David Sassoli me anë të një reagimi në rrjetet sociale është shprehur se ka ardhur në Shqipëri për të shprehur solidaritetin me të prekurit nga tërmeti.
Por në fjalën e tij të shpërndarë në Twitter, Sassoli thekson se ai vetë dhe vendet anëtare do të punojnë shumë që negociatat të hapen sa më parë.
Sassoli ka dhënë edhe një mesazh për të rinjtë shqiptarë duke thënë se nuk duhet ta humbin shpresën.
“Parlamenti Evropian dhe Komisoni evropian dhe drejtuesit e vendeve anëtare të BE janë në favor të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ne nuk do të heqim dorë. Do të vazhdojmë të vazhdojmë të punojmë shumë për një votë pozitive. Dua t’ju them veçanërisht të rinjve shqiptarë ju lutem mos e humbni shpresën. Ne duam që ju të bëheni pjesë e Familjes Evropiane. Së bashku ne mund ta bëjmë që të ndodhi kjo gjë. Duhet të kemi besim dhe të vazhdojmë së bashku në rrugën që keni nisur. “ ka thënë Presidenti i Parlamentit Evropian.
l.h/ dita

Z.Sassoli!
Kemi 30 vjet zhgenjime nga premtimet mashtruese te te gjithe pushtetareve!
Europa duhet t’a vere gishtin se pari tek ata qe kane qene ne krye te shtetit shqiptar,sepse deri me sot asnjehere nuk i keni bere personalisht pergjegjes per rrenimin e vendit dhe humbjen e shpreses se popullit se ky vend mund te behet!
Behet zhurme sot per reformimin e drejtesise,por kjo drejtesi u shkaterrua para syve tuaj,aq me shume qe ketu keni patur zyrtaret tuaj ne cdo zyre!
A keni degjuar gje ju se kryeministri Rama ka krijuar nje organizem ekstra ligjor qe e ka quajtur “bashkeqeverisje me qytetaret”?
Ky organizem “kanceroz” eshte vetem nje mashtrim i madh,qe kerkon te fshehe te verteten se pushteti i sotem i Rames i ka mbyllur te gjitha mundesite qytetareve te ankohen per padrejtesite dhe korrupsionin e zyrtareve qendrore e vendore!
Behet propagande fallco se gjoja po luftohet korrupsioni,por viktimat e vetme te ketij korrupsioni jane vete qytetaret shqiptare,te cileve u jane mbyllur rruget e denoncimit te tij nga vete ky pushtet!
Personalisht i kam derguar disa email-e kryeministrit Rama se Bashkia e Tiranes grabit qytetaret me taksa antiligjore vendore,por ai me ka dhene nje pergjigje te pa pergjegjeshme se “Ke gabuar adrese”!
Si po e luftoka korrupsionin kjo qeveri,kur ne vend 50% e bizneseve jane informale ,37% e te punesuarve punojne ne te zeze,duke i shkaktuar deme kolosale financave te shtetit?
Fakti,qe pas ketij raporti,qeveria nuk beri asnje analize per shkaqet dhe fajtoret e viheshin para ndeshkimit,asgje nuk u be,por u mjaftuan me nje “Aksion” te tipit komunist disa ditor qe u kapen disa kamariere qe nuk leshonin kupona tatimore!
Keto shifra vertetojne mos ekzistencen e shtetit ligjor,pa aftesine ose korrupsionin shteteror deri ne rangjet me te larta!
Mijra punonjesve ne bizneset informale nuk u eshte paguar rroga e plote,nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe nuk perfitojne sherbime shendetesore falas!
A mund te besohet se keta mijra punonjes,ne kushte te tilla diskriminimi te mos jene ankuar diku per gjendjen e tyre,qofte edhe tek Avokati i Popullit?
Po KLSH,Prokuroria si nuk reagoi pas publikimit te ketyre shifrave kriminale?
Ja ,keshtu e ka degraduar shtetin kryeministri Rama,qe me propagande tenton t’u mbushe mendjen ju te huajve se ai po lufton korrupsionin por e ka fajin drejtesia!
Ne se e doni popullin shqiptar,degjojeni ate direkt e jo nepermjet mashtrimeve te qeveritareve,se e verteta eshte shume here me keq se sa duket!
Rama po vepron si diktator,ndaj rinia po largohet nga vendi se nuk shohin asnje shprese!
Z.Sasoli te gjithe ata politikanet qe takon ketu ne Shqiperi jane mafioza.