por do ta vendostë situatën në binarë.
VETING të gjithë strukturave përfituese deri më sot, DHE VETING të gjithkujt që kërkon të shkëmbejë karriket në ZGJEDHJET FARSË QË po mundohet të shesë ministrija.
VETINGUN NUK MUND TA BEJNE UNIVERSITETET, atë duhet ta bëjnë vetëm struktura të ngritura mbi bazë kombëtare dhe personat kontrollues të kenë kaluar fillimisht vetë në filtrin e VETINGUT. Pastaj të kontrollojnë të tjerët.
A.Tufa eshte nje hajdut i rendomte ,plagjator qe duhet denuar.Duket M.Nano ka ngrene ndonje Luge çorbe te prishur dhe i quan petaci intelektuale.Turp Mustafa .Qysh nga ai emision nukm te ndjek me.Edhe ti si Kazani je bere
Hajdutu i sateme, thuaj ti o MUT idiot cfare meritash intelektuale ke ti vete dhe hajde pasaj te krahasojme racen tende te Sigurimit me Agron Tufen qe e ka mbrojtur deisertacionin ne Universitetin prestigjoz te Sankt peterburgut ne Rusi me nje histori te lashte akademike.
KU SHE JENI JU O JASHTEQITJE TE ENVERIT DHE VEGLA KRIMINELIT SPARTAK BRAHO QE TE GJYKONI SHKRIMTARIN ANTIKOMUNIST, AFRON TUFA SI NJE LUKUNI FANATIKESH INJORANTE DRU ME PRE?
Fajn e ka gazeta DITA qe ysht ndjenja te ulta dhe mizore ndaj intelektualeve te paket shqyptare duke ushqyer me jashteqitje enveriste kafshet fanatike te Enverit dhe censuron intelektualin ne komentet e tij etike me nje vlere te larte qytetarie qe perputhet me perspektiven e ingegrimit te Shqypnise ne Boten Antikomuniste ashtu sic eshte BE dhe SHBA.
Hy race e keqe fanatikesh injorante dru me pre dhe ku ju con mushka me keto publikime turpi dhe rezili te vendit tone o gazeta DITA qe ka mbetur veem t’i kendoni lavdi Kimit te Korese se Veriut me nostaligjine enveriste te Nexhmijes qe publikoni papushim nate e dite ne faqet tuaja:
SI ASNJE MEDIA E RESPEKTUAR NE BOTEN DEMOKRATIKE.
Hajdutu i sateme, thuaj ti o MUT idiot cfare meritash intelektuale ke ti vete dhe hajde pasaj te krahasojme racen tende te Sigurimit me Agron Tufen qe e ka mbrojtur deisertacionin ne Universitetin prestigjoz te Sankt Peterburgut ne Rusi me nje histori te lashte akademike dhe pa asnje kontestim nga profesoret drejtues te disertacionit te tij te mbrojur me sukses.
KU SHE JENI JU O JASHTEQITJE TE ENVERIT DHE VEGLA KRIMINELIT SPARTAK BRAHO QE TE GJYKONI SHKRIMTARIN ANTIKOMUNIST, AGRON TUFA SI NJE LUKUNI FANATIKESH INJORANTE DRU ME PRE?
Fajn e ka gazeta DITA qe ysht ndjenja te ulta dhe mizore ndaj intelektualeve te paket shqyptare duke ushqyer me jashteqitje enveriste kafshet fanatike te Enverit dhe censuron intelektualin ne komentet e tij etike me nje vlere te larte qytetarie qe perputhet me perspektiven e ingegrimit te Shqypnise ne Boten Antikomuniste ashtu sic eshte BE dhe SHBA.
Hy race e keqe fanatikesh injorante dru me pre dhe ku ju con mushka me keto publikime turpi dhe rezili te vendit tone o gazeta DITA qe ka mbetur veem t’i kendoni lavdi Kimit te Korese se Veriut me nostaligjine enveriste te Nexhmijes qe publikoni papushim nate e dite ne faqet tuaja:
SI ASNJE MEDIA E RESPEKTUAR NE BOTEN DEMOKRATIKE.
Luzati spiuni i Enverit:
Hajduti i sateme, thuaj ti o MUT idiot cfare meritash intelektuale ke ti vete dhe hajde pasaj te krahasojme racen tende te Sigurimit me Agron Tufen qe e ka mbrojtur deisertacionin ne Universitetin prestigjoz te Sankt Peterburgut ne Rusi me nje histori te lashte akademike dhe pa asnje kontestim nga profesoret drejtues te disertacionit te tij te mbrojur me sukses.
KU SHE JENI JU O JASHTEQITJE TE ENVERIT DHE VEGLA KRIMINELIT SPARTAK BRAHO QE TE GJYKONI SHKRIMTARIN ANTIKOMUNIST, AGRON TUFA SI NJE LUKUNI FANATIKESH INJORANTE DRU ME PRE?
Fajn e ka gazeta DITA qe ysht ndjenja te ulta dhe mizore ndaj intelektualeve te paket shqyptare duke ushqyer me jashteqitje enveriste kafshet fanatike te Enverit dhe censuron intelektualin ne komentet e tij etike me nje vlere te larte qytetarie qe perputhet me perspektiven e ingegrimit te Shqypnise ne Boten Antikomuniste ashtu sic eshte BE dhe SHBA.
Hy race e keqe fanatikesh injorante dru me pre dhe ku ju con mushka me keto publikime turpi dhe rezili te vendit tone o gazeta DITA qe ka mbetur veem t’i kendoni lavdi Kimit te Korese se Veriut me nostaligjine enveriste te Nexhmijes qe publikoni papushim nate e dite ne faqet tuaja:
SI ASNJE MEDIA E RESPEKTUAR NE BOTEN DEMOKRATIKE.
Me ne fund u prononcua intelektuali Agron Tufa.
E kuptova pse i eshte ngjitur si M.ti mbas kepuces intelektuait z Agron Tufa. Mos u merr me nje evgjit qe quhet Ilir M.ti o intelektual i nderum:
Gazeta Tema > 17. 06. 2016
Kur armatosem unë evgjiti…
“I dashur Ilir Meta!
Edhe unë që po ju shkruaj quhem si ju Ilir Meta, por jam evgjit dhe, siç mund ta marrësh me mend, ndryshe nga zotrote, jam pak i zi në paraqitjen e jashtme. Para shumë vjetësh, kur isha kalama dhe më çonin në shkollë, shokët, për të më ofenduar, më thërritnin me mbiemrin tim të parë “Muti” sepse, gjyshi im që quhej Mete, kish qenë dikur pastrues i gropave të mutit të qytetit. “Ku je Ilir Muti? Do vish të luajmë o Ilir Muti?” – më thërritnin gjithmonë ata. Kur isha në klasën e gjashtë, aty nga mesi i vitit, desha ta lija shkollën fare, por nuk më lanë ata të këshillit popullor të lagjes. “Shoqja Hava! Po nuk e dërguat Ilirin të mbarojë tetëvjeçaren, do të hani gjobën!” – iu kërcënua një ditë gjyshes sime kryetari i këshillit kur shtyu derën e oborrit të barakes sonë e na pa të dyve aty tek vija e ujit… Ishim duke larë zorrët e një derri dhe po prisja, që pasi të mbaronim punë me ujin, të ndihmoja gjyshen kur, para se ta hidhte në kusi, do të duhej t’i thurte gërshet zorrët e lara. Po të mos mbaja dy duart e mia të shtrira drejt saj, ajo s’mund ta bënte kukurecin… Unë, nga gjithë ç’tha kryetari atë ditë, nuk kuptova vetëm fjalën e fundit “gjobë”, atë që do të hanim?! Por, duke parë fytyrën e prishur të gjyshes dhe kur dëgjova përgjigjen e saj: “Të na hash mutin o kryetar!” e mora me mend se, gjithsesi, “gjoba” duhet të ishte diçka më e pashijshme se zorrët e ziera të derrit. Era e asaj fjale të çuditshme duhet të ishte afër erës së mutit dhe shumë larg aromës së mrekullueshme të gatimit të gjyshes time ezmere që nuk e kursente rigonin për t’ia hequr zorrëve grahmën e ndyrë të derrave…
“Kur isha e re, kam qenë më e bardhë, por më nxiu jetën yt gjysh, Mete Muti që ngrysej mes mutit e gdhihej me kurva” – thoshte ajo për të shoqin e vdekur dhe e përfundonte rrëfimin për të: “Deshën ta bënin dhe anëtar partie, por ai, si evgjit muti që ishte, iu shmang duke u justifikuar se në parti nuk mund të hynte, pasi u tha se: “Vërtetë kam ton, por nuk kam shprehje.””…
***
Gjyshja ime emrin e plotë e kishte Havadane dhe i vinte shumë inat kur dikush ia shkurtonte në “Hava”. Lëre pastaj po t’i vije përpara atë fjalën “shoqe” që gaxhinjtë e Partisë së Punës e kishin në majë të gjuhës. I dukej se e tallnin. Prandaj atë ditë ajo ishte gati që t’ia vishte me zorrët e derrit surratit kryetarit të këshillit kur iu drejtua ashtu si idiot: “Shoqja Hava”.
Ajo pranoi të rikthehesha tek shokët, vetëm kur një nga anëtarët e këshillit i tha asaj me të mirë: “Moj Havadane! Çoje djalin në shkollë sa për sy e faqe, sa të duket që vete!..”
***
Gjyshja ime thoshte se nga i ati e kishte pasur llagapin “Kapedani” dhe e qau me lot ditën kur u martua me tim gjysh dhe e ndërroi në “Muti”. Një herë, gjyshin tim Mete, e kishin thirrur të zhbllokonte nevojtoren e kinemasë së vetme të qytetit dhe, si shpërblim, e lejuan të shikonte pa biletë filmin që shfaqej atë ditë… Pasi doli nga kinemaja dhe kishte parë për herë të parë në jetën e tij një film, im gjysh, 16 vjeçar atëherë, ishte sjellur tamam si personazhi kryesor “Raxh Kapuri”: Shkoi e kapërceu avllinë e ulët të barakes ku jetonte bukuroshja Havadane dhe, duke kopjuar melodinë e këngës së indianit Raxh, i tha asaj me të kënduar: “Të dua për nuse moj Havadane kapedane!”.
Gjyshja ime, që atëherë nuk i kish mbushur ende të 14 vjeçët, u mahnit nga bukuria e zërit që dëgjoi dhe, aty për aty, vendosi ta ndjekë pas trimin e zi që binte era mut… Më pas u pendua shumë por s’kishte ç’bënte. Ku të shkonte? Për tetë vjet Mete Muti e bëri me dhjetë fëmijë. Që të dhjetë djem. Unë jam i atij të parit fare dhe, që ndryshe nga të tjerët, mbaj llagapin Meta. Më ’91-shin u meremeta disi nga ekonomia, se fitova jo keq nga privatizimi i nevojtores publike që trashëguam nga gjyshi. Më 2011-n ia shita dikujt që më tha se nevojtoren do ta bënte hidrocentral dhe nuk i bëra zë kujt. Paratë, siç ma kishte lënë amanet gjyshja: “O Mete, për vete”, i mbajta të gjitha për vete. Pra, ma mbante xhepi dhe iu drejtova zyrës së gjendjes civile e kërkova që të mbaja për mbiemër emrin e gjyshit, dmth Meta. Pagova dhe, me thënë të drejtën, jo pak. Nëpunësja më la të kuptohej se, që të regjistrohesha si “Ilir Meta” kryetari i LSI-së, do të duhej të paguaja shumë. Nëpër dhëmbë dëgjova vetëm shifrën shtatë… E kuptova dhe nuk e zgjata. Pagova 700 mijë lekë dhe mbeta pa asnjë dysh në xhep. As për të blerë sapun nuk më mbetën më para. Të më besosh! Që nga ajo ditë nuk e kam larë kurrë kokën… Por i kam bërë hallall të gjitha. Shpëtova nga llagapi “Muti”.
***
I dashur adashi im!
Kam marrë vesh që të kanë zgjedhur President. U gëzova dhe m’u bë qefi shumë. Jo për gjë, por duke qenë në atë post të lartë, me fjalorin tënd, na përfaqëson edhe ne evgjitëve të varfër. Veç kësaj, besoj se do të flakësh tej edhe racizmin ndaj ne lëkurzinjve e kokëpalarëve, prandaj më lejo të të kujtoj nja dy gjëra që ju si President duhet t’i keni parasysh!
Ne evgjitët jemi kokë-ulur sepse jemi të ndërgjegjshëm për mëkatin që kemi bërë ndaj Krishtit. Qysh prej atëhere ne akuzohemi se gozhdët që u përdorën në kryqëzimin e tij në vitin 33 i kishin prodhuar të parët tanë zeshkanë. Jemi në 2017-n dhe sot bëhen plot 1984 vjet që, vetëm për atë, ne evgjitët paguajmë haraçin e atij mëkati.
Ah!.. Për pak më doli nga mendja e ndjera gjyshja ime Havadane dhe një porosi e saj: “Ilir! Mos u kthe në shtëpi pa i hedhur një sy kazanit të plehrave! Ç’të gjesh aty që mendon se na shërben, sille në shtëpi. Edhe mut të jetë. Jashtë hedhurinave jo! Sado të çmuara të jenë. Edhe florinj po të gjesh në rrugë mos i prek kurrë me dorë!”. Tani, ju Presidenti Ilir Meta, jeni i lutur të pranoni edhe një porosi tjetër vëllazërore nga unë Ilir Meta evgjiti: Mos harro, se edhe ty, ashtu siç “Raxh Kapuri” gjyshërit e mi, një film të ka marrë më qafë!.. Ai filmi me Dritan Priftin më 2011-n. (Mos harro! Njerëzit na kujtojnë ende gozhdët tona që kryqëzuan Krishtin 1984 vjet më parë.). Fjalori që përdorje zotrote në atë film ishte tamam si (ndjesë pastë!) i gjyshit tim Mete Mutit…
Dhe e fundit: Sado lart që të ngjitesh, mos i kërcëno kurrë njerëzit! Mos na thuaj, se pas 25 qershorit, po s’të deshi mender bytha ty, nuk do të dekretosh kryeministër askënd tjetër përveç Petrit Vasilit tënd!.. Mos na bëj thirrje që të armatosemi! Sidomos, me ne evgjitët bëj pak më shumë kujdes, se kur kemi pushkën në dorë ne, nuk dimë se ç’bëjmë?!. Mund të vrasim edhe babanë. Se vërtetë, shprehje nuk dimë të lidhim (siç bëjmë me gërshetin e kukurecëve), por ton kemi sa të të përgjigjemi si (ndjesë pastë!) gjyshja ime Havadane dhe të themi: “Të na hash mutin o Ilir Meta!”.
Ç’është e vërteta, ne evgjitët jemi pak gojë qenefë dhe lëkurën, vërtetë, e kemi të zezë, por shpirtin nuk e kemi të keq. Prandaj, për të mos ju nxirë sado pak juve, tani që u zgjodhët President, unë po e zëvendësoj llagapin “Meta” dhe po përdor si të tillë emrin e një katundi që ka një minierë me qymyr të zi… Atë të Mborjes e jo të Krrabës, se te kjo e fundit, siç mund ta dini më mirë se askush tjetër ju adashi im, thonë se qymyri kishte ngjyrë të verdhë, si e floririt…
Me përulje evgjiti, Ilir Mborja.”.
374Niko Suli, Bilbil Mema dhe 372 të tjerë
76 Shares
105 Komente
A pse, Agron Tufa vet qeka “intelektuaki”? Faleminderit qe na e tregove o Gaz. Tashi do ta lexoj me kujdes. Intelektual hajduti i Sollohodit.
Si do ta merrte vesh gjithë dynjaja që Agron Tufa është një hajdut ordiner?
Zoti, per ta fëlliqur, e çoi të kopjonte Aristotel Spiron. Nuk i mjaftoi vjedhja qe i beri profesores ruse e të tjerëve, por duhet të vidhte dhe Aristotel Spiron?! A thua se nuk do ja jepte doktoraturën edhe pa atë vjedhje Dhurata Shehri?
Si do ta merrte vesh gjithe dynjaja kush ishte Tartar Bazaj me diplomë te falsifikuar të shkollës së mesme?
Zoti, për ta felliqur, shtyu shejtanin ta propozoje për anëtar të KLP, pastaj trurin e debilit Tartar Bazaj të shpalli viktimizimin e tij për kartolinën e munguar të Vitit te Ri. Viktima është i njejti “trim” që kercënon gazetarin: “Unë të marr gjak në vetull!”.
Zoti është i madh. Po të mos ishte i tillë si do merrnim vesh ne kush ishte Valdrin Pjetri, Kajmaku, Agron Tufa, Tartar Bazaj? Si do të pastrohej Shqipëria nga këtë kavanozë me mut?
Lavdi Zotit!