Nëse Rama, atë fjalim (pa fjalinë e fundit) do ta mbante dy ditë më përpara

redaktor

Ka një valë reflektimi në shoqërinë shqiptare; një shqetësim nëse kemi bërë atë që duhet me refuzimin ndaj SHBA-ve për të marrë pjesë në operacionin për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë. Nuk qahet mbi qumështin e derdhur, por thelbi i këtij debati nuk ka të bëjë me atë nëse disa që flasin tani, duhej të kishin folur përpara etj, siç kuptohet në shënimin e kolegut Nano këtu përbri apo në opinione të tjerë së fundmi. Ne kemi nevojë të kuptojmë dhe nuk ka një kohë të përshtatshme dhe një tjetër të papërshtatshme për këtë.

Nuk e them për të fyer njeri, por tensioni dhe amullia u zhvilluan në kushtet kur shumica e protestuesve nuk dinin as përgjigjen e pyetjes nëse ato që po vinin ishin predha apo bidona. Ajo që mund të dallohej disi më qartë mes rrëmujës ishte frika nga një operacion ushtarak nën mbikqyrjen amerikane për shkatërrimin e armëve kimike të Asadit në Shqipëri. Ky u konsiderua i rrezikshëm, sepse mund të ndodhnin aksidente gjatë procesit. Negociatat kishin përjashtuar një rrezik të dytë: depozitimin ose groposjen e mbetjeve në territor shqiptar pas përfundimit të procesit. Por u mor vesh më pas që këto do nxirreshin jashtë Shqipërisë, me gjasa në Francë, pra shqetësimi për rreziqe në të ardhmen nga një groposje e pakujdesshme (që në ditët e para të panikut, – e them sinqerisht, – m’u duk edhe mua një rrezik real) ishte shmangur. Mbetemi, pra tek rreziku i aksidentit gjatë procesit.

Atëherë le të logjikojmë pak: Në Shqipëri ekzistojnë mbi 30 zona të vendit ku ka edhe helme kimike. Për ti pastruar dhe asgjësuar këto helme tonat duhen rreth 600 milionë dollarë, 18 milionë dollarë për çdonjërën. Po përjashtojmë një moment rrethanat e sotme. Supozojmë se nuk ka patur asnjë ofertë “të tmerrshme” amerikane. Ta zemë se Shqipëria dikur do t’i ketë vetë këto 600 milionë dollarë dhe do vendosë të pastrojë helmet e veta kimike. Ky proces i shkatërrimit të helmeve tona në këtë të bekuar të ardhme të supozuar, a nuk do kishte rreziqe? Sigurisht që do kishte. Atëherë? Nuk do t’i pastrojmë kurrë këto helme? Do protestojme per moshkaterrimin e tyre sepse kemi frikë që nëse veprojmë mbi to mund të na ndodhë ndonjë aksident? A do kish kuptim kjo?! Sigurisht që do ishte e pakuptimtë një protestë e tillë. E pakuptimtë është pra edhe kjo e këtyre ditëve. Iu shmangëm një procesi asgjësimi helmesh kimike (dhe nën ekspertizën më të duhur ekzistuese) sepse gjatë këtij procesi… mund të ndodhin aksidente.  Është njësoj si të thuash: mos provo ta kalosh rrugën sepse ka rrezik. Epo ja që rrugën duhet ta kalosh. Nuk mund të rrish gjithë ditën në trotuar nga frika.

Por Mustafai dhe të tjerë kanë plotësisht të drejtë nëse tek ata që “duhej të kishin folur më parë” fusin qeverinë. Nga disa media dëgjuam dje dhe sot që qeveria nuk mund të fliste sepse ka klauzola për sekrete ushtarake, etj. Bukur, asnjë sekret nuk kish pse të merrte udhët. Po a kish sekrete ushtarake në ato që tha Rama në fjalimin refuzues për çështjen e armëve kimike? Nuk besoj. Ajo që besoj është që nëse Edi Rama do ta mbante atë fjalim (pa fjalinë e fundit) dy ditë përpara ditës që e mbajti, gjerat mund të rridhnin ndryshe.

Kreu i qeverisë mund dhe duhej t’i thoshte më parë ato që tha atë pasdite; ta ndante më parë shqetësimin me protestuesit dhe me shqiptarët e tjerë: “Situata është kjo, jo ajo që po dëgjoni nëpër media e rrjete sociale. Le të reflektojmë, kemi dy ditë kohë t’i japim botës si Shqipëri një përgjigje etj, etj”. Njerëzit do reflektonin. Jam i bindur që edhe shumë nga protestuesit do reflektonin.

Por Rama bëri një fjalim brilant (plus një fjali të pakuptimtë) në një moment pas të cilit, asnjë efekt nuk vlente më. Ishte mesazhi i saktë, korrieri i duhur, koha e gabuar.

Heshtja apo pëshpërimat kështu e ashtu përpara atij fjalimi, lanë zonë të gjerë e të pambikqyrur veprimi për një hallakatje e një valëvitje mendjesh në kufijtë e çmendurisë. Disa nga personazhet publikë të përfshirë në këtë dalldi, meritojnë kupën e trapllikut njerëzor nëse do ekzistonte një e tillë. Dritëro Agolli, shpalli se “do vdesim të gjithë” (!); Fatos Lubonja krahasoi Ramën me Hitlerin që mbyti fëmijët me gaz, dhe kërkoi që Arvizu të shpallej non grata (!) Jozefina Topalli shkoi edhe më larg: Falsifikoi një kopertinë gazete britanike me një foto fëmijësh të vrarë në Siri, dhe titullin për Asadin: “Ata po mbysin me gaz fëmijët” e shndërroi në titull për SHBA-të: “Ata po mbysin me gaz Shqipërinë” (!). Të ze frika kur mendon që një idiote e tillë ka qenë kryetare e parlamentit të këtij vendi.

Broçkullat e tjera pa fund e bënë situatën aq të tendosur sa edhe kundërshtimi më i vogël ndaj “të zemëruarve”, kërkonte më shumë kujdes se trinjakët e lindur para kohe. Dhe ja ku jemi sot, me shqetësimin mos gabuam. Pse?

Sepse asgjëja nuk është zgjedhje. Dhe sepse nuk ka gjë në botë që na shpëton nga vetvetja.

Share This Article
77 Comments
  • SEPSE ASGJEJA NUK ESHTE ZGJEDHJE!!

    KAQ. I KE THENE TE GJITHA ZOTI THANA, ME KETO FJALE!

    NUK ECET PERPARA DUKE QENDRUAR NE VEND!

    KETE MESIM DUHET TE NXJERRE SIDOMOS SHOQERIA CIVILE NE SHQIPERI.

    KURSE NXENESVE DHE GJIMNAZISTEVE, MESOJUANI NE SHKOLLE KETE GJE, QE MOS DALIN NE RRUGE, KUR MANIPULOHEN, POR KUR KUPTOJNE!

    • Pershendetje zThano. une po pres te dali AKIP dhe te kerkoje qe per shendetin e banoreve te zonave, te asgjesohen menjehere ato 30 pikat e helmeve qe kemi ne Shqiperi.
      Atehere do tu themi:
      Zoterinj, si ti agjesojme jeni ne vete? Po sikur te na ndodhi ndonje aksident??
      🙂 Ne cfare duar idiotesh eshte Shqiperia e shkrete.

      • Zoti Adrian Thano,
        I kam ndjekur me vemendje te gjitha opinionet pro dhe kunder shkaterrimit te armeve kimike ne Shqiperi. Media vizive dhe e shkruar e ka demtuar dhe infektuar rende publikun me lajmet e opinionet me vdekje te tmerreshme e njerez te shtrire rrugeve. Turp per ta. Tani nje takem pre tyresh e justifikojne me mos informimin e duhur nga qeveria.Mire qytetaret e thjeshte, po ata qe dalin per nate neper ekrane s’kane turp qe thone qe qeveria duhet te kishte dhene informacion me te detajuar per publikun. Epo, me qarte e me bukur se e tha kryeministri ne konferencen antikorrupsion se..Shqiperia do te dale edhe me e paster nga ky operacion… nuk ka llogjike per kundershtim me tej.Por u degjuam me shume antishqiptaret,po, po ashtu jane, plehrat e aleances se plehrave qe perhapen nje mjergull te helmuar ne atmosferen shqiptare me deklaratat e tyre te papergjegjeshme, ashtu si u thoshte dr.Harxhi sot, te shkolluar e te paditur. Te tille jane, ne mos qofshin antishqiptare. Une do te desha, qe nepermjet gazetes tuaj te hapej nje rubrike opinionesh, nese mund te ridiskutohet edhe njehere opsioni shqiptar, meqe edhe Belgjika ktheu pergjigje negative. Tani opinioni shqiptar eshte shume i qarte se kush e organizoi ate propagande te shfrenuar antiamerikane ne Shqiperi. Nuk u degjua, u mbyt pa marre fryme , mendimi i dhene nga specialistet kimiste, civile e ushtarake, qe jane marre ne te kaluaren me lendet helmuese luftarake. Mendoj se edhe mund te ndodhe, megjithese mendimi i ambasadoreve eshte se ceshtja shqiptare u mbyll. Le ta provojme.

  • ASGJE NUK KA NDRYSHUAR NE KRAHUN E DJATHTE. Edjeshme me te sotme ngjajn si dy pika uje.!

    Lexova me vemdnje Ardian Thanen dhe mendoi qe nuk duhet te humbim kete shans pasi informimi real ishte zero dhe kundershtaret poliotik i paraprin ketij problemi para se te dilte ne shesh.
    Aktualishte Partia Socialista ka perball ne ket pluralizem nje force politike qe asnjeher nuk i ka shebyer vendit te vet , pervec xhepave te vet pervec interesave te oborrit te vet e keshtu ne vazhdimsi.
    Ne pozit nuk la kusur pa i bere ketij vendi, e vrau, e dogji, e shiti, e shkatrroi. E dergoi edhe me poshte zeros qe pate deklaruar sapo erdhi ne pushtet.
    Ne opozite gjen ato mekanizma qe nuk te lejon te ecesh perpara.Ase vet nuk ecen ase te tjeret nuk i lejon te ecin.
    Kjo situate erdhi ne ket momen per dy arsye.
    a) Arsyeja e pare qe vendi yne shqiperia te mos kete mundesi te dale nga kriza ku e ka futur Berishe.
    b) Arsyeja tjeter qe udheheqja e Partise socialliste te konfliktuohet me perendimi.
    Ne te verte , frenimin ekonomik e beri ne kete raste pasi ato prioritet qe ishin parashikuar dhe percaktuar tashme nuk merren ne keto nivele.Ndersa sa i perket se dyte kjo i ra ne koke vete atyre pasi u zbulua tersishte ajzbergu i tyre lidhur me antiperendimin dhe me antiamerikanizmin e tyre .Kjo nuk ishte per moskuptim, pore per qellime te caktuera antishqiptare.
    Ne se dje baballaret e tyre u lidhen me forcat pushtues per te mbajtur gjell Nazizmin dhe per te mposhtur vendi tone sote pinjolle e tyre vazhdojne per 23 vjet rrjeshte te pengojne demokracin dhe shvillimin ekonomik me lloi-lloi formash deri sa perfundimishte dolen hapur edhe kunder Amerikes ne nje kohe qe u ka dalur goja nga vedi duke folur per Ameriken e perendimin.
    Ne keto 23 vjet rrjeshte eshte Berisha jo vetem antikombetar, pore edhe antiamerikan dhe antiperendimore. Si antishqiptar nuk la gje pa bere.I dha Nafte Serbise, i shiti detin Greqise, i shiti toka Fazlicit, vrau ne Gerdec varu me 21 Janra a thua se nuk u ngop me gjakun e derdhur ne vitin 1997 ku dhe kerkoi te helmoi popullin e Juguit pore fale aviatorve te cilet nuk u binder ketij gjakatari pore ju binden arsyes njerzore.!
    Si dje djhe sote berisha perfaqeson kete te djethte shqiptare qe asnje gje nuk ka ndryshuar e djeshme me te sotme keta kerkojn vetem te mbushin xhepat e tyr dhe asgje e teper.
    Duke pare se populli ishte i pa informuar dhe keta dashakeq te shqiptarve qe asnjeher nuk ja kan dashur te miren shqiperise i dhan karaktre tejet te kundert kesaj ngjarje dhe ne vende qe te gjith te kontriboni humbem kete shans, un mendoi se nuk duhet ta humbim. Qeveria Ram ne driten e zbardhjes se problemeve si nga ana teknik ku garantohet parrezikshmeria e tyre ashtu edhe qellimi qe kjo force politike ka duke dalur sheshit kunder interesave te vendit te rikthehmi perseri ne bazen e nisjes.
    Kam bindje qe partneret tane strategjik do shofin kete mundesi duke ju referuar arsyes se shendosh dhe duke i len menjeane keta antishqiptar keta antiamerika, keta antiperemdimore. Te rikthehemi ne negociata per ti rimarre dhe demontuar ne vendin tone.
    Nuk eshte e pa mundur.!

    • Zoti Adrian Thano.

      Un jam nje kundershtues qe Armet dhe lendet Kimike te vinin ne Shqiperi.
      Do ju lutesha ti pergjigjeshit ketyre pyetjeve.
      A e dinin shqiptaret qe ne Gerdec ishte nje firma amerikane qe se bashku me Firmen Sali & Son bente demontimin e armve dhe ku atje ndodhi katastrofa e madhe??
      A mundet nje qeveri e re qe ndalon me ligj hyrjen e mbeturinave sapo hyne ne Parlament,te pranoje hyrjen e lendeve kimike per demontim??
      Po Gazeta gjermane Der Spigel,qe shikonte kete nje nga pengesat me te medha a mendonte gabim??.
      Po te gjithe analistat e huaj qe habiteshin se perse u zgjodh Shqiperia,sepse ajo nuk plotson as kushtet me elemenatre per te pritur kete arsenal te madh armesh kimike,a ishin kundershtare me mendje te mjergullta?
      Un nuk jam antiamerikan,por a ka pesuar gervishtje te dukshme ne politiken amerikane te spiunazhit me shtetet partnere, si ajo se fundmi e aferes se pergjimit te telefonit te Kanclares se Gjermanise????
      Populli i tha Jo berjes se tokes shqiptare nje magazine te depozitim te armve kimike dhe keshtu do te bente cdo popull kur eshte i qarte se nuk i ka mundesite qe ta beje kete gje..
      Ndertimi i impjanteve te tilla te medha do te na kthente ne vendin ku bota te depozitoje armet kimike per demontim.
      Ne duam vetem te jetojme te sigurt ne token tone.
      Shqiptaret kur ja dhane voten Edi Rames me 23 Qershor e dinin se ai nuk do ti bente te pasur,por besonin se ai do tju sillte sigurine per te jetuar.
      Mos e paragjykoni me Edi Ramen.
      Ai mbajti fjalen para popullit kur u ul ne kolltukun e Kryeministrit te Shqiperise.
      ..”Ne kemi detyren dhe ju keni pushtetin “…na premtoi Edi Rama.
      Prandaj un sot jam krenar qe erdha dhe votova per Edi Ramen.
      Ai na beri qe NE te ndjehemi te fituar.
      Kjo eshte DEMOKRACIA qe ne kemi enderruar qysh prej vitit 1991.
      Ne qe jemi kundra nuk duam te jetojme te varfer,por duam te pasurohemi duke punar dhe rilindur token shqiptare,dhe jo ulur kafeneve dhe klubeve duke pritur qe te pikojne nga qielli dollaret amerikane,si dikur te genjyer nga me Cekun e bardhe qe na premtoi Sali Berisha .

  • Z Thano kemi te bejme me nje oferte.Eshte ceshje e kurdisur.Mendoj se u testuan ata qe nuk ja duan te miren Shqiperise.Keta bejne zhurme sepse e kane te siguruar jeten nepemjet vjedhjes dhe abuzimeve me parate e shqiptareve.Sigurisht humbem disa vende si me pro amerikanet ne bote ,por doli lakuriq banda qe strehohet perkohesisht tek Shqupi.

    • ne se do te ishte vertet e mundur qe te riktheheshim tek negociatat do te ishte gjeja me e mire tani. Ju z. Adrian thoni se midis analisteve kishte nga ata qe do donin me shume informacion mbi kete angazhim te qeverise tone ndaj kerkeses se bere nga qeveria Amerikane. ne se behet fjale per popullin ne teresi jam dakord por kursesi nuk mund te jem dakord me keta zoterinj qe po te lexoje shkrimet e tyre ishin me te neveritshme per nga se si ata e pasqyronin ate qe mund te ndodhte. Me fal por ju e besoni se keta analiste , gazetare ,perfaqesues te shoqerise civile e ku e di une sec jane por kurre te tille , nuk e dinin se cfar do te mund te ndodhte ne se ky operacion do te behej ne vendin tone nen drjetimin e Amerikes?!!! Jo Z.Adrian une mendoj qe ishin pikerisht keta qe krijuan kete situate te panevojeshme dhe nuk kane asnje te drejte tani te thone se ishin te pa informuar. Per mua eshte nje turp i madh qe rendon ne supet e ketyre pseudoanalisteve dhe te mos na tregojne tani pralla me mbret. Do te ishte ne nderin e te gjitheve ne te kerkohet nje rinegocim per kete ceshtje dhe te shihet se si do te pritet nga populli tani i mireinformuar po pa pjesmarjen e ketyre njerezve qe nuk dine gje tjeter vec ti bejne keq ketij vendi. Me respekt per gjithe stafin e Dita-s

      • Une gjykoj se dhe Rama vete kishte frike ta ndermerrte kete hap per sjelljen e armeve kimike ne Shqiperi dhe lejoi te rritej ankthi dhe reagimi qytetar deri ne ate pike sa e kishte me te lehte te thoshte JO. Nje gabim ne proces, apo nje sulm hipotetik terrorist, mund t’i sillte deme te parekuperueshme Shqiperise.
        Per ne shqiptaret ishte pozitive kjo proteste pervec te tjerave qe kane te bejne me zgjimin e dellit qytetar, sepse u rrit ndergjegjesimi publik dhe per 31 vatrat e kontaminuara qe i kemi aktuale ne vend.

        • @ Ermal!!
          Grumbullimi i arsenalit kimik te Asadit ne Shqiperi do te nxiste GRUPET TERRORISTE arabe,qe te godisnin BAZEN E DEMONTIMIT NE Shqiperi!!!
          Po te mos harrojme se
          -SHQIPERIA KA OBJEKTE TE FORTIFIKUARA TE CILESISE ME TE LARTE DHE QE NUK I KA ASNJE VEND i botes,qe do benin te pa efektshme te gjitha sulmet hipotetike,qofte edhe me GODITJE BETHAMORE!!!
          Cdo ushtarak,qe ka marre pjese ne ndertimin e tyre,mund te jape sqarime te sakta per vertetesine e ketyre qe po them une!!
          Nga ana tjeter,SHBA do krijonte disa KORIDORE SIGURIE per RUAJTJEN E KETYRE OBJEKTEVE,CIA dhe agjencite inteligjente te NATO-s do te merrnin e jepnin informacione te shumta e te sakjta spse ketu behej fjale per nje OPERACION NDERKOMBETAR ME PERMASA KOLOSALE,qe do vinte ne dyshim reputacionin e kesaj ORGANIZATE TE FUQISHME USHTARAKE!!!
          Pra rolin kryesor,mbase edhe te vetem do ta kishin AMERIKANET,qe dine dhe kane mundesine,qe te perballojne NDERRMARRJE TE TILLA ME PERMASA BOTERORE!!!
          Ndonese e fundit,por jo pa vlere do te ishte se, me kete rast SHQIPERIA DO TE KISHTE MUNDESINE,QE TE ZHDUKTE FALAS EDHE 31 PIKAT E RREZIKESHME ME ARSENAL KIMIK,QE KANE MBUSHUR VENDIN NGA VERIU NE JUG dhe qe doemos kane pjesen e tyre ne SHTIMIN E FRIKSHEM TE KANCERIT NE SHQIPERI!!!
          Histeria kriminale dhe anti shqiptare,qe u mboll ne popull se “OBOBO,CFARE DO NDODHE NE RAST SE SHPERTHEJNE ARMET KIMIKE”!!!!!
          Po te ishte keshtu,si mundet,qe popujt e SHBA-se,FRANCES,Anglise,KINES,Japonise,etj nuk ngrihen ne protesta kunder ARSENALIT GJIGANT BERTHAMOR qe kane ne vendet e tyre,nga frika se mos shperthejne dhe SHKATERROJNE GLOBIN???
          Nje popull i tere u mashtrua nga SHARLATANE TE SHITUR TEK I HUAJI,per interesa te kunderta me ato te popullit shqiptar!!!
          Dhe i pari ARMIK ishte dhe do jete Sali Berisha,ky GJARPER,qe pret te helmoje ne cdo rast popullin shqiptar!!!

          • @ Feniks

            Po te lexosh komentet e mia te mehershme me kete emer apo me nick “Stop Injorances” kam qene pro shkaterrimit te tyre ne Shqiperi edhe pse jam etiketuar si naiv, ushtar i Edi Rames e ku di une se cfare. Kam permendur se ne kemi jetuar 40 vjet me blozen e oxhaqeve te fabrikave dhe kombinateve, kemi derdhur lende radioaktive ne lumenj ku benim plazhet cdo vere, kemi shkelur dhe vazhdojme ende te shkelim mbi mbetje te rrezikshme kancerogjene, godina te kontaminuara jane ende ne kembe dhe asnjehere s’e kemi marre me panik kete pune. Edhe kur Mali i Zi te bllokon kastravecin qe hame perdite per perqindje te larte pesticidesh ne te!
            Perpos ketyre kam permendur qe ne jemi te rrethuar nga nje rrezik permanent pasi shtete rreth nesh kane centrale berthamore (vetem Franca ka 59 te tille, Bullgaria 6, Italia 3) dhe nje gabim i rende atje do kishte pasoja te medha dhe per Shqiperine. Gjithashtu isha i qarte qe ne si shtet i vogel s’i ofrojme asgje NATO-s dhe aleateve tane, pasi s’kemi as ushtri as para’ per te ndihmuar ne mjete ushtarake. Per me teper kemi tangerllik dhe duam te jemi ne krye te qoshese kur behen qokat.

            Fakti qe Edi Rama u tregua shume konspirativ kur mund te jepte me teper informacion si ato qe dha ne deklaraten e 15 Nentorit (qe nuk perbenin ndonje sekret ne gjykimin tim), me le te mendoj se edhe ai nuk ishte fort i bindur per pranimin e tyre dhe i druhej ndonje fataliteti te mundshem.

            Nejse, gjithcka ka marre fund, grrijme kot sallat tani.

          • Po pra po ashtu si thoni ju eshte.
            Pyesni belget dhe norvegjezet: Pse ofrojne vetem experte?
            Po Turqia pse nuk i pranon?
            Jeni deshperuar per te bere shtet dhe nuk shikoni qe shteti behet pa rrezikuar te ardhmen.
            Behet me ligje.
            Apo ka siguri shqiperia ne ceshtjen e depozitimit te armeve.
            Vete angazhimi i Rusise eshte i dyshimte.
            Me duket se propozimi iu servir Amerikes nga Ruset me teper se ia serviren ata Shqiperise.
            Thirini mendjes, dhe vete amerikanet po deklarojne qe jane te habitur nga shpejtesia si u arrit mareveshja e Asadit me Ruset, dhe perfshirja e papritur dhe e shpejte e Shqiptareve.
            Nuk ngeli lider nga Evropa qe te mos reagonte me habi

  • Zoti Adrian Thano!
    Ju kam mbeshtetur dhe vleresuar maksimalisht per kontributin tuaj ne shtypin Shqiptar.Lidhur me kete artikull kam verejtje dhe po e trajtoj me poshte.
    Tani,mbas faktit te kryer,refuzimit te procesit te berjes se pavlefeshme te armeve apo helmeve kimike te Sirise ne vendin tone,te gjithe jane kthyer dhe bejne verejtje se, cfare u be mire e cfare u be keq ne kete ceshtje.Midis te tjereve dhe ju beni te njejten gje beni, por ne menyre me te kulturuar.Une ju pyes ju dhe gjithe te tjeret,te “mencur”, (specialiste te fushes) dhe “injorante” te fushes,(politikane,deputete ,intelektuale, apo qytetare te thjeshte qe protestuan,te te gjithe kraheve,ku ishit dje?Ku i kishit keto arsyetime qe beni sot,indirekt si dakordesim te pranimit te perpunimit te ketyre armeve dhe helmeve, ne se do ish ndjekur nje “rruge tjeter”nga Rama?Keto sipas meje, kane nje qellim te keq, me duket,qe barren e mos pranimit t’ja lene nje njeriu te vetem, Edi Rames.Jo, zoti Adrian Thano,Rama nuk ka asnje pergjegjesi.Pergjegjesia e tij, ishte te bashkepunonte me palet e interesuara dhe te ruante konfidencialitein e duhur qe kerkon trajtimi i kesaj ceshtje.Ne kete proces bashkepunimi, ai nuk kish arritur te sqaronte shume ceshtje qe kerkon ky proces,teknik,ushtarak,monetar, sigurim ambjenti dhe popullsie,cdo behej me mbetjet ,cfare te mira dhe pasoja do te kishim,si Shqiperi etj, probleme te kesaj ceshtje.Per ceshtje te ndryshme, qe shtypi ka interes,gjen ne “vrime te miut” edhe jashte shtetit,te kerkuarit nga policia dhe drejtesia dhe ju merren intervista.Perse, ju dhe te tjeret si ju, nuk e bete kete dhe te intervistonit, jo qeveritaret, qe ishin ne hije te ketij bashkepunimi me institucionet perkatese nderkombetare,por specialistet me te mire Shqiptare,civile apo ushtarake dhe te kerkonit prej tyre per te dhene mendime per kete ceshtje.Ne vend te kesaj u morret me deklarata profanesh,qofshin dhe figura te nderuara, por jo te kesaj fushe.Te gjithe ju, rate ne gracken e Sali Berishes dhe shtypit prane tij,qe i fryne zjarrit me “vendime ” te marra ne koken e tij dhe qe sipas tij dhe te tijve do te sillnin katastrofe ne Shqiperi.Dhe te gjithe ju,ne vende te qartesonit ate qe po perpiqeni te beni tani ne mos i fryte zjarrit,te pakten nuk bete asnje perpjekje per t’a shuar ate.Sot eshte vone dhe kjo qe behet na sherben vetem per te pasuruar njohurite tona.

    • Pse nuk foli me pare Bushati,Kodheli,Beqa per keto hipoteza z.Thano?Rasti i Bushatit eshte skandaloz ne impostimin foshnor te lamit ne France si frikacak ose caerd.Pse ministrat nuk inkurajuan ekspertet ne dikasteret qe drejtone t’u pergigeshin dyshimeve dhe panikut legjitim krijuar nga dizinformimi?A jane pergjegjesite qeveritare kolektive?Po Rama pse nuk testoi fare opinionin dhe te kerkonte me shume aktivitet informues nga ministrat?Kodi heshtjes pati vlere ne kete rast?Rama duhet te shohe me qetesi gabimet dhe pergjegjesite e tij dhe ekipit te ministrave qe zgjodhi qe mos perseris kosto te reja qe nuk do ja tolerojne me.

  • Ka ngelur puna tek ca antishqiptare te vazhdojne rremujen dhe mizorine.
    Largohuni nga keto mbeturina radioaktive qe quhet Jeniceret e Sali Berishes. Ato jane me rrezikshmeri, ndersa lendet kimike kane kontroll dhe kushte qe do shperbehen.

  • Diferenca pa Moral15 Nëntor, 2013 at 1:08 am

    Se paku zoti Arvizu qe jeton ne Tirane, personi per te cilin tere shqiptaret e pergjegjshem kane konsiderate, duhet te marre vesh nje here e mire se (ish)komunistet, pothuaj pa perjashtim, edhe me tej nuk e duan, madje nuk e simpatizojne Ameriken.

    Ketu ta merr mendja qe jane socialistet, por edhe me i padyshimte eshte areali i ish-komunisteve ne nivelet e siperme te PD-se.

    Ndersa tek PS antiamerikanizmi zvogelohet sa me lart hierarkise, ne PD ndodh e kunderta: ata me lart e duan me pak Ameriken. baza e PD-se, te vuajturit e vertete, vdesin per Ameriken…

    Rasti i kimikateve siriane, te prodhuara ne URSS, e shfaqi qart kete ndarje: shefat e PS-se duan me shume “Para te Madhe” se sa Ameriken, kurse shefat e PD-se ende jane duke akuzuar Anmeriken si shkakun e humbjes se zgjedhjeve: asnjera pale nuk can koke per Shqiperine, na besoni per kete…

    Pavarsisht se si shkojne gjerat, Rama duhet te veproj: duhet te vendos, vetem keshtu do mund ta realizonte egon e tij te madhe, gje qe do ishte e falshme, se do shpetonim nje here e mire prej berishes dhe mekembesit te tij…

    Shqiptaret, ne mase, e duan Ameriken, e dine se ajo nuk luan me jetet e njerezve, e dine se ajo jep garancite perkatese, e dine se nese nuk i do as Amerika, s’ka per t’i dashur kush tjeter…

    Po, eshte nje sprove jo aq e lehte, por shtetari i madh vetem keshtu do mund te lartesohet.

    Njeheresh, Rama duhet te bindet se s’ka rruge me te keqe se te vepruarit pa bindje: nese ai nuk eshte Perendimor, le ta provoj e ta shpreh qysh tani, jo si berisha qe shtirej papushim.

    Arvizu dhe Amerikanet duhet te kuptojne me ne fund se sa veshtire e kane pasur shqiptaret e thjesht me ish-komunistet!

  • “JO” E EDI RAMES ISHTE VETEM FASADE – REALISHT I KA THENE “PO”

    Eshte shume me e komplikuar kjo histori nga sa shprehesh ne kete koment.

    E para une nuk kam pse te rrezikoj kalimin e rrugeve te Damaskut, duke qene se jetoj ne rruget shqiptare. I thone asaj shprehjes popullore “pa patur pula te besh ish..”.

    E dyta (qe duhet renditur si e para) futjen e Shqiperise ne liste e beri konsulenti i Edi Kristaq Rames, Tony Blair.

    E treta po shikoj e mrekulluar mosat e Edit pas fjalimit “JO”: publicitet per pastrimin e Shqiperise se “plehizuar”, ne gati te gjitha medjat po ngrejne koken “Marijet e Penduara” te “JO-se” se duhur, te drejte dhe te vetme qe duhej dhene e qe u dha..

    E katerta te krahasosh mbetjet kimike industriale edhe pse tejet helmuese me SARIN-in qe eshte gaz helmues nervin luftarak eshte jashte çdo llogjike te sinqerte e te paster.

    E pesta edhe nje here tjeter ta perserit: fotot qe keni publikuar kane te bejne me IPRIT-in (gaz lotsjelles – mustard ne perdorim te policive te tere botes perfshire edhe ajo e skafistit Tahiri) qe ruhet ne bidonat e fotove dhe neutralizohet me djegje, ku gjithnje ne fotot shihet edhe nje furre djegjeje.

    E gjashta SARIN-i eshte gazi nervin helmues luftarak me i rrezikshem qe ekziston ne stoqet jo vetem te super potencave por edhe te shteteve e rregjimeve fondamentaliste e autoritarie. Proçesit e neutralizimit te tij filmimi qe publikuat e sqaron ne menyre shkencore, ku shihet qarte qe i gjithe proçesi eshte i robotizuar, pa nderhyrje njerezore direkte.
    E shtata vjen vetevetiu pyetja: ishte ky impianti i demontimit qe SHBA-ja do sillte ne Shqiperi? Rama nuk e tha as para e as ne fjalimin e “JO-se”, e as sot eshte ne gjendje ta thote.
    E teta protestat ne Bulevardin Deshmoret e Kombit perdoren SARIN-in si pretekst per ti kujtuar Edi Kristaq Rames se votebesimin e 23 qershorit, me patatrakun e emerimeve ne gjithe administraten ne tere nivelet, me mos venjen para pegjegjesise te hajduteve e te korruptuarve, me arrogancen qe po tregon ne trajtimin e zgjidhjen e çdo problemi si politik ashtu edhe ekonomik e financiar, po e tradheton pa as edhe me te voglin preokupim, sepse vetekonsiderohet “NJESHI”.
    Dhe e fundit Sazan Guri e tere sharlatanet e preokupimeve per SARIN-in, jo vetem qe nuk e kane idene e rrezikshmerise reale te demontimit-dekompozimit te tij, por shfrytezuan mungesen e transparences se Edi Kristaq Rames per te bere presion per motive te felliqura personale te tij e te 29 personave qe bejne pjese ne shoqerine private G & G konsult per te gllaberuar milionat e €urove per “studimet” qe ka bere ne te kaluaren (ka nje liste ne internet qe nuk ka fund me shifra marramendese). Per aftesine e ketij pseudo profesori sharlatan po rendit me poshte nje pjese te nje libri qe ka botuar mbi ushqimin:
    “Dieta – A eshte e natyrshme mishngrenia tek njerezit?
    Eshte vertetuar nga shkencetaret qe dieta e cdo qenie te gjalle korrespondon me strukturen fiziologjike te saj. Qeniet njerezore, p.sh. kane strukture fiziologjike, funksione trupore dhe sistemin tretes shume me ndryshe nga ato qe kane kafshet mishngrenese. Sipas dietes ushqimore qe perdorin, qeniet vertebrore mund te klasifikohen ne tre grupe: si ne mishngrenesa, gjethe e barngrenesa dhe frut ngrenesa. Njeriu nuk ka asgje te perbashket me mishngrenesit. Perkundrazi, ne cdo pikepamje eshte si frutngrenesit dhe i ngjajshem me barngrenesit. Imagjinoni per nje moment nje kafshe mishngrenese si luan, tiger, qen, ujk, mace etj. dhe krahasoni tiparet funksionale te tyre me njeriun dhe do te vereni ndryshime te medha ne strukturen trupore e fiziologjike.”

    Dhe per ta mbyllur komentin tim te jesh i sigurte qe “JO-ja” e djeshme ishte vetem nje jo fasade, sepse ne realitet Edi Kristaq Rama, me ndihmen e konsulentit te tij te dashur Tony Blair, ka gjetur te tjera rruge per te demontuar-dekompozuar SARIN-in ne Shqiperi, kesaj rradhe i paraprin me mediat, me pas me ndonje sqarim te tipit “me dergoi tezja te laj gojen” mbi sigurine e impianteve te demontimit, e me ne fund me dhenjen ne konçesion te ndonje baze ushtarake shqiptare amerikaneve, ne emer te NATO-s e te aleances me SHBA-ne, duke mbyllur te dy syte per ate qe mund te ndodhe brenda kesaj baze, duke e treguar fuqimisht karakterin e tij arrogant e megallomano-fodull.

  • Po si mund te krahasosh aksidentin e armeve kimike me ecjen ne rrugei?? Po imagjino nje aksident ne Shqiperi qe do shfaroste fshatra e qytete te tera, sepse nuk ka mundesi Shqiperia te kete nje zone sigurie pereth impantitit, siç ka SHBA mbi 100 km larg zonave te populluara.apo Rusia qe i ka vendosur ne Siberi keto impiante. Nje aksident more psuedo analista dhe e shfaroste gjithe Shqiperine e mesme. Shqiperia eshte sa nje grusht dhe ti mos krahaso helmet qe jane tani ne territoirn shqiptar, me armet kimike qe do silleshin. Ne nuk kemi as gaz sarine, as mustarde dhe asnje nga keto helme luftarake qe do shkaterroheshin ne Shqiperi. Eshte e turpshme qe nje shqiptar mund te shitet edhe per 2 leke dhe me kete ve ne rrezik edhe gjithe familjen e tij.

  • Po shprehem ndyre ngaqe jam i xhindosur nga nervat e ketyre diteve.
    Isha per PO qe diten qe mesova qe ishte pakete nen kujdestarine amerikane.
    Isha per po se mu kujtua presidenti Vilson.
    Isha per PO se me feksi para syve “i Madhnueshmi” Klinton
    (deri ketu s’kam bere pis)
    O Sazan Guri desha te te quaj nje here Sazan …. , por nderova mendje veç per respektin qe kam per te e jo per ty

  • Po boll ore dhe ju me rreziqet se na i bete sikur te ishin bomba atomike ato qe po na sillnin. Thoni qe jemi popull idiot e ja futem kot edhe mbajeni me shendet. Po kshu eshte kur ja le vendimet madhore ti marrin 17 vjecaret. Na nxorret edhe doktorrat e te ardhmes me bluze te bardha ne TV mbas mitingut qe sdinin te lidhnin dy fjale. Intelektual leshi qe do marrin stafeten me demek neser. Llogarit tja lesh jeten ne dore ndonjerit nga ata. Po ma merr mendja te gjithe do diplomohen patjeter me mastera (nje master per injorance i takon). Sazan Guri me duket se e ka marre.

  • As ka të bëjë aspak i rrezikshëm, apo jo i rrezikshëm; bidona apo predha; miqët Amerikanë apo hilanjosët Amerikanë, por ka të bëjë djallëzia e politikanit tonë në dallavere të së quajturës “double standard”, ku u vendos “de facto”, diçka shumë kundëra me atë që Kushtetuta Shqiptare e ka “de jure”…

    Pra, fjalimi dhe shënimi pasi e vërteta kishte forcën e “JO-së”, s’kanë asnjë vlerë…

    Pra, shkelje flagrante e ligjshmërisë nga vet koka e shtetit… Ç’pritet nga thonjtë gryerës të kombit?

    als55

  • qe te gjykojme per faktorin kohe komentuesit ka pas nje program zbulues te superfuqive”REMOTE VIEW” sipas te cilit pak a shume komentuesi duhet te ulet dhe keto qe kane ndodhur ti parashkruaje para se te ndodhin.ne kete rast komentuesit quhen agjente.mirepo komentuesit reale nuk disponojne material agjensish qe te japin pergjigje per faktorin kohe ne marrjen e vendimeve.populli jam i bindur se nuk i duhen armet kur historikisht udhehiqet nga te shiturit pasi faktori kryesor eshte njeriu dhe joarmet.por kjo nuk eshte teme per komentuesit e thjeshte por eshte teme agjentesh spiunesh mafiozesh kriminelesh me te cilet shtetet e kater aneve te horizontit te shqiperise bejne marreveshje.

  • Mendoj se nuk i ka fajet vetem e “djathta shqiptare” me kete rast skandaloz te “JO”-se se Shqiperise ne marredhenie dhe ne raport me miqte. Faji ketu eshte edhe i “keshilltarit” me orjentim serbo jugosllav te Rames, udbashit e birit te udbashit Shkelzen Maliqi. Ajo qe duhet ta bejne shqiptaret dhe politika shqiptare pa humbur kohe eshte verifikimi i “keshilltareve” te dy qeverive “shqiptare, ne Tirane dhe ne Prishtine. Ata, pra (“keshilltaret”), jane shkaktaret kryesore e te keqijave qe u vine shqiptareve dhe Shqiperise. Ata jane shkaktaret e copetimit te Shqiperise dhe te perçarjes se shqiptareve. Po a ka gje me skandaloze se sa te mos mund t’i ndihmosh miqte kur te kerkohet diçka e tille prej nje miku siç jane SHBA?…

    DRENICA E KUQE

  • te frikesuarit nga bemat e tyre e kane gati skenarin kunder qeverise rama. me vjen keq per te manipuluarit aq lehte te atyre te rijve

    • marina marina marina, ti voglio piu presto sposar…
      o mio bell’amore non non mi lasciare, non mi devi rovinare o no no no no no…

  • Ajo qe iku iku. Tani eshte data 22 nentor per pastrimin e shqiperise ne nje dite. Une personalisht ne mbeshtetje te PD-se nuk do dal ne pastrim te vendit tim por do te bej PIS ate dite. PD-ja dhe antarsia e saj me Jozin , Malinden, Joriden , Mesilen & co ne krye nuk e hame ate koqe ulliri _TE PASTROJME SHQIPERINE QE TE MBAJME NE PUSHTET EDUSHKEN.

  • E kam thene dhe perseris edhe njehere, harrojeni llotarine qe nuk e fituam nga padija ose mencuria. Qeveria e re e RILINDJES duhet te nxjerre para drejtesise autoret e kesaj gjendjeje. Vetem nga sekuestrimi i pasurise se tyre, licensave dhe tenderave i behen Shqiperise me siguri 12 miliardet e humbura nga PIL a KOK-u i demontimit te helmeve. Pa e nxjerre te keqen nga vendi nuk mund te fusim te keqe tjeter. Shqiperia dhe Shqiptaret nuk jane te varfer por te keqqeverisur. Cfare u be me parate qe kishim deri sot? Piramidat, droga etj. kane futur miliarda ne vend, cfare u be me ato vec pallateve te vdekura dhe shkaterrimit te Shqiperise dhe jetes? Kemi ne nje plan se cfare do behet ne Shqiperi ne te ardhmen? Jane bere disa hapa te vogla pozitive qe nuk na ndricojne shume. Persa kohe nuk jane hapur akoma dosjet, kriminelet e Shqiperise levizin te lire dhe pronaret jane akoma pa pronat e tyre per mua eshte ulur hoxha te ngrihet prifti. Thuhet se nga shitja e detit grekut, Saliu ka futur 3 miliarde ne xhep, E kuptoni sa gjera madhore kemi per te zgjidhur? Kemi 2 jave qe debatojme e lagu se lagu dhe prap nuk dime asgje te sakte. Per mua eshte nje JO e madhe jo vetem per shkak te 1% rrezikut por sepse ne nuk meritojme paterica. Duhet te mesojme te ecim vete duke u mbajtur perdore me eksperiencen e me te diturit, qe nuk e shohim gjekundi
    deri tani. Cfare planesh ka qeveria per ndertimin e Shqiperise? Industria, bujqesia, turizmi? Akoma sdihet gje.

  • Me pelqen qe beheni te gjithe analiste te mire pasi ka mbaruar cdo gje! Keto nuk mund ti kerkonit para se te jepej pergjigja perfundimtare? Te gjithe ju gazetare e analiste dhe Mustafai me ju, keto qe shkruani tani ti kishit shkruajtur me pare,por u hodhet ne sulm sepse kishit frike te dilnit nga rreshti…Treguam dhe nje here qe jemi nje popull pa kulture dhe injorante,dhe mosmirenjohes madje.Tani ska me asnje vlere me mbushur gazeten me te tilla opinione,

    • gjerat u zhvilluan me shpejtesi marramendese. nuk besoj se lane kohe te mjaftueshme per te kuptuar: as protestuesve naive, as mediave vertet patriotike, as ne te tjereve. E verteta do kohen e saj

  • Une Aliu nga selenica i kam then me pare pore nuk me ka degjuar njeri.! Natyrishte ne jemi komentues dhe mendimet tona ndofta pak merren, pore nje pjes e specialisteve tan e ka then parrezikshmerin e ktyre armeve.
    Edhe nje her e them se per keto arsye nuk duhet qe kjo ceshtej te perfundoi si kutia e pandores.Ne se ato pririoritet ishin te verteta ti thjme populli te zhgenjyer nga hileqart dhe nga antikombetar e antiamerikaneizmi i felliqur dhe te rifilloijne bisedimet per ket ceshtje. Nuk eshte e pa mundur, asgje perfundimishte nuk eshte vendosur ato arme akoma nuk kan gjetur vendin ku do te demontohen. T`ja bejme te qarta popullit dhe ket jo ta bejem nje PO te madhe. Nje insinuat kaqe e trishte nuk duhet te na demtoj prespektiven tone.!

  • Plotesisht dakort me analizen……Por gjykimi i gjithsecilit…!!!!!???? perfshi ketu parlamentar,media,analiste,ambjentalist,figura publike,,,qe helemuan qe ne djep nje foshnj qe sapo lindete….Une fajesoj te gjith keta ” Mendje te mencura” qe masat i degjojne…..nuk mund te benin nje pytje vehtes …perse Amerika qe eshte partneri yne strategjik duhet ti sillte ketu keto lende…??? Mos vall ajo kishte me shume partner Sirin se sa ne…???Tani te gjithe ata qe e mbeshteten kete kauz duhet tu vi turp…..Per mua eshte manipuluar nga ata qe as e kan dashur dhe as e duan shqiperine perfshi ketu dhe opoziten qe luajti me shume kete karte ..Pale per ata pseudoambjentalist qe ta shpifin me ekstazen e tyre….Ketu do te vecoja habin time me Harunin qe u perfshi ne kete loje….E kam thene dhe e them para se Edi Rama jo-ne….qe kjo fjal per ne eshte nje shans i hubur .Kryeministri yne nga kjo duhet te nxjeri shume mesime nga kjo…. perfshi ketu edhe ata deputet te mazhorances…

  • Z. Thano!
    Përgjigja publike përmes fjalimit të Z. Rama, qe se problemi kishte karakter sekret, ashtu si dhe të gjitha operacionet e tjera ushtarake, natyrisht.
    Por kërkesa qytetare, nuk ishte që qeveria të ndante me ne sekretet, por të ndante pikërisht ato që tha në fjalimin e tij. Përse vallë nuk kishte mundësi ta bënte publik këtë fjalim para Protestave, por u mjaftua me justifikimin se ..”këto nisa tu shpjegoj, por nuk më latë të flisja më gjatë..”. Kush nuk e la të fliste?! Berisha me dallkaukët që akoma edhe sot “nderohen si deputetë, përfaqësues të popullit”?! Megjithë zullumet dhe vrasjet që shkaktuan, ata përsëri janë atje në kuvend, të nderuar deputetë, me mandate imuniteti, me të drejtë fjale e ligji? Atëhere përse votoi kundër ky popull?! Nuk dihet akoma. Sali Berisha me të gjitha akuzat që Z. Rama vazhdon akoma ti bëjë, ka guximin dhe futet mes protestuesve për tu “pastruar” dhe “larë nga mëkatet e djeshme”!
    Z.Thano!
    Për mua, e gjithë kjo zhurmë pa kokë e këmbë, e bërë në Shqipëri, bie erë loje të pastër politike dhe anarshie. Kush është ajo qeveri në botë që do lejonte rrjedhje informacioni në rast sekreti? Kuptohet që pjesë e lojës politike, si gjithnjë për fat të keq në Shqipëri, u bënë menjëherë edhe gazetarët që për mendimin tim, i bien fyellit politik dhe shumë vonë kujtohen të zgjohen e të rendin pas gjykimeve reale.
    Sa për analistët tashmë të “mirënjohur” nëpërmjet ekraneve televizive dhe ambientalistëve, të cilët marrin shuma të majme për të thënë ato që thonë në ekrane dhe për të shkruar “projekte mjedisore” , nuk ia vlen të diskutojmë kur lexojmë se çfarë xhevahiresh deklarojnë. Por këto deklarata anarshiste të tipit Lubonja, Fevziu, Guri , Çani, (se për çudi Çili kishte devijuar nga qëndrimi i ish-kampit ku aderonte para 23 qershorit, dhe deklaroi hapur mbështetjen e Z. Rama për të pranuar LHL në Shqipëri!) apo të politikanëve sharlatanë të tipit Topalli, Doda, Strazimiri etj. nuk do kishin gjetur terren në se qeveria do kishte sqaruar më parë situatën me seriozitetin e duhur, aq sa i lejonte mos rrjedhja e sekreteve.
    Në se këtë skenar e kanë shfrytëzuar të dyja palët për kapitalin e vet politik, sipas kahut përkatës, atëhere ndeshja gjithsesi doli 1-0 për Ramën. Mos vallë ky qe dhe qëllimi i vërtetë i kësaj situate të krijuar për mendimin tim, artificialisht? Këtë nuk do ta mësojmë dot, përsa kohë vetë politika nuk do bëjë hapin e rradhës, për të kuptuar se çfarë ndodhi në të vërtetë.
    Shumë tullumbace hidhen në publik, për të sqaruar apo mbuluar veprime politike të caktuara apo të diktuara nga momentet politike. Siç dihet, politika e vërtetë luhet në Prapaskenë. Opinioni publik, konsumon vetëm atë që hidhet si “tagji” në Skenë. Përsa kohë loja është sekrete, populli “rreh ujë në hava”. Disa analistë e përfaqësues të shoqërive civile, nxituan të deklaronin se falë disa miqve në mediat e huaja, kishin arritur të “zbulonin komplotin kundër Shqipërisë!” Dhe këtë e shfrytëzuan me zgjuarësi në favor të tyre, duke ngritur adoleshentët dhe prindët e tyre, kundër SHBA-së, që tashti na qenka bërë “armike e popullit shqiptar”?
    E gjitha kjo më ngjan si “Tullumbace alla-shqiptare të albanistanit!”.
    Çfarë fitoi në të vërtetë opinioni publik në këtë rast? Asgjë nga ato që ai pret në këtë moment! Punësim në rradhë të parë dhe përmirësim i gjendjes ekonomike, që janë pikat më urgjente për zgjidhje, të kësaj qeverie.

    • Shqipfolësi? Ja vlen ta konsiderosh komentin tuaj. Eshte realist. Sidomos fraza “politika e vërtetë luhet në prapaskene ” eshte ajo që meriton një “okej ” të fortë në tërë këte histori. Nderime !

  • Ar,a nuk ështe e mundur ta lesh shtypin e shkruar e te zesh vendin qe te takon ,Atdheu ka nevoje per njeres si Ju dhe …pikerisht Ty Adfrian Thano .

    • Tusha? Thanua ka qëné i vërtete gjithmonë . Nuk jam ne njé mendje me ju që “të lërë shtypin e shkruar”. Thanua duhet aty ku eshte sepse ne vend tjeter nuk do t’ja pelqejne te vertetat qe thotë. Aty nuk kane çfare ti bëjnë!

  • Pabesia e serbeve dhe filoruseve Sali Berisha dhe Lulzime Basha , qe duke i thene PO demonetimit , punuan pas kraheve sa dhe nuk u fshehen dot , por dolen hapur , beri deshtimin e nje shanci qe i erdhi Shqiperise , jo vetem ne planin ekonomik , por dhe ate gjeopolitik .
    Nuk eshte e rastit qe “ata” qe ngriten “alarmin” per Shqiperine ishin gazetat ruse dhe serbe ! Me kete iu dhane “arme” , kelysheve te tyre brenda Shqiperise per te penguar kete zhvillim shqiptar ! ketu ndikoi edhe “loja” e dobet e qeverise dhe amerikaneve , ne perballimin e interesave ruse dhe serbe per ta goditur Shqiperine ne kete inisiative . Kesaj i sherbeu dhe pabesia serbo-ruse e Sali Berishes dhe Lulazime Bashes , qe vune ne gjume si qeverine dhe ameriken me “dakordesine” e tyre , dhe ne momentet e fundit ngjallen panik dhe paqendrueshmeri , per rrezimin e ketij shanci te shqiptareve !

    Sa per protestuesit e ndershem , pavaresisht se rane viktime e nje “loje antishqiptare” ruso-serbe , une kam mendimin “bravo” ! Nuk eshte faji i tyre , pse si qeveria , ashtu edhe SHBA-ja , nuk diten ta administronin dhe t’i kunderviheshin “lojes ruso-serbe” , duke marre masat perkatese , por i besuan ruso-serbo-fileve Berisha-Basha !

    Vendimin e Rames , e pershendes , pasi ne rrethanat e krijuara , qeveria e Shqiperise , nuk mund te merrte vendim tjeter , ne rast se Shqiperia ka filluar “rilindjen” !

    Por si SHBA-ja , ashtu edhe qeveria shqiptare , vepruan gabim duke i besuar klanit serbo-rus ne Shqiperi , duke neglizhuar “masat” per t’iu kundervene “lojes armiqesore” te tyre !

  • VR!!! Shqipfolësi? Ja vlen ta konsiderosh komentin tuaj. Eshte realist. Sidomos fraza “politika e vërtetë luhet në prapaskene ” eshte ajo që meriton një “okej ” të fortë në tërë këte histori. Nderime !

  • o tolabi me ke te konsultohej rama ,me luulin apo me berishen .pastaj rama ne nje fare menyre pranoi nje gabim kur tha; nuk ka me kohe tu them se qfare kemi humbur ,dhe qfar rezikonim.berisha me bashen prisni iritimin eturmes dhe te fillonte anarkia.falenderoj protestuesit per qytetarine e treguar dhe largimin e berishes nga protesta. nuk do kishin qene helmet rreziku por saliu me luulashin.

  • JO e shqiptareve ishte gjeja me e mrekullueshme qe ndodhi. Ajo tregoi se shqiptaret nuk jane me ata naivet e fillimit te viteve ’90 qe besonin cdo lloj mashtrimi qe u servirej si shpetim duke i cuar ata ne veteshkaterrim. Le te shpresojme se mbas kesaj JO, qe per mendimin tim eshte fillim i mbare i nje mendesie te re kolektive, shqiptaret do e duan me shume vendin e tyre dhe do te fillojne te mendojne per te fituar kohen e humbur me punen e tyre ndertuese e jo ma me politikat e cekut te bardhe, terapise shok, piramidave, eksodit biblik etj. etj. te keqia te medha si keto.

  • Porsa shqiptaret e moren vesh qe ne kete histori jane perzier Ruset,u ndergjegjesuan per te thene :”Shqipri etnike,pa arme kimeke”.E kjo nuk eshte antiamerikane.Kjo eshte deshira e popullit me proamerikan ne Europe.DASH gaboi se i besoi klanit sllavo-grek i mbeshtjelle me fjongo frankofone.Por SHBA e ka ne dore te vertetoje qe DASH gaboi.Ajo mund te ngarkoje DASH te organizoje nje referendum ne lidhje me dakortesine e shqiptarve per te montuar Sistemin e Raketave Mbrojtese per Europen Kundra sulmeve te Ariut Polar Rus.

  • Kan humbur shqiptaret, nuk ka humb as Zhelefina, as Lubonja qe mesa duket instikti i thot ishe me mir ne burg, e as Driteroi qe esht rroitur nga trut…

  • Mendoj qe Rama beri lojen duke (mos) hedhur gurin, e fshehur doren. Dhe justifikimi i tij ishte protesta popullore.

    Nese ne do ishim informuar, edhe revoltimi do ishte ndryshe. Do dinim mbi rreziqet qe mund te na kanoseshin, sic po zbardhen keto dite.

    Ndaj Thano ka shume te drejte per gjithcka me siper.

  • “…Ishte mesazhi i saktë, korrieri i duhur, koha e gabuar…”
    E bukur kjo Thano. Ia ke bere memorialin fjalimit te Rames me 5 fjale!

  • I nderuar zoti Thano, ke bere nje analize brilante. Nese ne si organizatoret kryesore te ketij reagimi qytetar, do te kishim informacionin me te vogel te kontaktuar zyrtarisht qofte nga qeveria qofte nga Ministria e Mbrojtjes ne lidhje me llojin apo perberjen e ketyre armeve kimike ne do te reagonim ndryshe pa patur ne mendjet tona panikun dhe rezikun e nje operacion te tille. Ndaj eshte shume e drejte gjykimi juaj kur thoni: Ajo që besoj është që nëse Edi Rama do ta mbante atë fjalim (pa fjalinë e fundit) dy ditë përpara ditës që e mbajti, gjerat mund të rridhnin ndryshe. Kreu i qeverisë mund dhe duhej t’i thoshte më parë ato që tha atë pasdite; ta ndante më parë shqetësimin me protestuesit dhe me shqiptarët e tjerë: “Situata është kjo, jo ajo që po dëgjoni nëpër media e rrjete sociale. Le të reflektojmë, kemi dy ditë kohë t’i japim botës si Shqipëri një përgjigje etj, etj”. Njerëzit do reflektonin. Jam i bindur që edhe shumë nga protestuesit do reflektonin. Por ne nuk patem asnje mesazh apo informacion vo vetem nga qeveria jone, por edhe nga asnje aktor tjeter i interesuar ne kete proces te asgjesimit te armeve siriane per kete operacion dhe cfare do te behej dhe nuk dinim se cfare mesazhi do te percillnim ne publik. Madje duhet te jemi krenare qe arritem te menaxhonim shume mire nje proteste e cila kishte brenda te gjitha interesat politike te gjithe kraheve e per me teper nje psikoze shoqerore te quajtur fobia e armeve…

    • Po mire ore Kastriot.
      Si nuk te beri fare pershtypje fjala e Rames ne konferencen antikorrupsion se
      “…Shqiperia do te dale me e paster nga ky operacion..”, cfare duhet te te thoshte me teper, por thuaj qe na fryne ne vesh me shume pjesa me skandaloze e shoqerise, se sa te degjonim specialistet kimiste, qe ne pergjithesi e thane fjalen e tyre qarte e paster, se nuk mund t’i vije asgje e keqe shqiptareve nga kjo pjesmarrje per shkaterrimin e armeve kimike.
      Ne bejme analiza e nxjerrim perfundime pas beteje, s’kane me vlere analizat e mendimet tona, kenaqim vehten tone me keto qe themi e diskutojme tani neper kafenera.

      • Faleminderit Z. Gregor per pyetjen. Nese do interesohesh per te pare vepren time te shkruar do te bindesh qe nuk bej pjese tek ajo kategori njerezish qe mund te perdoren, duke i terhequr prej hunde. Kam qene i bindur ne nje kauze te drejte per te mbrojtur nje interes publik dhe te fituar pas vendimit te kryeministrit Rama, duhet te jemi te gjithe, sepse me kete akt u sigurua totalisht siguria per jeten e cdo qytarari.

  • z.Kastriot, jam dakort me ty kur thua se nuk kishit informacion, atehere pse nuk e kerkuat (?), se ne te tjeret nuk degjuam ndonje kerkese tuajen si organizatore(!) qe te kerkonit te merrnit informacion nga ministrat(qeverria), por çartuat njerezit ne rruge per kete kanosje te rrezikeshme, thuajse ne po jetonim ne Kopeshtin e Edenit
    Ju u informuat nga Sazan Guri (qe ka kaq vjet qe paguhet me Euro nga strukturat Europiane per te organizuar shoqerine shqiptare per ruajtjen e mjedisit) dhe qe s’e kemi degjuar sikur dhe nje here te vetme, se paskerkemi vatra kaq te rrezikeshme ne gjithe Shqiperine. E sa per ta ditur ky z.Sazan ka punuar e jetuar ne Fier me pare dhe jo vetem qe ka ditur per helmet ne Fier, por edhe ka nuhatur, ai bashke me familjen e tij eren e tmerrshme te lumit Gjanica qe industria e nxjerrjes se naftes e ka katandisur ne nje kanal me dekantime e helme, qe kane zhdukur cdo lloj gjallese ne kete lum. e qe kercenon shendetin e gjithe zones ( Ballesh deri ne Detin Adriatik. E sa per dijenine tende dhe te atyre qe do kene durimin te lexojne “mjedisi I helmatisur” ne Fier, arseniku e gjithfare holluesish qe perdoren ne shtresen naftembajtese, helmimi I lumit Gjanica shkakton cdo vit semundshmeri qe shfaqen si patologji pulmonare, hepatite e patologji malinje te gjakut e gjithe organeve e deri ne sterilitet ne mjaft cifte te reja.
    Ju organizuat proteste ndoshta nisur edhe nga ” ndjeshmeria e larte” e Fatmir Mediut, I cili u shpreh me ze te larte ne komisionin parlementar “.. e bej kete per te mos u perseritur Gerdeci..” Hahaha, pa kerkuar falje per Gerdecin, na u mbrokerka lakuriq ne pamoralitetin e tij per kete çeshtje. .
    Ju u bazuat ne gjthfare lloje komentesh te gjthfarelloj alabakesh qe duke pasur akses neper televizione nxorren 1000 te pathena ne 1000 sekonda..
    E harruat ju shprehjen”Ujku mjegull do”??? Ne gjithe kete mjegullnaje qe perhapen gjthfare gazetaresh e turli politikanesh ju nuk shihnit ujkun Sali dhe shpuren e tij, por gjetet”ujkun” tek Amerika, tempulli te demokracise, para te ciles (Bejkerit) kerkuam mbeshtetje per liri dhe demokraci, gjetet Ameriken qe ne emer te demokracise amerikane mbeshteti pavaresine e kombit tone me 1913, dhe ne 2007
    Z.Kastriot, nuk keni aspak te drejte te organizoni protesta per motive qe nuk i keni vete te qarta, dhe nuk mund te therrisni “Fitore, fitore” per nje lufte me mullinjte e eres, kur te gjthe nuk kemi fituar asgje, e per me teper tani qe jemi te lire te protestojme si gjithe qytetaret e Europes…
    Z.Thano, ju jap te drejte per analizen qe beni, por nuk jam ne nje mendje me ty kur thoni se po te kish folur Kryeministri dy dite me pare, ndoshta gjerat do ishin ndryshe…. Planet e errata dhe agresiviteti i opozites.. nuk ma jep komoditetin te jem ne nje mendje me ty. Mendoj se OPOZITA PARLAMENTARE(nuk dua ta perfshij si PD) e kesaj qeverrije ka blere virusin e “muca paca” ,… dhe vaxina eshte “te mos e kemi fare ne konsiderate kete opozite parlamentare Dhe po them ashtu myzeqarshe: Ska opozite parlamentare, opo s’ka fare fare per te tere

    • Faleminderit per pyetjen znj. Firakeja. Ju keni te drejte kur pyesni. Ne per gjate gjithe kesaj kohe nuk u kontaktuam nga asnje agjenci qeveritare, qofte edhe per oponence teknike. Perpara se te dilnim ne proteste kjo ceshtje eshte trajtuar ne media pergjate dy javesh dhe asnje reagim. Nuk eshte faji yne qe institucionet e shtetit jane te pa afta per te bere politika apo strategji kombetare. Ne dienine time, nuk di qe z. Sazan Guri te kete marre ndonje para nga ndonje subjekt per keto, protesta, se ndryshe do te kisha ngrene edhe une ndonje dreke. Kjo eshte banale ta mendosh. Personalisht nuk di dhe e them me pergjegjesi ligjore qe as une as z. Guri te jemi paguar nga ndonje donator per te dale ne keto protesta.
      Une mbaj pergjegjesi vetem per veprimtarine time, dhe kur ka qene nevoja jam distancuar nga akte dhe qendrime qe bien ndesh me formimin, angazhimin dhe interesin publik qe referonim ne mbrojtje te kesaj kauze publike. Ne kemi dale ne keto protesta vetem me qellimin per te mbrojtur jeten tone, jeten e qyterareve, te kercenuar nga prania nese do te vinin keto arme te shkaterimit ne mase ne kete vend kaq te vogel qe ti biesh borise ne Dajt e degjohet ne Durres. Ne nuk kishim asnje qellim politik per te mbeshtetur as qeverine, dhe as opoziten. Shpresoj te jeni sqaruar. Nga kjo beteje publike jane te fituar te gjithe!

  • Te jete autori kaq I leshte? Apo ben.
    Per mua shpetimi I shqiperise nga helmet toksike eshte fitorja me e madhe e 22 vjet pluralizem (sepse demokraci nuk eshte).

  • Nuk ka nevoje qe te vije ne Shqiperi arsenali kimik sirian qe me pas amerikanet te na pastrojne zonat e infektuara. Nqs pastrimi i ketyre zonave kushton 600 million dollare, kjo i bie rreth 200 dollare per cdo Shqiptar. Nqs kjo shume ndahet ne nje periudhe 4 vjecare (48 muaj) i bie dicka tek 4 dollare ne muaj qe duhet te paguaje cdo shqiptar qe Shqiperia te jete pa keto zona te infektuara. Pra, a ja vlen qe te vije nje arsenal i tille armesh ne Shqiperi, vetem e vetem qe shqiptaret te kursejne 4 dollare ne muaj ??? Une mendoj qe JO!

  • ky eshte nje moment per te thene varileshtizem.Qysh po vijne punet ketu duhet medoemos riorganizimi i partise komuniste ,qe edhe shtresa e varfer te ndihet e perfaqesuar dhe vendimet per te te mos i marin njerez te pavendosur. Shoqeria shqiptare po shkermoqet dita dites dhe nuk ka neveje per gjoja leksione demokracie nga femije qe arritjen me te madhe quajne braktisjen e mesimit.Ne eliten shqiptare ka nevoje per klizme dhe pastrime te thella nga ato qe shoku ENVER HOXHA ofronte perkundrejt tradhtareve te interesave te popullit te thjeshte.Ideali komunist eshte me i gjalle se kurre.

  • Pershndetje zoti Thano! Pershendetje te gjitheve, miq dhe kundershtar te opinioneve te mija virtuale ne kete blog!
    Si qytetar i ketij vendi, qe nuk flas as nga kryeqytetet e botes, apo ndonje qytet i tyre, e rithem per te disaten here qe Shqiperia dhe populli shqiptar ka humbur nje shanc historik! Per kete me vjen sinqerisht keq, por ajo qe çbehet nuk behet prape. Ky eshte nje mesim i historise .
    Ndoshta mund te tingelloje si egoizem, por modestia jasht realitetit eshte jo vetem naivitet por dhe hipokrizi.
    Pas gjithe kesaj lloj zallamahije te krijuar sa nga ligesia, injoranca, fobia dhe prapaskenat e politikes, ne ndergjegjen time ndihem i qete.
    Natyrisht, jo vetem pse i perkas atyre pak zerave publike (ku vlersoj maksimalisht zotin Arben Meçe) por dhe disa prej lexuesve qe kane komentuar dhe jane komentus te rrgullt te kesaj gazete, por sepse ne bindjn time te palekundur (pa patur dijeni te plota per rreth 31 vatra te infektuara qe kerkojne trajtim spcial) kam menduar dhe gjykuar duke e paraqitur dhe si opinion virtual se kjo oferte jo vetem ishte dashamirese por dhe mjaft fitimprurese per Shqiperine.
    Ajo çka do te fitonte me teper se çdo gje, Shiperia dhe populli shqiptar, do te ishin kreditet ne imazhin e saj, i cili duhet thene se keto 23 vjet pluralizmi politik (diku e kam spjeguar pse kete kohe e quaj keshtu dhe jo demokraci) ka rene shume poshte sa per shkak te papergjegjshmerise se politikes dhe po aq dhe per papergjegjshmerine tone si publik apo popull.
    Mua me vjen keq qe nje pjese e konsiderueshme qofte e publikut dhe qofte e medias, sot bejne te paditurin dhe prisnin qe ky spjegim te binte nga qielli.
    Sepse u be nje Sazan Guri, qe jo vetem ne nje rast i thote kembes , dore, te vihej ne rrolin e kryetellallit te se keqes, sepse si Kasandra parandjente nje fatkeqesi qe do te çonte ne zhdukjen e popullit shqiptar.
    Sazan Guri dhe te gjithe ata qe kishin dhe kane ende mendimin e ij, pa perjsahtim, politikane te djathte apo te majte, deputete, intelektuale, analiste, gazetar, publiciste, jane ose naive qe kerkojne te shiten si te ditur, ose sharlatane politke, karieriste te semure, te denje per gallate ne emisione perverse dhe nje kapital i çmuar per nje pseudo opozite te çakorduar totalisht dhe qe nuk e ka per gje te veje ne levizje sharlatane dhe klloune te tille per te manipuluar dhe helmuar ndergjegjen e nje populli.
    Kjo qe thashe ndoshta tingellon shume hidhur por eshte nje e vertete absolute.
    Kemi kete kontigjent tellallesh prandaj jemi ketu ku jemi, vendi me i varfer, me i korruptuari dhe me i papastri jo vetem ne europe, por ka rrezik dhe me gjere neper bote.
    Keta dordolece qe kercejne si karkalece nga nje ekran tek tjetri, qe na bejne te zgjuarin, largpamesin, analistin, por qe ndonjehere dhe per pordhacllek ngaterrojne dhe harrojne edhe fjalet shqipe, keta katundare ne mendje qe fjalet e katundeve dhe te rrugeve (çiqitemizem!!) i trajtojne si pasyrim i gjuhes shqipe, me flamurin e rreckosur te panikut sajuan per popullin “armikun” imagjinar duke treguar edhe njehere nostalgjine e tyre per kohen e zborit ushtarak nekohen e Enverit.
    Se fundmi nuk ka shume rendesi se kur duhet te fliste Rama.
    Mbase nuk do ishte e nevojshme qe Rama te fliste fare, nese çdo njeri qe e quan veten specilaist dhe eshte i tille do te dilte para zagareve te tipit Sazan Guri dhe do te spjegonte jo vetem sigurine e ketij proçesi por dhe leverdine e tij.
    Rama foli i detyruar dhe me pergjegjshmerine e kryetarit te qeverise te zgjedhur permes votes plebishitare te popullit.
    Nje folje krejt ndryshe nga ç’ishim mesuar deri me sote te degjojmene shqiptaret nga qeveritaret tane.
    Dhe vendimi i tij ishte me se i drejte, sepse ky vendim garantoi sigurine e vendit nga prapaskenat politike te atyre qe rrinin me uren e zjarrit gati per ta leshuar ne drejtim te popullit te revoltuar.

  • Po mire pse duhet te na japi Amerika 600 milion $ per ti pastruar helmet tona nese ne do te thonim Po armeve kimike?! Pse ketu nuk ka para? Sa vodhi lul basha ne rrugen e Kombit? 200 milion flitet? po djali i saliut sa fitoi ne Gerdec? 100 milion? Po shperdorimet e denancuara nga KLSh per 4 vitet e fundit sa jane 200 milion? Atehere ketu i kemi leket o njerez, dhe po te shtrengohemi mire gjejne ne xhepat e politikaneve tane para te vjedhura aq sa te pastrojme Shqiperine e ta bejme “nuse”. Ato arme ben mire qe nuk erdhen. Troç une nuk kam besim se çfare “Mrekullish” do ta prisnin Shqiperine Nese do thoshte po. Dhe nuk flitet si kofili pas te vjelit.

  • Une quhem Fadil Vucaj. Ne shqiperi jane bere 2 projekte te tilla te shkaterimit te armeve kimike; njeri ne vitin 2001tjetri ne vitin 2007. Une kam punuat drejte perdrejte ne keto projekte.Kam sqaruar cdogje. Ne projektin e vitit 2007 ; para fillimit te procesit u bene analizat mjedisore ne ajer ; uje dhe toke; gjithashtu keto analiza u bene edhe pas perfundimi te procesit ne te njejtin vend me te njejtat procedura; rezultati ishte 0 ndikim ne mjedi dhe shendet. Analizat u bene ne laboratore nderkombetare te licensuara per veprimtari tetilla. Kam trajtuar keto dite ne shtypin shqiptar si procedurat ashtu edhe teknologjite e shkaterrimi; te cilat I ka dhene edhe kanali televiziv I topit. Gjikshka ishte e qarte si drita e diellit. Lidhur se cfar do te vinte nga siria ; nuk eshte ndonje sekrtet I madh; nga siria do te vinin 2 grupe agjentesh kimik; I pari ishin ata te veprimit ne lekure ne 2007 neve shkaterruam agjent kimik te tille; ndersa grupi tjeter ishim prekursor; ose me thjeshte komponime binare te cilat vec e vec jane te pa rrezishme; qe trajtohen; transpoftohen; magazinohen dhe ruhen lehtesisht. Keto komponime jane shume te rrezikshme; madje edhe me te rrezikshme se sa jane thene; vetem atehere kur bashkohen bashke . Keto jane probleme qe kerkojme nje kohe te gjate per ti trajtuar. Teknikisht natyrisht shkurt ; ne keto procese perdoren teknologji me impakte ne mjedis 0; madje edhe jane te monotorueshme nga ekspert nderkombetar. Une mendoj se cdo gje eshte ditur dhe ka qene e qarte; ajo qe nuk dihet tani por do te dale me vone dora e zeze qe drejtoj protestat ne ate menyre. Ketu bashkohem me juve; sikur ta dinim. Jame I gatshem te debatoj gjate per keto problemi; natyrisht teknike.

    • Fadil fole dhe ti?
      nje person i korruptuar dhe i pabese.
      Fare i peshtire.
      kur hiqesh dhe ti si i ditur hapu dhe i thone
      Nga fryn era ke qene gjithmone
      Dhe ato raportet tuaja e dime si hartoheshin.
      Gjoja ne emer te Natos ja kepusnit tralalase si ju interesonte
      ik mos na bej per te vjelle fadilo

    • Thuaj me emertim kimik prekursoret mor Vuc-idol dhe agjentin tjeter
      Pse e lini ne heshtje
      E komentova me siper jne prekursoret
      Shikoje mire cfare thote
      Gas i rrrezikshem toxic

  • Shume gjera ne nuk i dime,por dime nje gje qe na i kane lene trashgim te paret;NE DIM TE KUNDERSHTOJME C’DO GJE PA U MENDUAR SHUME.Ne dime te themi fjalen e fundit ne fillim dhe pastaj pas gurgules pendohemi dhe me nje ci q. temen kalojm gjasht muaj.

  • Shkrim te bukur dhe te qelluar ke bere, e shoh te udhes te them ate qe ndjej. te lutem shume si njeri i penes,me bej nje shkrim qe te zeri vend per te gjithe Shqipetaret,per vendet e infektuara nga mbeturinat ushtarake te vendit tone,te informohen dhe shqipetaret se sa i papaster eshte ky vend yne nga keto mbeturina.E dyta per plerat qe hidhen pa pik pergjegjesie nga ndermarje te ndryshme dhe persona te pandergjegjeshem duke filluar qe nga bishti i cigares qe hedhin ku te munde dhe e shkelin me kembe.Nuk bien semundje keto plera qe hedhim ku te mundim?Nuk behen toksike keto plera?Helmet e Siris do na zhduknin te tere si popull,po helmet tona c’po bejne kur i hedhim ne produktet bujqesore gjate kultivimit per tu rritur me teper.Nerezit jane bere barkmedhenj,tejkalojne peshen e duhur, diabetiket jane shtuar se tepermi,semundjet kanseroze e kardiake gjithashtu,smogu ri pezull neper qytetet tona nga gazrat e makinave te blera lire ne tregjet e europes,qe jane per tu hedhur ne plera.Plazhet te mbushura me plera,ujrat e zeza derdhen ne det.Nuk mund te
    te kalosh ne rrugen nacionale poshte fshatit Lazarat,aroma e marjuanes te trullos nderkohe qe je duke drejtuar makinen.E pra Z Minxhozi te gjitha keto nuk jane helme?Po helme qe vrasin ngadale dhe pa u kuptuar,c’do dite vdesin njerez te pafajshem per te vetmen aresye se jetojne ne kete vend te ndotur dhe te peshtire me pislleqe.
    Do te tregoj nje shembull se c’far i ndodhi nja dy miqeve te mi ne Malmoe te Suedis ne vitin 1984,inxhinjera gjeolog ata.I dergoi qeveria si eksperta per kromin qe merte Suedia nga Shqiperia. Compania Suedeze i priti sikur kishin ardhur vet “zoti” ne Suedi.Por nuk e dinin, qe ata te shkret kishin disa kacidhe ne xhepat e tyre nga djetat qe kishin mare.
    Gjithe javen punuan dhe u ushqyen pa futur doren ne xhep,por erdhi e djela dhe vetem sic ishin do te blinin ushqim me nga xhepi i tyre,ushqime te cilat i konsumuan ne nje lulishte aty afer ulur ne nje stol te saj,ne fund kur mbaruan mbeturinat ne qese dhe i hodhen poshte stolit.Deri ketu mire por ne momentin qe u ngriten, dy polic u gjenden perballe tyre te cilet pas disa fjaleve ne Suedisht i dhane gjoben ne dore inxhinjerave tane e cila ishte dy fish i djetave te shkreta qe kishin mare nga qeveria.Kujton ti Skender se trimat do paguanin gjoben me ato para qe kishin ne xhepa,nderkohe qe kishin marre nje tufe me porosi nga gruaja,vajza apo motra? Joooo nuk behej fjale,keshtu qe perfunduan ne polici, ne dhomat e izolimit.Dy dite atje,deri sa u paguajti gjoben vete kompania dhe ja faturoi shtetit tone me vone.Dhe shqiptaret u kethyen ne shtepi me bisht nder shale,te turperuar dhe te neveritur nga drejtuesit e kompanise qe i priten dhe nuk i percollen me.Nje pyetje: A do mundemi ne te bejme ndonjehere shtet keshtu sic jemi.Jemi ne qe po te duam e bejme shtetin duke u ndergjegjesuar dhe ndryshuar mendim se kjo Shqiperi eshte e jona.

  • Shqiperia ka shekuj qe ende sot me kete toke dhe me kete popull, nuk ja dijme te gjitha punet nen rogos qe jane bere ndaj tyre.Qe nga pushtimi 500 vjecar i turqise,ne 45 vite komunizem,dhe ne 22 vite tranzicion,
    Tani po lexojme qe Ismail Qemali paska pasur pozite me rendesi ne qeverine e sulltaneve,edhe kjo i mundesoi ngritjen e flamurit ne Vlore.
    Mos valle i dijme te gjitha punet nen rogos te 45 viteve diktature? jo, derisa ende dosjet rijne mbyllur.
    Po kjo ndoth, edhe me 22 vite tranzicioin.Ketu qendron vlera e madhe e demokracise qe sundimtaret individuale, pengojne demokracine qe lindi ne filozofet e Greqise se lashte dhe sot ngelet sistemi me i mire qeverises ne bote.Anteu sa kish kembet ne toke,askush nuk mund ta mposhte. Amerika e ka shume te qarte fuqine e popullit te saj,ndaj me kushtetute te kristalte s’lejon asnje abuzim ndaj popullit Amerikan.Jo pastaj te lejoje ti vjedhesh voten nje Amerikani,apo ti ndalosh protesten demikratike.Z.Skender Minxhozi per gurgulene e plerave kimke ka gjithe ato peytje:Sikur ta dinim,sikur ta dinim,…….nderkohe pyeta veten sa gjera s’dime ne shqiptaret se c’eshte bere me kete popull dhe kete truall ne historine e tij deri sot?po keshtu sa gjera jane bere ne kuris te c’do shqiptari ne 67 vitet e fundit? Ajo skulptura e anteut vertetesisht s’ka te blere per nga vlerat esaj,nderkohe ne Shqiperi gjekundi s’e kam pare si skulpture.

  • Jam dakort me “Gregori”-n. Mqs asnje shtet tjeter nuk ka pranuar, atehere duhet te hidhet edhe njehere ne treg mundesia e pranimit nga ana e Shqiperise. Une kam qene qysh ne fillim pro ketij procesi. Kjo per faktin se, ashtu sic edhe e theksoi z.Rama, Shqiperia do dilte me e paster pas ketij operacioni. Vetem fakti se u kundershtua nga ata qe e “PERDHUNUAN” kete vend per 23 vite rresht, shqiptaret duhet ta kuptonin se mbeshtetja e ketij operacioni do ishte vecse ne favorin e tyre dhe jo e kunderta sic u trumbetua nga “antishqiptaret”. A e kuptoni o njerez se perdite keni jetuar dhe jetoni mes helmeve dhe plehrave ?. Po qe po vazhdoni te mbeshtesni akoma “Plehrat me dy kembe” dhe antishqiptaret, a po e kuptoni ?.

  • Fred.Dibrani.Hamburg

    Lexova komentin dhe ishte shume i sakte.
    Lidhur me sqarimet e disa mediokerve injorante apo dhe ta paguar qe keto arme te ndara veç e veç nuk jane te rrezikshme atehere ustallaret e ketyre puneve le ti çojne te ndara “veç e veç” ne vende te ndryshme dhe filmi mbaron.

    FATKEQESIA E KETIJ POPULLI QEDRON:

    1. Nje pjese e mire eshte analfabet injorante
    2. Qeverite gjithmone kane qene te shitura ( perjashto kohen e diktatures)
    3. “inteligjenca” kombetare ka qene e tredhur dhe e intimiduar.
    4. Te diturit nga shkaku i varferise kane pranuar te perdoren.
    5. Te rinjte e pa shprese joshen nga partite politike.
    6. ka mese 23 vjet qe shqiptarev pu u imponohet ideja se parate nuk duhet te fitohen me pune por ti mbjellin si PINOKU dhe ti mbledhin ne peme, apo ne firma piramidale, apo me tregeti armesh, demontim armesh kimike.

    Shqiptaret e mencur nuk harojne kurre mbeshtetjen e presidentit Willson, Klinton..
    Por shqiptaret e mencur e dine edhe se ” ceku i bardhe” firmat piramidale, “Gerdeci i famshem” kishte ne prapaskene ata amerikane per te cilet edhe vete qytetaret e amerikes jane ngritur kunder.

    Ju qe doni te intimidoni popullin shqiptar se meqenese refuzuan armet kimike qe dhe vete populli amerikan nuk i pranon ne vendin e tij sepse nuk ja lejon ligji (ashtu si edhe ligji dhe Kushtetuta jone) qenkan antiamerikane, jeni bij bushtrash te shitur.

    Nsq populli shqiptar ka ndonje borxh qeverise amerikane , nuk eshte ky rasti per t’ja lare.

    Une i kuptoj POR NUK I MIREKUPTOJ perpjekjet e ShBA apo edhe Europes per sjelljen e plehrave te rrezikshem apo armeve kimike ne Shqiperi.

    Pershendes te gjithe rinine qe protestoi ne radhe te pare per veten e saj dhe per te ardhmen e brezave qe do te vijne.

    Turp per te gjithe ata qe e kuptojne rrezikun por jane te shitur.

    Gjynah ata qe jane akoma ne autobuz dhe nuk kuptojne asgje

    • Dhe ne fakt ti ose je ne nje nga ata autobuzet e viti 1961, ose je nje trap qe kujton se di me teper se te tjeret. Ti duhet te jesh ndonje polic, nga ata qe qeshin pas nje jave me budallallekun qe thone. Me sa lexova une, ketu antiamerikan, nuk eshte cilesuar asnje, perveçse atyre qe vete perfaqesuesit e qeverise dhe te popullit amerikan ju a thane ne sy dhe publikisht “Se kane kaluar vijen e kuqe”, si delenxhinj, dallaveraxhinj, demagog, genjeshtar, mashtrues, hipokrit dhe sherbetore te antishqiptareve. Nese je pjese e tyre dhe merr persipr te luash rolin e avokatit edhe ti je nje i tille, ndaj e justifikon plotsisht mendimin tend te dhuruar nga ata qe di vetem ti se “…nuk i mirekupton perpjekjet e SHBA…per sjelljen e…armeve kimike”. Injoranca falet por demagogjia dhe perpjekjet per te manipuluar popullin nuk falen asnjehere.
      Konfodimi i Gerdecit, tragjedi e krijuar nga bashkeveprimi i mafies ne pushtetin shqiptar berishian me segmente te mafis ameriakne apo me gjere, me nje veprim te kordinuar me qeverite më me influence dhe institucionet nderkombetare, eshte jo vetem demagogji shterpe por dhe nje lloj mashtrimi ordiner qe e kupton dhe bufi. Gerdeci, eshte pasoje e makuterise se mafies, e cila nuk njeh dhe nuk ka as komb dhe as kombesi, nuk jjeh kurrfare lloj kufiri qe duhet te dalloj shtazet e egra nga njerzit me logjike dhe shpirt, eshte krimi shteteror ne mes te dites dhe nen ombrellen e qeverise i kryer ne nje prej objekteve qe kujtojne per kedo rendin skllavopronar sa i perket shfrytezimit te fuqise njerzore dhe ate mesjetar dhe feudal sa i perket objektit ngrehine qe konsiderohej si fabrike e demontimit te armeve. Dhe mo su mundo e keqinterpretosh mendimin e specialistit qe ka dhene me lart lidhur me rrezikshmerine e mundeshme ne rast bashkimi te lendeve helmuese luftarake se prezantoehs dy here injorant.

  • per ju “pro”te e armeve dhe per Thanon qe jane deshperuar
    Lexoni vetem nje fakt te nje komponenti perberes te sarines:
    Methylphosphonyl difluoride (CAS: 676-99-3)
    Safety Description:
    Poison by inhalation and intravenous routes. When heated to decomposition it emits toxic fumes of POx and F−. See also FLUORIDES. Details
    Gas helmues..emeton tymra toksike
    Doni me teper qe te bindemi qe ishte vendimi i drejte refuzimi i tyre?

  • Gjithë respektin për z.Thano,por meriton dhe kritikë për vonesën e kësaj mbështetje për “Po”,pasi edhe gazeta që ai drejton me kompetencë,sipas meje,mbajti qëndrim tërësisht negativ duke komentuar gazetarë që më shumë kerkojnë të nxjerrin veten se sa shkencëtarë,akademikë e profesionistë që ishin për “Jo”.Moskomoetenca e shtypit dhe gazetarëve dhe pse nuk ishte primare në këtë “betejë”,përsëri ndikoi negativisht!Miku im Sazan Guri padyshim që ndikoi në këtë cështje,por gjithsesi ai është i përkushtuar të luftojë dhe “keq”,në mbrojtje të pastertisë së ambjentit,vecse e keqja e tij bëhej minimaliste,nëse sfidohej politika obskurantiste që demontimin gati e quajti “Apokalipt”,kur dhe lideri saj mizerabël dhe plotsisht idjot kishte pranuar,sipas versionit të pakundershtuar të ambasadorit amerikan Arvizu,por që u përkul dhe doli i pabesë,kur e kamzhikuan ata që nuk duan që Shqipria të jet faktor politik mes të Medhenjve,pasi shihnin pas cështjen KOMBETARE,zgjidhjen e problemit të shqiptareve të Camerise( ulëriu per “Jo” Greqia) dha kanali i Beogradit që në të vertet duhet të perbëjë sipas Arvizu,”Shkeljen e vijës se kuq,nga Basha. E cuditshmja se SHBA do shkaterronin e rrezikonin të helmonin gjithë shqiptarët;kur rreziku është absolutisht i komtrolluar(perjashto komandot islamike qe edhe sot,mund të hedhin bombe atomike në Shqiperi,pasi flitet se po luftojnë ta disponojnë ilegalisht…prej Iranit a Pakistanit dhe mundesia e rreziqeve “Zero” nuk ekziston as prej natyrës,termetet,permbytjet…Atëherë nuk është Sazan Guri qe ka detyrën “kundër”,por politika që u fut kundër sepse u urdherua që pas “Helmit” të Asadit, rri helmi i madh jo për shqiptaret qe po u vjen energjia,por për sllavogrekët që panë një shtet shqiptar të sterfuqizuar dhe në tavolinë politike me supershtetet pasi Supershtetet i detyrohen tashmë për kontributin madhor, ti zgjidhin problemet Kombetare që janë nje e drejtë e parevokueshme nga konferenca kriminale e Ambasadoreve në Londër, me 1913…Ndaj Athina lëshoi deklaratën “Jo”,kurse Beogradi duket hapur thirri a urdhëroi të superpaguaret e tij agjentë të vjeter në Shqiperi e opozitë, për dalje në protesta,per “Jo” duke shkelur antishqiptaret “vijën e kuqe” të cilën ende shtypi i mjer shqiptar nuk di ta inerpretoi me llogjikë politike globale,si quhet ndryshe,gjeopolitikë! “Vija e Kuqe” e shkelur duket zberthyer si një kompleks i rëndë e kriminal që Basha mbajti jo ndaj Amerikanëve,por ndaj vendit të vet të prerë padrejtsisht dhe Kombit në zgjim!…Ne humbëm një rast të jashtzakonshëm dhe fqinjët grabitqarë dje e perfituan dhe nga kjo marrezi shkencore e politike edhe ky shkrim i mirë,nuk ndryshon asgje! Mosguximi ynë si shqiptar nuk ka të bëjë vetem me porosinë e filozofit të madh francez që porosit Kombet dhe individët përparimtar me shprehjen e njohur:”Guxim,guxim dhe përsëri guxim”, por me vizionin e ngusht të shumicës së shqiptareve që nuk kuptuan se pertej këtij rasti vertet me mossqarim shkencor e publicistiko-politik,rri dinjiteti,guximi dhe ardhmëria më dinamike e Kombit shqiptar! Tani dhe ky koment i imi është i vonuar dhe nuk ka nevojë as të mbrohet,por të sulmohet nga të gjithë shqiptaret!…

  • Meqenese keto dite, kur kane rene temperaturat e motit dhe te trupit pas demonstrimit shesheve kunder kimikeve si lende helmuese luftarake e politike, po analizohet aktiviteti, edhe une morra persiper te pershkruaj qendrimin e te rinjve.Qendrim i grumbulluar nga bisedat me shoqet e mia nena qe percillnin femijet shesheve.Qendrim i pershkruar me syrin e shenjave te horoskopit dhe jo me opinionin e opinionistave…

    Ato dite nenat i pyesnin femijet :

    – Bir (bije) ku po shkon keshtu ?

    Dhe ata pergjigjeshin :

    ( LUANI) – Nene, do shkoj ne demonstrate, te behem vip !

    (VIRGJERESHA) – Nene, do shkoj ne demonstrate, t’i japim gjalleri !

    (PESHORJA) – Nene, do shkoj ne demonstrate. Apo te mos shkoj ?! Apo te shkoj ?! Moj nene, c’te beje perfundimisht ?!

    (AKREPI) – Nene, pse pyet ?!

    (SHIGJETARI) -Nene, sido qe te jete do te shkoj ! Do dal, vetem te shkoj diku.

    (BRICJAPI) -Nene, do shkoj ne demonstrate, te organizoj shoket. Te gjithe njerezit e mire atje shkojne.

    (UJORI) – Nene, kur une kthehesha nga demonstrata te tjeret shkonin.

    (PESHQIT) – Nene si thua, ku te shkoj ?

    (DASHI) – Nene do te shkoj ne disko. Jemi race qejflinjsh.

    (DEMI) – Nene nuk shkoj kund ! Kur te mbaroj demonstrata do therras e pyes shoket.

    (BINJAKET) – Nene do te shkoj me shoket ne demonstrate, me pelqen.

    (GAFORRJA) – Nenoke, do shkoj ne demonstrate, sic bente dhe babai dhe gjyshi…Dhe demonstrata shpirt ka dhe ajo…

    Kaq kisha per sot nga ‘ditari elektronik i shenimeve’ .

  • THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT SE AMERIKA KA QENE E DO JETE MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTAR.
    Te nderuar bashkombas , qeveritare e miqte tane Amerikane hiseria e shqiptareve e shkaktuar nga jehona e gazettes moskovite e gjaku i tyre i shprishur i mbetur nder ne fale Zotit kaloje pa thyer nje zham.
    Protesta masive e shqiptareve natyrshem u ndikua nga nje fllad i paster e i shendetshem lirie gje qe ndoll per here te pare pergjate 23 vjeve ku protestohet lirshem pa hafije e skafandra neper kembe.
    Mendjet e bombarduara te shqiptareve me skena tmerri te shfarosjes massive te armeve vrastare te regjimit criminal te Asadit po clirohen e kthjellohen e arsyea po fillon te punoje.
    Lavdi Zotit se kemi hequr shume si komb nga marrezia kolektive.
    A nuk ju turrem intitucioneve fetare me turma histerikesh idologjik dhe a nuk beme te njejten gje edhe keto dite ku nen thirrjet e hapura te sekretarve te partis e fshehtas me sigurimsa u ngritem si dikur kunder imperializmit Amerikan.
    Budalleku kaloje e jemi ulur ne rrietet sociale dhe po bejme bilancin. Pervec frymes se lirise qe me shume eshte merite e qeveriseRama tani per tani nuk na rrezulton se kemi fituar gje. Humbjet jane me se shumti hipotetike pasi histeria kolektive as qe e la qeverine te negocionte e te tregonte cfare fitonim megjithse nuk njoh ndonje komb qe i ka qendruar besnik kombit Amerikan qe nuk ka ka ndale i fituar qe nga Indokina, Arabia e natyrshem edhe Europa.
    Bereqeti i Amerikaneve nuk qendron vetem te “grepi” qe te japin per te gjuajtur “ peshk “ por te mesojne edhe si te peshkosh e per me teper kur te jeshe me ta nuk te lene vetem qe ta marrin “peshkun” ne rruge.
    Marveshje te medha me interes global sic ishte marveshja e demontimit te arsenalit kimik e carmatosja e regjimit criminal te Asadit mikut per koke te Ruseve mundet edhe te rinegocohet ne driten e nje marveshje transparente se fundi i fundit keshtu na pelqen ne shqiptarve edhe pse marveshjet qe kane komponente ushtarak nuk jane show televiziv.
    Shumekush mund te thote po Rama e ka thene fjalen ne emer te Qeverise Shqiptare pra ne emrin tone e nuk mund te behet PO se jemi burra Shqiperie e nuk e nderrojme fjalen.
    OK do isha plotesisht dakort me cdo shqiptar qe mendon keshtu por neser ju bej thirrje qe te te dalim perseri ne shesh se Kryeministri Rama se bashku me Sali Berishen e Lulzim Bashen kane rene dakort qe te rinegociojne merveshjen e detit me Greqine qe ka shkuar shume me larg se JOja e Rames , ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqiperise si marveshje antikushtetuese pra antishqiptare.
    Per vete specifiken e rendesine e mardhenjeve me Shtetet e Bashkuara ku megjithse shpeshehere pushteti ka vendosur dore per dore ne favor te kerkesave Amerikane pa pyetur askend pasi edhe opozita te njejtin gje do kishte vendosur gje qe ka ndollur edhe kesaj here ku PO nuk ka thene vetem Rama por edhe Basha do i propozoja Kryeministrit Rama qe ne ekipin negociator te perfshije perfaqesues te spikatur te opozites pse jo edhe kryetarin e saje z Basha.
    Marveshja me Ameriken eshte ineres strategjik i Shqiperise e Shqiptareve po e po por edhe me gjere i kombit Shqiptare e shqiptareve ne tere hapsirat Ballkanike dhe si e tille duhet konsderuar e trajtuar. Interesi i partive para interest te kombit duhet te sfumohet dhe keshtu mendoj duhet te veprojne burrat e shtetit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  • Shqipetaret popull i shanseve te humbura !
    Ne diten perpara se kryeministri ti thoshte jo ardhjes se armeve kimike ne vend,shumekush ishte per jo.Te nesermen e deklarates se kryeministrit duke u njohur me realizimin e ketij operacioni dhe me perfitimet qe do kishte Shqiperia si ne aspektin moral ne bote por edhe ne rafshin eknomik e mjedisor,shumekush gjykon se po-ja do ishte ajo per te cilen populli duhej te dilte ne rruge.
    Ne vitet 80 Gjermania i dha Shqiperise nje shans,shans i cili u refuzua nga qeveria e atehereshme pa pyetur fare popullin.Me vone u ofrua nje shans tjeter nga Japonia qe perseri u refuzua pa u pyetur populli serish.Me te dy rastet tani do ishim pa diskutim ne B.E.
    Shansi i trete erdhi tani dhe perseri u refuzua kesaj rradhe ne rruge demokratike duke u pyetur populli.A thua se Shqiperise do i vije nje shans i katert ?A mund te besoje njeri se po?
    Jemi popull lehtesisht i manipulueshem e dicka e po keshtu dikush e beri te veten.Dikushi merret me mend lehte kurse dickaja ishte mungesa e informacionit per popullin.Mungesea jo plotesisht per faj te qeverise por me shume ne adrese te instirucioneve kompetente nderkombetare te cilat i kufizuan qeverise informacionin.
    Perfundimisht fitoi menyra demokratike e te vepruarit por jo ajo e te menduarit ne menyre demokratike e europiane.

  • na mbetet qe tu lutemi amerikaneve te na dergojne LHL-te,na duken parajsa e humbur.Por te na i sjellin veç e veç qe ti bashkojme ne,hahhahahaaa.Ore njerez,juve qe jeni per PO,sepse ndjeni parfumin e dollarit,jeni ne metro apo jo?Keshtu doni t’ia hidhni paq kesaj dynjaje,duke jetuar me para qyl?Ikni ore,hapni ca gropa e mbillni kumbulla,qe femijet tuaj neser te thone qe kete kumbull ma la babai,jo tu lini mbetjet kimike neper zabele,sepse po qe se amerikanet do i merrnin mbetjet,perse atehere do na i sillnin per ti shperbere duke na paguar miliarda,apo ngaqe jemi me te zgjuarit e planetit neve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *