Personazhi që ka ngritur më këmbë policinë e Elbasanit por jo vetëm është shtetasi Aldiron Shehu, i cili është arrestuar.
Ky person udhëtonte me një makinë tip “volkswagen pasat” me targa greke nga Korça.
Aty nuk i është bindur policisë për të ndaluar dhe ka vijuar rrugën drejt Pogradecit. Po ashtu edhe në Pogradec e Librazhd nuk i ka qëndruar postblloqeve.
Është njoftuar policia e Elbasanit e cila ka ngritur një postbllok me forca rendi dhe shqiponjash për të ndaluar të dyshuarin. Ky i fundit nuk i ka qëndruar as postbllokut dhe ka përplasur një mjet të forcave “Shqiponja”.
Më pas për shkak të lëvizjes, mjeti i Shehut ka dalë në krahun tjetër të rrugës dhe ka përplasur dhe 2 mjete të tjera.
Gjatë kësaj kohe policia ka qëlluar në ajër për të paralajmëruar Shehun, i cili u vu në pranga. Ai rezulton me precedentë penalë pasi të njëjtin episod e ka kryer edhe gjatë vitit 2018.
o.j/dita

Do ti kapni banditet vetem kur t`ju ndihmoje Zoti.
Çfar domethene shqip “precedentë”??????
Nga Pogradeci ne Elbasan ….dhe i shmanget postblloqeve te policise ,?????!!!!
Ose policet ishin aut komplet ose postblloqet ishin me karton. Dhe pse duhej te shkonte deri ne elbasan , mund te ndalohej shume me perpara, sidomos ne ate segment gjithe kthesa
Ngjarja eshte nje skandal per policine e shtetit ne cdo segment te saj. Minimalisht duhet te largohen nga pozicionet drejtuesiit e pergjegjes te rendit dhe pol rrugore per Librazhdin e Elbasanin por edhe me larte. Komplet te paafte. Ne kronike tv dukej qe nga teli me gjemba ishin shpuar gomat e automjetit te policise e jo te atij qe ndiqej. Groteske! Ai beri çfare donte. Turp per shtetin.
Ore njerez! Keta jane police apo barinj? Banditi po fluturonte me aeroplan dhe keta barinjte po e ndiqnin me qerre, qe nuk mundnin ta kapnin dote!?
O minister! Edhe pse te respektojme, Mos dil me neper media, t’na mbushesh mendjen per modernizimin e policise. Se ky rast tregon, se ose ti po na genjen per modernizimin e policise, ose ne te kundert, keta police jane te paafte, ose per me keq nuk kane dashur ta ndalojne kete “te fortin”!?
Mos shisni pordhe per policine more pordhace .HE PRA DERGOJINI JU DJEMTE TUAJ NE POLICI. Ne kohen e komunizmit nje kuader partie u ankua tek Kryetari ideges per sjelljen enje polici, ai thirri nje vartes dhe eporositi per dicka,pas 10min.vartesi sjell nje komplet uniforme ,dhe shefi ithote na vishe kete uniformen dhe beje ti policin Kur kuadri revoltohet shefi ipergjigjet_se ky brume eshte ashtu do te sillet .prandaj otyca beni djemte tuaj police te shpetojme tegjithe.