Hipokrit dhe i paditur

J L

Në një takim të zhvilluar sot me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, kryeministri Edi Rama ndër të tjera tha:

…nëse ata që nuk do të vërtetojnë pasurinë jo vetëm që do ta humbasin, por do të hetohen për pastrim parash. Përpara nuk bëhej se nuk e kishim SPAK-un, nuk mund të dërgonim dosjet atyre të KÇK-së, gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, që janë për të ikur, sikur është rasti i fundit, apo ka pasur raste flagrante. Tani kemi mekanizmin e parë

Kryeministri në këtë rast kryen dy vepra: gënjen hapur dhe dëshmon padijen.

Gënjen kur thotë se nuk kemi çuar para drejtësisë njerëz që nuk vërtetojnë burimin e pasurisë sepse nuk ekzistonte SPAK, pasi ligjet në fuqi sigurojnë masa të plota në këtë drejtim.

Lexoni p.sh këtë njoftim të Prokurorisë ku mes të tjerave thuhet:

Nga aktet procedurale të hetimeve paraprake krijohen dyshime të arsyeshme se pasuritë e paluajtshme të mësipërme të rregjistruara në pronësi të shtetasit ____ janë pasuri të krijuara si rezultat i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Ekzistojnë dyshime se shtetasi Ilir Koçiaj ka investuar në ndërtimin e pallatit të mësipërm nëpërmjet vëllait të tij, shtetasit ____, dhe në përfundim të ndërtimit të pallatit ky i fundit i ka kaluar pronësinë e pasurive nëpërmjet kontratës së dhurimit.

Janë kryer verifikimet pasurore ndaj shtetasve _____ dhe nuk rezulton që ndonjë nga këta shtetas apo familjarët e tyre të kenë ushtruar ndonjë aktivitet tregtar në kohën e kryerjes së ndërtimit, apo të kenë realizuar të ardhura në ligjshme, në mënyrë që shtetasi ____ të justifikojë shpenzimet e investimit të kryer në lidhje me ndërtimin e pallatit apo që shtetasi ____ të justifikojë shumat e paguara për blerjen e dy apartamenteve të banimit në rrugën ____ Tiranë.

Për këto arsye, në bazë të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (“Antimafia”), Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurive të regjistruara në emër të ____, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata për Krime të Rënda para pak ditëve.

Pra ligji ekziston dhe ai është zbatuar.

Tjetër gjë sesi është trajtuar çështja në gjykatë, por kryeministri që ka të gjithë llumin në Parlament nuk mund të justifikohet në këtë mënyrë.

Lexoni raportet zyrtare të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Për periudhën 2014-2018 janë referuar 1525 raste.

E ka idenë z. Kryeministër për çfarë po flet vallë? Në vitin 2018, z. Rama mburrte raportin e Moneyval për pastrimin e parave, ndërkohë që vetë përfaqësuesit e KiE-s çmonin e Shqipëria ka legjislacion shumë të mirë, por nuk ka rezultate (shiko videon).

Sot kryeministri thjesht ka ndryshuar atë që ishte shumë mirë: LEGJISLACIONIN.

Nga ana tjetër zoti Rama ka autorizuar siç thotë 61 padi për shpifje, duke shprehur kështu besimin e vet te sistemi gjyqësor shqiptar. Do të duhej pra të provonte për të kuptuar se sistemi bllokon luftën ndaj korrupsionit.

Por nuk është vetëm kjo.

Shikoni takimet, vlerësimet pozitive që i janë bërë Shqipërisë edhe nga partnerë të huaj që sot sikur çuditen nga masat e jashtë zakonshme të qeverisë.

http://fiu.gov.al/sq/takim-pune-me-ambasadorin-e-delegacionit-te-bashkimit-evropian-ne-tirane-z-luigi-soreca/?fbclid=IwAR09cobiN4Ri3PL_qE576V8-mz33gJtksSKqMQOf7ryslLyrFgx7W52YYw0

Së dyti, ai dëshmon padijen pasi ata që nuk provojnë dot pasurinë e tyre nuk ka se çfarë hetimi për pastrim parash t’u bësh sa kohë që një gjë e tillë bëhet për të legjitimuar pasurinë dhe integruar atë në sistem transaksioni të rregullt.

Dhe kjo lloj qasjeje që ilustron sesa cekët merren vendimet në këtë vend është prova e radhës se jemi përpara një teatri dhe jo një vullneti që me të vërtetë do luftojë krimin.

ResPublica

j.l./ dita

Share This Article
23 Comments
  • Nuk kam deshire t’i jap mend njeriu ne kete bote por ne menyre te lexueshme Edi Rama eshte nje “gjeneral i kapur rob”
    .
    Jo vetem kaq por ka shume raste qe ky fake-kryeminister eshte kthyer ne sufler te miqve tane perendimore qe tashme jane zoter te atij vendi..
    .
    Emrimi i Visho Ajazit verteton se E.R.eshte dorzuar pa kushte por se dhe bashkesia nderkombetare usa-be me hipokrizine e tyre bejne sikur nuk e dine kush eshte Visho= Berisha dixhital…vijon

      • o berat s’e pate fat

        po ta kishe lexuer me kujdes do kujtoheshe se kapurrali XH.XHAFERRI ne janar 1997 me “skedine” te visho ajazit ka goditur me leva hekuri kete kallepin 2 metrosh dhe e denoi ambasador….e forte eeee

        vijon

  • Arsuetimi i ketij artikulli nuk eshte i sakte. Rama ne kete rast ka te drejte. Eshte e vertete qe ligji ka qene edhe me pare por per aresye te nderhyrjeve apo lidhjeve me politiken, korrupsionin ne sistemin gjyqsor dhe FRIKA E POLICISE per te nderrmarre masa qe niseshin nga vendime te prokuroreve te rretheve apo edhe te krimeve te renda te cilet Vetingu po i provon cdo dite me pasuri te pajustifikuara edhe ata, kishte krijuar nja mish-mash ku asnje kriminel nuk shkonte pas hekurave, por edhe kur shkonin, pasurite qe kane ne dispozicion u lejonin hapesire te plote edhe nepermjet ligjeve te cilat shpesh here kundershtojne njeri tjetrin shmangje te plote nga drejtesia.
    Nje hap i pare per tu pergezuar. Nese vijojne me keto lloj aksionesh krimi dhe vrasjet do te shkoje afer zeros. Askujt krimineli nuk i dhimbset burgu, por sekuestrimi i pasurise u djeg me shume se vdekja.

  • “Rilindasit”nuk do e pranojn se eshte i paditur,por do ta justifikojn,se ka qënë nje lapsus nën efektin e droges.

  • Perralla me mbret .Eshte vec propogande ,perfitim kohe , e frika nga SPAK..
    Mire qe do i mari pasurine ,parate ,hotelet ketyre mafjozeve me leke kriminaliteti ,por nuk e di ky Rama

    Pervec sekuestrimit te parave ,ndertimeve e tj .Do ja mari ose sekuestroje ketyre bandave kriminale edhe dashnoret ,ky RAMA .?????!!?

    Ju lutem me sqaroni ??????

  • Nuk asnjë rëndësi çfarë është Rama.Rëndësi ka të sekuestrohen pasuritë e droges,
    prostitucionit,korrupsionit,politikës dhe gkithë degjeneratave të tjera qe shqipëria ka me shumicë.

  • Supozojme se ju sekuestruan shtepite dhe automjetet krimineleve.
    Kush do ta bleje shtepine dhe makinen e tij.
    Bleje, bleje po deshe te hash koqen e plumbit.
    Nje vere ne uje…

  • Fatëkeqësi e Shqiptarëve të mjerë eshte se janë të pa afte si popull dhe ka patur mbi krye vetëm PSIKOPATË SADISTË që nga Zogu e deri tek ky Kaqoli fundit!!!!

  • I nderuar zoti kryeminister ! Ka nje veper te Shekspirit qe
    te gjithe e njohim: “Much ado about nothing”.Ne SHQIP
    eshte perkthyer ne “Shume zhurme per asgje” ! Tash,zoti
    K/minister po shkojne thelb te ceshtjes se perse e aludo-
    va shprehjen e mesiperme: Deri dje askush nuk e njihte
    Altin Hajron deri “dje”, sot eshte shndrruar ne nje sensa-
    cion. E gjithe media gjemon me lajmin e Altin Hajros …!
    A nuk eshte kjo demagogji klasi,zoti K/minister ? Apo,sic
    thone andej nga nahia ime: “Nuk ke c’i ben gomarit dhe I
    sill samarit” ?! Eshte paksa vulgar krahasimi,megjithate
    ka ne essence nje sinjifikacion. Per t’a konkretizuar po
    shkoj me tej…?! Ka,te pakten 20 vjet qe shqiptaret e za-
    konshem si puna ime, flasin me ze te ze te ulet apo me
    ze gervishtes per “Kokat e krimit” ne Shqiperi,ku Altin
    Hajri s’eshte vecse nje CIRONKE mikroskopike,mbase me kete e eksagjeroj, ne krahasim me “dinosauret” e krimit dhe te mafias shqiptare qe Ju si K/minister I keni
    aty cdo dite,cdo ore dhe cdo minut. I shkreti LU, ish- am-
    basadori I SHBA- se iku nga Shqiperia me pishmanllek
    te madh qe nuk pa ne “tiganin shqiptar” asnje Peshka-
    qen kalibri por vec aty vetem CIRONKA te shoqeruar me
    poemen e te ndjerit Shqevqet Musaraj: “Po bejme lufte
    de more de,si lum Ti POPULL mezi na ke…..”
    Z. K/minister, Peshkaqenet me Shqiperi numurohen me
    gishtat e dores. Ata I keni aty para syve Tuaj ! Nese nuk
    keni kellqe t’i coni para Drejtesise keta Peshkaqene: 4-5
    koka kot qe beni ” Shume zhurme per asgje” me altinet,
    “kockat e te cileve bluhen kollaj” ! Fillojeni nga koka qe
    shqiptaret dhe Bota t’ju besoje, ndryshe pa cuar para
    Drejtesise Peshkaqenet nuk keni kryer detyren qe
    shqiptaret Ju besuan dhe Ju dhane voten masivisht …..!!!

  • Ne perceptimin tim,Rama eshte me shume i djallezuar se sa hipokrit e i paditur!
    Ne keto 7 vitet e fundit te sundimit te tij nuk ka patur qellim te punoje per te rritur mireqenien e popullit,por per vete dhe oligarket qe ka mbajtur rreth vetes!
    Eshte i djallezuar,sepse ndryshimet qe i beri Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor ne 2008 i ka shfrytezuar ne maksimum per te sunduar si diktator me te gjitha cilesite e tyre,duke filluar nga perbuzja ndaj te varferve,arroganca e shfrenuar,megallomania e tejskajshme,mungesa totale e dialogut,mungesa e plote e pranimit te keshillave,kritikave pa llogaritur akuzat qe e bejne teper arrogant!
    Rama eshte nje njeri i rritur ne mireqenie gjate socializmit,ne nje familje komunistesh bllokmene,qe nuk i ka munguar asgje,ndaj ai tani nuk e njeh realitetin dhe kujton se te varferit jane te tille se jane dembele,hajdute etj!
    Ai kurre nuk ka pranuar fajet e qeverisjes se tij,por ato ia ka ngarkuar te tjereve!
    Administraten e ka mbushur me militante te pa afte dhe te korruptuar aq sa shtetit te tij i mungojne sensoret e nevojshem per te mbajtur nen kontroll te plote te gjithe veprimtarine e shtetit,ne te gjithe piramiden shteterore!
    Edhe tani qe e ka te gjithe pushtetin vete,te njejtat menxyra vihen re!
    Dhe qershia mbi torte eshte fakti,qe ndonese propagandon se jemi vend i varfer,ai projekton investime super te shtrenjta,antiekonomike dhe te pa nevojshme per t’u ndertuar para shume te tjerave me te domosdoshme!
    Ne qeverine e Rames mungon transparenca e plote e nje strategjie te zhvillimit te vendit,ndaj investimet behen sipas mendjes se vete Rames piktor!
    Nga ana tjeter edhe ankohet se nuk ka para per rritjen e rrogave e pensioneve,ka lene jashte kontrollit shteteror gjysmen e bizneseve qe jane informale duke i shkaktuar financave te shtetit deme kolosale!
    Egersimi i koheve te fundit i Rames,gjoja per luften ndaj KCK eshte komplet fallco,sepse deri me sot eshte ai fajtor qe prej 7 vjetesh lulezon krimi e korrupsioni gjigand dhe Rama nuk ka bere asgje per ta parandaluar ate!
    Dhe minimalja qe duhet te bente Rama ne kete drejtim,do te ishte dhenia e urdherit te prere qe te gjithe zyrtaret e pushtetit qendror e vendor te bejne pritje populli,te trajtojne dhe zgjidhin me perparesi te cdo pune ankesat e qytetareve dhe te ndeshkojne ata zyrtare qe zvarritin apo kerkojne ryshfet qofte edhe indirekt per kryerjen e detyrave ndaj cdo qytetari!
    Jane qytetaret viktimat e vetme te korrupsionit dhe pa aftesise se zyrtareve qendrore e vendore,prandaj informacionet e tyre duke u ankuar ndaj zyrtareve jane shume me te dobishme se sa kontrollet e brendeshme te shtetit!

  • Uroj fillimin e goditjes seroze ndaj krimit te kryer nga shtetaret e koruptuar politikane gjyqtare prokurore shefa policie e gjithe hajdutet.

  • Po komentoj per here te dyte ,per kete artikull. Mos u lodhni kot .Ky Rama e ben sic e kam thene me lart, do te furnizoje SPAK sa me shume me budullalliqe ordinere ,qe mos i vije kurre radha peshqeve te medhenj ne SPAK ??.dhe me kryesorja ::

    Rama shkel kushtetuten , Prisni, e do me besoni ,kur te komentojne per kete teme Juristet , se keta te Rilindjes jane trapa nuk marin vesh nga ligji e kjo KCK do perfundoje si puna e cpifjeve qe e hodhen ne lane . .,dhe e ka bere ligjin qe sekuestrimet ti administroje vete shteti ,qe seshte e drejte ,prap do kete korrupsion .Do me kujtoni per se afermi ,per mbrockullat e Rames..

  • “Kryeministri në këtë rast kryen dy vepra: gënjen hapur dhe dëshmon padijen “… -.Jooooo,JOOOO gazetar ,për të parëën ai po vrapon aq shpejt sa të tjerët nuk kan forcë ta kapin dhe ti si i pa ditur e gjeloz nuk e keni forcën e mjaftueshme për ta ndjekur në reformat e vendosjes së demokracisë dhe ligjit e vendosjes drejtësisë në shqipëri.

    Edhe për të dytën , ” padijen “,… Jooooo,JOOOO zoti gazetarusk ,për shumicën e popullit shqiptar ai ka dëshmuar se është kryeministri më qytetar ,paqësor i edukuar që kemi patur në këto vite ,i cili ka krijuar modele deri anti -KÇK ,modele që kopjohen edhe nga medja ,politika dhe imitohet nga opozita .

    Pa diskutim ai ka mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare,dhe kjo nuk meritohet me paftësi e pa dije siç deklaroni ju ,por me punë të madhe e reforma të mëdha dhe kulturë brilante deri të ngritjes ANTIMAFJES KÇK.
    Lereni kryeministrin të punojë jo deri në 2021 ,por deri në 2025,

  • Pasi i ka rene me top financave the ekonomise vendit per afro 7 vjet ne qeveri, ky mjekerrcjap hipokrit dhe i pa ditur i rrethuar nga hipokrizia dhe padia e atyre qe e rrethojne kujton se mund te stise gje me sekuestrime pasurie te atyre qe nuk e justifikojne. Gje qe duhet ta kishte filluar qe diten e pare te qeverisjes ne shtatorin e 2013. Por si i thone nje llafi “Nuk mbushet pusi me peshtyme”, dhe ky hipokriti i paditur nuk mundet ta mbushe humneren e zeze ne ekonomi me Show me sekuestro pasurish.

  • E hodhi helmin gazeta Dita. Nuk genjen Rama. Me perpara kapeshin dhe i leshonte drejtesia. Tani nuk ka me qofte ke daja. Tani merret SPAK me ta. Po kaq kuptoni ju te Dites.

    • Mire e ke ti Sulo sufllaqexhiu. Tani ai i rrepti i SPAK-ut, qe kish bere hatane per nje kartoline do i rrase ne burg te gjithe.

  • Nje urrejtje deri ne vetvrasje ka Dita per Ramen, Nje Kamikaz-Jenicer i shekullit tone! Po te urresh grryen vete- veten! Pastaj vine komentuesit! Shprehja paralajmerues “ruani etiken” ka kohe qe eshte hequr! Gazeta eshte bere si Lapsi i Andi-Shkullakut!Njerez te rendomte ,gjysem analfabete lexojne dhe komentojne! Mjafton te shash Ramen dhe….. te tjerat s’kane rendesi! Nuk ka rendesi fjalori vulgar,nuk ka rendesi gjuha e perdorur,injoranca dhe je ne regull! Mjere Shiperia me keta njerez dhe media si Dita! Njeriu duhet ta jetoje jeten ne menyre te tille qe te mos thote neser “cfare bera”?

  • Rama, Basha,Berisha,Meta, face Kryemadhi number one cunt with a bitch husband. They’re all jokers, from villages where they grow up very poor except ER , the funny story is that ER thinks like he is the smartest,the handsome! . He is just an old man with a gypsy featured don’t forget a crackhead . But on the other hand the Country deserves a dope head like him otherwise they would’ve done something…?! You think .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *