Qeveria e re e Kosovës merr 66 vota pro, Kurti zyrtarisht kryeministër

J L

Kuvendi i Kosovës ka votuar me 66 vota pro dhe 10 abstenim Qeverinë e re dhe Albin Kurtin si Kryeministër i Republikës së Kosovës, shkruan KosovaPress.

Shumica e deputetëve të grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma në momentin e votimit braktisën sallën e Kuvendit.

Kryeministri i ri Albin Kurti më pas bëri betimin kurse ministrat e qeverisë nënshkruan betimin.

Para diskutimit të deputetëve dhe votimit të qeverisë, krerët e grupeve parlamentare të PDK, AAK dhe Nisma, deklaruan votën kundër duke e justifikuar atë me pabesueshmërinë për realizimit të programit qeverisës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën plenare ka shpalosur para të pranishmëve programin e tij qeverisës.

Ndërsa ka folur për punësimin dhe zhvillimin ekonomik, Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e tij buxheti i Kosovës do të arrijë 3 miliardë euro.

Lideri i Vetevendosjes tha se qeveria e re do të ketë prioritet zhvillimin ekonomik, të drejtat dhe dinjitetin e punëtorëve, duke rritur pagën minimale.

Kurti tha gjithashtu se do të bëjë reformimin e drejtësisë përfshirë edhe miratimin e ligjit për vetingun, ndërsa përparësi do t’i jap edhe dialogut të brendshëm me serbët e Kosovës.

Albin Kurti ka propozuar gjithashtu përbërjen e kabinetit qeveritar me 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • 15 ministri, 2 zevendeslryeministra dhe 33 zevendesministra…kosova do beget me qeveri qe ja po aq ministri sa edhe Rusia vendi me i madh ne bote (per siperfaqe)…shenje e mird qe ky do e coje buxhetin e kosoves per lesh, vetem duke paguar shpenzime per ministra e zevendesministra…kodova nje bythe vend 5 ministri i ka teper…1. Ministri te brendeshme, 2. Minisyri te jashteme. 3. Ministri Ekononie, 4 Ministri drejtesie dhe 5. Ministri te arsimit…kaq.

  • urime gjigand ..z.kurti je atdhedashes .Zoti ta shperbleu ..urime i dashur e puno per kosoven e vuajtur si per shtepine tende .. urime e puna mbare .

  • urime gjigand ..z.kurti je atdhedashes .Zoti ta shperbleu ..urime i dashur e puno per kosoven e vuajtur si per shtepine tende .. urime e puna mbare . Ju presim ne vlore sa me shume vellezer nga kosova behari po afron .

  • Kryeministri me i lexueshem nga te gjithe te deritashmit ne Kosove.Ate e deshmon menyra e te shprehurit dhe shqipja qe e flete.Mbetet te shofim punen ne te ardhmen ,te kaluaren ja njhim.

    • Shqipen e ka pak te “dakorduar”, por i falet se ne Kosove e ka folur.
      Por si tja bejme shqipkareve qe dakordohen me shqipen e Albinit pa nje pa dy, si majmune cirku imitojne cdo gje qe degjojne. Ndersa Albini prape ka ngerce te vogla me gjuhen letrare shqipe.

  • Perkunder diverjencave te LVV dhe LDK,keto parti si Marathonomaku. ia arriten te thone: Erdhi Dita! tani te shohim karshi kesaj “li ndjeje te veshtire” si do rritet foshnja?!!Ne kosovaret do te kemi durim te shohim e te prsim zhbvillimet e proceseve te premtuara.Nese vetem gjysma del reallizuese, do te jemi te kenaqur dhe do ta perkrkahim kete kualicion edhe ne te ardhmen.Te shohim,te presim, mos te ngutemi te themi Opa! pa kaluar Drinin, mos te zhgenjehemi!

  • Dje e ndoqa ne TV punen e kuvendit te Kosoves.Nuk e kuptoj,del nje deputet ashkali ose rome dhe flet nje shqipe standarte te persosur.Kurse shipot e kosoves ne dy fjali 5 gabime. Edhe kur lexojne nuk kuptohen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *