Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle nuk janë më pjesë e familjes mbretërore dhe nuk do të marrin më fonde publike.
Është kjo ajo që deklaron pallati mbretëror Buckingham Palace.
Jo vetëm kaq, por dukët e Sussex, do të kthejnë edhe paratë që kanë shpenzuar për rikonstuirksionin e rezidencës së tyre Frogmore Cottage, prej 2.4 milionë sterlinash, shkruajnë mediat britanike.
Në njoftimin e publikuar nga familja mbretërore, thuhet se mbretëresha Elizabeth mbështet vendimin e nipit dhe nuses së tij.
Duke nisur nga pranvera, çifti nuk do të njihen më si Harry duka i Sussex dhe Meghan dukesha e Sussex, pasi tituj të ciët do ju hiqen. Ndërsa Harry do të mbetet gjithsesi princ, i cili është titull i marrë qysh nga lindja.
Në kuadër të marrëveshjes së largimit, Harry dhe Meghan duhet të kthejnë 2.4 milionë sterlina, të cilat i kanë shpenzuar për rezidencën e tyre në Britaninë e Madhe.
j.l./ dita
