Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur emergjencën globale, pasi virusi vazhdon të përhapet jashtë Kinës.
“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera” tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, teksa bëri njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë. Shqetësimi është se virusi kinez mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.
Aktualisht 170 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë thënë se 98 persona janë prekur nga ky virus në 18 shtete të botës, mirëpo nuk është raportuar për viktima.
Shumica e rasteve kanë qenë persona që nga udhëtuar nga qyteti kinez, Vuhan, ku ka shpërthyer virusi.
Koronavirusi është një familje e gjerë virusesh.
Koronavirusi mund të shkaktojë sëmundje nga ftohja e zakonshme deri te Sars-i.
Sars – sindromë e rëndë akute e frymëmarrjes – ka shkaktuar vdekjen e mbi 700 njerëzve në botë gjatë shpërthimit të tij më 2002-3.
l.h/ dita
