Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për ndryshime.
Ndërkohë një valë masive padish për shpifje janë depozituar në gjykatë për drejtuesit më të lartë të opozitës nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë e ligjvënës të shumicës, sipas Zërit të Amerikës.
Avokatët që mbrojnë opozitën në këto gjyqe thonë se nuk po mbahet parasysh praktika e gjykatës europianë për të dreejtat e njeriut, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se qytetarët. Ish-kryeministri Berisha që është opozitari më i paditur, thotë se pasardhësi i tij po i ndërmerr këto nisma në një kohë kur gjykatësit janë nën presionin e Vettingut.
Vetë Rama është shprehur i vendosur për të vijuar paditë në gjykatë për kundërshtarët e tij politikë, me qëllim që ata të faktojnë akuzat ndaj tij.
Në Shqipëri ka një debat të fortë për paketën antishpfije të qeverisë e kritikuar nga komuniteti gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, por dhe një valë masive padish për shpfije dhe shkaktim dëmi në gjykatë.
Gjatë dy viteve të fundit afro 35 padi, me këtë objekt janë depozituar kryesisht nga Kryeministri Edi Rama dhe disa eksponentë të mazhorancës ndaj përfaqësuesve të opozitës, mes tyre 2 padi ndaj një gazetari dhe një ndaj një aktvisiteje të shoqërise civile. Ndërsa opozita demokrate nuk ka preferuar t’i zgjidhë me padi pretendimet e saj për shpifje ndaj shumicës qeverisëse. Avokati Ledio Braho, që po ndjek disa çështje të përfaqësuesve të opozitës, e sheh të papreçedentë numrin e padive në nivel kaq të lartë politik.
“Në gjykatë për herë të parë depozitohen padi dhe nisin proçese gjyqësore mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës apo kryeministrit dhe ish kryeministrit, apo mes kryeminstrit dhe deputetëve. Lufta politike ka kaluar nga parlamenti në dyert e gjykatës. Vetë Berisha kur ishte kryeministër, nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor. Kanë qenë fëmijët e Sali Berishës që kanw ngritur padi. Ata nuk kanë pse tregojnë një tolerancë në nivelin që tregon kryeministri, sepse janë persona privatë. Dhe tani duhet të kemi parasysh se ka plot akuza të pabazuara ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, por asnjëherë ai nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor, padi për shpifje për mazhorancën”, tha Ledio Braho, avokat i disa çështjeve të opozitës në Gjykatë
Qeveria demokrate 8 vjet më parë dekriminalizoi shpifjen dhe fyerjen.
Kryeministri i atëhershëm Sali Berisha është aktualisht opozitari më i paditur nga pasardhësi i tij Edi Rama, për shkaktim dëmi për shkak të postimeve të tij në Facebook..
Së fundi Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje. Në qëndrimet e tij publike .
Haradinaj e cilësoi paturpësi këtë padi, dhe përsëriti akuzat se Rama ka mbështetur ndarjen e Kosovës.
Në një reagim publik shefi e qeverisë së Tiranës tha se padia ishte vetmja mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e tij nga këto akuza.
Avokati Dorjan Matlija thotë se ka një praktikë në Gjykatën Europiane europiane të të drejtave të njëriut, aplikuar në disa çështje, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se zyrtarët dhe qytetarët e thjeshtë ndaj akuzave për shpifje dhe fyerjeve.
Në këtë praktikë thuhet se sa i përket figurave publike, Gjykata ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që kur individët privatë bëhen pjesë e sferës publike ata vendosen të hapur për debatin publik dhe prandaj duhet të tregojnë një shkallë më të gjerë të tolerancës ndaj kritikës.
Në rastet që përfshijnë shpifjen ndaj politikanëve, për shembull, themeli i arsyetimit të Gjykatës gjithmonë qëndron në konstatimin se kufijtë e kritikës së pranueshme janë më të gjera në lidhje me politikanët. Zoti Matlija thotë se gjykatat po e favorizojnë kryeminstrin Edi rama duke e cilësuar atë zyrtar, pra me mbrojtje më të lartë se politikanët.
“Në fakt Z. Rama nuk ështe vetëm kryeministër. Ai ka disa cilësi. Është dhe kryetar i një prej partive më të mëdha në vend. Dhe sigurisht në këto raste, kur një person gëzon disa cilësi, cilësia më e rëndësishme për gjykatën, që duhet të merret në konsideratë, është fakti që ai është, jo politikan por politikani më me influencë në Shqipëri”, tha Dorian Matlija avokat.
E ndërsa dhjetra gjyqe janë në proçes, disa të tjera në shkallën e parë kanë përfunduar dhe përfaqësues të opozitës, si Lulzim Basha Sali Berisha, Jorida Tabaku Albana Vokshi etj kanë humbur.
Avokati Ledio Braho thotë se gjykatat kanë mbajtur qëndrime me dy standarde dhe sjell dy shembuj kur zyrtarët e lartë dhe politikanët në akuzat e tyre kanë përdour informacione të prejardhura, duke ju referuar mediave.
Drejtorja e institutit për demokraci media dhe kulturë Jonila Godole e sheh këtë fluks të lartë të proçeseve gjyqësore ndaj opozitës si përpjekje të qeverisë për të kufizuar hapësirën e lirisë së shprehjes.
“Në rastin e Shqipërisë, si një nga vendet ku demokracia nuk merret seriozisht, dhe ku gjykatat janë në atë gjendje që janë për momentin pa e mbyllur proçesin e Vettingut, çdo ndërhyrje e tillë në mendimin e lirë, tek faqet e facebook-ut, tek rrjetet sociale, na çon drejt autoritarizmit”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit per Demokraci Media dhe Kulturë.
Zëri i Amerikës ju drejtua avokates që mbron kryeministrin Edi Rama në një pjesë të konsiderueshme të gjyqeve me përfaqësues të opozitës, Enkelejda Muçaj, por edhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një qëndrim mbi nivelin e lartë të padive të tij ndaj kundërshtarëve politik, por nuk mori përgjigje.
j.l./ dita

Nuk e kuptoj se c’fare shteti eshte ky qe nuk te le as te llapesh…!?
Po as te lehesh…!?
Sa mire qe eshte DITA:
HAM! HAM! HAM! HAM!
Po ketyre te zerit te Amerikes perse u vjen kaq keq per keta Salinjt ,Bashet , Vokshet apo edhe Tabaket e Vasilet me te tjere apo u pakesohen parat qe marrin prejtyre!