Dr. Hasan Luçi
Shkollat e shumta të niveleve të ndryshme, nga fillore në universitete, të Turqisë dhe Greqisë në Shqipëri u ngritën sa hap e mbyll sytë qysh në fillimin e tranzicionit të quajtur demokrat në vitet ’90. Kjo sjellje kolonizuese e këtyre shteteve nuk përputhet aspak me marrëdhëniet e ndërsjellta shtetërore e shoqërore, që vendi ynë i quan normale, biles edhe partnerë strategjikë këto dy shtete, të cilët ende e kanë të ndaluar hapjen e shkollave shqipe edhe të arsimit fillor, pa le më lart. Në Greqi nuk bëhet fjalë as për shkollat shqipe në Çamëri por edhe aspak edhe për arvanitët, arbëreshët në vite, që jo vetëm flasin gjuhën ende në shtëpitë e veta, por janë edhe shumicë në 676 fshatrat e tyre, por edhe si perqindje popullsie në Greqi.Kjo falë shovinizmit grekomadh dhe mëtimeve për Vorio Epirin edhe në ditët tona.Në Turqi u fol para dy vitesh se në 2018 do të fillonin shkolla fillore për shqiptarët, por ende heshtin si mediat e shkruara edhe ato pamore, ndërsa qeveria as e ka në program këtë problem madhor për dinjitetin tonë kombëtar dhe mbështetjen e domosdoshme të mërgimtarëve tanë fatkeq në çdo kohë deri edhe sot e kësaj dite. Po si ka rrjedhur kjo histori ndalimi kaq kriminues?
Qysh në 1827 sulltani osman dhe Patriarkana Ortodokse e Stambollit vendosën ndalimin e gjuhës shqipe në krejt territoret e perandorisë osmane. Iu dha liri vetëm hapjes së shkollave osmane, serbe, greke, bullgare e rumune. Shkolla shqipe u ndalua me ligj perandorak e politikën shovene ortodokse të Patriarkanës së Stambollit, pasi synohej që shqiptarët të bëheshin nënshtetas muslimanë të perandorisë, me që shumica kishin përqafuar atë fe, dhe të mos kishte komb shqiptar, ndërsa Patriarkana synonte përfshirjen e ortodoksëve shqiptarë nën pushtetin e kishës greke.Mbreti Oton i Greqisë dhe shqiptari tradhëtar kryeministri Jani Koleti ndaluan përdorimin e gjuhës shqipe jo vetëm se flitej në parlament nga shumica shqiptarë që i dhanë lirinë e pavarësinë Greqisë, por u ndalua plotësisht dhe vijon ende sot, jo vetëm në trojet shqiptare nën Greqi, por edhe në fshatrat shqiptare, nga të cilat mbi 20 në rrethinat e Athinës dhe në lagjen Plakë në qëndër të saj.
Në 1844 u hartuan platformat akademike si “Naçertania “serbe e Grashaninit, “Megali idea”( Idea e madhe”) greke dhe “Zeta” malazeze, të cilat synonin pushtimin e trojeve shqiptare, të quajtura osmane a turke, kur të shpërbëhej perandoria osmane, e sëmura e Bosforit.Këto shtete u mbështetën edhe nga miqtë e tyre, fuqitë e mëdha europiane e Rusia, që synonte daljen në ujrat e ngrohta në Mesdhe.Greqia filloi luftën në trojet shqiptare për ta përzënë popullsinë shqiptare nga trojet e veta me bandat e Grivas qysh nga 1854 dhe deri në agresionin në Lëkurs në 1878, pra Greqia ishte më e paduruara.Qysh në Kongresin e Berlinit u hartuan planet për coptimin e trojeve shqiptare, kur edhe Bismarku e quajti Shqipërinë “një shprehje gjeografike”.Kështu genocidet kundër shqiptarëve në shekuj janë nga më të tmerrshmit në botë, duke filluar me ndalimin e gjuhës shqipe nga fqinjët tanë tokësorë.Me këtë revan osmano-grek në 1887 në Shqipëri kishte 3 mijë shkolla, nga të cilat: 1.200 shkolla publike osmane, po aq greke private, 300 shkolla bullgare, serbe e vllahe. “Zosimea” greke e Janinës ishte shkolla për shqiptarët, por pak prej tyre u bënë grekofonë, si edhe në shkollat e tjera sllave. Shkollë shqipe kishte vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin, dhe me qënëse gjuha e shkolla shqipe qenë ndaluar, edhe P. Sotiri u vra nga shovenët grekë , si edhe mësues e priftërinj të tjerë atdhetarë shqiptarë dhe kjo shkollë u mbyll pa u hapur mirë.Kjo luftë vijoi pa mbarim, edhe sot në ditët tona shkollat nuk hapen në Greqi, veç disa nga mërgimtarët tanë të tranzicionit. Çamët e arvanitët ende flenë gjumë për të drejtat e lirit e tyre njerëzore, por shpresohet të zgjohen si edhe vëllezërit e tjerë të tyre.Bisedimet mes dy vendeve ngecën dhe nuk dihet kur do të zgjidhen çështjet e mbetura në heshtje me Greqinë, e cila kërkon qiqra në hell edhe për pakicën greke në Shqipëri, kurse ajo vetë nuk zbaton asnjë konventë ndërkombtare për pakicat etj.
Por paradokset nuk kanë të sosur. Shqiptarët kanë derdhur gjak për trojet e veta dhe kulmore janë tri kohë: Epopeja e Skënderbeut, që çoi në pavarësi në 1912, LANC-i 1939-1944 dhe çlirimi i Kosovës nga UCK dhe faktori ndërkombëtar. Por si në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka shqetësim se përse Turqia, që quhet partner strategjik nuk mundëson mësimin e shqipes shqiptarëve të vjetër e të rinj atje, nënshtetas ose jo të saj.Jo vetëm kaq, por gjithë shqiptarët që janë vendosur në Turqi për banim të përhershëm janë detyruar të marrin emër e mbiemër turk, jo ata të lindjes së tyre në trojet e veta etnike. Por atë që nuk e bën dot ushtria në kushtet e sotme, e bën ekonomia turke. Turqia me 74 milionë banorë ka hedhur njërën këmbë në Ballkan dhe aleatët më të rëndësishëm të saj janë qeveritarët e tranzicionit shqiptar dhe ata kosovarë, nga S.Berisha, F.Nano, E.Rama, I.Rugova, H.Thaçi etj. me motivacionin “kohë të reja,veprimtari të reja, hapje e kapitujve të rinj si partner strategjik” etj. Kështu ne kërcënohemi nga një osmanizëm i ri demokrat safi, dje të shtypur me armë, sot me ekonomi, pasi nuk ruhen marrëdhënie të ndërsjellta sovraniteti shtetëror. Qeveritarët turq e shohin historinë e kulturën e Turqisë të përbashkët me pushtimet osmane si një strategji përfituese në Ballkan.Turqia do të sfidojë BE në Ballkan. Turqia duke qënë edhe pjesë e Ballkanit kërkon të përfitojë perandorinë ekonomike në të nën parrullat “marrëdhënie të qëndrueshme miqësore e të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit” dhe nismat me “procesin e bashkëpunimit europian juglindor” dhe forca paqëruajtëse shumëkombëshe për Europën juglindore2 etj. role të saja në fushën ekonomike, politike,kulturore etj.Turqia nxit nacionalizmin turk në politikë, ekonomi e kulturë në Ballkan.Tregëtia e pandërprerë që nga vitet ’90 dhe rritja e kapitalit turk në veçanti në Shqipëri përmes konçensioneve, bankave, aviacionit etj.Importet turke rriten, ndërsa eksporti shqiptar në Turqi bie.
Qysh në 2005 në vizitën në Tiranë me Fatos Nanon, Erdogani kërkoi të ngrihej një komision dypalësh i përbashkët për rishikimin e teksteve historike, pasi “informacioni mbi marrëdhëniet Turqi-Shqipëri duhet të reflektohet konkretisht në librat shqiptare të historisë”! Kjo kërkesë nuk u bë publike në Tiranë, qeveria Nano heshti, por fjala shfryu nga media të huaja. Edhe Kosova që nga 2011 pranoi kërkesën e Turqisë për tekstet, duke ngritur një komision të veçantë, sipas kërkesës turke dhe të KE, siç u pohua. Një kërkesë e tillë është bërë me kohë qeverive shqiptare edhe nga qeveria greke, “në emër të fqinjësisë së mirë”! U ngrit edhe një grup pune për të rishikuar tekstet që “cenojnë marrëdhëniet” mes vendeve!
Në 2008 Erdogani kërkoi sërish rishikimin e teksteve të historisë për kohën e perandorisë osmane gjatë festimit në rrugën Durrës-Kukës dhe në qershor 2009 në prerjen e shiritit të rrugës Rrëshen-Kalimash në bisedime me Sali Berishën.Turqia kapi kyçe të ekonomisë shqiptare si kombinatin e Elbasanit, floririn e minierave në Mirditë e të bakrit, ndërtim rrugësh, aviacionin, veç restaurante,kafe, ëmbëltore, hotele etj.
Në këto takime të F.Nanos, S.Berishës, B.Nishanit në zyrat e tyre me Erdoganin u zhdukën bustet e Skënderbeut për t’i bërë qejfin proto mikut të tyre. Me arsyetimin për të rishqyrtuar me korrektësi historinë, Erdogani kërkoi heqjen e Skënderbeut si heroin kombëtar për periudhën e tij historike mbi 25 vjet luftë titanike me osmanët kur Skënderbeun e njeh gjithë bota si mbrojtës të vlerave europiane, pasi nuk lejoi pushtimin osman në Europë.Për këto merita për Skënderbeun janë shkruar shumë vepra dhe përmendoret e tij po shtohen në vende të ndryshme europiane dhe nëpër botë. Kjo kërkesë e Erdoganit për Skënderbeun s’ishte jo vetëm një çmenduri e tij por edhe një fyerje e tallje për shqiptarët, dhe Erdoganit nuk iu përgjigjën me dinjitet e sovranitet atdhetar, siç duhet në diplomaci e politik.Erdogani ka thënë: “Të varrosim shqetësimet që kemi kaluar në Ballkan, jo me urrejtje apo mëri,sepse njerëzimi ka nevojë për paqe globale,pasi në të kundërt do të kishte terrorizëm global”.Ai kërkoi vendosje marrëdhëniesh të mira.Por kjo sjellje ishte ofenduese dhe sjellja e shtetarëve shqiptarë ishte jo dinjitoze dhe puthadore ndaj Erdoganit për interesat që i dinë vetë ata. Pra Turqia është në sulm për parapëlqimet e saj. Pra i duhet thënë qartë e hapur se Shqipëria e Kosova nuk janë koloni turke. Por Turqia lufton ende kombin kurd, i ndarë në 5 shtete, si ne në 6, dhe askush s’i tërheq veshin, se Turqinë e kanë frikë sidomos kur ka shpatullat e mbrojtura nga Rusia. Turqia përfiton nga fetarët e mercenarët që shkuan me ISIS-in, të indoktrinuar me sheriatin islamik si në Shqipëri dhe në Kosovë. Erdogani vuri gurin e parë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë si ajo Sulejmanie në Stamboll, duke rivalizuar me xhamitë arabe në Shqipëri e Kosovë. Pra tejet domethënëse, se na quajnë turq e kaluar turqve!
Më 1913 sa filloi punën, Edi Rama pohoi në një intervistë se “Do i ngremë në një nivel të panjohur më parë marrëdhëniet me Turqinë”! Në tetor 2013 në Prizren Erdogani lëshoi edhe pohimin më fantastik në prani të Edi Ramës e Hashim Thaçit: “Jemi njerëzit me një kulturë dhe një histori të përbashkët…Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi… Kosova për ne turqit është si atdheu ynë i dytë… jemi aq afër njeri tjetrit sa dhe himni kombëtar… Ne njerëzit e këtij rajoni të kaluarën e kemi ndërtuar së bashku mirë ashtu si gjyshi e stërgjyshërit tanë, me shpresën tek Allahu të ndërtojmë bashkë të ardhmen tonë…për shekuj me radhë kemi jetuar si vëllezër dhe unitet në këto toka”! Në tetor 2013 në Prizren u bë mbledhja e përbashkët e qeverive të tre vendeve,pra bashkëpunimi strategjik Shqipëri-Kosovë-Turqi. Pra i ranë në gjunjë Erdoganit, pa ndonjë kusht atdhetar.
Siç duket shqiptarët po harrojnë të kaluarën tragjike me perandorinë osmane dhe me fqinjët si dhe me fashizmin e djeshëm dhe të sotëm. Turqia nuk i njeh si shqiptarë korifejtë e letërsisë turke si Sami Frashërin, Mehmet Aqif Ersoj ( autor i hymnit turk) etj, as ndërtuesit e xhamive madhështore si arkitekt Sinanin e tj., as rilindasit tanë heroikë, as heroin e Canakalsë, kuçiotin lab Jonuz Mejdiaj që luftoi kundër pushtuesve grekë dhe u shpall hero kombëtar e gjeneral (ish toger), nuk njeh as historinë e shqiptarëve para pushtimit të Stambollit etj.në Ballkan, etj.etj. Turqia lejoi ndarjen e trojeve shqiptare sidomos me fillimin e shek. XIX. duke i dhuruar Greqisë. Dhe për këto bëma nuk shprehet,por me Greqinë është ende çarap.
Por Turqia dhe personalisht Erdogani kërkoi ta transferonte edhe krizën turke edhe në Shqipëri e Ballkan pas grushtit të shtetit të fundit me gylenistët. Erdogani bisedoi me shtetarë tanë dhe i kërkoi qeverisë shqiptare të niste kontrollin e institucioneve të dyshuara për lidhjet me Gylen dhe kufizimin e shkollave të ngritura prej këtij, edhe pse këto ishin ngritur në përputhje me synimet turke në Shqipëri sipas ekspansionit ekonomiko-kulturor e fetar me xhamitë e shumta sidomos në Shqipëri e Kosovë. Lista për kontroll ishte e gjatë si 7 medrese, kolegjet turke në disa qytete nga fillorja e të mesme, fondacionet, qendrat e kurseve, shkolla në gjuhën angleze, 2 universitete, 2 qendra kulturore, shtëpia botuese, bankat e nivelit të dytë etj.Dhe qeveria jonë nisi t’i zbatojë këto kërkesa si shteti më i bindur ndaj Turqisë. Kjo u duk edhe në ngritjen e memorialit për të rënët turq gjatë grushtit të shtetit të brendshëm në Turqi, pas asnjë lidhje me Shqipërinë. Me të drejtë shqiptarët protestuan për këto çmenduri patologjike. Erdogani premtoi shumë ndihma për Shqipërinë, por në këmbim kërkoi mbylljen e kolegjeve turke në Shqipëri. Ai harron se edhe shqiptarët duhet t’u ngrënë përmendore edhe shqiptarëve të rënë atje si atdhetarë, siç janë të internuarit kryengritës në vite e të tjerë të shquar.
Qeveritë shqiptare në Shqipëri e Kosovë nuk duhet të bëjnë lojëra me diplomacinë turke që do të na kushtojnë rëndë si komb, sot e në të ardhmen. Nuk duhet të lejojmë të poshtërohen simbolet tona kombëtare. Nuk duhet lejuar që presidentët turq të flasin sikur janë presidentë të shqiptarëve dhe nuk duhen lejuan tonet puthadore. Ne duhet të luftojmë ndikimin ruso-turk në trojet tona etnike dhe në Ballkan.Duhen zbuluar ,parandaluar e luftuar agjenturat e huaja që janë vepruese në trojet tona aspak të përmbajtura. Historia jonë duhet të shkruajë me objektivitet jo vetëm gjenocidin armen por edhe ato në Ballkan e gjetkë, sidomos ato kundër shqiptarëve si komb. Turqit nuk duhet të justifikohen, siç më tha një ish ambasador turk në Paris, se Turqinë e paskemi sunduar ne shqiptarët! Ata mercenarë që luftuan për Turqinë, qenë tradhtarë për bëmat e tyre në trojet shqiptare etj. U duhet dhënë përgjigja e saktë e me guxim kërkesave të pazakonta e çmendurake të Turqisë, Greqisë, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut. Pa u bërë pajtimi kombëtar mes palëve, pa kërkuar falje për krimet e gjenocidet pa fund deri sot, nuk mund të përfshihen shqiptarët në “Shengenin e Ballkanit perëndimor”, pasi pritja është hyrja në BE si vende sovrane në integrimin euro-atlantik, nëse do ketë fatin të arrihet, megjithëse si tregojnë bathët janë larg pashkët! Historia me sllavët e jugut e grekët etj. na ka mësuar të jemi vigjilentë dhe të matur, të mençur e të pjekur për të hedhur hapa, se kemi vuajtur rëndë prej tyre dhe ende sot shprehin herë pas here mëtime për trojet shqiptare dhe nuk njohin pavarësinë e Kosovës, veç mbajtjes së trojeve etnike ende nën kolonizim.
Megjithëse jemi ende në tranzicionin çmendurak dhe nuk kemi ndërtuar shtetin ligjor sovran në tërësinë e tij,ne duhet të luftojmë përçarjen në trojet tona dhe të dalim me qëndrime të përbashkëta atdhetare ndaj kujtdo të huaj, mik e armiq, dhe të marrim masa të zbatojmë veprimtaritë për bashkimin kombëtar, se bota e di, si na kanë copëtuar tragjikisht dhe është në nderin e fuqive fajtore, të kërkojnë falje dhe t’i hapin rrugë bashkimit kombëtar shqiptar, në mos këtë ta bëjë referendumi i shqiptarëve në rojet tona dhe në diasporë. Sigurisht duhet të luftojmë për hapjen e shkollave shqipe kudo që është e nevojshme dhe e mundshme, që shqiptarët të ruajnë traditat atdhetare shekullore. Duhet të luftojmë për barazi kombëtare, për dinjitetin e nderin që kemi derdhur gjak me shekuj për të mbijetuar dhe jo të dëbohemi e të asimilohemi gjatë rrugëve integruese neokolonializuese të demokracisë perëndimore.

Te lumtê Hasan Luçi. E meritoke me tê drejte titullin Dr. I ke thene tê gjitha te vertetat siç jane. Le te hidhen perpjetë tani turkoshaket, UDB-istet, apo veglat e Janullatosit. Keto jane marredheniet tona historike dhe aktuale me fqinjet.
GGreqia,Turqia,Srbi-Mal i Zi,qe ne fillim te shek.XIX,kane pasur Platforme Antishqiptare ,Programe te detajuar se si do te veprohej me kombin shqiptar.
Turqia kishte ne Plan te zbraste tokat shqiptare nga shqiptaret,te mbushte Turqine me kete popull Europian, luftarak dhe inteligjent dhe tokat e shqiptareve t`ua ndante Sllaveve dhe Grekeve si konpensim te Detyrimeve qe duhej te paguante nga humbjet e nepasnjeshme ne lufterat Ruso-Turke.
Shkurt,Lere shtepine tende,Eja tek shtepia ime se te mban lala me te gjitha te mirat.Dihen synimet Greke dhe Serbo-Malazeze te Programeve te tyre MegalloIdea dhe Nacertanje per ndarjen e Shqiperise midis tyre.Keto Programe shoviniste nuk kane ndryshuar,por jasne pershtatur kushteve te reja.
Qeverite greke kane qene mjaft agresive keto 30 vjet ne drejtim te penetrimit ne toke shqiptare,duke shfrytezuar kodoshllekun nenshtryes te gjitha qeverive lapanjoze,laparake,qe drejtojne vendin e shqiponjave ,dmth.laraskave.
Kur pritnim qe camet e Shqiperise te debuar me masakra,te ktheheshin ne shtepite e tyre,ndodhi e kunderta,na kerkuan varraza greke ne thellesi te tokes shqiptare me detyrim numrin e percaktuar te pushtuesve greke,c`ka coi ne ,ne perdhosje te varreve te shqiptareve,qe u moren per ushtare greke,qe s`ka ndodhur ne asnje vend te botes.Ky skandal do te kishte tronditur njerezimin,jo vetem BE dhe Parlamentiun Evropian,por shqiptaret shkojne si fajtore bujkrober,qe degjojne te sharat e deputeteve greke.
As kane guximin te kerkojne shkolla shqipe ne CAMERI,
Nuk me duhen shkollat ne Athine,.Dua shkolla shqipe ne Camerine me banore shqiptare te kriishtere qe druajne te pohojne se jane shqiptare.
Ky eshte parimi i RECIPROCITETIT.
Ashtu si po mbushin jo vetem Dropullin ,por edhe Himaren,Vurgun,Vrinen,Permetin,Delvinen,Kolonjen,Koecen,Me shkolla greke.
Konkretisht greket kane avancuar suksesshem ne Programin e tyre te greqizimit te Shqiperise se Jugut,ose Vorio-Epirit ,sic e quajne ata,fale
1-Indiferences popullore,te nje populli balte per tu shkelur me kembe
2-Gatishmeria atdhemohuese e te gjitha qeverive shqiptare,qe perpiqen t`ja kalojne njera tjetres ne gare per te plotesyuar kerkesat ne rritje te grekeve.
3-Futjua e kokes ne thesin me fasule te Partive dhe Shoqatave Came ne Shqiperi.Heshtja prej varri te cameve eshte vdekja e Camerise.Asnje miting ne Konispol,ne Tirane,ne Bruxel,ne New-York etj.
Demo, ke thene nje llaf te madh:
“Indiferenca e popullsise, e nje populli balte per tu shkelur me kembe…”
O zoti Luci.me gjithe respektin per titullin tuaj te doktorit.por eshte ber pak si boze kjo puna e shkollave shqiptare ne Greqi.te mesojne arvanitasit thoni.por c fare te mesojne?alfabetin latin?kur ata kane me shume se 2500 vjet qe shkruajn me germa greke.sepse ashtu ju tek shqiptarve dhe te nderronin alfabetin para 100 e ca kusur viteve dhe ta kthenin ate ne germa latine.dmth sikur neser ta nderrojmr prap alfabetin me germa kineze c fare duhet tu themi? Dhe tjetra mjaft me kete karamele kaq vite.qe nuk lejoka Greqia shkolla shqipe.shkolla shqipe ka.dhe jane hapur me inisiative dhe pune vullnetare nga emigrantet shqiptare dhe kryetare bashkie .eshte detyre e shtetit shqiptare te kerkoje dhe te hape shkolla per shtetasit e vet.nje vetem nje kerkese te shtetit tone me tregoni.por jo zoteri I nderuar.ajo nuk ekziston.eshte me e lehte per politikanet tane te paguajn demagog dhe pseudo patriot per te hequr vemendjen nga pislleku qe na ka mbytur.me shume respekt per figuren tuaj nga nje emigrant ne Greqi.Faleminderit.
Ti i bastarduari në Athinë, nuk ja vleka ta ndërrojnë alfabetin? Atëherë përse nuk lejohen të shkruajnë shqip me alfabetin 2500 vjeçar?
Apo po të përdoret alfabeti 2500 vjeçar gjitha gjuhët bëhen greke?
Përse jeni kaq idiotër në argumentet tuaja?
Ske faj kur do të mbrosh gënjeshtrën vetëm me budallallëk mund ta argumentash.
Se kush eshte bastard duket qe nga emri qe ke Gani.para shume vitesh ndonje spahi ose jenicer eshte zbrazur mbi stergjyshen tende.po keshtu jeni ju turkoshaket.vetem kete lloje fjalori njihni.
Lexova diku nje dicka interesante.Bisedonte nje shqiptar me nje turk.Shqiptari I thoshte turkut:”Perandoria Osmane na la ne shqiptareve qindra vjet mbrapa.” Turku ju pergjigj :”E ke gabim.Ju shqiptaret keni patur mbi 30 kryevezire te perandorise.Ju na late neve mbrapa .” Pra dhjetra kryevezire shqiptare,qindra vezire shqiptare,deputete shqiptare etj etj dhe pse nuk u hap nje shkolle shqip?Shume e thjeshte: shqiptaret e muslimanizuar gezonin te mirat e perandorise(se per kete u muslimanizuan) dhe as u binte ndermend per shkolle e jo me per pavaresi.Edhe per pavaresine I vuri ne shtrunge Austria(per interesat e saj) dhe u shpall pavaresia. Sa per arvanitet e Greqise e kane treguar per qindra vjet se jane greke e shkuar grekut,e kane treguar duke dhene jo vetem pasurine ,por edhe jeten per Greqine (ne nje kohe qe ushtria otomane ,qe u dergua per te shtypur Revolucionin Grek ,kishte qindra oficere te larte shqiptare,mijra oficere te gradave te ulta e dhjetra mije ushtare shqiptare ,qe pasi vrisnin e digjnin vazhdonin edhe te vidhnin). Por pse shkoni larg.Te gjithe emigrantet e shteteve te ndryshme,deri tek filipinezet kane ne Greqi shkolla private per femijte e tyre(se emigrant nuk eshte minoritet qe tja u hape shteti grek).Vetem emigrantet shqiptare nuk kane hapur shkolla te tilla.Edhe ato qe u trumbetuan me te madhe se u happen ne Athine,Selanik etj u mbyllen pa u hapur mire ,sepse nuk conte njeri femijte .Edhe ndonje library me libra shqip e hapur ne Athine etj mbyllet pa mbushur muajin sepse nuk blen njeri libra.Pse ndodh kjo?Thjesht:ashtu si qindra vjet me pare edhe tani nuk cajne koken per ti cuar femijte ne shkolla shqitare. Pra e keqja pse nuk happen shkolla shqiptare eshte tek shqiptaret .Gjithe te tjerat jane justifikime per te mbuluar diellin me shoshe.Dhe kot nuk ka kenduar populli:”O balo te hengert tenja,e ke te keqen Brenda”.
I nderuar Hasan. Te pershendes per shkrimin e dobishem dhe te kerkoj te me telefonosh pasi nuk kam telefonin tend dhe Bardhoku-miku yne- e ka nderruar numurin.
Falë Sulltanit ka sot Shqipëri, të vësh në një kandar Turqinë me greqinë është krim më vete.
Fale Sulltanit ka sot Greqi.
Para sulltanit nuk kishte Greqi.Arberi ka patur.
Aty ishte para sulltanit,Karl Topia,Gjergj Araniti,Gjin Zenebishi dhe kulcedra Epirit Gjin Bue Shpata,qe shpartalloi greko-bizantinet ne Preveze.
Ka pasur Gjon Kastriot,ka pasur edhe Pal Dukagjini ne Kosove.
Para se te mesyjne turqit ne Ballkan,nuk ka greke ne Greqine e sotme.Nuk ka rezistence greke .
Ne 1460 sulltan Mehmeti masakroi kryengritesit Arberore te Morese,per te cilet Venetiku beri nje proteste dhe nxiti kryetrimin shqiptar Gjergj Kastrioti te nderhyje.
Ku jane greket?
Nuk ka greke.
Nqs ata shqiptare arberore jane te lumtur qe jane konvertuar me presion dhe terror psikologjik nga kisha dhe shteti grek,KY ESHTE NJE TURP.
Eshte nje turp qe kur kerkojne te drejtat e njeriut ne Parlamentin Evropian,shteti dhe kisha greke u mohojne Cameve kthimin ne trojet e te pareve,u mohojne cameve te krishtere shkollimin ne gjuhen e memes,u mohojne kombesine dhe te flasin gjuhen e tyre.
Shteti dhe kisha greke u mohojne miljona Arvanitasve anekend Greqise gjuhen e te pareve.
Kush ka provuar tu mesoje arvanitasve ne gjuhen shqipe eshte vrare dhe helmuar.
O demo,burrash.
500 vjet deri sa u hap Skolio e pare “Shqipe” me Alfavito latin,ku ishin “Shqipetaret”?
1200 Skolio Greke dhe po aq turke deri ne fillim te shekullit te 20te.
Neper Kishat Greke Orthodhokse shkruhej dhe flitej Greqisht,aresyeja nuk ishte bere Autoqefale.
Sa per katoliket e Papes nuk ishin as 5 % ne Al-vanistane.
Po te besonin ne “Zot” katoliket nuk vinin ketu,as minoritet italiane nuk kishte Italia,as te drejte te vije ne nje vend Orthodhoks.
Kur ndahen bacet,ndahen dhe duhet te respektohet kjo Marreveshje.
E them kete se ne 1054A.D u nda Krishterimi i erresires,i krimeve,i poshtersive,i armiqve te shkences ne Orthodhoks dhe Katolike.
A ka lidhje me Zotin katolicizmi ne rastin e Amerikes Latine?
Ore vellezer,ata kishin traditat,emrat kulturen dhe Zoti ishte atje perpara se te vinin kolonizatoret spanjolle.
Prandaj themi qe Fete e mallkuara Abrahamike si Myslimanizmi edhe Krisherimi nuk kane lidhje me Evropin e Greqise se Lashte,Epirit,Ilyrise,Maqedhonise.
Keto Fe kane ardhur me dhune,koloni,propagande.
Kush mendon se Feja nuk bashkepunon me politiken,eshte idiot.Per Shqipetaret e vertete qe u kthyen me dhune ne te Krishtere,Orthodhoksia Greke jo Autiqefale ishte dhe eshte per fat te keq Identiteti yne.
Disa komentues mbajne hapur magnetofonin naten per te regjistruar ato qe thone ne gjume dhe ne mengjes I shkruajne si histori.Dhe nje komentues shkruan se “nuk ka patur Greqi ,por Shqiperi” etj.Ne Perandorine Osmani nuk kishte shtete,por kishte muslimane,sic ishin shumica shqiptare dhe te feve te tjera.Sic shkruan Kadare,Shqiperia ishte nje cep I humbur I Perandorise.Komentuesi shkruan se Greqine e bene shqiptaret.Po cfare shqiptare jane keta ,kur nuk bene Shqiperine?Po te ishin Arvanitet shqiptare ,do te ishin me ushtrine osmane per te shtypur Revolucionin greg dhe jo me greket ,po te ishin Arvanitet shqiptare ne perberje te ushtrise osmane do te vrisnin kryengritesit greke e pastaj do te vidhnin,kurse arvanitet vrisnin otomano-shqiptaret per te cliruar Greqine duke dhene jo vetem pasurine,por edhe jeten per Greqine….Dhe sot arvanitet jane me greke se greket sepse I therret kushtrimi I te pareve te tyre greke,ashtu sic I therret disa te tjere kushtrimi I te pareve te tyre… .Nuk dua te zgjatem ,por ja dhe dicka tjeter.A e di z.komentues se te paret e Gjergj Arianitit ishin greko-byzantine?Familja e njohur greko-byzantine Arianito-Komninu ishte e njohur dhe vepronte 450 vjet me pare se Gjergj Kastrioti.U dallua ne lufte kunder sllaveve dhe te ardhurve bullgare .Strategu dhe patrici Dhavid Arianitis,nen komanden e Pewrandorit bizantin Vasiliu B Bullgarovrasesi,,qe mbreteroi ne v.976-1025,i dermoi hordhite bullgare te ardhura nga Azia dhe perandori e caktoi Qeveritar te Selanikut,pasi qeveritari I saj greko-bizantini Niqiforos Uranios (ster ster gjyshi I komis kortis Uranios te kohes se Kastriotit) ishte transferuar ne Antiohia.Ju e shkruani Kont Urani ose Vrana Konti,por “konti” eshte titull fisnikerie dhe jo emer ose mbiemer.Etj .etj.Per keto shih “Historia Ushtarake”v.27,nentor 1998,etj.Nuk po shkruaj me ,por ju keshilloj te lexoni .Me mire te durosh goditjet e se vertetes se sa puthjet e genjeshtres.
Per dijenine e komentuesve.Hasan Luci,e ka titullin ” Dr.”,te dhene nga sigurimi i shtetit shqiptare,te kohes se Hoxhes,por nje pjese te madhe (goxha te madhe),e ka kaluat duke bredhur neper Europen Perendimore,kryesisht ne Paris te Frances,per t’i sherbyer,Krejtesisht,banoreve te Bllokut,ne pergjithesi,ndersa ne menyre te vecante,(qe vetem per nje lloj “ushqimi” qe preferonte Enveri)xhaxhit Enver,pra qofte edhe per ate lloj ushqimi,ka bredhur ne Belgjike,Holande,Zvicer e deri ne Danimarke e Suedi-e Finlande.Tani merren me “shkence”.
Sepse Turqia dhe Greqia nuk jane vende demokratike.