Kompania që kishte në pronësi helikopterin me të cilin po udhëtonte legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajza e tij dhe shtatë persona të tjerë kur u rrëzua duke i marrë jetën të gjithë personave në bord, nuk kishte licencë për të fluturuar në kushtet mjegulle.
BBC thotë se “Island Express Helicopters” ishte e kufizuar në fluturime vetëm në rastet kur piloti kishte pamje të qartë. Piloti vetë kishte një certifikatë federale për të fluturuar mjetin bazuar te instrumentet në bord. Megjithatë, ekspertët thonë se ai kishte pak eksperiencë në këtë drejtim, dhe kjo vinte për shkak të kufizimeve që diktonte licenca e kompanisë.
Shkaku i rrëzimit prej kushteve të motit po hetohet akoma si arsyeja kryesore e tragjedisë. Por të dhënat që po dalin në dritë së fundi gjithmonë e më shumë bëjnë të mendohet se fatkeqësia mund të ketë qenë pasojë e gabimeve të pilotit.
Keith Holloway, zëdhënës i Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit në SHBA thotë se piloti, Ara Zobayan, nuk kishte eksperiencë me retë dhe mjegullën. Ai nuk e artikuloi qartë, por kuptohet se në kushte të tilla, Zobayan nuk duhet të kishte fluturuar.
O.J/DITA

Na keni care k…in me kobin…kush ishte kobi ? Ishte dikush qe bente kosha dhe asgje me teper…çfare la si model per njerezit qe ti jepet kaq rendesi?
O gazeta e nerume DITA:
PSE NUK VERIFIKONI FAKTET NGA MEDIA NDERKOMBETARE?
sepse:
Helikopteri ishte prodhim sovjetik si krenaria e Putinit,
por:
KY ESHTE REZULTATI KUR I BESON KOMUNISTEVE
Po te qan Shqiperia,GAZETARIA, o Kopi,ashtu si qame Patrik Lomumben ne 1960.
Brezi i ri nuk e njeh dhe nuk ka si ta njohe Patrik Lomumben,President i pare i Republikes Komuniste,Demokratike te Kongos,.
Shkon Skender Luarasi ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe gjen kryetarin,Dhimiter Shuteriqi, me koken ulur.
Edhe sekretaret Ibrahim Uruci,Llazar Siliqi,Fadil Pacrami,te vrare,me syte mberdhe.
-Mor po cfare ka ngjare?
-Na kane vrare Patrik Lumumben,o Skender!
-Hajt,te na e rruaje Lomumba-tha Skenderi dhe doli.
Populli shqiptar nuk ka ndryshuar shume.Po ai eshte.
Humbjen me te madhe e kishte familja Altobeli 3 veta…….